Si zbukuroheshin gratė shqiptare

Si zbukuroheshin gratė shqiptare
Njė ekspozitė e plotė me stolitė e grave shqiptare do tė ēelet mė 18 qershor nė Muzeun Historik Kombėtar, me fondet e koleksionistit Lulzim Perati. Ne koleksion jane edhe stolit e grave te veshjes pultake qe ėshtė pjese e trashegimise sekrahines se Pukes.

Dihet se njė aksesor zbukurimi, sot kanė vlerėn e antikuariateve. Njė ekspozitė e plotė do tė sjellė nė vėmendje stolitė e vjetra tė grave shqiptare. Pjesė tė fondit tė koleksionistit shijakas, Lulzim Perati, do tė ekspozohen nė Muzeun Historik Kombėtar duke filluar prej datės 18 qershor. Janė tė shumta nė numėr e po ashtu mbulojnė njė shtrirje gjeografike tė konsiderueshme.



Ekspozita qė do tė qėndrojė e hapur pėrgjatė gjithė sezonit veror, do tė mund tė japė deri diku njė informacion modest, nė mungesė tė njė pavijoni etnografik nė Muzeun Kombėtar. Lulzim Perati, tashmė pjesė e Shoqatės sė Koleksionistėve Shqiptarė, e ka nisur kėtė aktivitet rreth viteve ‘88-‘89 thuajse pėr rastėsi. Atėkohė mėsues i teknikės, u vu nė kėrkim tė njė kryqi tė vjetėr qė ia kishin lėnė porosi dhe prej atėherė mbetet i pasionuar pas stolive. “Stolitė i pėrkasin fillimit tė shekullit XVIII deri nė fund tė shekullit XIX.

Unė kam punuar qė tė ndėrtoj stenda tė plota e tė gjitha stolitė e pėrdorura nga gratė e njė krahine tė caktuar dhe vetėm pak prej tyre janė fragmente”, thotė Perati. Perati tregon se kėto stoli i ka blerė ku tė mundej: nė familje shqiptare, nė Pazarin e Vjetėr tė Krujės, nė dyqanet e Shkodrės apo edhe te ndonjė argjendar ku stolitė ishin shitur pėr t’u shkrirė. “Sot ėshtė shumė e vėshtirė tė gjesh stoli tė tilla, vetėm njė koleksionist mund ta kuptojė nė tė vėrtetė”, shprehet ai. Edhe mė parė na ka qėlluar tė shohim stoli tė grave shqiptare nė ekspozita tė hapura jo enkas pėr to. Gjatė kėtyre viteve, pėrveēse i ka koleksionuar, Perati ka bėrė edhe njė punė organizuese, pėr tė ndėrtuar stenda tė plota me stolitė tipike tė njė krahine.


         Stoli te  grave te Pukes

I ėshtė dashur shpesh qė tė konsultojė literaturėn etnografike botuar nga specialistėt e Institutit tė Kulturės Popullore si Rrok Zojsi, Andromaqi Gjergji, apo sė fundmi kėrkon shpesh konsulencėn e Afėrdita Onuzit. Tregon se herė pas here u ėshtė referuar edhe fotove tė Marubit, portreteve tė grave, nė tė cilat ėshtė bazuar pėr tė plotėsuar koleksionin. Nė fushėn etnografike,  Perati apo tė tjerė koleksionistė pėrmbushin atė qė institucionet shtetėrore e nė kėtė rast Instituti i Kulturės Popullore nuk realizon dot pėr mungesė lekėsh: tė pasurojė fondin me objekte qė nė njė tė nesėrme mund tė mos gjenden mė. E ndėrsa koleksionistėt veprojnė nė mėnyrė tė pavarur, me ekspozita tė kėtij lloji ata mund tė kėnaqin syrin e turistėve, por ata nuk mund tė sigurojnė trashėgiminė nė breza tė kėtyre vlerave.




Kjo mbetet nė vullnetin e tyre. Specialistėt e Institutit tė Kulturės Popullore kanė theksuar shpesh se ndoshta nė njė tė ardhme jo shumė tė largėt, edhe nėse ata do tė kenė mundėsi ta pasurojnė fondin e tyre me ekzemplarė tė rrallė tė objekteve etnografike, ndoshta nuk do tė mundin, sepse tė tilla nuk do tė ekzistojnė. Tregu privat pėrbėn sot njė joshje tė madhe edhe pėr ato pak familje qė i zotėrojnė. Ndėrkaq, nė mungesė tė njė muzeu tė shumėkėrkuar etnografik dhe tė njė pavijoni po tė munguar nė Muzeun Kombėtar, ekspozita si kjo qė do tė ēelet me koleksionin e Lulzim Peratit kanė njė vlerė tė madhe pėr kulturėn kombėtare.