KUR LETERSIA VJEN, KREJT NDRYSHE ?!...

KUR LETERSIA VJEN, KREJT NDRYSHE ?!...

KUR LETERSIA VJEN, KREJT NDRYSHE ?!...
Bisede me poetin dhe shkrimtarin Ton Zmali perqendruar ne kundraromanet ''Engjuj pa qiell'' dhe ''Jeta e vjellagjolasve''
 
Cfare e shtyu Ton Zmalin ti drejtohej prozes ne nje rruge,mynyre, a strategji,qe asnje tjeter shkrimtar nuk e kish rrahur ne ato monopate,te quajtuara Kundraromane?
 
Shtysat e brendshme te cdo krijusi jane misteret e botes se talentit te  padukshem nga lind vepra.Liria prodhon rezultate te reja,vlera e super vlera.Nuk e kam fjalen per ''lirin e xhungles''por per lirin e shpirtit qe vetorienton krijusi dhe krijimtarin si ne cdo fushe te jetes edhe ne letersi dhe arte.Krijusi e ka te domosdoshme lirin.Mungesa e saj prodhon shemtime e gjymtime terri.Kundraromani eshte nje mynyre te shkruari qe synon te qendroj natyrshem ne mesin e arte te hapsinave qe ndajne romani tradicional me antiromanin e fillim shekullit. Ashtu si romani dhe antiromani ,kundraromani eshte frymemarrja e re e prozes se gjate artistike .Botimi i kundraromanit te dyte ''Jeta e vjellagjolasve"jam i bindur se i jep mundesi lexusit tansore te kuptoj  se hyrja ime ne kte rruge ,mynyre a strategji krijuse ,ka te bejn me clirimin e origjinalitetit e fjales per ta ven ate ne mynyre a forma te reja ne dobi te njerzimit e clirimit universal te vlerave qe ndrydh vete shoqeria brenda vetevetes.Kallepet tradicionale dhe bunkert e dogmave rrezikojn krijusin dhe krijimet.
 
 
Zera te ndryshem  thone se prekja e standartit eshte ne dem te gjuhes,duke perdorur termin e rendomte''ata shkrimtaret e veriut''.Do te doja mendimin tuaj mbi menyren e te shkruarit qe ju ushtroni.
 
Kete pyetje mund ta ndaj ne dy pjese.Se pari c'eshte fjalori i perzgjedhur per krijusin? Fjalori i perzgjedhur ashte dhunti tansore e mjeshteri krijuse.Pa fjalen ajkore nuk mund te behet fjale per veper cilsore. Problemi i dyte ka te bej me gjuhen qe zgjedh autori per te komunikue me lexusin e tij.Per kete problem ka shume debate dhe diskutime .Liria e vertete krijuse nuk mund te behet kurre e plote pa lirin pluralite te mendimeve universale, pa hapsirat qiellore e hyjnore te frymes se saj ,ndaj me te drejt eshte then e thuhet qe gjuha zhvillohet ,persoset e e rikrijon vlera te perkohshme e te perjetshme ,te qendrushme  e origjinale ,aq me shume qe ajo ka te zhvilluem artin e fjales se lire.Une mendoj se rendesi ka vepra qe shkruhet dhe vlerat e saj.Nje  veper e mire nuk mund te kete gjuhe te keqe .Paragjykimet gjuhsore nuk kan te bejn me thelbin esencial  te krijimit.Gjuha pa krijusin eshte nje peme e eger ne pyllin e jetes.Kam bindjen se cdo krijues duhet te zgjedh ate gjuhe ku ai njehet me mire me i plote ku njohjet e tij jane me te thella ,me te qarta,te lexushme,te bindshme e orrigjinale.Primare jane veprat,sekondare jane gjuhet ne te cilen shkruahen ato.
 
Ne nje studim te Vasil Vasilit per librin ''Jeta e vjellagjolasve''thuhet:''Kundraromani e ka burimin nga legjendat ose ka qene ne nje forme tjeter''.E keni ndjere peshen e vazhdimit te legjendave ne kundraroman apo thjeshte ishte nje rastesi instiktive



Studimi vertet serioz e shkencore i Vasil Vasilit per kundraromanin''Jeta e vjellagjolasve''qe u botua ne Albaniapress dhe revista Pegasi ,me ka befasue.Studimi i tij shume i sakt e i argumentuar ne llojin e vet ,me ka deftue e bindur se syni i mprehet i ketij studiusi dhe krijuesi ka hyre thelle ne sistemet trunore te botes  se kundraromanit duke deshmue prova e hamendesi qe cojne uje ne mullinin argumentues te tij. Jam plotesisht i ndergjegjshem  se peshat mbi jete esenciale e strukturale te legjendave ,me te cilat une ndjehem zotrisht unikal e i perjetuar,nuk kane asnje qellim te paramenduar,te organizuar e te orientuar ,po vete nje rastesi intuitive,krijuse qe shkarkon pakuptue ne lendet e trupit kumte,mesazhe.Pika e forte mbeshtetese mendoj se eshte me shume te zbulimi i synit te mprehte te studiusit,sesa nje mynyre per tu mbeshtet krijusi.Krijusi ka prodhue vepren ne shume kolona bazale e mbeshtetje e nuk besoj se sjell ndonje mbivlere ''Pika mbeshtetese '',megjithse eshte pike e gjetur ,nje studim i plote, i besushem , e pa trillime.Prekja ,qofte dhe intuitive e legjendes,do te thote prekje e perjetimit dhe ndijimit te perjetesis se krijimit.
 
Te ''Vjellagjolasit'',vecoj shkrimtare ''Krosin '',ne mynyre qe si e si ti largohem vepres dogmatike te tij.Ju mendoni se letersia shqiptare vuan dhe lengon nga vepra dogmatike?
 
Jam i detyruar te pohoj se shkrimtare ''Krosi''gjithkohore,fantazma e njeriut dogmatik i lidhun pergjithshmerisht me te shkuaren dhe aktualitetete vazhdimsi e bashkedogmes.Mendoj se do te duhen shume kohe qe letersia e arti yne te dalin nga ky gjol i vjeter dhe i ri qe vete prodhojn ,lindin e rrisin vjellagjolasit me pashpirtesite e tyne .Krosat e Qosat jane personazhe tipike qe burojn qe nga perrallat folklorike shqipetare.Uroj cdo krijues ,te cdo kohe a burimi, te mos ngjasojne  shkrimtare Krosit dhe shpirteshitjeve, maskave e paftyrsive te dogmave qe sundojn, demtojn ,dhunojn e perdhunojn jete njerzish,shpresat dhe frymet e tyne perparuse universale.
 
Thuhet te ''Vjellagjolasit'' Dashuria ashte pranvera e luleve qe bleron gjithe stinve dhe gjithe jeteve.Gonxhet e saj nuk kane shuarje,as date skadence ..."A ka fund dashuria ,dhe nese ajo mbaron ,cfare mebetet ,sepse ne liber konceptohet si e perfundume.
 
Nese ka nje fjale ku paralindja,jeta vdekja e paravdekja,ku gjithe toka ,parajsa e ferri bashkejetojn harmonikisht ,eshte magjia e kryefjales ,Dashuri.

Pa dashurit dhe frytet e tyne ,bota do te ishte xhungel e pafundme....Letersia dhe artet,pa dashurit dhe  misionet e zemrave ,ngjasojn me ''makina ''te xhveshuna neper vitrinat e verbera te jetes. Dashria eshte perjetesia e botes se artit te vertet .Letersia dhe arti pa perjetesite e dashurive do te ishte si shtepia pa femije ,si toka e shkrete pa njeri.
 
''Fjala e vrame mund te ringjallet'' ,thote poeti dhe studiuesi Primo Shllaku te parathenja e vellimit tuaj poetik "Honet e askundit".Lidhur me kete ,vijme ne nje liqen ku ujrat e tij te kristalta me flore dhe faume te pasur ,rrenohen katastrofikisht nga vete banoret e tij,duke e kthyer ne nje gjol ose sic thote dhe titulli Vjellagjolas.Sa jane mundesite qe ktu te rikthehen zogjte e shtegtuar perdhunisht ,ujrat e qelbura te gjolit ,te marrin pastertine e kristalte.....?
 
"Honi" dhe "Gjoli" jane pothuajse sinonime te njani tjetrit.Ringjallijet jane besim,optimizem e humanitet por me "hone"e "gjole",pesimizmi sundon shpresen.Sa per zogjt e shtegtuar perdhunisht ,une mendoj se ashte i pashmangshem fati super tragjik i eshtrave te Bilbil Gurabardhit ,te fundit tragjikokomik te libri "Jeta e vjellagjolasve"Triumfi i fatalizmit mbi varret e ekzistenciales .Edhe une besoj ne ringjalljen e fjales ,por ringjallsit e saj nuk mund te jene vrasesit e saj .Ringjallija e fjales se vrame per te cilen flet ,mund te realizohet me plote goje vetem e vetem nga shkrimtaret e poetet e cliruar  nga dogmat e mediokritetet e se kaluares dhe paharrue ato qe interpretojn perhere bashkohsite .
 
A presim nga autori i dy kundraromaneve,ne te ardhmen e tij krijuse ,drite nga carja e mjergulles ,kaltersi nga kthjellimi i ujrave te liqenit ?
 
Une besoj se krijusi eshte nje meterolog i motit te shpirtit ,ai perpiqet te parashikoj kohen ne dimensionet e saj por shpesh here shirat ,rrebeshet,stuhite,borat e furtunat ,dallget,tallazet e shterngatat ,termetet e e rrufete e bejn shkembe e hi andrren ,por ai edhe i vdekun a pa varr ,si kryegjeniu Fishta ,ka karriken e vet ,driten e ndezun ,rrezatimin hyjnore te vepres se shkrume qe ringjalle frymezon brezat ,bashkekohen ,ardhmerite .Krijimi ashte nje lloj shtatezanie  por ajo nuk ka mundesi me dite se cka per te lindun "djale a vajz te shendetshem a shendetlig .Populli jone thote "Me ruaj nga e keqija se nga e mira ruhem vete".Ka disa krijues e shkarrashkrues qe thone se cfare do te lindin neser edhe pse nuk kane asnje ngarkese te brendshem,e asnje embrion shtytes e fare mbjellun,duke mbijetue menderisht ne membranat e sendeve e fenomeneve ,ne botet e pershtypjeve ,ne siperfaqet rrenjexhufkore te artit.Kete lende te huaja,deti i krijimit i nxierre si leshterike ne breg me dallget e para.
 
 
Dy kundraromanet kane dicka te perbashket ,mjergullen e pafund te "Engjuj pa qiell ",gjolin e pasosur  te "vjellagjolasit" ,dy bote te egra paralale . A jane vazhdim i njera tjetres apo qendrojn me vete,te pavarura?
 
Dy kundraromanet duket sikur kane dicka te perbashket mes tyne.Per sa i perket ngjashmerive te kundraromaneve ,e quaj dicka normale e krejt te ndryshme ,logjike e organike qe femije te njejtit prind te ken ADN te perbashket edhe pse ata ne jete jane te ndryshem ne mendim ,veprim,aludim,konceptim e  perjetim,Ajo mbi te cilen dua te ve nje theks te vecant eshte fakti se per botkuptimin tim poetik ,letersia dhe artet pa simbole,metafore alegori,teza e antiteza ,krahasime e aludime ,pa figuracion  dhe frymeshpirterore te humanes ,ato mbeten si boka te zhveshuna pa blerim e shprese prespektive,peshq ne zalle e gjinkalla ne monotoni gjyqesh .Botet paralele mund te mos bashkohen kurre ,shpesh here lindin paralel te reja te njitrajtshme adekuate me vetveten.
 
                                   
Botuar ne “Albaniapress” Nga: B.Sula.