Shenime pėr librin: RRAPJA.

Shenime pėr librin: RRAPJA.
Nga: Zef Koliqi


Kohėt e fundit doli nė qarkullim libri “Rrapja”, vėshtrim historiko-etnokulturor i komunės Rrape. Autori Ndue Gjoni, lindi nė Kabash, nė vitin 1963. Shkollėn 8-vjeēare e kreu nė Kabash, pastaj kreu tė mesmen nė qytetin e Pukės. Studioi dhe u diplomua nė degėn Gjuhė-Letėrsi nė Shkodėr. Ka qenė mėsues, drejtor shkollash dhe aktualisht ėshtė Kryetar i Komunės Rrape, e cila pėrfshin 9 katunde, tė cilat falė aftėsive i ka drejtuar me mjaft profesionalizėm.

Nė vitin 2006, nisur nga dashuria pėr vendlindjen, Ndue Gjoni i paraqitet lexuesit me librin “Rrapja”, i cili ka njė rėndėsi tė veēantė pėr njohjen e mėtejshme tė trevės sė Kabashit. Autori, nė fletėt e para na ka paraqitur objektet pėr emblemėn e Komunės sė Rrapjes, ku fitoi varianti i “Gurit tė Shenjtė” dhe shqipja dykrenare e Lek Dukagjinit, qė e ka pasė selinė nė Kabash. Nė vazhdim, autori na paraqet figurėn e Prendush Gegės, poetit tė Kabashit, “Artistit tė Merituar” (pas vdekjes). Aty janė paraqitur disa kėngė tė shkruara dhe tė kėnduara nga Prendushi, si “Kanga pėr shkollėn e Iballes, 1903”, “Kanga pėr Rrethimin e Shkodrės, 1913” etj.
Me mjaft vėrtetėsi artistike pėrshkruhet portreti i Prendushit te “Mrizi dhe Kroni i Prendushit”:

Te Kroni i Prendushit, ku uji buronte,
Nėn hijen e mrizit me ēifteli kėndonte,
Bashkė me tufėn, aty mrizonte.
Si rrjedha e kronit jeta vazhdon,
Dhe kurrė Kroni Prendushit s’shterron.
Si rrjedha e kronit jeta vazhdon,
Edhe vargu popullor, kurrė s’shterron!

Nė libėr pėrshkruhet Ukė I. Lluka, ish-oficer karriere, “Qytetar Nderi” i Komunės Rrape. Ishte Kryeplak fisi dhe i shtėpisė sė Vojvodės sė Kabashit. Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, Uka mbajti ekuilibrin midis forcave ndėrluftuese tue evitue gjakderdhjen. Mbas viteve ’90 Uka u mor me pajtim konfliktesh pėr gjakmarrje. Uka la pas trashėgimtarė tė edukuar dhe tė kulturuar, tė cilėt e mbajtėn lart figurėn e babės sė tyre. Autori ndalet te lufta pėr ēlirimin e Rrapes, pėr heroizmin partizan, ku pėrmend dėshmorėt Kadri Zogu e Malė Shaqiri. Po atė mbrėmje, nė lagjen “Pezhve” vritet Met Hasa “Hero i Popullit” dhe Halil Qela, dėshmor.
Autori pėrmend historikun e shkollės sė Kabashit dhe tė disa shkollave tė tjera nė Buhot, Blinisht, Bicaj, Rrape, qysh nga viti 1918-1931, duke mbajtė edhe qėndrime ndaj ish-politizimeve. Nė historinė e hershme, autori shėnon se Hani i Rrapes ka funksionuar qysh herėt nė antikitet, pastaj edhe nė vazhdimėsi me rrugėn e Prizrenit. E pėrmendur ėshtė aty te Hani edhe “Gėshteja e Rrapes”, me moshė mė se 400-vjeēare, e shpallur edhe si “Monument Natyre”, e cila ka edhe njė vjershė tė bukur:

Kujtoj me mall, Gėshtejėn e Rrapjes
Eh, shumė herė u takuem bashkė
N’mes t’acarit edhe t’vap’s
Kurrė ti s’na ke lanė jashtė.
Por tash nuk ban ma hije
Pse deg’t tuja jan tuj u tha?
A pse t’mori historia
E nė libra duhet me t’pa?!

Autori e ka shoqėruar librin me mjaf pamje piktoreske tė natyrės sė bukur e tė mrekullueshme tė Komunės, e me disa nga njerėzit mė tė shquar e tė shkolluar. Mendoj se nė kėtė pikė mund tė kishte ba diēka mė tepėr e shpresoj se nė botimet e tjera ka pėr ta pėrmirėsuar. Duke pėrfunduar i uroj autorit Ndue Gjoni suksese tė mėtejshme, vepra tė tjera pėr historinė dhe kulturėn e Komunės Rrape dhe trevave pėrreth.