Berisha e Pukės, nėpėr shekuj

Berisha e Pukės, nėpėr shekuj
Nga: ISMET BALAJ

Libri i Nikollė Pjetrit “Berisha etnike Pukė dhe shtrirja e saj nė shekuj, 2”, prej 330 faqesh, ėshtė vazhdim i librit tė tij tė parė me tė njėjtin titull. Nga studimi me zell i kėtij libri dalin disa mendime. 

Lashtėsia: Berishasit janė ndėr mė tė vjetrit banorė nė trojet etnike shqiptare, qė ende ruajnė nė kujtesė mė tė parin e tyre, qė ėshtė Murr Dedi (Deti) dhe Kojel Dedi (Deti). Sipas studiuesve shqiptarė tė etnografisė, pema fisnore e hotasve dhe e berishasve arrin nė 19 breza, faqe, kėmbė, e paraqitur mė 1976 nė Konferencėn Kombėtare Etnografike, Tiranė (f. 170-180). Sot mund tė llogariten edhe dy breza mė shumė, pra 21. Mė tė saktė se kėtė studim gjer mė sot nuk ka. Njėkohėsisht as nuk del se aty, nė atė territor ku ndodhet Berisha e Vendit, tė ketė pasur banorė mė parė, siē ka tė dhėna pėr banorė tė tjerė nė hapėsirėn e rrethit tė Pukės (studimi mbi disa mbeturina fisnore nė rrethin e Pukės, mė 1969) qė ka qenė i banuar prej mė se dy mijė vjetėsh etj. Nė Mesjetėn e vonė, shek .XVII, Berisha del si pjesė e principatės sė Dukagjinėve (Fjalori Enciklopedik, 1985, f. 86). Sipas studimeve tė kryera nga studiues tanėt dhe tė huaj, del se berishasit tė jenė ngjitur aty (Berishė Vendi) nga fusha, pėr shkak tė luftėrave nė fillim tė shek. XI. 

Baron Franc Nopēa, njė studiues etnograf austriak i fillimit tė shek. XX, nė letrėn qė i dėrgon At Shtjefėn Gjeēovit, ndėr tė tjera thekson se kishte “pėrpiluar stemėn e Mėrturit dhe tė Berishės deri nė vitin 1250 (AQSH. Fondi Sh. Gjeēovi, d. 95/35, dok. 14)”. Asnjė studiues gjer mė sot nuk ka arritur tė argumentojė kaq vjetėrsi kohe tė ndonjė fisi tjetėr nė Shqipėri. 

Studiuesja angleze Edit Durham, nė librin “Brenga e Ballkanit” vėren: “…edhe kur fisi (i Berishės) ndodhej nėn sundimin e Perandorisė Serbe (rreth shek IX-XIV), nė pemėn fisnore tė tij nuk ka emra sllavė (F. 447)”. Kjo tregon se hyrja nė atė luginė ku janė sot ka qenė shumė mė e hershme nga ēdokumentohet. 

Berisha ka qenė njė fis i madh jo vetėm si territor, por edhe si popullsi. Mė 1465 ajo kishte 12 mijė banorė (Oliver Jean Shmidtt “Arbėria Venetike”, Tiranė 2008, f. 496). Pėr kohėn kur bėhet fjalė, ky ėshtė njė numėr i madh. Berisha kishte marrėdhėnie me Republikėn e Venedikut. (Venediku kishte nėn sundim nė shek. XV Shkodrėn dhe Danjėn (Vau i Dejės). Kėtė vit Berisha nėnshkroi marrėveshje dypalėshe me Republikėn e Venedikut pėr furnizim me drithėra buke dhe kripė, mbasi ndodhej nė krizė). Marrėveshja parashikonte ruajtjen e autonomisė sė plotė tė berishasve nė rregullimin e ēėshtjeve tė brendshme tė tyre, ndėrsa Republika e Venedikut nuk kėrkonte shtrirje tė saj nė atė malėsi (tė Berishės) tė papėrshkueshme, nė kėmbim tė drithit dhe tė kripės. (Nga ana e vet Venediku siguronte mbėshtetjen e fisit tė Berishės nė rast mėsymjeje nga Turqia nė atė territor prej anės sė majtė tė Drinit mbi Danjė (Danjė) dhe gjer nė rrjedhėn e epėrme tė lumit Fani i Madh). 

Qėndresa ėshtė njė tipar tjetėr dallues i fisit tė Berishės. Tė gjithė shqiptarėt kanė qėndruar dhe pėrballuar gjithfarė pasojash tė panumėrta qė kanė sjellė gjatė dy mijė vjetėsh luftėrat pushtuese e grabitqare tė ushtrive mė tė mėdha, por pikėrisht kundėrshtia me ēdo mjet tė mundshėm i ka bėrė ata qė tė gjallojnė e tė pėrparojnė nė shekuj. Tė shtyrė midis malesh tė egra, ata aty kanė ringritur jetėn shpesh nga e para. Ekziston toponimi “Pėrroi Gjakut” dhe gojėdhėna se “po tė mbytet njė berishas nė Drin, mos e kėrkoni gjatė rrjedhjes poshtė, por lart, sepse ai ėshtė aq i fortė, sa edhe vdekjen e sfidon, e mposht”. 

Fjala e matur e pleqėruar me kujdes dhe jo fuqia, u ka prirė berishasve nė zgjidhjen e konflikteve. Nga studimi mbi disa mbeturina tė fisit nė rrethin e Pukės, mbajtur mė 1969, del se fisi i Berishės kishte mė pak vrasje, sesa nė gjashtė fiset (bajraqet) e tjera tė marra pėr frymė gjatė shekullit XIX dhe gjysmės sė parė tė shekullit XX. Edhe nė raste tė tilla, vrasėsi asnjėherė nuk e ka masakruar tė vrarin. Ajo mė e rėndėsishmja ėshtė se nė asnjė rast nuk ka vrarė dy pėr njė, asnjėherė fėmijėt e gratė nuk kanė qenė objekt vrasjeje. Ai ka zbatuar njė kod shumė tė lashtė njerėzor, shumė mė njerėzor se ēdo kod i ēdo vendi sot. “...Po tė jetė se rrjedh ndonjė dem, do tė japėsh jetė pėr jetė, sy pėr sy, dhėmb pėr dhėmb, dorė pėr dorė, kėmbė pėr kėmbė... (pra aq sa tė ka dėmtuar tjetri, aq ke tė drejtė ta dėmtosh...) (Bibla, kreu “Eksodi”, f. 45, neni 23, 24). 

Virtytet e larta morale tė berishasve, si patriotizmi i flaktė (si e gjithė shqiptarėve), besa e burrėria, mikpritja e bujaria, drejtėsia e ēiltėrsia, ndershmėria dhe trimėria deri nė vetėmohim pėr tė fituar dhe mbrojtur lirinė, spikatin nė jetėn dhe veprimtarinė e tyre. Kanė qenė cilėsitė e veēanta tė burrave tė Berishės kudo, nė amėn e tyre nė Pukė apo nė bijtė tė shpėrndarė kudo nė treva tė ndryshme nė Shqipėri apo nė rajon e mė gjerė, qė kanė bėrė emėr tė mirė. Nė libėr figurave tė tilla u kushtohet vendi i duhur. Ja ndonjė prej tyre:


              Kulle ne Mertur, Shek XIX.

1. Berisha ka nxjerrė luftėtarė tė shquar duke filluar me Tanush Berishėn, (1272), Dhimitėr e Nikoll Berishėn, bashkėluftėtarė tė Skėnderbeut mė 1456, Teta i Zi me (1602). Nė mėnyrė tė veēantė vėmė nė dukje Lala Ndrek, (Ndrekė, turqit kėtij emri i vunė prapashtesėn -ali, ndėrsa sllavėt prapashtesėn fjalėformuese –vic dhe formuan mė vonė emrin (N)Drekalovic, qė quhet edhe sot nė Malin e Zi). Gjyshi Ndrekė, mė 1614 mblodhi burrat mė nė zė tė Ballkanit nė kuvendin pėr organizimin e forcave kundėr pushtuesve osmanė (Shih Mark Krasniqi, “Gjurmė e gjurmime”, Tiranė, 1979, f. 256-274). Ndrekajt qenė katėr breza vojvodė tė Kucit. (Kuci pėrbėhet nga dy fise, njėri prej tyre ėshtė berishas dhe pėrbėnte shumicė... “Gjurmė e gjurmime” po aty. 

2. Hasan Prishtina (quhej Hasan Ahmet Berisha, mė vonė u quajt Hasan Vuciterrna dhe nė fund Hasan Prishtina), udhėheqėsi kryesor i kryengritjeve antiosmane tė viteve 1908, 1909, 1911 dhe 1912 qė ēuan nė Shpalljen e Pavarėsisė Kombėtare mė 28 nėntor 1912. “Intelektual, i arsimuar pėr drejtėsi, tri herė deputet i parlamentit osman, opozitari mė i fuqishėm i kohės sė perandorisė, ideator i Shpalljes sė Pavarėsisė, ministėr i kabinetit tė Qeverisė sė Ismail Qemalit dhe i qeverive tė viteve 1920-1924, mbrojtės i zjarrtė i territoreve shqiptare dhe i bashkimit tė plotė tė shqiptarėve nė njė shtet tė vetėm, pėrkrahės i Bajram Currit nė revolucionin demokratik tė qershorit 1924... Katėr herė armiqtė i organizuan atentat me armė .Dy herė e burgosėn pushtuesit serbė e bullgarė, gjashtė herė e dėnuan me vdekje nė mungesė xhonturqit, feudali e vegla e Serbisė, Esat Toptani, qarqet shoviniste serbomadhe dhe tri herė qeveria e Zogut. Mė 14 shtator 1933 u vra nė Selanik me atentat nga agjentėt e A. Zogut nė bashkėpunim me qeverinė jugosllave.” (Fjalori Enciklopedik, Tiranė 1985, f. 685). 


Porte Banese ne Brebulla, skice e fillimshekullit XX.

3. Nė kėta njėzet vjetėt e fundit, nė krye tė lėvizjes demokratike nė Shqipėri ėshtė Sali Berisha, kryetar i PD-sė, President dhe Kryeministėr i Shqipėrisė, jo njė herė. Roli i tij nė jetėn politike, diplomatike, ekonomike e shoqėrore ka qenė dhe ėshtė i madh. 
Edhe berishasit, si gjithė shqiptarėt, kanė qenė kurdoherė njerėz paqėsorė. Fakti qė janė ndėr tė parėt qė u ngjitėn nė male tė ashpra, tregon se ata nuk e kanė dashur luftėn. Atje me shumė mundim e ngritėn jetesėn. Lufta ka qenė njė detyrim pėr jetė a vdekje edhe pėr ata, dhe jo njė dėshirė. Ata asnjėherė nuk e kanė nxitur as kanė qenė shkaktarė pėr gjakderdhje, por edhe kur ėshtė dhėnė kushtrimi, kanė shkuar rrufe atje, ku u ka prirė i pari i tyre. Tė mbėshtetur nė male, me njė jetė plot me sakrifica, kanė ruajtur me fanatizėm gjuhėn, traditat e zakonet, por sidomos besimin e krishterė katolik. Edhe kėta tė krishterė tė besimit katolik kanė vuajtur jo vetėm nga turqit, por edhe nga serbėt, tė cilėt kanė ushtruar dhunė e terror tė gjithfarshėm mbi popujt e besimeve tė tjera, me qėllim qė t`ua ndryshojnė besimin, t`i kthejnė nė besimin ortodoks tė variantit serb. (Shih pėr kėtė edhe ligjin e patrikanės serbe tė vitit 1349, ku theksohej ndėr tė tjera: “Shteti serb duhet ...edhe t`i zhdukė fizikisht latinėt (katolikėt) dhe paganėt (shqiptarėt e pafe), qė nuk do tė kthehen nė besimin e “vėrtetė”. Andrea Bogdani i shkruante Vatikanit se njėsoj si paganėt, dhe katolikėt vuajnė edhe nga turqit, edhe nga serbėt. 


                           Banese ne Brebulla.

Sė shtati, berishasi, kudo ku ka zėnė truall, nuk ka jetuar nė kėmbė me trastė nė shpinė, por ka ngulur “fukėzėn” pėr tė qėndruar gjithmonė, sipas traditės: “Aty ku linda, aty ėshtė edhe djepi, edhe ferra (jeta), dhe varri im... Ėshtė mbėshtetur plotėsisht nė radhė tė parė nė forcat e veta, por ka ndėrtuar edhe marrėdhėnie tė mira me tė gjithė ata qė e kanė kėrkuar, duke u mbėshtetur nė parimin e mirėnjohur tė besės. Megjithėse shpėrnguljet do tė vazhdojnė pa ndėrprerje dhe berishasit janė pjesėtarė tė kėsaj lėvizjeje botėrore, pėrsėri aty, nė atė terren tė thyer, buzė liqenit tė Komanit e tė Fierzės, mbėshtetur shpateve e gjer nė majėn e Qllumit, rreth dy mijė metra tė lartė, prej Qafės sė Tmugit e deri te Shkėmbi i Miliskaut, do tė ketė berishas qė do tė jetojnė si qytetarė tė Evropės moderne. 

Ky libėr ėshtė me vlerė dhe pasuron fondin e etnografisė shqiptare.
 
Marre nga gazeta METROPOL, dt 21/06/2010