Katundit Berishe (Pukė) kurre nuk i munguan kengetaret dhe valltaret

Katundit Berishe (Pukė) kurre nuk i munguan kengetaret dhe valltaret
Berisha ėshtė njė fshat malor. banorėt janė tė varfėr. por bujarė. tė edukuar. me kulturė. humanė. tė dashur e mjaft punėtorė. Krahas kėtyre. janė tė dhėnė pas kėngės e valles. me tė cilat shprehin optimizmin pėr jetėn. pėr natyrėn madhėshtore tė maleve. pėr tė arshmen e bukur tė brezave tė rinj. 

Berishės kurrė nuk u munguan kėngėtarėt e valltarėt. Nė tė gjitha periudhat nxori edhe instrumentistė tė mirė. Qė herėt nė mote u pėrdoren  pėr tė shoqėruar kėngėt e tyre si lahuta. fyelli prej druri e mė vonė prej metali. ēiftelia. sharkia e tė tjerė vegla muzikore. 

Ndėr lahutarėt mė tė mirė janė njohur. Kolė Frroku, Mark Mhilli. Ndre Prendi. Ēun Lulashi e Zef Marku. Me lahutėn e tyre tė bukur u kėndonin kreshnikėve e trimave tė moēėm qė dhanė jetėn nė duelin e luftės pėr liri e pavarsi. Tė tjerė instrumentistė tė njohur me fyell janė pėrmendur: Ndue Marashi i Papit, Kolė, Prendushi e Kolė Preēi prej Katundi. Mark Pali nga Racja. e shumė tė tjerė. 

Mė kujtohet jeta e gjallė e dikurshme. por edhe monotone, kur kullotnin tufat nė shpatet e atyre maleve, kur hypnin ēobanėt lart nė majat e shkėmbenjve dhe me fyellin e tyre krijonin melodi tė mahnitshme, tingujt e ėmbėl e tė bukur melodioz. fluturonin drejt qiellit e pėrhapėshin me shpejtėsinė e dritės gjithandej atyre maleve e grykave tė gjėra e deri poshtė nė luginat e thella tė Drinit e tė lumenjve tė Berishės. 

Berisha kishte mjaft kėngėtarė e valltarė. Ata pėrdornin me mjeshtri ēiftelinė duke i rėnė direkt dhe nė shoqėrimin e kėngėve e valleve: me kėrcim dyshe e me shumė kėrcimtarė. Ky instrument muzikor aq popullor gjendej kudo nė dasma. nė festa, nė gėzime e gostira tė ndryshme. Pėr krijimin e tingujve meladioz e me shije tė hollė muzikore janė tė njohur mjaft rapsodė popullor si Mark Ukshin Deda, Kolė Martini, Zef Gjergji, Pjeter Prend Zeka, Palush Bajraktari,Tush Martini, Palokė Marku, Palė Ndreu e shumė tė tjerė. 

Kur i binte ēiftelisė Mark Ukshini e i kėndonte me kėngėt mė tė zgjedhura tė kohės. sidomos nė festa. Mblidheshin tėrė lagjja, gjithė miqtė, dasmorėt e ēdo njeri qė ishte diku afėr pėr tė dėgjuar kėtė kėngėtar virtuoz e tė papėrtueshėm. Ai kėndonte mbi dhjetė kėngė radhazi e i shoqėronte vetė sipas dėshirės me ēifteli. Zėri i tij nuk ndiente kriza as ēarje. Kėngėtarė tė mirėnjohur ishin edhe Palokė Marku e Pjeter Prendi, Palush Marku e shumėt tė tjerė. Kėta kėngėtarė me veglat e tyre muzikore krijonin kudo mjedise tė bukura, kanė nxitur humorin e kanė krijuar njė jetė tė gjallė nė mjedise tė ndryshme. Nė fshat nuk kishte njė orkestrinė tė mirėfilltė, por duke kombinuar me mjeshtri tingujt e bukur muzikor, tė fyellit e tė ēiftelisė krijonin momente tė bukura emocionale nė sofrat bujare tė Berishės e kėnaqnin pjesėmarrėsit nė gėzimet e tyre. 
Berisha dhe Berishasit nuk jetonin pa kėngėn. Pėr nė luftė janė nisur duke kėnduar me zė tė lartė. Ndrekė Markiēit tė Berishės, kur e ēoi Zogu para litarit i thanė: 

Nė fjalėn e fundit, ēka kėrkon? Ndreka u pėrgjigj: "Dua tė kėndoj njė kėngė. tė kėnaq Berishėn e miqtė e mi". Por xhelati katil e shpirtzi nuk e lejoi ta mbaronte, se litari nė fyt ia preu pėr gjysėm zėrin e tij. 
Mė 18 korrik 1969 kur Sigurimi i komunizmit arrestoi kėngėtarin e njohur Mark Ukshinin, e futėn nė burg nė qeli, Operativi i zonės e pyeti: Mark, mirė je? Marku i lidhur me pranga nė duar, iu pėrgjigj: "Ta kisha njė ēifteli kėtu, do ngriheshe nga gjumi e do vije pa kėpucė veshur, pėr tė ndigjuar kėngėn time". Nė kėtė mėnyrė, pėrmes vėshtirėsive tė jetės, e gėzimeve, kėnga e jeta e berishasve. ka marrė rrugėn e saj tė zhvillimit. Ky mjedis i favorshėm muzikor nė tė cilin u rritėn e u edukuan instrumentistėt e Berishės, ndikuan ndjeshėm nė rritjen e talenteve tė rinj e formimin e tyre si rapsodė tė kėngės popullore pukjane. 

Nė vitet 1970-1990, fshati Berishe kishte shtėpinė e kulturės e grupin e vet folklorik tė kėngėve e valleve, me djem e vajza tė reja, si vėllezėrit Fran e Mark Pali me motrėn e tyre tė nderuar Zoja Palin, Vitore Vishaj e Pal Ndreka si kėngėtare. Me kėrcimtarėt e valleve tė bukura si Martin Kolėn, Ndue Vishaj, Ndue Nika, Marte Kacoli. Mire e Vitore Vishaj, tė shoqėruar me fyell nga djemtė e shkathtė si Gjelosh Malbuqaj, Jak Pjetra e Mark Pali, me ēifteli Fran Pjetra e shumė tė tjerė, me humoristin e komikun e shquar Marash Kola, pėrbėnin kėtė grup folklorik kompakt, tė njohur e konkurues nė festivalet e rrethit Pukė. 
Njė kontribut tė madh pėr ngritjen e kėtij grupi ka dhėnė mėsuesi i palodhur Pjetėr Meta pėr studimin e gjetjen e talenteve tė reja nga brezi i ri i kėtij fshati. Nuk ėshtė i pakėt kontributi i pėrgjegjėsit tė Shtėpisė sė Kulturės tė Berishės Gjovalin Zef Metės. Ky arsimtar intelektual me arsim tė lartė, ia kushtoi tėrė potencialin mendor e krijues ngritjes nė njė shkallė akoma mė tė lartė tė veprimtarisė kulturore e artistike tė grupit. Ai punoi me program tė qartė e tė studiuar me kujdes, mbėshtetur fort nė mundėsitė e kushtet konkrete tė njė grupi amator e pa fonde e bazėn materiale tė nevojshme. Megjithatė Gjovalini mendonte se nė punėn e kėtij grupi artistik duhet hyrė diēka e re e kohės. Nė kuadrin e njė programi tė ri kulturor, ishte dhe realizimi nga ky grup, i dramės sė parė nė Berishė, kushtuar deshmores Pashkė Prela, rėnė heroikisht e ballė pėr ballė me bandėn kriminale tė diversantėve . 

Pėr vėnien nė skenė tė kėsaj drame kishte mjaft vėshtirėsi, mungonte ēdo gjė e nevojshme siē e shėnuam mė lartė, por mungonte ajo qė ishte mė kryesorja,  kuadri profesionist pėr pėrgatitjen e programit, trupen qė do tė luante nė skenė. Por tė shtyrė nga dėshira pėr tė realizuar diēka tė bukur. Gjovalin Meta me grupin e tij. iu pėrkushtua punės deri sa ai. arriti me sukses vėnien nė skenė tė asaj drame. Nė pėrgatitjen me nivel tė lartė u dallua 20 vjeēarja nga Berisha Mire Geci nė rolin e Pashke Preles. si dhe djaloshi i shkathėt e guximtar Ndue Biba nė rolin e diversantit. Drama u shfaq nė disa fshatra si nė Berishė, Mertur Gjuri, Bugjon e Iballe. 

Pėr kėngėn e vallen e bukur tė Berishės, punuan e dhanė kontributin e tyre dhe rapsodet e shquar profesioniste Fran Pali e Zoja Pali, njerėz me traditė muzikore tė folklorit Berishas e mė gjerė. Ata janė tė njohur pėr kėngėt e meloditė e bukura tė kėngės Pukjane, jo vetėm nė vendlindjen e tyre Berishė, por nė Pukė e nė shkallė kombėtare. 

Frani dhe motra e tij Zoja, me talentin e zėrin e kristaltė. tėrhoqen vėmendjen e studiuesve tė kėsaj fushe. dhe shpejt u bėnė pjesė integrale e "Ansamblit Puka". Ata u kėnduan trimave e trimėrive tė burrave tė Berishės e mė gjerė, si Ndoc Mark Dedės, Sokol Cubit e trimave tė tjerė. Me mjeshtri Fran Pali kėndon kėngėt e kushtrimit. Nė krijimet e reja tė kėngės popullore kanė ditur tė "ruajnė lidhjet gjenetike dhe strukturore tė mėparshme dhe i kanė pasuruar ato me elementė tė rinjė tė pėrmbajtjes, tė zgjerimeve tė formės artistike dhe tė karakterit poopullor. Nė pėriudhėn 20 vjeēare 1970-¬1990, duke qėnė pjesė pėrbėrėse e "Ansamblit Puka", kanė marrė pjesė nė tė gjitha fest1valet lokale e kombėtare tė kėngės popullore dhe janė nderuar me stlmuj moral e material. 

Kėta dy kėngėtarė i ka karaktersizuar thjeshtėsia, besnikėria. disiplina e korrektesia nė zbatimin e detyrave tė ngarkuara nė tė mirė tė kombit e shoqėrisė. Fran Pali ėshtė jo vetėm kėngėtar i njohur, por edhe njė mjeshtėr me mendje tė hollė nė artin e punimit tė drurit, jo vetėm i disa instrumenteve muzikor tė zonės sė veriut si lahuta, ēiftelia e sharkia. por akoma mė tej. Ėshtė Fran Pali prej Berishe, ai qė nė vitet 1980¬-1990, prodhoi me sukses violinėn e parė shqipėtare me dorėn e tij nė rrugė krejt artizanale, tė njė cilėsie tė barabartė me violinat e punuara nė rrugė tė industrializuar jashtė vendit. Tė njė cilėsie tė lartė, prodhoi violinēelin e vegla tė tjera me vlera tė mėdha artistike. 

Berisha ashtu si nė tė kaluarėn dhe sot, ka ditur tė vlerėsojė, tė ruajė e pėrgjithėsoj ė vlerat mė tė mira tė djemve e vajzave tė saj. Pėr aftėsitė profesionale, arsimore e kulturore, pėr ndihmesė tė vyer qė kanė dhėnė dhe japin ata, nė tė mirė tė shoqėrisė, populli i Berishės u ėshtė mirėnjohės. 

Marre nga libri “Berisha-Pamje e pergjithshme etnografike” te autorit Nikoll Pjetri.