Marjana Leka

Marjana Leka

Marjana Leka

Ana Bolena e parė shqiptare

Qė  dinte tė kėndonte dhe qė  kishte njė zė tė  bukur, kėtė e mėsoi krejt rastėsisht, ndėrsa bėnte shaka, apo imitonte bashkė me shoqet e konviktit, kėngėtare tė  njohura tė kohės. Kur u bind se zėri i saj nuk ishte rastėsor, qė ndoshta edhe ia vlente, atėherė mendoi t’i jepte njė mundėsi vetes, tė konkurronte nė Akademinė e Arteve pėr kanto, edhe pse shkollėn e mesme ia kishte kushtuar kimisė, pėr kėtė drejtim ishte pėrgatitur gjatė viteve tė Shkollės sė Mesme Teknologjike. Ėshtė Marjana Leka, njė ndėr solistet kryesore tė Teatrit Kombėtar tė Operės dhe Baletit. Kėto ditė po pėrgatitet pėr tė vėnė nė skenė operėn “Anna Bolena”, tė Donizetti-t, ku do tė interpretojė personazhin kryesor, Anėn.

Marjanėn e gjej nė prova. Po pėrgatitet pėr tė sjellė nė skenėn e Teatrit Kombėtar tė Operės e Baletit njė prej kryeveprave tė belkantos, operėn “Ana Bolena” tė kompozitorit italian, Gaetano Donizetti. Nė kėtė premierė, sopranoja Marjana Leka do tė interpretojė Anėn, njė personazh tė vėshtirė, jo vetėm sa i pėrket shtrirjeve vokale, por edhe pėr shkak tė ngarkesės sė madhe emocionale me tė cilėn tė ngarkon. Pėr herė tė parė nė skenėn shqiptare, do tė jetė ajo Ana Bolena, bashkėshortja e Henrikut VIII. Bashkė me tė, publiku do tė pėrjetojė dramėn, ditėt e fundit tė kėsaj gruaje, e cila do tė vdesė me dėshirėn e tė shoqit, duke u akuzuar pėr tradhti bashkėshortore, incest, magji. Ana i kaloi ditėt e fundit tė jetės mbyllur nė kullėn e Londrės. Ajo u betua dy herė se ishte e pafajshme pėr tė gjitha akuzat i ishin bėrė, por kjo nuk e shpėtoi dot prej vdekjes nė gijotinė. “Roli i Anės, pėr mua ėshtė sa i vėshtirė, aq edhe i bukur. Ai kėrkon impenjim, qoftė teknik, ashtu edhe emocional, pėr shkak tė shtrirjes sė gjerė vokale qė ka.

Ėshtė njė opera qė e kam pritur me shumė kėnaqėsi. Do tė veēoja kėtu skenėn e fundit tė saj, ku Ana ėshtė e ēmendur, ėshtė nė delir. Bėhet fjalė pėr njė skenė shumė komplekse, ku Ana kalon nė disa gjendje shpirtėrore: njė herė i kujtohet dashuria e saj me Persin, mė pas i kujtohet kur shkon nė altar e mbuluar me lule pėr t’u martuar me Henrikun dhe shumė detaje tė tjera. Ėshtė njė arie shumė e fortė dhe emocionuese qė pėrfundon me vdekjen e saj tragjike”, tregon Marjana, ndėrsa qetėsohet paksa gjatė pushimit prej 30 minutash gjatė provave. Shumė po e pėrjeton kėtė personazh, ashtu siē ka ndodhur edhe me tė gjithė tė tjerėt nė tė vėrtetė. Kur pėrfundon provat dhe del nga dera e Teatrit tė Operės, e merr me vete dhe personazhi e shoqėron jo vetėm gjatė rrugės, por edhe nė shtėpi. Derisa tė jetė shfaqja e fundit, do tė jetė gjithmonė me tė, si hije. Por sopranoja ėshtė mėsuar. Tani, nuk i bėn mė pėrshtypje. Ka ndodhur kėshtu edhe me rolin e saj tė parė, atė tė Violetės, tek opera “Traviata”, me Mimin te “Boheme” me Ēo Ēo Sanin tek “Madamme Butterfly”, me Mrikėn te “Mrika”, e do tė ndodhė njėsoj edhe me rolin e ri qė do tė vijė pas Ana Bolenės, atė tė Desdemonės tek opera “Otello”, njė tjetėr premierė qė pritet tė ngjitet nė skenė nė TKOB. “Pėr kėngėtarin ėshtė shumė e vėshtirė jo vetėm tė kėndojė, por edhe ta interpretojė njė personazh. Por kjo realizohet pas njė pune shumė tė madhe individuale. Nuk ėshtė e lehtė, sepse duhet tė zhvishesh nga gjithēka tjetėr dhe ta pėrjetosh personazhin sikur tė ishe vetė. Personazhi, kushdo qoftė ai, kryesor apo jo, jeton me mua kudo. Edhe rrugės duke ecur, edhe nė shtėpi, ēdo mendim shkon atje”, shprehet Marjana.

Ashtu e heshtur dhe e qetė, thuajse indiferente, Marjana Leka ėshtė njė prej sopranove mė tė mira nė TKOB. Karrierėn e nisi nė kor, por bėri gjithēka pėr tė treguar se nė tė vėrtetė, ishte e destinuar pėr tė qenė soliste.

“I kisha tė gjitha mundėsitė dhe tė dhėnat ndaj edhe duhej tė bėja diēka pėr t’i hapur rrugė vetes”, thotė ajo.

Qė dinte tė kėndonte dhe qė kishte njė zė tė bukur, kėtė e mėsoi krejt rastėsisht, ndėrsa bėnte shaka, apo imitonte bashkė me shoqet e konviktit, kėngėtare tė njohura tė kohės. Kur u bind se zėri i saj nuk ishte rastėsor, qė ndoshta edhe ia vlente, atėherė mendoi t’i jepte njė mundėsi vetes, tė konkurronte nė Akademinė e Arteve pėr kanto, edhe pse shkollėn e mesme ia kishte kushtuar kimisė, pėr kėtė drejtim ishte pėrgatitur gjatė viteve tė Shkollės sė Mesme Teknologjike. “Atėherė nuk e kisha menduar aspak kanton, mendoja tė vazhdoja shkollėn e lartė pėr kimi dhe nė atė kohė mė lindi ideja pėr tė bėrė diēka tjetėr, tė ndryshoja rrjedhėn. Daja im, korist nė Teatrin e Operės, ishte i pari qė mė dėgjoi dhe mė vlerėsoi zėrin. Kėtu nė teatėr mė thanė se kisha njė zė shumė tė bukur. Mua kaq mė mjaftonte. Fluturova. Atėherė nisa pėrgatitjen pėr konkurrimin nė Akademinė Arteve. Kuptohet qė gjithēka e mėsova me vesh, sepse nuk kisha pėrgatitjen e duhur si ndonjė tjetėr qė vinte prej Liceut Artistik apo qė mund tė ishte pėrgatitur gjatė gjithė kohės”, kujton sopranoja. Por nuk ka qenė e lehtė pėr tė. Marjana Leka ishte fillestare, por kishte me vetė shumė dėshirė e vullnet. “Gjatė viteve tė shkollės, gjithēka shkoi mirė e duke qenė se isha me rezultate dhe tė dhėna po kaq tė mira, mė emėruan nė Teatrin e Operės dhe me kohėn, mė pas, gjithēka shkoi nė vendin e vet”, vijon ajo. E ndėrsa kujton, i kthehet pas edhe ditės kur shkoi nė shtėpinė e saj, nė qytetin e Fushė-Arrėzit dhe i tha prindėrve ēfarė kishte vendosur tė bėnte. Do tė linte kiminė pėr kanton. Ata u ēuditėn sigurisht. “Po ne nuk tė kemi dėgjuar ndonjėherė tė kėndosh. Por zgjedhja ėshtė e jotja”, i pat thėnė i ati. Kėtė liri zgjedhje, kėtė mosndėrhyrje nė ėndrrat e saj, sot Marjana e vlerėson pa fund, ndaj edhe nuk harron tė falėnderojė prindėrit.

Asaj nuk i vjen aspak keq qė e la degėn qė kishte nisur. Ndoshta po ta kishte vazhduar, sot do tė ishte njė inxhiniere kimiste, diku nė ndonjė fabrikė, apo nė ndonjė laborator... Jo, nuk ėshtė penduar qė ndryshoi rrugė. Jeta i ėshtė bėrė mė e bukur falė artit, skenės e duartrokitjeve tė publikut, edhe pse vėshtirėsitė nuk mungojnė as kėtu, po kėshtu ėshtė ngado fundja.




Gazeta Shqip