Intervista/Pėrparim Laēi tregon se si alpinizmi i dha mundėsi tė bėhej biznesmen. Hani, turizmi i thjeshtė nė veri tė vendit.

Intervista/Pėrparim Laēi tregon se si alpinizmi i dha mundėsi tė bėhej biznesmen. Hani, turizmi i thjeshtė nė veri tė vendit.
Nga Teuta Shamku 31/10/2010

Nė udhėtimin e tij pėr nė malin mė tė lartė nė botė, nė Everest, Pėrparim Laēi, veē realizimit tė dėshirės tė ēdo alpinisti profesionist, do tė gjente shkėndijėn qė do tė ndėrthurte tek ai sportin me turizmin. Nė Himalaje ai pushoi nė disa shtėpi pritėse ose bujtina. Menjėherė iu kujtua vendi i tij, Puka, me njė klimė tė ftohtė malore, ku shtėpi tė tilla pritėse mund tė bėheshin pika takimi tė turistėve nga gjithė bota me natyrėn e mrekullueshme tė vendit tė tij. Nė njė kafe miqėsore me njė ish-ministėr tė Turizmit, Laēi i ndan mbresat qė i kishin lėnė hanet (bujtinat) ne Himalaje dhe kėshtu projekti i Ministrisė sė Turizmit pėr 40 hanet mori jetė. Pėrparimi e ktheu shtėpinė e tij nė njė bujtinė, ku pret turistė tė ndryshėm, por ndryshe nga akomodimi nė njė hotel, ku pasi ikėn, harron ku ke qenė, kėtu ndodh ndryshe. Nė ikje, tė gjithė ata qė bujtin nė shtėpinė e Pėrparimit, kthehen nė miq tė tij.



 Familja e tij ėshtė e gjitha e angazhuar nė kėtė biznes tė vogėl, gruaja dhe vajzat gatuajnė pėr turistėt (miqtė preferojnė ata t’u thonė). Madje, ata ulen rreth tryezės me ta, ashtu siē bėhet njė drekė apo darkė familjare. Ka afro 11 dhoma qė ai i ofron pėr turistėt. Ēmimi ėshtė i arsyeshėm, 20 mijė lekė njė natė fjetja dhe 3 vakte, tė tjerat, udhėtimi nė shpella, me varkė nė liqen, me kalė apo ski ai i afron falas. E adhuron vendin e tij, ndaj gjykon ndryshe tė gjithė bashkėqytetarėt qė lanė Pukėn e u vendosėn ne Tiranė, Durrės apo gjetkė. “Unė s’e lė Pukėn, kėtu kam gjithēka, kėtu me vijnė edhe miqtė”, - thotė Pėrparimi.

Nė njė intervistė dhėnė pėr gazetėn “standard”, ai tregon si e krijoi bujtinėn e tij, ēfarė u ofron turistėve dhe si do tė jetė e ardhmja e kėtij biznesi.   

Si ju lindi ideja pėr tė hapur njė han dhe pėr tė pritur njerėzit nė shtėpinė tuaj?

-Kjo ėshtė njė rrugė pak si e gjatė. Familja ime e ka pasur gjithmonė traditė pritjen nė qytetin e Pukės, bukėdhanė, si i themi ne nė fshat, nė lagjen e Laēajve. Por ideja pėr tė bėrė njė bujtinė, jo vetėm vetė, por pėr tė pasur njė sistem bujtinash nė Shqipėri, mė erdhi pas udhėtimit nė Himalaje. Unė jam njė pjesėtar i ekspeditės sė parė shqiptare qė ėshtė ngjitur nė Everest. Atje pashė se ata kishin njė pėrvojė shumė tė mirė tė bujtinave, gjatė gjithė lartėsisė deri 4500 metra, pashė qė kishte bujtina. Kjo mė bėri pėrshtypje, nė fakt, por njėherėsh mė lindi edhe ideja pėr ta sjellė atė eksperiencė nė vendin tim. Madje, mendova mė tej, thashė se nė Shqipėri mund tė bėhet jo njė, por njė sistem bujtinash, pasi njerėzit po kėrkojnė tė njohin Pukėn, Alpet shqiptare, Veriun e Shqipėrisė. Menjėherė sapo u ktheva nė shtėpi, thashė ta realizoja, dhe nė kėto kushte qė kisha, familjare, duke pasur besim edhe tek familja se do tė mbėshteste pėr kėtė lloj biznesi, nisa kėtė udhė. Kėshtu, unė nisa ta vė nė jetė kėtė ide. Madje, nė bisedat qė bėja mė njerėz tė ndryshėm, nė Tiranė apo gjetkė, apo tė pushtetit qendror, ua kam bėrė tė njohur kėtė ide timen, duke menduar se ajo mund tė kthehet nė njė ide e turizmit malor nė Shqipėri me bujtinat. Por mė pas kėto i quajtėn hane, madje mendoj se mė mirė ėshtė kėshtu, pasi ato janė traditė e hershme. Hanet tani janė zėvendėsuar me hotelet, por ne nė sistemin e mbyllur nuk e dinim qė ka bujtina pritėse, por njihnim vetėm hotelet.

Unė kam katėr vite qė shtėpinė time e kam njė bujtinė pritėse. Mund tė them se ka nisur tė bėhet e njohur. Njė mbėshtetje ne kemi marrė edhe nga Ministria e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, pasi ajo ka bėrė njė promovim tė haneve, duke bėrė fletėpalosje apo asistencė teknike na dha pėr funksionimin e kėtyre haneve e tė gjitha kėto i kanė bėrė falas pėr ne. Jam njė nga anėtarėt e grupit qė ka punuar pėr zhvillimin e turizmit tė Thethit tė Valbonės, gjithė Alpeve shqiptare, pasi jam njohės i mirė i tyre, ngaqė jam mjeshtėr sporti nė alpinizėm. Tani pas 4 vitesh kam rregulluar disi kushtet, ku mund tė jetojė njė familje normale, jo nė ndonjė luks, por dhe keq jo. Kėtė ambient familjar unė mund ta ndaj edhe me shumė miq, qė vijnė si bujtės nė shtėpinė time. Ata mund ta vizitojnė hanin tim apo bujtinėn, mund tė shijojnė njė traditė pukjane, pritje po ashtu dhe gastronomi pukjane. Por jo vetėm kaq, kėtu nė Pukė mund tė ofrohen edhe shumė mundėsi tė tjera argėtimi, si sporte tė ndryshme edhe sperologji, zbulime shpellash apo vizita nė to me varkė, me kalė dhe shumė vende tė tjera turistike, me njė natyrė tė mrekullueshme qė rrallė e gjen. Tė gjitha kėto bukuri dhe sporte, gjithkush qė vjen nė bujtinėn time unė ia afroj falas.

Sa kushton pėr njė turist njė natė nė kėtė bujtinė?

-Pėr njė turist si vendas apo i huaj ēmimi ėshtė i njėjtė, 16 euro ose 20 mijė lekė tė vjetra. Nė kėtė ēmim pėrfshihen 3 vakte, fjetja dhe shoqėrimi, mėsimi i skive dhe tė gjitha shėtitjet i ofroj tė gjitha falas: shėtitje nė pyll, me varkė, mė kalė, nė shpella. Pėrveē transportit, tė gjitha tė tjerat janė falas.

Sa ka qenė numri i turistėve qė keni pritur nė bujtinėn tuaj gjatė kėtij sezoni?

-Deri tani nė tetor, kanė vizituar shtėpinė time 530 turistė, nga tė cilėt 400 kanė fjetur kėtu, me grupe tė ndryshme, ēifte, tek, familjarė apo tė huaj. Por kam pasur dhe shumė vizitorė edhe tė kulteve fetare apo tė tjerė tė ndryshėm, sepse kanė dashur tė vizitojnė shumė shpella, qė janė me shenja tė kulteve fetare.
 
Si arrini tė bėni promocionin e bujtinės?

-Deri tani ėshtė bėrė nė formė shoqėrore. Vjen njė shok dhe mė sjell dhe 3-4 tė tjerė. Kėtu mendoj se po arrij sukses, pasi dikush qė ka qenė njė herė, ka ardhur edhe herė tė tjera, madje edhe me tė tjerė qė vijnė pėr herė tė parė. Mundohem t’i pres e tė jem sa mė i hapur me njerėzit dhe t’u tregoj ēdo tė metė e tė mirė. Por njė vend tė veēantė zė edhe promovimi me fletėpalosje i Ministrisė sė Turizmit, qė ka bėrė njė edhe njė broshurė pėr 40 hanet e Shqipėrisė, qė e ka shpėrndarė nė tė gjitha aeroportet, portet dhe agjencitė turistike. Por edhe njohja qė kam pasur nga sporti me tė huaj dhe shqiptarė, ka dhėnė efekt, pa dyshim, mė kanė ardhur shumė miq. 

A i plotėson nevojat ekonomike tė familjes ky biznes qė keni hapur tashmė prej 4 vitesh dhe sa persona keni tė punėsuar?
-Nė hanin tim unė kam gastronomi shqiptare, ndaj kam arritur tė bėj njė tufė mė bagėti dhe raca alpine franceze dhe dhi vendi, kam arritur tė bėj lopė, njė stallė me pula, kam dy parqe me bletė, me tė cilat mbuloj tė gjitha shpenzimet e gjithė turistėve qė vinė nė bujtinėn time. Ēdo gjė nė kėtė bujtinė kryhet vetėm nga anėtarėt e familjes. Jemi 8 anėtarė, mė e vogla ėshtė vajza nė vit tė parė nė gjimnaz, njėkohėsisht kampione e Shqipėrisė nė sportin e skive, tė gjithė tė tjerėt kanė mbaruar shkollat e mesme dhe punojnė nė fermė, nė blegtori, tė gjithė punojnė nė shtėpi pėr pritjen e njerėzve.

 Ndėrsa kam punėsuar edhe 2-3 vetė pėr qė tė merren me bagėtitė, me stallat, Mendoj ta zgjeroj biznesin me njė lokal tė ri qė po ndėrtoj, diēka tradicionale pukjane dhe aty do tė punėsoj edhe disa persona tė tjerė. 

Si e shihni tė ardhmen e hanit tuaj?

-E ardhmja do jetė tek turizmi pukjan, unė gjithmonė kam punuar pėr sportin dhe tash pėr turizmin pėr t’i dhėnė vlera Pukės. E shoh se ardhmja e Pukės ėshtė turizmi, pasi ne ofrojmė njė gastronomi krejtėsisht pukjane, nuk kemi futur produkte nga jashtė, as blegtorale, as bujqėsore. Njerėzit kėtu janė shumė mikpritės dhe kjo mund tė shfrytėzohet pėr tė zhvilluar turizmin malor.

Nė gjithēka ofroni ju nė bujtėn tuaj apo dhe natyrėn e qytetit, nga ēfarė tėrhiqen mė shumė turistėt? U pėlqen ushqimi, natyra apo edhe guidat turistike qė ofroni ju?

-Ka shije tė ndryshme. Shumica kanė pėlqime gastronomike, sepse duan tė provojnė njė gjė ndryshe. Ka shumė tė tjerė qė duan tė eksplorojnė sportet. Po ashtu, ka shumė tė tjerė tė interesuar pėr shpellat. Puka ka 85 shpella dhe turistėt kanė shumė dėshirė t’i shohin, pasi ka edhe shpella me gojėdhėna, ka tė tjera dhe qė ende nuk janė eksploruar.
Ėshtė Shpella e Engjėjve, aty thonė qė nė ikje nga turqit, kanė depozituar enėt e bakrit. Ka shpella tė tjera qė thuhet se nė to hyn e nuk del. Tė gjitha kėto zgjojnė kureshtje tek turistėt dhe ata kanė dėshirė t’i vizitojnė. Unė kam takuar njė grup eksplorimi slloven tė shpellave dhe ata do tė vijnė edhe me mjete tė pėrshtatshme pėr tė vizituar ato shpella qė ende s’janė parė.

Tė bėn pėrshtypje nė bujtėn tuaj shkrirja e familjes suaj dhe e bujtėsve. Kjo ėshtė ajo ēka afroni ju apo edhe vetė turistėt e pėlqejnė njė eksperiencė tė tillė?

-Kėtu unė ofroj ambiente ku turisti mund tė rrijė vetė, por prej katėr vitesh asnjė nga turistėt s’ka dashur tė rrijė vetėm. Tė gjithė turistėt kanė dashur tė rrinė me djemtė e mi, me vajzat e mia, me nusen time, bashkė me mua, unė rri me ta, tė takoj njė gotė raki. Tė gjithė qė vijnė, duan tė shijojnė njė traditė tė shtėpisė, tė hanit. Madje, mund tė them se tė gjithė vijnė me familje, me vajza me djem. 

Pėrveē tė bėrit biznes, ju kėshtu synoni tė bėni edhe sa mė shumė miq?

-Shumica e njerėzve janė tė prirė pėr tė bėrė para, por unė s’e kam kėtė synim. Unė nuk e dua fare biznesin pėrpara miqve dhe shoqėrisė. Mė mirė njė mik se njė ēiflig. Asnjėherė nuk kam kėrkuar as projekte, as favorizime nga pushteti lokal.

Ministria e Turizmit ka njė program tė sajin pėr nxitjen e zhvillimit tė turizmit malor, ku ėshtė njė projekt i posaēėm i 40 haneve. Ju ku e gjeni vetėn nė kėtė program tė shtetit?

- Ky ėshtė njė projekt qė unė e kam sjellė nga Himalajet, ju thashė dhe mė lart. I kam konfiduar kėtė ish-ministrit Ylli Pango dhe ai e bėri realitet. Kjo ėshtė njė fatbardhėsi shumė e madhe pėr Veriun e Shqipėrisė si projekti i 40 haneve. Ne s’kemi pasur asnjė tė ardhur nga Ministria e Turizmit, pėrveē fletėpalosjeve, por qė pėr mua ėshtė njė ndihmesė shumė e madhe. Unė do doja qė nė Pukė tė kishte mė shumė shtėpi pritėse, tė ishin 30 ose 40 tė tilla, sepse kėshtu do tė jepeshin vlerat e Pukės.



Marre nga Gazeta “Standart”, dt, 31/10/2010