Intervistė me Gjin Shkozen.

Intervistė me Gjin Shkozen.
Pukė, nėntor 1978.

Nga Jaho Brahaj.
“Jam 80 vjeē.

Kam qenė 13 vjeē, kur ma ka sjell nė Laē ēiftelinė njė i brutianė (fshat i Kukėsit), i kemi paguar njė dele me njė qinqė. Unė kisha fillu me i ra qiftelisė me nji ēifteli tė keqe qė e kishim nė shtėpi, qė nuk e mbaj mend se nga na kishte ardhur. Qiftelija e atij brutjanit ishte e mirė. Perdet i kishte tė lidhura me dredhė (lekurė lopesh), 11 perde.




        Dorshkrimi i ntervistes, viti 1978.

Telat i blejshim tė gatshem me rrakel. Ma vonė ka ardhė Austria, pruni tela tė tjerė, tė njė cilėsie ma tė dobėt.

Vitin e Muhaseres (1913) zuni rrethimi Bal Deluken jashtė Shkodres, ai nuk i rake ēiftelisė. Ai mė ka mėsuar me ja vu perdet pėrpara se ma ja vendos telat. Jam i vetmi nė Shqipni qė i ve nė kėtė mėnyrė.

Qiftelia qė mė ka pas pru ai Bruti i Gjakovės ka pasė 11 perde. ēiftelitė kanė qenė pak ma tė vogla. Kjo ka qenė me 3 vrima, 1 vrimė ka qenė anash tagarit.
Sk njeri si i bjen nji melodie si njani si tjetri.
Pjesėt dhe emėrtesat e tyne:

1.    Kunja
2.    Shkelsja e telave nė qafen e kalit tė eper.
3.    Kali (i eper).
4.    Gjys perdje (tek teli i sipermė). Mė a rastis me ja pa edhe nji tė pejnjani nė vitin 1943.
5.    Perde, 11 copė.
6.    Kapaku i ēiftelisė.
7.    Tagari i ēiftelisė.
8.    Ēengeli i telave.
9.    Kryet e ēiftelisė.



Ēdo melodi qė kam dėgjuar e kam marrė me kujtesė, skam pas nevojė me e ndie dy herė.

-Tuj ra ēiftelisė nuk kam vazhdu ma shumė se 5 minuta dhe hesapin e kam krye krejt.

Kurrė nuk i kam kendue ēiftelisė. Baba im Preē Nikoll Shkoza, i ka ra ēiftelisė dhe ai ma ka lanė trashėgim.

Ka qenė nji gomsiqeqji qė i rake mirė. Ka pasė punu nė mulli. Tuc Kol Toma, ka vdekė nė kohė tė Zogut, me duket nė vitin 1932. I ka pasė ra kur ishte nė vetmi. Nė kallaballėk i rake vetėm kur e detyroishin, nuk donte me e shitė zanatin.

Lahutes i kam ra, kėnduar jo. Me malcorėt e kam mėsuar edhe mė mirė.
Nuk i kam ra asnjė vegle tjetėr. Por me ēifteli e kamė marrė melodinė e Zamares”.

Publikohet jo e plote per here te parė pas 32 vjetesh.