Dr. Don Jak Prenku (1943-2006) – Simbol i vizionit, urtisė, guximit dhe punės sė pandalėshme

Dr. Don Jak Prenku (1943-2006) – Simbol i vizionit, urtisė, guximit dhe punės sė pandalėshme
In memoriam

Nė moshėn 62-vjeēare ndėrroi jetė papritmas Famullitari Katolik i Mitrovicės Dr. Don Jak Prenku. Don Jaku ka doktoruar teologjinė nė Romė para gati dyzet viteve dhe ka shėrbyer pėr mėse 12 vite nė Kishėn Katolike “Zonja Fatime” tė Mitrovicės. Edhe pse kohėve tė fundit ka lėnguar nga sėmundja e sheqerit, aktiviteti i tij kishtar dhe pergjithsisht shoqėror ka qenė shembullor.

Ndėr personalitetet publike nė Mitrovicė prifti Don Jak Prenku ka qenė fytyra mė shembullore per vizionin, guximin dhe intelektin e tij. Aktiviteti i tij ka qenė i pėrqėndruar nė krijimin e paqės e tolerancės nė njė ambient skajshmėrisht tė polarizuar sic ishte Mitrovica e pasluftės. Edhe pse komuniteti katolik nė Mitrovicė ėshtė numerikisht i vogėl Don Jak Prenku ishte i pari nė ēdo aktivitet gjithėpopullor nė Mitrovicė.

Vdekja e Don Jakut ėshtė njė humbje e madhe pėr Kishėn Katolike tė Kosovės dhe pėr Mitrovicėn roli i tė cilit mbetet i pazėvendėsueshėm.

Don Jak Prenku u lind nė Janjevė mė 30 tetor tė vitit 1946 nga i ati Marku, i cili rrjedh nga fshati Shkozė, i rrethit Pukė (dioqeza e sotme e Mirditės) dhe e ėma Kata nga ati prej Bishtazhini, e bija e Jak Matejt dhe Mrika I. Joza, (bija e argjentarėve tė Prizrenit). Rejedh nga Kaēinarėt. Familja e Don Jakut  ka qenė e vendosur nė Ferizaj, por pėr rrethana qė i krijoi Lufta e Dytė Botėrore, u detyrua tė shpėrngulet nė Janjevė. Pas luftės familja e Don Jakut pėrsėri kthehet nė Ferizaj dhe si fėmijė i familjes sė mire katolike dashuria pėr fe i shtohet vazhdimisht. Afėrsia e kishės dhe edukimi qė merr nga etėrit lazaristė, selezianė, meshtarėt dioqeiezianė dhe, nė mėnyrė tė theksuar, nga meshtari shumė erudit dr. Gaspėr Gjini, ipeshkvi Mons. Dr. Smiljan Ēekada dhe ipeshkvi Mons. Nikė Prela, ndikuan qė don Jaku t’i pėrkushtohet rrugės sė Zotit.

Shkollėn tetėvjeēare “Tefik Ēanga”  nė Ferizaj e kreu me sukses tė shkėlqyeshėm gjatė viteve 1953-1960. Me frymėzimin dhe ndihmėn e don Luka Cirimotiqit, don Jaku vijon Gjimnazin Klasik tė meshtarėve gjatė viteve 1961-1965, ku mėsoheshin gjuhėt e vjetra latinishtja, greqishtja si dhe gjuha e huaj gjermanishtja, tė cilėn e kreu me sukses shumė tė mirė. Mbas kėsaj ipeshkvi i atėhershėm dr. Smiljan Ēekada e dėrgon nė studime tė larta nė Gjakovo tė Kroacisė, nė Institutin Filozofiko Teologjik ku kreu semestrin e dimrit (tetor 1965- mars 1969) me sukses shembullor nė pesėmbėdhjetė lėndė tė filozofizė,  pastoralit dhe teologjisė. Kriteriumi nė kėtė institut ka qenė tejet rigoroz. Sė pari duhet tė kaloheshin kolokiumet nga tė gjitha lėndėt dhe mandej fitohej e drejta pėr tė dalė nė provime tė lėndėve, para tė gjithė profesorėve. Meqenėse tregoi sukses shembullor Mons.

Dr. Smiljan Ēekada deshti ta dėrgonte nė studime tė larta nė Romė, por u pengua pėr shkak tė shėrbimit ushtarak qė duhej ta kryente, sepse shkollat e larta teologjike nė sistemin e atėhershėm shtetėror  kishin tretman tė shkollės sė mesme. Kėshtu don Jaku u desht tė shkojė ushtar nė Pazin ku, pėrndryshe, kishte vijuar shkollėn e mesme. Ēdo kohė tė lirė e shfrytėzonte pėr t’u takuar me profesorė tė vet, kryetarė dhe motra tė nderit, seminaristė, sidomos me ipeshkvin Mons Dragutin Nezhiq. Mbas gjashtė muajsh transferohet nė kazermėn Muēiqi afėr Matavuli dhe Opatisė. Ushtrinė e kreu 1996-67. Viti 1967 shpallet nga Pali VI si vit feje me ē’rast Mons. Smiljan Ēekada organizoi pėr shumė meshtarė dhe motra tė nderit tė famullive tė Kosovės e Maqedonisė ekskurzione pėr Romė. Don Jaku dhe don Gjergj Gjergji qė arritėn bashkė me ekskurzionistėt nė Romė shkojnė nė studime filozofiko-teologjike. Atje i pritėn dr. Gapėr Gjini (doktoronte drejtėsinė kishtare) dhe ipeshkvi tanimė i ndjerė Monsinjor Mark Sopi i cili po studionte teologjinė.

Nė Universitetin Urban don Jaku kreu bakalaureatin nė filozofi dhe teologji pėr misione nė botė. Mėqenėsė nė diocesen Shkup-Prizren mungonin meshtarė, Monsinjor Joakim Herbut e thėrret don Jakun, i cili pas shugurimit nė Ferizaj mė 22.07.1972 dhe meshės e parė nė Ferizaj mė 23.07.1972 vendoset nė Gllogjan ku mbet nė zėvendėsim tė don Anton Kēirės pėr disa muaj, vend ky ku ka qenė nė shėrbim edhe at Shtjefėn Gjeēovi. Mbas kėsaj Mons. Joakim Herbut dhe mons. Nikė Prela e caktojnė me detyrė nė Zllakuēan, ku gjithashtu, pat shėrbyer dikur at Shtjefėn Gjeēovi. Zllakuēani ėshtė famulli e madhe me 52 fshatra ku jetojnė katolikėt dhe ku ka shumė punė pastorale. Kateheza pėr nxėnėsit nė vijim mbahej nė Zllakuēan, ndėrsa gjatė pushimeve verore bėheshin pėrgatitjet pėr kungim tė parė dhe krezemim pėr fshatėra  tjera. Nė bashkėpunim me don Tunėn u ndėrtua kisha nė Gjurakoc. Me iniciativėn e don Tunė Glashkoviqit e don Jakut u ble trualli i Pren Nikollajt nė Klinė dhe u bė famulli e re, me sallė besimi, qė njėkohėsisht shėrben si kishė dhe banesė pėr meshtarė dhe kuvend i motrave tė nderit tė Vink Palit. Meshėt rregullisht u thoshin ndėr gjithė varret dhe mė vonė u ngrit edhe kapella, e cila shėrbeu si kishė famullitare nė Novo Sellė tė Deiqit, nė famulli tė tanishme tė Klinės.


                          Banese-Kulle nga fshat Shkoze, Puke

Don Jaku shėrbeu nė Zllakuēan deri nė maj tė 1973 por la mbas veti rezultate tė dukshme: nė bashkėpunim me don Tunė Glashoviqin u pėrmirėsua kisha e Zllakuēanit, u pėrmirėsua ēelja e kuvendi I motrave tė Shėn Vinkut, u ndėrtuan shumė ndėrtesa ekonomike. U bė traditė qė meshėt tė thuhen rregullisht nė Zllakuēan dhe Gurrakoc. Pasi qė u sėmur rėndė Mons. Nikollė Mini nė Prizren, don Jaku e zėvendėsoi pėr disa muaj. Nė bashkėpunim me Mons. Nikollė Minin intesifikoi jetėn shpirtėrore nė katedrėn e qytetin duke projektuar filma qė tė kuptohet mė mirė kateheza, sidomos pėr nxėnėsa. E suksesėshme ishte thirrja pėr meshtarė si p.sh Anton  Nua nė Prizren, dr. Prenk Lazi, i ndjeri Lush Lazri nga Zllakuēani, etj. Gjithashtu disa vajza shkuan pėr murgesha nė rregullin e Shejtit Vink Pali dhe Zonjės sė Bekuar. Prej majit tė vitit 1973 emėrohet nga Mons. Joakim Herbuti dhe Mons. Nikė Prela, famullitar nė Stubėll, ku punoi deri nė gusht tė vitit 1989 me rezultate kulminante: e u mbarua kisha e re famullitare e Shėn Jozefit dhe e pėrtrine kishėn e vjetėr, e cila ka qenė shkolla e parė shqipe e udhėhequr nga famullitari i parė nga Prizreni don Mikel Tarabulluzi mė 1905. Ndėrtoi rrugė tė reja qė lidhnin kishėn e re dhe tė vjetrėn dhe me varrezat, ndėrsa kjo u lidh me rrugėt magjistrale tė vendit dhe Evropės.

Thirrjės sė tij meshtare iu pėrgjigjėn shumė tė reja nga Stubulla pėr kėto kongregate tė virgjėreshave: Shėn Vink Pali – Provinca e Lubjanės – Slloveni, Provinca e Gracit, Austri; Bijat e Dashurisė sė Zotit – Zagreb, motrat e nderit Zonja e Bekuar Osjek – Kroaci, motrat e nderit Shėn Franjės sė Azizit – Cetinė – Mal I Zi, Bazilianet arbreshe nga Sicilia dhe Kalabria me qendėr nė fshatin Mezzojuso afėr qytetit Polermo – Itali. Katehizoi tė gjitha shkollat prej tetėvjeēarės deri nė fakultet. Me shėrbimin e tij mbuloi hapėsirė tė gjerė nėpėr fshatra tė largėta siē ishte Dunavi i Epėrm 52 km larg. Kėshtu qė mbas njė punė tejet intensive dhe tė lodhshme sėmuret rėndė, ndėrsa Mons. Joakim Herbut dhe Mons. Nikė Prela e transferuan afėr poliklinikėn e Pejės te kisha kalolike e Pejės dhe atje ka qenė prej 01.12.1989 gjer nė maj tė vitit 1991, me ē’rast emėrohet bashkėpunėtor bashkė me don  Franė Sopin famullitar I Klinės. Nė Pejė bashkėpunon me motrat e Nėnės Tereze duke ua mėsuar gjuhėn shqipe. Ka bashkėpunuar  edhe me motrat e Shėn Palit dhe Franēeskanėt nė Klinė. Ka punuar nė administratė tė famullisė, ndėrsa nga institucionet Karitative Evropiane kanė mbledhur shumė tė holla pėr instalimin e nxemjes qendrore qė e vėnė nė banesė dhe ngritjen e kishės famullitare nė Klinė e cila do tė jetė Shejtorja e Zonjės sė Bekuar tė Shkodės – mbrojtėse e popullit shqiptar e shpallur nga Papa Gjon Pali II me rastin e vizitės nė Shqipėri mė 1993.

Mbasi qė Mons. Nikė Prela bėhet iperkv pėr Kosovė, don Jaku emėrohet famullitar i Mitrovicės mė 31 janar 1994. Para ardhjes sė don Jakut kisha e Mitrovicės ka qenė nėn kujdesin e laikėve katolikė tė qytetit, meqenėse njė kohė kėtu nuk ka pasur as meshtarė e as motra tė nderit, kėshtu qė, me ardhjen e don Jakut ėshtė pėrmirėsuar gjendja nė ēele, janė rregulluar tė gjitha gjėrat e nevojshme, nė varreza ėshtė rregulluar kryqi me Krishtin e gozhduar me plaro pėr tu thėnė mesha Ditėn e te Shumave.


                               Pamje nga fshati Shkoze, Puke.

Kisha katolike e Mitrovicės ėshtė ekumenike, si ajo nė Letnicė dhe Gjakovė, prandaj kėtu vjen populli i tė gjitha feve pėr t’u lutur dhe pėr tė ndezur qirinj gjithashtu edhe nė meshė tė shenjtė. Veprimtaria e don Jakut shtrihet edhe nė kontaktet e tij me tė gjithė shtresė intelektuale. Don Jaku qysh prej vitit 1970 ėshtė marrė me shkrime nė revistėn kulturore fetare “Drita” tė dioqezės sonė duke dhėnė kontribut tė ēmuar pėr shqiptarėt e dioēezės Shkup-Prizren bashkė me Mons. Nikollė Mini dhe don Damjan Kurti, nė ēeshtjet ekumenike nė dialogun kishtar. Nė lėminė e ndihmės humanitaro-kishtare, don Jaku nėpėrmes Shoqatės Bėmirėse Nėnė Tereza ka zhvilluar aktivitet tė pazėvendėsueshėm, duke i ndihmuar nevojtarėt pa dallim etnie, kombi dhe feje. Mė 22.07.1997 nė Ferizaj e ka festuar 25 vjetorin e meshtarisė me pjesėmarrje masovike tė popullit tė meshtarėve dhe motrave tė nderit, dhe me ē’rast edhe Selia e Shejtė nėpėrmjet tė Mons. Mark Sopit i ka uruar pėrvjetorin e meshtarisė. Ēdo aktivitet civil apo politik me peshė pėr Mitovicė e ka vulėn e Don Jak Prenkut. Debati i parė nė Kosovėn e pasluftės ėshtė zhvilluar mes Don Jakut dhe imamėve nga Mitrovica e Prishtina. Me shembullin vetiak ai hapi procesin e dialogut jo vetėm mes komuniteteve fetare, por dha shembull pėr tė gjitha pjesėt e antagonizuara tė shoqėrisė Kosovare. Por, katėr aktivitete tė pasluftės qe patėn peshė pėr Kosovėn janė meritė ekskluzive e Don Jakut. Me 7 prill 2002, Don Jaku bashkė me Pjetėr Arbnorin, Arian Starovėn, Vangjel Dulėn, autorin e kėtyre rreshtave dhe kamermanin e TV Mitrovicės qenė tė parėt qė mėsyen Kishėn Sėrbe nė Mitrovicė bashkė me pjesėmarrėsit e njė konference ndėrkombėtare. Nga prespektiva e sotit ky duket njė hap normal, por nga prespektiva e vitit 2002 ky ishte njė hap heroik tė cilin vetėm njė guximtar si don Jaku mund ta bėnte.

Aktiviteti tjetėr i rėndėsishėm pėr Kosovėn ėshtė organizimi i kalimit tė Urės sė Ibrit pėr kryeministrin e Kosovės. Pas vizitės sė bashku me komandandin e  KFOR-it, nė Kishėn Katolike tė Mitrovicės u drejtuam pėr nė Kishėn Serbe, kur autori I kėtyre rreshtave  perpiqej ta bindėte priftin serb qė tė bashkangjitej, pėr nė zyrat e RTV Mitrovicės e prej andej nė Xhaminė Qendrore tė Mitrovicės dhe prej kėtu duke kaluar kėmbė Urėn e Ibrit pėr nė shtėpinė e Kryeministrit tė atėhershėm tė Kosovės nė veri tė Mitrovicės, prifti serb hezitonte. Por kur don Jaku iu drejtua: “Po unė kam ardhur dhe prap erdha tek ti e ti s’ke qenė asnjėherė nė kishėn time, eja tė paktėn tė shkojmė sė bashku nė RTV Mitrovica dhe nė Xhami”, atėherė prifti serb na u bashkangjit, dhe kėshtu pėr herė tė parė nė historinė e Kosovės kishim takimin mes tre liderėve religjiozė komandatit tė KFOR-it dhe kryeministrit nė njė objekt kulti. Ishte ky veprimi qė mundėsoi pėr herė tė parė pas lufte hapjen pėr kalim tė lirė tė Urės sė Ibrit.

E gjithė kjo falė guximit, zemėrgjėrsisė dhe pjekurisė politike tė Don Jak Prenkut. Aktiviteti i tretė me rėndėsi ėshtė organizimi i protestės masive paqėsore nė Mitrovicė sė bashku me Bashkėsinė Islame, RTV Mitrovicėn dhe krerėt partiakė tė Mitrovicės ku Don Jaku luajti rol kyē. Organizimi i njė proteste pėr furnizim me rrymė elektrike me 6 shkurt 2004 me mbi 25 mijė protestues dha shembullin se si nė shoqėri barem pėrkohėsisht mund tė rregullohen gjėrat pėrmes demonstrimit tė organizuar shembullor. Pėr po tė njėjtėn gjė Don Jaku ishte i pari qė pėrkrahu iniciativėn kur u dėgjuan idetė nga Prishtina se ėshtė mirė tė pranohet ndarja e Kosovės nė pjesėn shqiptare dhe serbe. Kjo protestė e planifikuar nė shtator 2005 pat dėshtuar pėr shkak tė mosguximit tė politikanėve tė Mitrovicės, por jehona e kėtij tentimi ku don Jaku ishte zėri mė i fuqishėm e pati efektin e vet pozitiv pėr krejt Kosovėn.

Vdekja e hershme e don Jak Prenkut ėshtė humbje e madhe jo vetėm pėr Kishėn Katolike tė Kosovės po pėr mbarė shoqėrinė kosovare. Kishės Katolike i takon tė mburret me Don Jakun ashtu si mburret me figura tjera qe kjo kishė i dha kombit shqiptar.

Njė njeri me merita tė tilla si Don Jak Prenku sigurisht qė meriton njė permendore nė Mitrovicė.
Me pėrulje para veprės sė Tij.

 Nga: Nexhmedin Spahiu
 Gazeta 55, 04-09-2010 /