Po vjen vjeshta.

Po vjen vjeshta.

Po vjen vjeshta.
Tregim nga Petrit Nika


 
Ai ishte njė emigrant shqiptar, si shumė emigrantė tė tjerė qė punonin asokohe nė Greqi. Dy vjet me radhė pati bredhur sa nė njė vend nė tjetrin, nėpėr rrethinat e Janinės e tė Selanikut. Kishte punuar njė verė edhe nė Mitilin, nė njė lokal tė madh nė breg tė detit, midis dhjetėra gjuhėve tė panjohura qė kishin sjellė me vete pushuesit e shumtė qė vinin nga e gjithė Evropa. E kishte provuar edhe frikėn e “Fshesės”, edhe burokracinė zyrtare, aq moskokėqarėse pėr problemet e emigrantėve, por megjithatė, i detyruar nga kushtet e rėnda ekonomike, qe shtėrnguar tė duronte, duke shpresuar “pėr ditė mė tė mira”, siē i jepnin gajret njėri - tjetrit emigrantėt shqiptarė.

Atė paradite me shi tė dymbėdhjetė shtatorit, ndėrsa kthehej me Mercedesin e tij nga Larisa nė Janinė, ku ishte punėsuar dhe ku banonte ēprej dy muajsh, ndjehej veēanėrisht i vetmuar. Brenda nė makinė me tė ndodheshin edhe dy fėmijėt e pronarit tė sipėrmarrjes ku qe punėsuar; djali nėntėvjeēar dhe vajza e tij e vetme, vetėm gjashtė vjeēe, tė cilėt me porosi tė babait tė tyre kishte shkuar t’i merrte nė Larisa, ku kishin qėndruar prej dhjetė ditėsh te halla e tyre.

Pėrjashta frynte njė erė e mbarsur me shi dhe drurėt anash rrugės pėrkuleshin fort nga njė forcė e verbėr, e padukshme. Makinat shkisnin pėrmbi asfaltin e zi duke stėrpikur njėra - tjetrėn me ujin e turbullt, ndėrsa shiu sa vinte e dendėsohej. Mbi kodrat nga jugperėndimi vetėtimat gjarpėronin nė njė qiell sterrė tė zi.

Instinktivisht emigranti pa nė pasqyrė fėmijėt qė ishin ulur nė sendilen mbrapa. Ata rrinin tė menduar dhe sodisnin motin e zymtė qė kanosej pėrjashta. Ishin tė bukur e paqėsorė, mu si dy lule.  “Dy fėmijė tė bukur e tė shėndetshėm; motėr e vėlla”, - mendoi emigranti dhe padashur kafshoi buzėn. Pikėrisht nė ato ēaste e rrėmbeu malli prindėror pėr fėmijėt e tij, diku larg atje nė Shqipėrinė veriore dhe njė lėmsh iu mblodh nė grykė. Kishte dy vjet qė s’i kishte parė.

Edhe ai kishte dy fėmijė; Adelėn shtatė vjeēe dhe Jetonin tre vjeē, tė cilėt, - ai e dinte se emrin e tij e pėrmendnin shpesh nėpėr shtėpi. Sidomos Adela qė e mbante mend mirė babushin e saj, sesi e ngriti hopa ai nė krahė, nė atė mėngjes prilli pak pėrpara se tė futej nė makinė pėr t’u nisur. Vajza atėherė kishte qenė pesė vjeēe, tani ishte shtatė. Kishte mbaruar edhe klasėn e parė dhe kėtė shtator hidhej nė tė dytėn, por babushi ende s’ishte kthyer. Emigrantit iu lėngėzuan sytė. Pėrjashta era sa vinte e bėhej mė e fortė, shiu derdhej litar dhe makinat parakalonin me drita tė ndezura nėpėr atė vorbull uji dhe ere. Pemėt luhateshin si fantazma dhe gati sa s’shkuleshin prej gazepit.

Gjatė gjithė rrugės emigrantin e torturoi malli pėr fėmijėt, pėr shtėpinė e pėr tė njohurit, tė cilėt i solli nėpėr mend pothuaj tė gjithė. Shiu vazhdonte tė binte si mė parė dhe fėmijėt sodisnin tė heshtur ndėshkimin mizor tė natyrės.

Kur mbėrritėn nė Janinė, po afronte ora e drekės. Shiu pushoi aty pėr aty dhe koha u hap pėr dhjetė minuta e nėpėr re depėrtuan dy - tri rreze dielli. Emigranti e parkoi Mercedesin e tij tė vjetėr nė oborrin hijerėndė tė vilės. Kalamajt hapėn dyert rrėmbimthi dhe sakaq fluturuan drejt gjyshes sė tyre, e cila me tė parė makinėn e njohur qė i afrohej shtėpisė, doli t’i priste nė shkallė. Ndėrkohė, shoferi e mbylli makinėn pa e pasur mendjen dhe u ngjit nė kuzhinė. Hyri brenda i heshtur e me ēehre tė vrarė, mandej u lėshua mbi njė kolltuk duke zėnė me tė dyja duart kokėn qė i dhimbte. Fėmijėt hynin e dilnin nėpėr dhoma me lodra nėpėr duar dhe s’lodheshin duke inspektuar vendet e njohura, ku s’kishin qenė prej dhjetė ditėsh. Emigranti e kuptonte se ata me ato veprime prej tė vegjėlish po kremtonin me plot tė drejtė kthimin e tyre nė vendlindje. Lirinė e plotė qė ua dhuronte me bollėk shtėpia e tyre, ata e ndjenin nė mėnyrė instinktive.

Nė atė orė plaka nuk i kishte njerėzit nė shtėpi, ndaj u ngrit vetė qė t’i sillte udhėtarit ndonjė gjė pėr tė ngrėnė. Duke u ēapitur ngadalė, si patė, me vithet e shėndosha prej plake, ajo lėvizte nėpėr shtėpi tėrė pėrtesė. Ndezi sobėn me gaz dhe vuri nė flakė njė tigan me vaj, mandej u ul mbi njė karrige rrotulluese, me kurriz prej tij dhe po copėtonte ca makarona spageti. Nė fillim, pėr mirėsjellje, e pyeti se si i kaloi udhėtimi, pastaj u qa pėr motin e lig dhe pėr kryqet qė i dhimbnin sa herė prishej koha.

Emigranti rrinte me fytyrė nga dritarja, sytė i mbante mbyllur dhe rrekej mėkot ta qetėsonte trazimin e shpirtit tė tij tė pėrmalluar. Ai heshtte i tretur nė njė atmosferė tjetėr, me diell, ujė e pemė tė lulėzuara, ku i fanepsej e shoqja, njė grua e re, bashkė me dy fėmijėt e vegjėl qė rrinin disi tė pikėlluar. Emigranti pa nga dritarja me grilėn tė ngritur njė tufė me re tė bardha qė shtegtonte nėpėr qiellin e kaltėr. “Janė lajmėtaret e vjeshtės”, - mendoi ai dhe i pėrcolli gjatė me sy nė rrugėtimin e tyre.
 Kurse plaka, e cila s’dinte gjė se emigranti nė ato ēaste po digjej nga ndjenja tė zjarrta pėr vendlindjen e tij, e pyeti nė njė moment, nėse nė atje nė vendin e tij kishin makarona.

Emigranti nė fillim u trondit nga ajo pyetje, por shpejt e kuptoi se pėrveē njė kėrshėrie naive, s’kishte  asgjė tjetėr nė atė mes.

- Jo, - tha, prerė.

Plaka u mendua njė hop, pastaj u interesua tė dinte nėse atje e njihnin orizin dhe emigranti pėrsėri mohoi me nervozizėm.
- Po sheqer, ka atje tek ju? - pyeti pėrsėri ajo, gjithnjė me kurrizin tė kthyer prej tij, e duke pėrzier me njė lugė druri makaronat qė fėrgoheshin nė tigan.
- As sheqer s’ka, - iu pėrgjigj emigranti, i cili ndėrkohė filloi tė argėtohej ngapak me kėrshėrinė e saj si prej fėmije.
- E me ēfarė ushqeheni ju shqiptarėt? - pyeste ajo.
- Nė Shqipėri ka fusha e pyje, - ia ktheu emigranti, - dhe ne zakonisht dalim e hamė bar e gjethe. Tjetėr ushqim s’njohim.

Plaka u rrotullua prej tij dhe ia nguli sytė me njė buzėqeshje tė padjallėzi, qė pėrtej syzeve tė saj me xham tė trashė. Emigranti s’deshi tė sillej harbut ndaj kėsaj krijese tė moshuar, ndaj aty pėr aty iu pėrgjigj buzėqeshjes sė saj pa hatėrmbetje. Ndėrkohė nė dhomė u dha  i shoqi i saj, njė plak rreth tė shtatėdhjetave, por goxha  i mbajtur, i cili po kthehej nga qyteti, ku kishte dalė qė nė orėn shtatė tė mėngjesit. Burri pėrshėndeti dhe, ende pa u ulur mirė, plaka nisi t’i tregonte gjithė humor pėr bisedėn qė ishte zhvilluar pak mė parė mes asaj dhe emigrantit. Ajo qeshte me gjithė zemėr dhe tregonte sesi e kishte pyetur ajo dhe sesi ia kishte kthyer emigranti, ndėrsa plaku s’vuri buzė nė gaz pėr asnjė ēast. Nė fillim ai u ngrys, pastaj nisi dhe e qortoi tė shoqen se me mendjelehtėsinė e saj ajo e kishte fyer shqiptarin, palé, tani s’i vinte njė ēikė zor po rrinte e qeshte.

- Po ty, s’tė kujtohej tė paktėn tetėdhjet-e-njėshi, kur vetė unė kam ardhur nga Saranda me njė maune pėrplot me makarona? Paske harruar, moj tutukune?

Duke dyshuar njėmend se mos shqiptarit i kishte ngelur qejfi nga pyetjet naive tė plakės, ai u kthye e i tregoi emigrantit pėr tregtinė ndėrshtetėrore qė zhvillohej asohere midis dy vendeve, por emigranti e dėgjonte a s’e dėgjonte teksa rrinte gjtihnjė nė heshtje dhe vėshtronte pėrtej dritares retė pambarim qė nxitonin drejt lindjes. “Po vjen vjeshta”, - tha shqiptari vetmevete duke pėshpėritur pėr hesap tė vet, nė gjuhėn e tij.

Plaku psherėtiu. Ai  i hodhi dorėn nė sup dhe heshti i pikėlluar, pa ditur ē’ti thoshte, pa ditur si ta zbuste atė vrull emocionesh tė atij shpirti tė travajuar qė donte tė udhėtonte diku larg, i zilepsur nga figurinat qiellore qė dukeshin e zhdukeshin pareshtur nė kornizėn prej duralumini, krejt rastėsisht, nė udhėn e tyre pakthim.
 
 Botuar ne gazeten Albania, janar 2004