Pukė, moti i keq izolon komunėn Iballė

Pukė, moti i keq izolon komunėn Iballė
PUKE-Komuna e Iballės nė rrethin e Pukės vazhdon tė jetė e bllokuar, ndėrkohė qe banoret, te mitur e te moshuar, duhet te perballen me nje sere sfidash, perfshi edhe rrezikun pėr jeten,  pas fryrjeve tė perrenjve qe e kane ndare permes rrugen.

Sikur te mos mjaftonte dėmtimi i trasesė nga prurjet e shumta tė ujėrave, rrėshqitja e masiveve shkėmbore duket se i ka garantuar izolimin komunes se Iballes edhe per ditet ne vijim pasi asnje nga fadromat nuk ka arritur te nderhyje.



Izolimi i papritur i komunės me te thelle tė veriut te Shqiperise i ka gjetur te papėrgatitur keta banore. Qe tani kane filluar te shfaqen probleme nė mungesen me artikujt ushqimor sidomos pėr familjet e varfra. Kryeplaku i fshatit Iballe, kerkon qe te nderhyhet nga ajri qe te sigurohet ushqim pėr familjet e varfra dhe njėsite tregtare. Komuna e Iballes prej dy ditesh vuan dhe mungesen e energjise elektrike, nderkohė qe banoret i bejne thirrje shtetit te nderhyje urgjentisht per ndihma ushqimore dhe rastet e mundshme te emergjencave perpara se te jete vone.

(d.b/NEWS24/BalkanWeb)