Kisha e Zojes Shna Prende -Kryezi

Kisha e Zojes Shna Prende -Kryezi

Kisha e Zojes Shna Prende -Kryezi
Nė fshatin Kryezi ėshtė kisha shumė e vjetėr e Zojės Shna Prende. Popullsia e krahinės ruan njė respekt dhe besim tė thellė pėr kėtė shenjtore tė Krishtėrimit. Ėshtė kishė me besim tė fortė dhe qė ėshtė bėrė shpėtim pėr shumė njerėz dhe nė shumė breza. Pėr kėtė kishė ruhen dhe tregohen dhe gojėdhėna, qė janė jehonė dhe besim i lashtėsisė sė saj. Tė moshuarit mbajnė mend, por dhe tradita ruan kujtesėn, se tek kjo kishė vinin vizitorė tė shumtė nė ditėn qė i kushtohet kėsaj Zoje Shnjėtore. Disa thonė se kėtu mblidheshin besimtar katolik dhe me besim mysliman dhe luteshin, kryesisht gra qė kishin probleme qė tė lindnin dhe tė ju jetonin fėmijėt.



Frang Bardh Ipeshkv, nė vitin 1637 pėr kėtė kishė shkruan: "Nga Arėsi, po atė ditė, shkuem nė Berdhet, mbi 8 mil larg prej Arėsit. Berdheti asht katund 19 shtėpishė dhe 146 frymėsh.Ka njė kapelė n'emėn tė shna Prendes qė pėrfshin vetėm 15 vetė. Asht e rrethueme nė mur dhe e mbuleme me drrasa e deren e ka pa ēeles dhe asht e vendosun nė Udhėn Publike qė kalon nėpėr Dukagjin e shkon nė Serbi, (asht 3 mile larg prej katundit tė vet Berdhetit). Nė mengjes ēova e thirra tė gjithė katundin e shkova me tė gjithė, burra e gra, te kapela e thanun e tyne pėr tė meshue.



Aty ma sė pari rrėfeva shumė gjind e mbasandej fillova meshėn, predikova e kungova shumė gjind, dhe krezmova 33 vetė. Aty erdhi edhe njė katund tjetėr, i quejtun Vilėza, nėpėr tė cilin kalova duke shkue nė katundin e Berdhetit. Vilėza asht 11 shtėpishė dhe 83 frymėsh, janė afėr me Berdhetin dhe bashkė¬famulli. Berdheti ka njė kishė tjetėr pak larg nga kapela e thanun, n'emen tė Shėn Mėrisė, nė tė cilėn vorrosin tė vdekunit, duket vetėm nga themeIi se aty ka qenė kishė".



 Nė viin 1967, kisha u mbyll dhe pas pak kohe ajo u rrenua, sa edhe themelet u punuan me traktor, u prenė lisat e medhenjė dhe tė moēem, gurėt e mureve u shpėrndanė. Ėshtė fat se dikush nga besimtarėt ruajti dy qoshe guri tė gdhendur tė derės, njėra me Kryqin dhe tjerta me shenjėn e lashtė tė praktikuar nga krishterimi nė formėn X, germė qė perkon me germėn e parė tė mbiemrit tė Jezu Krishtit (Xristo).

Nė verėn e vitit 2008 filloi puna pėr rindėrtimin e kėsaj kishe tė vogel, por e madhe nga shenjtėrimi.

Nga viti 1932 kemi njė shenim nga At Gjon Karma, pėr kėtė kishė: "Nė lagje Gegaj gjindet Kisha e Zojes Shna Prendes, me nji lter tė herėshem, rrethue me lisa tė naltė e tė moēem. Per Festė tė kėsajė Shejtneshė ndezin qira' e bajnė edhe darken per miqasi."