Njė jetė, pėr njė qytet

Njė jetė, pėr njė qytet
(Nė kujtim tė Pal Gjonit, ish-drejtor i Ndėrmarrjes sė Sharrave, nė Fushė-Arrėz)

Rrethi i Pukės dhe ne veēanti Fushė-Arrėzi, si qyteti i sharrėxhinjve, padyshim janė bere tė njohura ne mbare endin, separi pėr pasurinė e shumte pyjore. Me kėtė pasuri e kane lidhur e vazhdojnė ta lidhin ngushte, jetėn e tyre pjesa me e madhe e banoreve te kėtij rrethi, punėtore te ndershėm, te urte e te sakrificės, pėr vete natyrėn e profesionit te harrėxhiut, ashtu si dhe qindra e mijėra punėtore te kėtij sektori ne mbare vendin. Me lenden drusore te prodhuar nga pyjet e Pukės, filloi te rindėrtohej Shqipėria e pasluftės, me traversat dhe shtyllat e rrumbullakėta, u shtruan hekurudhat e para, u hapen minierat, u ngritėn linjat elektrike e telefonike ne te gjithė vendin.

Dhe kur flitet pėr te tilla arritje, kujtdo qe e njeh sado pak historinė e te, shumėkush do te sillte grimca jete te tij, e filluar ajo tek makineritė e sharrave, ne stabilimentin e Fushė - Arrėzit, ku Pali, njė djalė i imėt e fjalėpakė ju pėrvesh punės se sharrėxhiut, ku ai pak e nga pak mėsoi te fshehtat e profesionit dhe ngjiti shkallet e kualifikimit, i ndėrgjegjshėm e i bindur se neper kėtė rruge do vazhdonte jeta e tij. Vitet kalonin, Pali u burrėrua, krijoi familjen e tij te madhe (rriti dhe edukoi, si prind shembullor, gjashte djem e vajza), dhe ai pėrsėri tek sharrat, pasionant e i ndėrgjegjshėm ne pune, racional e organizator.

Fitoi pėrvojė pune, u dallua pėr ndėrgjegje te larte dhe ndjenje pėrgjegjėsie, tipare kėto qe ranė ne sy te autoriteteve te kohės, te cilėt nuk nguruan t’i besonin Pal Gjonit pėrgjegjėsi drejtimi te prodhimit ne stabilimentin e sharrave; me pas detyrėn e nėndrejtorit te Ndėrmarrjes se Sharrave dhe, vite me pas, edhe tė drejtorit te saj, i cili 40 vjetet e kontributit te punės se tij, deri me daljen ne pension, ua kushtoi pyjeve dhe pėrpunimit te drurit. Por, Pal Gjonit i njihen edhe shume kontribute te tjera, publike e shoqėrore. Me emrin e tij lidhen ngushtė zhvillimi dhe transformimet, nder vite,tė qytetit tė Fushė - Arrėzit. Fillimisht njė qendėr e vogėl industriale dhe me baraka druri, gradualisht u kthye nė qytet tė vėrtetė, me pallate e qendra shėrbimi social-ekonomike, me shkollė te mesme e spital, ku jetonin familjet e sharrėtarėve, minatorėve e gjeologėve; ku jetonin e punonin me dhjetėra intelektualė e specialiste, nga i gjithė vendi.

I tillė mbeti Pali edhe pėrgjatėviteve te pensionit, me te njėjta veti e tipare, bilč tashme tė veshura edhe me atė mirėsinė, butėsinė e dashurinė e njė prindi me moshė tė avancuar, nostalgjik pėr vitet e kaluara, por dhe krenar pėr emrin e mirė, qė po linte pas. Edhe pse me shėndet jo si mė parė, pėrsėri ai nuk ndenji duarkryq, qoftė pėr motive jetese (pėrfitoi vetėm njė pension minimal, pavarėsisht se pėr merita tė veēanta pune gėzoi edhe njė medalje me titullin honorifik “hero i punės… ofte edhe si njeri i mėsuar me punėn (shpesh thoshte “s’mund tė rri pa punuar”), por iu rikthye Fushė - Arrėzit, qytetit tė sharrave, menjėherė e lidh atė me qendrėn me te madhe nė vend pėr shfrytėzim - pėrpunimin e drurit, e njohur si “Sharrat e Pukės”, e cila me rreth 2.500 punėtore, nė ditėt e sotme tė ekonomisė sė tregut, do ta meritonte plotėsisht emrin “Kompania e Sharrave - Pukė”.

 E bėmė kėtė hyrje pėr kėtė ishndėrmarrje publike, jo pėr te folur pėr te, se historia e saj meriton dhjetėra e dhjetėra faqe, por qe ne rolin dhe kontributin e saj spikat edhe kontributi i njėrit prej atyre qindra njerėzve, qe e lidhen jetėn, vitet e punės dhe karrierėn me tė, siē ishte edhe Pal Gjoni, njeriu qe pėrreth 20 vjet qėndroi edhe ne krye te saj, te cilit para pak kohesh, ne moshėn 82 vjeēare, iu dha lamtumira e fundit.Gjithmonė brenda njė shkrimi homazh dhe ne respekt te kujtimit pėr zanatit tė punės me dru nė punishten e tij private, pranė shtėpisė. Vitet kalonin, mosha bėnte tė vetėn, shėndeti po i keqėsohej, deri sa nė shkurt tė kėtij viti u nda nga familja, tė afėrmit, miqtė e shokėt.Tė gjithė e pėrcollėn me dhimbje.

Por emri i Pal Gjonit, do tė pėrmendet e pėrkujtohet, nė rrethin e Pukės, si njė emėr i nderuar e i respektuar, familjar i pėrkushtuar, njeri i punės e, mbi tė gjitha, i pėrkushtuar pas pyjeve e drurit, me tė cilėt ai lidhi tėrė jetėn.


           Pal Gjon Prenga
           (1928 – 2010)

U lind nė maj 1928 nė fshatin Qafė Mali, Fushė - Arrėz. Arsimin fillor e shtatėvjeēar i kreu nė fshatin Kryezi, duke bėrė pėrditė 8 km rrugė nė kėmbė. Nė moshe fare tė re filloi punė nė stabilimentin e Sharrave, qė administrohej nga shoqėri italiane. Pas vitit 1944, me ngritjen e stabilimenteve te Sharrės, nė Kryezi e me pas nė Fushė-Arrėz, punoi nė to, fillimisht punėtor e mė pas ekonomist kostoje prodhimi. Nė vitin 1952, pas kryerjes sė shėrbimit ushtarak, kthehet pėrsėri nė Sharrat e Fushė - Arrėzit, nė detyrėn e ekonomistit tė planit. Me 1957 - 1960, ngarkohet kryetar i Lokalitetit tė Pukės dhe me 1960 - 1962, shef finance nė Kom. Ekzekutiv tė rrethit tė Pukės.

Gjate periudhės 1962-1979, punoi nė Ndėrmarrjen e Sharrave, Fushė–Arrėz, fillimisht zėvendės e pastaj, rreth 10 vjet drejtor i saj. Me 1979-1988, ku doli nė pension, ngarkohet pėrgjegjės i Fabrikės se Kollofonit. Detyra e funksione tė tjera: Deputet i Kuvendit Popullor, nė dy legjislatura (1970-1978); kryetar i Kėshillit Popullor tė rrethit te Pukės, pėr tri legjislatura; anėtar i Kolegjiumit tė Ministrisė sė Industrisė e Minierave, pėr 10 vite.


Prof. dr. Mihallaq KOTRO, ing. Gjon FIERZA, ing.Fran GJOCI, ing.Preng PRENGA, ish-specialistė nė Ndėrmarrjen e Sharrave, Fushė - Arrėz.
Muharrem NEZIRI, Arif HALILI, Ismet BALA, bashkėkohės e bashkėqytetarė