Filip Ndocaj mbeti i lidhur me Pukėn

Filip Ndocaj mbeti i lidhur me Pukėn
Nga: Albert ZHOLI
 
I paralizuar prej gjashtė vitesh, ai burrė i dalluar pėr energjinė e tij, jetonte nė krevat mes vuajtjeve fizike dhe dhembjeve shpirtėrore. Vetėm kur i vinte ndonjė shok, i ndryshonte ēehrja. Njė ditė, nga fundi i shtatorit 1983, i tha mikut tė tij tė vjetėr, shkrimtarit Agim Cerga: “Mė vjen keq o Gim, si nuk u shėrova, tė paktėn vetėm pėr ca ditė, sa tė shkoja edhe njė herė nė Pukė … tė shihja atė vend e ata njerėz! … Mė ka marrė malli!…”

Pas dy javėsh, profesori, shkrimtari e poeti, gazetari, pėrkthyesi e kritiku letrar, do tė mbyllte sytė nė moshėn 68-vjeēare, i pikėlluar se kish lėnė pa realizuar, shumė punė e dėshira. Po, cili ishte Filip Ndocaj?
 
Fėmijėria

Ai lindi ne Gjakovė, mė 2 tetor 1914, nga prindėr shkodranė. I ati, Engjėlli, ishte mėsues. Nė vitin 1919, familja Ndocaj, transferohet nė Shkup, qytet, ku Filipi kreu shkollėn fillore deri nė 1924, pikėrisht aty, ku zotni Lushi, siē e thėrrisnin tė atin, i mėsoi ABC-nė Gonxhe Bojaxhiut, vajzės qė me pas, do tė trondiste botėn me jetėn dhe veprėn e saj.
 
Arsimi

Mė 1925, familja e mėsuesit tė gjuhės, koleg i njerės prej figurave mė tė ndritura tė arsimit tonė, Mati Logorecit, ėshtė kthyer nė Shkodėr. Kėtu Filipi mbaron gjimnazin. Dėshira e djaloshit ėshtė tė shkojė nė njė universitet, por nuk i akordohet bursė studimi. Atė vit, nis profesionin e tė jatit, si mėsues filloreje nė Krumė tė Hasit. Mė 1935, Filipit, i takon tė hapė tė parėn shkollė, nė fshatin Dardhė tė Pukės. Pėr dy vjet, ka si kryemėsues (drejtor), Gjergj Millosh Nikollėn. Miku Migjen, la mbresa tek mėsuesi i ri por dhe e orientoi nė hapat e para drejt poezisė. Vite mė vonė, kur fliste pėr poetin e shquar, ndėrsa rrėmonte nėpėr kujtime, vėshtrimi i pėrqendrohej diku dhe buzėqeshja e pėrhershme karakteristike, i tretej. E kish dashur shumė Migjenin, po kėshtu edhe poetin tjetėr, Gaspėr Pali...

Anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve

...Shkrimtari Filip Ndocaj bėhet i njohur me vėllimin e novelave “Dashuri dhe urrejtje”. Nė vazhdim, romanet “Vlaga e Dheut” dhe “Diell nėn Kreshta” qė i kushtohen jetės dhe traditave tė banorėve tė Pukės.

Profesori Ndocaj, gjatė kėsaj periudhe, pėrgatiti edhe tė parėn metodė tė mėsimit tė italishtes, qė u pėrdor nė masė nė vitet ‘70-tė. Ai ėshtė nga tė paktėt, qė pėrkrahu talentet e reja nė poezi si: M. Elezi e M. Zeqo, N. Lako e L. Pajo, N. Papleka e A. Shehu, V. Musta e S. Mato, Ll. Ruci, K. Petriti etj. Ēdo libėr tė letrarėve tė rinj, ai e lexonte me laps nė dorė e pastaj fliste me pasion rreth tyre, kur e meritonin. Shokėt e tij tė vjetėr i mbajnė ende mend diskutimet e Filipit, nė tė gjitha veprimtaritė qė organizoheshin nė Lidhjen e Shkrimtarėve, jo vetėm pėr letėrsinė, por edhe pėr muzikėn, teatrin, filmin etj.. Kurajoja dhe guximi ne trajtimin e problemeve tė kohės, ndonjėherė e vuri nė pikėpyetje tė ardhmen e tij.
 
Kapitull mė vete

Njė kapitull mė vete ėshtė edhe Puka. Atje ai filloi tė hedhė nė vargje, mendimet e para pėr jetėn, atje u bė mik me poetin Migjen, atje njohu malėsinė dhe njerėzit e saj tė mrekullueshėm. Edhe lejet krijuese atje i kalonte, edhe romanet kėsaj zone ia kushtoi, edhe njė pjesė e dorėshkrimeve qė ka lėnė, pikėrisht pėr Pukėn janė. Ē’ėshtė pra gjithė kjo dashuri pėr kėtė vend tė ashpėr? Kjo shpjegohet vetėm me botėn e madhe tė artistit, ku futeshin edhe ata njerėz tė thjeshtė malėsorė: kooperativistė, minatorė, sharrėtarė, shoferė, mėsues, nxėnės, po edhe ata qė kishin ardhur nga larg pėr tė punuar kėtu. Personazhet e romaneve tė tij janė pėrshkruar nė tėrė kompleksitetin shpirtėror, me tė mirat e anėt e dobėta, tė vendosur ne realitetin qė i rrethon, karaktere tė realizuar me vėrtetėsi jetėsore, ndonėse autori i njihte mirė kufizimet qė ia impononte ideologjia sunduese e asaj kohe.