HALIT SHEQER FURRIKU

HALIT SHEQER FURRIKU

HALIT SHEQER FURRIKU
Nga: Idriz Ahmetaj

U lind nė fshatin Meēe nė vitin 1951, nė familjen e njohur tė Furrikėve, patriotė, fistarė e bajraktarė. Arsimin bazė e mori nė vendlindje, duke pasur mėsues tė parė axhėn Rrustė; 7-vjeēaren e kreu nė qytetin e Pukės. Arsimin e mesėm dhe tė lartė i kreu pėrkatėsisht nė shkollėn e mesme tė Gjuhėve tė Huaja "Asim Vokshi" dhe nė Fakultetinin e Historisė dhe tė Filologjisė, dega gjuhė ruse me rezultate shumė tė larta nė vitin 1974.

Pas mbarimit tė shkollės sė lartė, edhe nė sajė tė rezultateve tė arritura atje, emerohet nė shkollėn e mesme tė qytetit tė Pukės. Pas dy vjetėsh, mė 1976 emėrohet drejtor i kabinetit pedagogjik tė rrethit, detyrė kjo qė kėrkonte pėrgatitje tė lartė shkencore e metodike, si dhe pėrvojė pune tė gjatė. 

Prejardhja si derė bajraktari dhe "ashpėrsimi i luftės sė klasave", arrestimi dhe burgimi i tė vėllait, Bajramit dhe kushėririt, Salihit, u bėnė shkak qė tė pėrjetonte njė persekutim tė  gjatė e tė egėr politik. 


                         Halit Furriku

Mė 1979 dėrgohet mėsues nė shkollėn Lufit dhe i kėrkohet qė tė miratonte dėnimet e dhėna ndaj tė vėllait dhe djalit tė xhaxhait. Kėtu nisi edhe kalvari i gjatė i vuajtjeve dhe persekutimeve. Mė 28 maj 1979 e largojnė pėr fare nga puna nė arsim, duke i komunikuar heqjen e sė drejtės profesionale pėr tė cilėn ishte diplomuar. Pėr 10 vjet detyrohet tė punojė punėtor krahu nė kooperativėn bujqėsore dhe nė ndėrmarrjen pyjore. 

Nė mars 1988, kur diktatura komuniste po ndiente shembjen, Haliti caktohet mėsues nė shkollėn e Qelėzės. 

Me fillimin e proceseve demokratike, mė 1990, pėrfshihet nė kėtė lėvizje, ku jep ndihmesėn e tij. Pas vitit 1990, me fitoren e Partisė Demokratike, emėrohet pėrgjegjėsi seksionit tė organizimit nė Komitetin Ekzekutiv Pluralist tė rrethit, detyrė tė cilen e kreu me pėrkushtim, siē dinte vetėm ai. Me propozim tė organizatės sė tė pėrndjekurve politikė, mė 1996 votohet dhe zgjidhet kryetar i bashkisė sė qytetit tė Pukės. 


                                                     Me bashkeshorten



                                                           Me femijet

Gjatė katėr vjetėve nė kėtė detyrė, mundi tė pėrballojė me sukses situatėn e rėndė tė krijuar nė vitet 1997-1998, kur gjithė armatimi i reparteve ushtarake ra nė qorė tė popullatės dhe tė bandave kriminale. Veēanėrisht nė sajė tė punės sė kujdesshme tė Halitit, Puka u shpėtoi dhunimeve, djegieve e shkatėrrimeve. U dha njė mbėshtetje e madhe pėr dramėn e pėrgjakshme kosovare, ku mbi 25 mijė kosovarė kaluan nėpėr bashkinė e Pukes me 4 mijė banorė tė varfėr. 
Nėpėrmjet bashkėpunimit me donatorė tė huaj, sidomos me shoqatėn Austri-Shqipėri, ka ndihmuar pėr ndėrtimin e disa objekteve social-kulturore nė Qerret, Gojan, Rrape, Blinisht, Orosh, Pukė etj., pasqyruar edhe nė botimin e tij "Albania - Austria partnerschoft  
nė Pukė", Tiranė, 2000. 


Nė vitin 2000 themelon Shoqatėn kulturore-artistike "Puka", duke rigjallėruar Ansamblin "Puka", me tė cilin ka zhvilluaraktivitete nė Lezhė, Rrėshen, Laē (Kurbin), Kosovė, Austri, Egjipt. Pėr kėto aktivitete ku spikatin vlerat e mėdha kulturore e artistike dhe niveli i lartė i interpretimit, kėtij ansambli iu dha mė 2001 Ēmimi Europian "Alfred Toepfer". 


Ne promovimin e librit “Jeta ne Kenge”. Beqir Arifaj, Fran Vukaj, Halit Furriku, Idriz Ahmetaj,
 Fran Mula, Qamil Furriku etj, maj 2002...

Dy vitet e fundit ishte diplomat nė ambasadėn e Shqipėrisė nė Moskė, i ngarkuar me detyrėn e ambasadorit pėr Rusinė, dhe Vendet e Rajonit. Vdiq mė 4 nėntor 2008 nė Moskė nga njė sėmundje e pashėrueshme, pasojė e vuajtjeve tė gjata. Mė 9 nėntor tė atij viti u varros nė Tiranė i nderuar dhe i respektuar nga pukjanėt kolegėt dhe shokėt. 

* * * 

Me qėllim qė tė kontribuoj sadopak pėr ndriēimin e figurės brilante tė z. Halit Furriku, si dhe pėr plotėsimin e ndonjė mangėsie qė u ka shpėtuar autorėve tė librit "Drama e njė diplomati", e ndiej pėr detyrė qė tė paraqes letėrkėmbimin (nėpėrmjet postės e e-mail) qė kam pasur me tė. 

Njė ditė, tek po "lundroja" nė internet, hapa faqen e MPJ, ku gjeta adresat e ambasadave tona nė botė. M'u kujtua se nė Moskė ėshtė z. Halit Furriku. Shėnova adresėn dhe tė nesėrmen i nisa njė letėr, ku u pėrpoqa t'i dėrgoj njė "copė Pukė". Nė fillim i pėrshkrova gjendjen time fizike e shpirtėrore dhe me se merresha. Mė poshtė i tregoja pėr kohėn, cilėt ishin drejtuesit e zyrave dhe institucioneve tė Pukėst si dhe kryetarėt e komunave dhe tė bashkive tė zgjedhur nė 2007-ėn. Letra mbante datėn 17 shtator 2008. 

Pas ca ditėsh, nė adresėn time nė internet gjej kėtė e-mail: 
“I dashur Idriz, 

Falemnderit pėr letrėn. U gėzova shumė qė jeni mirė me shėndet dhe vazhdoni tė bėni njė jetė aktive, ēka tregon se edhe mė mirė do tė bėni nė tė ardhmen. Vullneti dhe dashuria per punė dhe jetė aktive e njė intelektuali.nuk ju kanė munguar asnjėherė. Gjithashtu mė erdhi mirė qė djemtė e vajza kanė pėrcaktuar rrugėn e tyre dhe uroj tė kenė fat, lumturi dhe suksese nė punė dhe nė jetė. Tė fala shumė dhe Xhuljetės dhe nėpėrmjet saj Xhemal Ēollakut nė Kabash. Tė falėnderoj shumė edhe pėr mbledhjen dhe sistemimin e punės shkencore tė Sabahut, sepse jo vetėm pėrjetėson Sabahun, po dhe jep njė kontribut pėr kulturėn e Pukės nė pėrgjithėsi. 

Unė vėrtet sot punoj dhe jetoj nė njė nga metropolet e mėdha tė botės, ku pėr kulturėn, artin, letėrsinė ndoshta ėshtė unikal, por mbetem nė mėnyrė tė pazgjidhshme i lidhur me Pukėn, njerėzit e saj tė mirė. Puna me Xhemal Meēin, besoj, tė jep kėnaqėsi. Ai ėshtė jo vetėm punėtor i mirė shkencor, por edhe njė arkiv i gjallė i traditės, kulturės dhe historisė sė Pukės e mė gjerė. Uroj qė vepra e Xhemalit, qė jam i sigurt qė prej vitesh ka punuar me dashuri e pėrkushtim, tė bėhet e njohur dhe e vlerėsuar si vetė Kabashi. Punėn e prof. Xhemalit e kam vlerėsuar dhe vazhdoj ta vlerėsoj gjithnjė e mė shumė. Tė lutem pėrshėndete dhe bėji shumė tė fala nga ana ime. 

Unė jam mirė, por shumė i ngarkuar me punė. Aktualisht, tash tre muaj bėj edhe punėn e ambasadorit, sepse T. Laēon e kthyen nė atdhe. Fėmijėt i kam nė shkollė dhe mėsojnė mirė. Tė falėnderoj edhe njėherė pėr letrėn shoqėrore, por edhe interesante qė mė dėrgove. Ne tani mund tė komunikojmė me e-mail. 

Tė uroj shėndet, optimizėm nė jetė e gjithė tė mirat nė familje! 

Halit Furriku”. 
10 tetor 2008.”