Rrėshen-Pukė, 70 km e tmerrit tė rrugės kombėtare.

Rrėshen-Pukė, 70 km e tmerrit tė rrugės kombėtare.
Ndėrtimi i autostradės Durrės-Kukės ka qenė shpėtim pėr banorėt e qytetit verilindor dhe udhėtarėt e Kosovės. Qė nga momenti i pėrurimit tė saj dhe ēeljes sė tunelit, kuksianėt nuk luten mė para se tė nisin rrugėtimin. 

Nga Armir Mehaj

Por, nė kurthin e njė rruge, ku vdekja ėshtė gjithmonė e sigurt, nėse shoferi nuk ėshtė 100% i vėmendshėm, mbeten banorėt e zonave tė thella tė Rrėshenit, Fushė-Arrėzit e Pukės. Kush ka udhėtuar nė kėtė aks, qė nga Tirana deri nė Pukė, llogaritet rreth 300 km, i ka bėrė pėrshtypje numri i lapidarėve tė shumtė tė vendosur anės rrugės. Ēdo kilometėr ėshtė rrezik mė vete. Sapo i afrohesh Repsit nė Rrėshen, aksi i autostrades i lė vendin rrugės sė vjetėr, ndėrtuar qė nė vitin 1950, mbi tė cilėn dekadat e fundit janė shtuar vetėm arnat. Pėr tė vazhduar rrugėn pėr nė Gjegjan, aty ku ndodhi tragjedia, pėr nė  Fushė-Arrėz e mė tej nė Pukė, nga Rrėsheni janė rreth 70 km, por tė gjitha kalojnė nė njė terren tejet tė vėshtirė. Nė hartėn gjeografike tė Shqipėrisė, kjo rrugė, e vėnė shpesh nė qendėr tė kronikave tragjike, dallohet pėr lakimin e saj tė pafund, pėrshkrimi i sė cilės kushton disa orė nė ankth. 

Kthesat e shumta, tė forta nė njė segment rruge, ku njėri krah i saj kufizohet me male tė larta, ndėrsa nė anėn tjetėr gremina tė thella. 



Bordurat e vogla vend pas vendi apo disa pemė pėrgjatė shpatit, nėn asfalt, nuk u japin asnjė lloj sigurie udhėtarėve. Madje as shoferėve tė sprovuar dhe qė udhėtojnė ēdo ditė nė kėtė rrugė, ku janė shėnuar aksidentet mė tragjike nė vend. Rruga ndonėse ėshtė dykalimėshe, e konsideruar kombėtare, u projektua 5 dekada mė parė me qėllim lidhjen e qyteteve tė Pukės e Mirditės. 



Qė nga ajo kohė ėshtė arnuar shpeshherė, por asnjėherė nuk ėshtė bėrė njė rikonstruksion i plotė. Aty mungon thuajse tėrėsisht sinjalistika. Interesi pėr kėtė rrugė ka rėnė dukshėm pas hapjes sė tunelit tė Kalimashit, ku nuk qarkullojnė mė automjete pėr nė drejtimin Kukės e Kosovė. Rruga ngjitet dhe zbret nė shpate malesh, nė pjerrėsi deri nė 200-300 metėr dhe zonat e banuara janė larg prej saj. Pėrgjatė rrugės gjarpėron edhe lumi i Fanit, i cili shoqėron rrugėn nė disa kilometra tė saj. Segmenti ku ndodhi aksidenti i kobshem me 14 viktima ėshtė i njohur pėr viktimat masive. Nė kėtė rrugė ka mė shumė lapidarė dhe pėrkujtimore, lule dhe epitafe, sesa rrugė kilometrike dhe sinjalistikė. Numri i viktimave kėtij aksidenti te korrikut 2010 ėshtė i afėrt me atė tė aksidentit tragjik tė 6 viteve mė parė tė gjimnazistėve tė Malishevės nė Kosovė.

 Rreth 10 km larg nga fshati Dom i Vogėl, ku vdiqėn burra, gra e fėmijė, u regjistrua mė 14 tetor 2004 vdekja e 14 nxėnėsve dhe e njė banori tė zonės. Autobusi i gjimnazistėve u pėrplas nė njė kthesė tė fortė me veturėn, duke u anuar aq sa doli nga buza e rrugės pėr tė pėrfunduar fatalisht nė greminė. Por, nė kėtė zonė, kujtohet ende njė aksident i vitit 1994, ku 7 vetė vdiqėn menjėherė pasi furgoni i tyre u rrėzua nė greminė. Sot, obelisqet tė kujtojnė me dhimbje fatin e dhjetėra viktimave. Atyre u shtohet dhe njė tjetėr, ai i tragjedisė sė kėtij korriku, qė i kushtoi jetėn 15 njerėzve tė tjerė, 4 prej tė cilėve fėmijė.



Nga gazeta Panorama, 18.07.2010