Vallja epike e Kabashit

Vallja epike e Kabashit

Vallja epike e Kabashit
Nga RIZA HOXHA

Vallja pukjane, Si gjini e veēantė e folklorit, ka qenė shok i pandarė, qė i ka sjellė popullit optimizmin, gėzimin dhe kėnaqėsinė e fitores, nė punė, nė luftė dhe nė jetėn shoqėrore dhe familjare. Te vallja e tij malėsori pukjan ka gjetur frymėzim e besim per tė ardhmen, ka gjetur gjallėri dhe ka ushqyer ndjenjėn e sė bukurės, dashurinė e krenarisė pėr trojet e tė parėve dhe urrejtjen kundėr armiqve tė Atdheut e tė po-pullit tonė. Prandaj vallet tona, sė bashku me muzikėn e kėngėn popu¬llore marrin rėndėsi dhe vlera tė reja ideoartistike. Krijimi i pasur dhe i pashterrshėm i folklorit ėshtė bėrė burim jetėdhėnės pėr zhvillimin e freskimin e gjithanshėm tė artit e tė kulturės nė ditėt tona.



Vallet karakteristike pukjane, si kudo nė vendin tonė, janė rezultat i kushteve historiko-shoqėrore qė sollėn njėsitė etnografike dhe nė kra¬hinėn e Pukės, megjithatė lidhjet ndėrkrahinore tė Pukės me Malėsinė e Gjakovės, me Hasin, Mirditėn, Gjakovėn, Shkodrėn dhe zonat e Mbi¬shkodrės pėr breg tė Drinit, kryesisht me anė tė rrugėve tė karvaneve me rėndėsi tė madhe tregtare dhe ushtarake qė kalonin pėrmes Pukės, kanė bėrė qė ndarjet nė mes kėtyre krahinave tė jenė tė pjesshme dhe jo nė tė gjitha drejtimet, gjė qė e pasqyron edhe folklori ynė koreografik.

Vallja karakteristike pukjane ėshtė vallja epike e Kabashit ose ndryshe vallja kabashishte e rėndė e burrave, siē thuhet nė traditėn gojore popullore. Kjo valle epike nė pėrshtatje me aspiratat dhe dėshi¬rat e malėlorėve nė zona tė ndryshme tė krahinės sonė nga shekulli nė shekull ka fituar forma tė reja: herė ėshtė e thjeshtėsuar, herė ėshtė ngar¬kuar me lėvizje tė tjera. .

Kabashi, si qendėr me rėndėsi historike, ekonomike dhe shpirtėrore, nė tė kaluarėn ka ruajtur dhe ka krijuar tradita tė mira dhe nė fushėn e valles. prandaj jo rastėsisht vallja e burrave, qė ėshtė ekspozuar edhe jashtė rrethit, nėpėr Atdheun tonė merr emrin “Vallja e Ka-bashit”.

Vallja e Kabashit ėshtė njė vaIle epike, qė hyn nė grupin e valleve tė rėnda. Kjo valle ėshtė mjaft e hershme dhe, nga sa mund tė kupto¬het nga roli historik i Kabashit nė krahinėn e Pukės dhe ndikimi tij nė tė gjitha fushat materiale dhe shpirtėrore tė zonave pėrreth, ka qenė e kėrcyer si e tillė nė tė gjithė krahinėn.

Nė kėtė valle marrin pjesė katėr burra, tė cilėt formojnė njė rreth tė mbyllur. Valltarėt qėndrojnė krenarė pėrballė njėri-tjetrit. Kėta tė katėr valltarė, sipas tė dhėnave gojore, pėrfaqėsojnė tė katėr vėllezėritė e fisit Kabash: Qafalijajt, Kokajt, Lushajt dhe Hadrojt. Pjesėmarrja e tė katėrve nė valle. me veprimet e tyre dinamike, ritme tė theksuara e tė prera, e bėjnė vallen mjaft shprehėse dhe interesante. Lėvizjet dhe ritmet pėrmblidhen nė tre momente kryesore: me hapjen e krahėve anash, rrahjen e kėmbės pėr tokė dhe me shkėputjen pėr t'u ngritur e pėr t'u hedhur pėrpara.

Nė hapjen e krahėve shohim elementėt e valles sė shqipes, valle e bukur karakteristike shqiptare. Ndėrsa me rrahjen e kėmbės pėr tokė kemi elemente tė ritmeve tė lashta tradicionale, qė e lidhnin banorin tonė me tokėn, me truallin e tė parėve, me tė drejtėn pėr ta gėzuar dhe pėr ta mbrojtur kėtė tokė, e cila, sa herė qė valltari rrah kėmbėn mbi tė, i jep forcė e guxim.
Kėto tre momente kryesore tė valles sė Kabashit janė shkrirė dhe harmonizuar, duke formuar njė unitet organik, duke e bėrė vallen ak-tuale, tė lidhur me gėzimin e jetės, me unitetin e popullit dhe me ve-ndosmėrinė e besėlidhjen e tij pėr tė kundėrshtuar e pėrballuar ēdo kėrcėnim e veprim armiqėsor. 
   
Vallja e Kabashit shoqėrohet me lodėr dhe ka ritmin 5+7/8. Lodraxhiu zė njė vend (kėnd) duke i pasur valltarėt nė tė djathtė Ky, me lodrėn qė i bie, ėshtė gjithnjė nė funksion tė vallls, mban ritmin e saj, por i nėnshtrohet kėtij ritmi dhe dinamizmit tė vallės, pėrcaktuar nga vetė valltarėt.     

Kjo pėrmbajtje e pasur dhe e thellė e valles ka vlera tė mėdha ideoartistike, ajo jep dorė qi vallja e Kabashit tė jetojė sė bashku me popullin, qė nga thellėsitė e kohėve deri nė ditėt tona. Kjo valle ėshtė ruajtur mė tepėr nė fshatrat Kabash, Qerret, Pukė, Micoj, Meēe, Buhot, Rrape, Kryezi, Iballe.

Me kalimin e kohės, si nė kėto fshatra dhe nė fshatrat e zonės sė Berishės, Thaēit, Fushė-Arrėzit, kemi pakėsimin e numrit tė valltarėve, nga katėr nė dy. Gjithashtu, ritmi epik ėshtė ushqyer me ritme, qė shprehin kėrkesa tė jetės intime tė valltarit. Kėshtu, nga kjo valle epike lindi varianti i saj epiko-lirik dhe mė pas ai lirik. Sot vallen e Kabashit, me dy valltarė tė gjinisė mashkullore dhe tė gjinive tė pėr-ziera, e gjejmė mė tepėr nė variantet epiko-lirik, shtrirė nė tėrė krahinėn.

Vallja e Kabashit kėrcehet nė dasma (te shtėpia e dhėndrit). Gjithashtu kėrcehet nė panaire, nė festa popullore, nė gėzime familjare dhe nė pėrvjetorė tė shėnuar.



Kostumi popullor, qė veshin valltarėt, ėshtė ai karakteristik pėr krahinėn e Pukės, kostumi i njė dasmori krushk ( se krushku ishte ai qė duhej tė vishej mė mirė dhe me kostum in e veshjen sė krahinės sė tij). Prandaj ka mbetur shprehja: “Asht veshė e ba krushk”. Ky kostum po¬pullor pėrbėhet nga njė palė opinga lėkurė lope, me thurje sipėr me penj liri tė dredhur nga disa fije bashkė, nė mes tė tė cilave futej edhe ndonjė fije e hollė argjendi. Kėto opinga quheshin “opanga me rred”. Ēorapėt qė futeshin nėn tirq ishin tė shkurtėr, tė bėrė me penj tė leshtė, ku mbizotėronte ngjyra e bardhė ose e zezė, e kombinuar me orna¬mente tė ndryshme, qė pėrshkoheshin ehbe nga fije ari ose argjendi. Tirqit ishin tė tipit “Tirq Gjakove”, me gajtanė tė zez dhe jo shumė tė gjerė sa tė Shkodrės, por tė ,ngushtė nė kofshė e nė tė ndenjurat mė tepėr se ata tė Mirditės. Nė mes (bel) mbėshtillej njė brez i gjerė le¬shi i gjatė deri nė tri metra, i rrahur nė vegje, i thurur me penj shu¬mėngjyrėsh, ku spikatnin forma gjeometrike tė thjeshta tė kombinuara bukur.

 Valltari vishte, gjithashtu, njė kėmishė tė bardhė me krahė tė gjatė sa 2/3 e krahut dhe tė gjerė. Kėmisha futej nėn tirq. Jaka e kėmishės ėshtė e thjeshtė, e qėndisur me penj liri tė bardhė mbi tė dhe jashtė saj deri nė dy-tre cm. Sipėr kėmishės hidhej njė jelek i tipit “Jelek Gjakove” me krahė tė gjatė ose tė shkurtėr, i qendisur punė e madhe me gajtanė e penj teli tė argjendtė ose tė artė. Lejeku nuk mbyllej nė gjoks, duke i shėrbyer kėshtu pėr zbukurim sumbullat e mėdha prej gajtani e fije ari ose argjendi. Nė kohė dimri vishej edhe xhurdia, qė nga shek. XIX u zėvendėsua me gujėn, qė erdhi nga Gjakova. Meqe¬nėse guja ishte shajak i zi dhe nuk kishte pamje, pėrdorej jeleku, por pėr t'u mbrojtur nga tė ftohtit, nėn kėmishė shtohej njė fanellė e leshtė me krahė tė gjatė.



Nė kokė valltari; si dhe krushku, mbante njė kapuē tė bardhė “Ka¬puē Gjakove”, tė njėjtė me atė tė tė gjithė krahinės sėDukagjinit, por me maje pak mė tė ngritur, se ai i Kosovės. Kapuēi nuk rrinte sipas kokės, por mbi flokė, duke i lėnė kėto tė dilnin pak mbi ballė. Nėn kapuē, anash tij vinin njė qendisje rredi me penj liri tė bardhė, tė dredhur e tė zbuku¬kuruar me fije argjendi e ari. Kjo qėndisje dilte nėn kapuē, duke i dhė¬nė valltarit a krushkut njė bukuri tė veēantė e njėherit, ia ruante kapuēin nga djersėt .

Por duhet theksuar, se kjo veshje e bukur ishte shumė e shtrenjtė dhe ishin tė paktė ata malėsorė, qė kishin tėrė kostumin. Varfėtia e madlae pengonte qė ēdo familje malėsore tė gėzonte njė kostum tė tillė. Megjithatė kur vinte puna pėr tė shkuar krushk, ky i fundit shkonte nėpėr lagje apo pėrmes fshatit, duke kėrkuar ku njė gjė, ku njė tjetėr derisa siguronte tėrė veshjen. Njė kerkesė e tillė nuk ishte turp, ndersa ata qė e jepnin e kishin pėr nder e kėnaqėsi qė njė nga fisi I tyre po e vishnin e po e bėnin krushk, sepse ky apo ai malėsor, kudo qė shkonte, pėrfaqėsonte fshatin, apo mė saktė, fisin.

Kjo vėshtirėsi, pėr tė pasur valltari njė kostum kombėtar karakteristik, shkaktoi qė vallja tė hidhej edhe me veshjen e thjeshtė, tė pėrditshme tė malėsorėve.     

Tani, nė kushtet e sotme, vallet tona janė bėrė massive, pra, karakteristikė e rru¬gės sė zhvillimit tė valles sė Kabashit ėshtė masivizimi i saj. Ajo lu¬het nga valltarė tė masave tė gjera tė fshatit e tė qytetit, tė moshave tė ndryshme, veēanėrisht prej tė rinjve. Edhe yllkat e fatosat po bė¬hen interpretues dhe ekzekutues tė ,mirė tė valleve tona tė bukura, du¬ke sjellė me moshėn e tyre gėzimin, gjallėrinė, freskinė dhe entuziazmin nė skenat tona.



 

Karakteristikė tjetėr e valleve tona sot ėshtė pjesėmarrja e gjerė e grave nė to. Nė kėto valle ashtu si edhe tek burrat gruaja shpreh botėn e saj tė brendshme me tėrė forcėn e saj. Vallet tona pukjane janė bėrė sot mė shprehėse, mė tė gjalla, duke ua paraqitur me gjuhėn e tyre plastikėn e levizjeve tė harmonishme gėzi¬min dhe dinamizmin e vetė jetės sė tyre.

Marrė nga revista. PUKA DHE SHKOLLA, Nr. 5, 1978.