JA, ĒFARĖ MĖ TREGOI DJE, MIKU IM HALIL KOPANI…

JA, ĒFARĖ MĖ TREGOI DJE, MIKU IM HALIL KOPANI…
Nga: Prof.as.Dr. Murat Gecaj

 “Njeriun duhet ta shoqėrojnė gjithnjė nė jetė: vullneti, pasioni dhe kėmbėngulja pėr tė arritur qėllimin e dėshiruar...”
    

 1.

Gjatė kėsaj kohe, ne tė dy kemi qenė larg, por dhe afėr. Larg se nuk jemi takuar e tė rrimė bashkė as sa pėr njė kafe, por dhe afėr se kemi ruajtur dashurinė e respektin e ndėrsjelltė ndaj njėri-tjetrit. Nuk po e them pėr hėrė tė parė se, kur njeriu shkon nė njė farė moshe, pushtohet nga nostalgjitė e sė shkuarės, dėshiron tė shohė e takojė sa mė shumė kolegė, miq e tė njohur tė viteve tė fėmijėrisė dhe tė rinisė sė tij. Sigurisht, nė kėtė “listė” pėrfshihem tani dhe unė. 

Me juristin Halil Kopani mė lidhin shumė “fije” tė sė shkuarės sonė, pra siē thotė populli, “kemi ngrėnė njė thes me kripė bashkė”. Nė fillimet e viteve ’50-tė, u takuam nė mjediset e shkollės ushtarake “Skenderbej”. Unė vija nga malėsia e Tropojės dhe ai nga ajo e Pukės. Pas mbarimit tė maturės, ne shkuam pėrsėri bashkė nė shkollėn e bashkuar tė oficerėve. Por, asnjėri nuk i vuri spaletat e saj, se tė dy u liruam pėr arsye shėndetėsore. Mė tej, unė ndoqa studimet e larta pėr gjuhė-letėrsi dhe ai pėr jurist. Por, si pėr habinė tonė, pėrsėri i ndiqnim studimet nė njė ndėrtesė, pra nė atė tė Fakultetit Histori-Filologji, nė Universitetin e Tiranės. Bile, jorrallė, i kemi bėrė leksionet nė njė auditor ta madh, sidomos ato me karakter politik.


                             Pamje nga qyteti i Pukės, Foto Kurt Farka.

Jeta tė merr nė rrjedhėn e vet dhe ti je i detyruar ta hedhėsh “vallen” sipas “muzikės” sė saj. Kėshtu ndodhi dhe me ne tė dy. Shėrbyem edhe nė rrethet e vendlindjeve tona, por u bashkuam prapė nė kryeqytetin tonė. Unė nė sektorin e shtypit dhe ai nė atė tė drejtėsisė. Gjithashtu, i vazhduam lidhjet tona miqėsore. Pra, jemi takuar, kemi biseduar me njėri-tjetrin dhe kemi qarė bashkėrisht hallet tona jetėsore. Mė kujtohet se, kur ai ishte me punė nė Prokurorinė e Pėrgjithshme, kishim dhe njė koleg tė pėrbashkėt. Ky ishte Gani Dizdari, miku im i mirė nga fshati Babinė i Malėsisė sė Gjakovės (Tropoja). 

 Jam takuar me Halilin dhe kur ai punoi nė Gjykatėn e Apelit tė Tiranės e nė Gjykatėn e Lartė, si dhe nė Gjykatėn Kushtetuese. Qė mos ta lodhi lexuesin e kėtyre radhėve, shėnoj kėtu se, nė mars 2010, bėra pėrurimin e librit tim autobiografik. Megjithėse i pamundur ca nga gjendja shėndetėsore, Halili  iu pėrgjigj me kėnaqėsi ftesės sime. Bile, u kujdes dhe qė tė jepej njoftim pėr kėtė veprimtari nė Televizionin Shqiptar, gjė pėr tė cilėn i jam mirėnjohes.



2.
Tani po futem nė temė, pra po e shpjegoj arsyen kryesore, se pėrse po i shkruaj kėto radhė. Pasi u lidhėm paraprakisht me telefon nė banesat tona, dje u takova pėrsėri me mikun e shokun tim, Halil Kopani. Nė njė lokal te rehatshėm, qė njihet Restorant “Durrėsi”, pimė bashkė nga njė kafe. Siē ėshtė e natyrshme, meqenėse kishim kohė pa kuvenduar bashkė, sollėm ndėrmend vitet e rinisė nė shkollat ushtarake, por dhe tė punės sonė, deri sa dolėm nė pension. Kujtuam dhe disa shokė tanė tė atyre viteve. Sigurisht, nuk lamė mėnjanė as temat “e nxehta” tė ditės, siē bėjnė rėndom shqiptarėt, ku bisedojnė shtruar me njėri-tjetrin. 

Por ajo, qė dua ta ndaj me lexuesit tani, janė bisedat interesante tė Halilit pėr fėmijėrinė e tij, aty nė fshatin Kabash tė Pukės. Ndėr tė tjera, ai mė tregoi se, pasi mbaroi shkollėn fillore nė vitet e pasēlirimit, shfaqi dėshirėn ta vijonte edhe 7-vjeēaren. Po si tė vepronte, pasi nė fshatin e tij nuk kishte shkollė tė tillė? Pasi u kėshillua me tė jatin, (mė duket quhej Ahmet, se me kėtė mbiemėr e njihnim ne nė shkollė, deri vonė), megjithėse fshatar i pashkollė, e mbėshteti kėtė mendim tė tij. Kėshtu, njė ditė mori udhėn pėr nė seksionin e arsimit tė rrethit. Tani, Halili kujton: “Mė kishte porositur babai qė tė trokisja nė zyrėn e shefit tė arsimit dhe tė prisja, deri sa tė fliste dikush nga brenda: -Hyr!  Ashtu veprova dhe, gjate pritjes, zemra mė rrihte me forcė. Isha shumė i emocionuar.

 Kėshtu, hyra brenda dhe e parashtrova kėrkesėn time, pra shfaqa dėshirėn tė vazhdoja shkollėn 7-vjeēare, sigurisht nė qytet. Mirėpo, fshati ynė ishte shumė larg dhe ende nuk kishte konvikt. Pra, sikur nuk u gjet rrugėzgjidhja. Atėherė, unė iu luta atyre, nė seksionin e arsimit, qė tė me linin tė flija nė shkollė dhe kėshtu tė ndiqja mėsimet. Ishte pak  mė e lehtė kjo, pasi shkolla nė atė kohė funksiononte verore. Vėrtet ishte diēka e pazakontė, por shefi i arsimit u bind qė tė strehohesha nė mjediset e shkollės…”. 
             
Mė tej, me pyetjet e mia dhe pėrgjigjet e mikut tim Halil, mora vesh se ai mblodhi njė thes me plaēka: njė lėkurė deleje, dy plafė (si batanije) leshi, disa ushqime dhe arriti nė  shkollėn 7-vjeēare. I vinte turp nga nxėnėsit e tjerė ta shihnin ashtu ngarkuar, prandaj thesin e tij ia besoi pastrueses sė shkollės, deri sa tė mbaronte mėsimi. Nė mbrėmje, ato rroba ai i shtronte mbi bazamentin prej dėrrase tė tavolinės sė mėsuesit dhe aty flinte. Si jastek perdori trastėn e librave tė tij. Ndėrsa, e keqja ishte se shkolla nuk kishte as roje nate, qė t’a largonte sadopak frikėn. Sigurisht, Halili i vogėl kaloi dhe shumė vėshtirėsi pėr ushqime e tjerė. 

Kėshtu, rodhėn jo pa shqetėsime: ditė, javė e muaj dhe Halili e mbaroi klasėn e pestė dhe mė pas tė gjashtėn e tė shtatėn. Me kėrkesėn e dėgės ushtarake tė rrethit, atė e dėrguan nė shkollėn ushtarake ”Skėnderbej”. Sigurisht, tashmė, iu duk se kishte hyrė nė njė botė tjetėr, ku kishte kushte tė mira pėr fjetje, ushqim e shkollim. 
                 
Por, siē thashė nė hyrje tė kėtyre pak radhėve, nuk qe e thėnė qė Halili tė bėhej oficer. Pasi u largua nga ajo shkollė, punoi pak kohė magazinier nė Fushė-Arrės dhe nėpunės i gjendjes civile, nė Pukė. Por mendjen e kishte te shkolla e lartė. Prandaj kėrkoi ta  vazhdonte atė me bursė shteti, mundėsisht jashtė vendit. Por kjo e fundit nuk u arrit dhe ai ndoqi Fakultetin Juridik, nė Univesitetin e Tiranės.
             
3.
             
Duke e kaluar nė “sitė” dhe jetėn time, qė nė fėmijėri dhe nė vazhdimėsi, nga biseda me mikun tim Halil, pėrforcova njė pėrfundim: Njeriun duhet ta shoqėrojnė gjithnjė nė jetė, vullneti, pasioni dhe kėmbėngulja pėr tė arritur qėllimin e dėshiruar. Nuk ėshtė fjala kėtu pėr poste e karrierė tė lartė, por pėr tė qenė “dikushi” nė jetė. …Halil Kopani i ka mbushur 73 vjetėt, mė 1 maj tė kėtij viti. Duke  sjellė nė mendje, si nė ekranin e njė kinemaje jetėn e vet, me “zik-zaket” e saj, tani ndjehet i kėnaqur, kur sheh fėmijėt e tij, qė  kanė mbaruar shollat, janė pėrfshirė denjėsisht nė punė dhe kanė krijuar familjet e tyre. Natyrshėm, ai u flet atyre dhe pėr udhėn e jetės sė  vet, sidomos pėr fėmijėrinė e vėshtirė, qė ėshtė njė mėsim i mirė, pėr pasardhesit e sotėm dhe ata qė do tė vijnė nesėr. 

Dikujt tani, qė e lexoi episodin e mėsipėrm, mund t’i duket si “pėrrallė nga e kaluara”. Por ja, qė jeta e shqiptarėve, sidomos nė malėsitė tona, ka qenė aq e vėshtirė, sa nuk ka penė gazetari as shkrimtari, qė ta regjistrojė tė saktė nė letėr.
Tiranė, 21 maj 2010.