Shtjefen Gjeēovi ( 1874-1929) Jeteshkrimi e veprimtaria

Shtjefen Gjeēovi ( 1874-1929) Jeteshkrimi e veprimtaria
Nga Karl Gurakuqi




Ja dhe nji fytyre tjeter e ndritur atdhetari te flaket dhe shqiptari te paster, qi - si shoqi i tij i jugut Negovani – ra deshmuer i ēashtjes shqiptare nga dora e anmiqvet te Shqipnis.

At Shtjefni lindi ne Janjeve te Kosoves me 12 Korrik 1874 dhe mesimet fillore i kreun e vendlindjen e vet, kurse ato gjymnazjare i bani ne Kolegjen Franceskane te Troshanit. Ne 1888 Gjeēovi shkroi ne Bosnje ku muer udhen e meshtarisė n’Urdhnin franceskan. Mesimet lyceale dhe te filozofisė i kreun e Banjalukė dhe ato te teologjise nė Kresheve, ku n’ate kohė i kryejshin studimet franceskanet e rij shqiptarė, e ku pat rasen me u njoftun me epikun kroat Gege Martiq-in. 

Ne vjetin 1896 ktheu ne Shqipni dhe sherbeu si famullitar ne Peje, ne Laē te Kurbinit, ne Vlonė, nė Gomsiqe, ku u dallue gjithmonė per zell dhe per perhapjen e ndiesivet atdhetare, dhe ku me nji kujdes tė jashtezakonshem mblodhi nga goja e popullit fjalė, fraza, kangė, zakone e sidomos Kanunin e Malevet t’ona. Mbas At Pashk Bardhit, qe mesues i gjuhes shqipe ne Borgo Erizzo, ku la pershtypje te mira ne popullsinė e vendit e cila e ēmoi dhe e nderoi. 

Veprimtarija e Gjeēovit shtrihet sidomos ne fushen atdhetare: nuk u lodh kurrė se punuemi per fatet e atdheut. Sa qe nė Durres mblodh rreth vehtes Shqiptarė nga viset e Shqipnisė se mesme, tue i mesum e tue i keshilluem per bashkimin kombetar, qi ishte i vetmi shpetim i tokavet t’ona. 

Kerkoi me dore te kujdeseshme visaret e paēmueshme te nentokes se vjeter shqiptare; keshtu mujti te bashkonte me nji shije nder kolekcjonet ma te bukurat arkeologjike dhe shkroi neper te perkoheshmet t’ona shume artikuj me nji vlefte tė rrallė mbi zakonet dhe mbi mbeturinat e kohvet historike shqiptare. Ne ketė fushė asht per t’u theksuem ne nji menyre te posaēme radha e studimit te tij me titullin “Trashigime thrako-ilirjane” i cili qe filluem te botohej ne fletoren “Populli” tė Shkodres me pseudonymin “Komen Kanina” e qi ma vone qe vijuem rregullisht ne “Hylli i Drites”. Ndoshta aty-ketu shkencatari gjen shka te kritikoje nė keto studime por, po te mirret para sysh shka mund t’ishte bibljotheka e njij famulltari tė vorfen malsije, i hjedhun tash ne nji vend e tash me nji vlefte shume te rralle. 

Si rremues i vjetersivet shqiptare qe ēmuem dhe njoftun prej arkeologevet te huej, si nga Prof. Marucchi n’ekspoziten e Vatikanit, prej Dr. Ugolinit, drejtuer i misjonit arheologjik italjan ne Shqipni, prej Nopēes etj. Gjithnje e pa pushim botoi shkrime tjera te randsishme historije, arkeologjike dhe folklorė neper fletore dhe te perkoheshme gjithfaresh dhe bashkepunoi rregullisht me n’Albania me pseudonimin “Lkeni i Hasit”. 

Gjeēovi botoi ne Shkoder ne vjetin 1910 vellimin e bukur me titullin “Agimi i Gjytetnis”, nder fletet e te cilit fryn gjithkund nji ere e paster ndiesish te flakta atdhetare. Asht per tu shenuem ne kete veper nji studim i holle mbi fjalorin e gjuhes shqipe, ku rrihet ēashtja e pastrimit te fjaleve te hueja, te kujdesit ne te folum pa gabime dhe te menyres te mbledhjes sė fjalvet nga goja e popullit. Perveē ketij libri, kemi nga penda e tij edhe perkthimin e dramit tri pamjesh te Pjeter Metastasit “Atil Reguli” (1912); “Shna Ndou i Padues” mbas Dal-Gal (1912); “Vajza e Arleans-it a Joana d’Ark” (1915) etj. 

Por mbi te gjitha veprat e Gjeēovit naltohet dhe mbetet permendore e pavdekshme “Kanuni i Leke Dukagjinit”, rreshtuem ma pare ne “Hylli i Drites” dhe mbas vdekjes shtypė ne vehte (1933) ne nji vellim madheshtuer e me nji parathanje te gjate e te peshueme mire tė Fishtes mbi randėsinė e folklores kombtare, te ligjvet dokesore dhe sidomos mbi vleften juridike te Kanunit. Ne kete veper jane permbledhe nder 12 libra dhe nji shtojcė parimet gjyqsore, me anen e te cilavet rregullohej nder male shqiptare administrata dhe tagri ndeshkimuer. Ky monument ligjuer u ven perpara te huejvet malsorin jurist dhe shlyen me dishmi te gjalle ne dore paragjykimet e kundershtarvet t’emnit t’one, tue i bam te kaperdijnė titujt e leshuem falas, se populli shqiptar asht barbar dhe i eger. Keta sidomos n’ato pjese qi i perkasin se drejtes familjare e civile dhe statutit te fisit, ku ndrit nji drejtpeshim e nji shpirti dishipline i bashkuem me nji nderim te madh per te drejtat e personalitetit qi i kujtojne pjeset e kohet ma te bukurat e se drejtes romake. Zotsija e Gjeēovit nder ligjet kanunore asht e dallueshme; “ askush - thote F. Konica – nuk mund t’i afrohet At Gjecovit nė diturinė e ketij kanuni, qė esht nji studim i palodhur dhe i holle ku ka mbledhur, radhitur dhe ndritur te gjitha sa kane mbetur nga mendimet juridike te Shqiperisė sė Kohen e Mesme, mendime te cilat ngjan t’i kene rrenjet shumė pertej Kohes sė Mesme”.



Pergjithesisht shkrimet e Gjeēovit nuk kane vleftė tė persosun letrare: nuk asht artist i ambel i fjales, dhe stilin shpesh herė e ka te vrazhdė per arsye tė pastrimit tė tepruem te fjalorit. Porse nji fuqi skulptorike vigane ngrehet prej periudhavet te tija lakonike e tė rrebta. Ai i ngjan Salustit. 

At Gjeēovi asht nji nder ata kreshnike, qė fushen e luftimit dhe flamurin shqiptar e njomen me gjakun e vet: 13 Tetuer 1929, mbasi qe thirre trathtisht nga auktoritet sllave   nė Prizrend, ndersa kthente ne Zymb, ku vepronte si famullitar dhe si mesues i gjuhes shqipe, qe vramė prej Sebvet, te cilet shifshin te ai nji nder ma te rrezikshmit perhapes te bashkimit tė Kosoves me nanen Shqipni. 

Per keto te gjitha atdheu e deshti dhe rinija adhuroi mbas tij. 




(Marre nga: ”Shkrimtare Shqiptare”, 1941)