Dava Gjergji

Dava Gjergji

Dava Gjergji
 
Pėr dallim nga Shkurte Fejza, e cila e kursen kėngėn nga timbri i fuqishėm burrėror, apo nga Fitnete Rexha, e cila e bėn tepėr tė ndjeshėm pėrkushtimin femėror tė kėngės, Dava Gjergji e fuqizon timbrin burrėror, pėr tė nxjerrė nė sipėrfaqe stilin autentik tė kėndimit. Me subtilitetin e zėrit melodik, ajo e pushton nė tėrėsi mėnyrėn e kėndimit epiko- heroik.

Zėri i saj i ēiltėr dhe shqiptimi i pastėr i tingujve e rrokjeve shpėrthejnė natyrshėm ashtu si ujėvare qė del nga burimi, pėr mė tepėr zėri i saj buēitės pėrmblidhet si krismė e thekshme e pushkės, nė pėrpjekje pėr tė shpėrthyer si kėngė-revoltė gjithėpopullore, e cila vazhdimisht ka shpėrthyer gjatė shekujve tė gjatė tė robėrisė.

Kėndimi i Dava Gjergjit tė sjellė nė kujtesė pėrfytyrimin mbi gjenin burrėror dhe heroik tė femrės shqiptare, qė nga Teuta e Daorta, Vojsa e Donika Kastrioti e deri te Nora e Kelmendit e Shote Galica.


Paraqitja e saj para publikut ėshtė mė se dinjitoze.

Veshja karakteristike kombėtare, tė cilėn ajo nuk e tradhtoi pėr asnjė moment, prezantimi serioz nė skenė, zėri pushkė dhe krejtėsisht i shpengueshėm, (i ngjashėm me pėrfytyrimin poetik popullor pėr Shtojzavallet e legjendave shqiptare), pėrbėjnė njė tėrėsi magjepse tė kėndimit autentik, qė buron nga e kaluara e largėt, e cila ka mbijetuar nga shekulli nė shekull dhe nė njė trajtė autentike ka arritur deri nė ditėt tona, falė pėrkushtimit qė kanė treguar kėngėtarėt e njohur shqiptarė nė tė gjitha epokat e historisė sonė tragjike por edhe heroike.
Dava Gjergji ka kėnduar edhe njė dyzinė kėngėsh pėr dėshmorėt e luftės sė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, kėngė tė cilat admirohen nga dėgjuesit e shumtė tė kėsaj pjese tė atdheut.

Qasja e kėsaj kėngėtareje ndaj kėngės ėshtė shumė serioze dhe tejet e pėrkushtuar. E rritur dhe e edukuar nė njė rreth familjar dhe shoqėror ku janė ruajtur me fanatizėm vlerat e mirėfillta kombėtare, ajo mbase e trashėgoi, por edhe i dha fuqi dhe e pėrparoi jehonėn mė tė ēiltėr tė kėngės heroike shqiptare, tė asaj kėnge e cila e kishte mbajtur gjallė kujtesėn kombėtare, kishte frymėzuar brezat pėr qėndresė dhe ruajtje tė dinjitetit dhe integritetit shpirtėror e kombėtar.

Nga: Naser Gashi