Produktet Bio, fermerėt e Pukės nė kėrkim tė faktorizimit nė treg

Produktet Bio, fermerėt e Pukės nė kėrkim tė faktorizimit nė treg
Gazeta Standard, 26/10/2010



Prej shumė vitesh nė tregun italian pėrdoret kėrpudhė e freskėt e marrė nė zemėr tė pyjeve shqiptare. Por, pakkush nga ata qė e konsumojnė atė, e dinė se ky produkt Bio vjen nga njė rreth nė veri tė Shqipėrisė qė ėshtė Puka. Banorėt e kėsaj zone e kanė njė ndėr gatimet e tyre tė veēanta kėrpudhėn me gjalpė tė freskėt. Fermerėt e Pukės herėt kanė nisur tė mendojnė se toka e tyre ndonėse me njė klimė jo tė favorshme, ka shumė produkte qė nėse do tė gjendeshin rrugėt e tregtimit tė tyre, do t’u lehtėsonin jetesėn dhe njėkohėsisht do tė sillnin mė shumė zhvillim nė kėtė zonė. 

Njė ndihmė nė pėrpjekje pėr tė realizuar kėtė ka dhėnė shumė nė qytetin e Pukės, shoqata e fermerėve, AGROPUKA, e cila e krijuar nė vitin 2001 me ndihmė njė koperacionit zviceran nisi tė pėrpunonte frutat dhe perimet qė prodhohen nė kėtė zonė dhe tė hynte si fillim nė tregun vendas. Pikėrisht produktet e prodhuara nga fermeri vendas u ekspozuan nė njė panair tė posaēėm nė qendėr tė qytetit tė Pukės, me mbėshtetje edhe tė Ministrisė sė Punės, Ēėshtjeve Sociale dhe Shanseve tė Barabarta. Panairi “Prodhimi Bujqėsor dhe Artizanal Puka 2010”, reklamonte punėn njėvjeēare tė kėtyre banorėve. Prodhime tė freskėta duke nisur nga djathi, rakia, lėngu i thanės, fruta tė freskėta, molla, arra, fruta tė thata, fruta pylli, deri tek gatimet tipike tė zonės, siē ėshtė flija, e deri tek prodhimet artizanale u paraqiten nė panairin e ditės sė diel nė Pukė.

Sabah Djaloshi, drejtori Ekzekutiv i AGROPUKA, tregon se kjo shoqatė ka dhėnė njė ndihmė tė konsiderueshme nė krijimin e vendeve tė punės, pas trajnimit qė ėshtė bėrė disa grave tė zonės pėr pėrpunimin e disa produkteve. Ai thotė se synimi i kėsaj shoqate qė nė krijim tė saj ka qenė gjetja dhe mėnyra pėr tė zbutur varfėrinė nėpėrmjet marketingut tė produkteve bujqėsore e blegtorale. Tė grupuar nė kėtė shoqatė janė 352 fermerė nga gjithė rrethi. Djaloshi thotė se si fillim u bė njė vėzhgim se cilat produkte mund tė kanė njė shans nė treg. 

“Ne, duke parė se potencialet nė Pukė janė tė kufizuara nė krahasim me zona tė tjera fushore jemi pėrpjekur tė gjejmė disa projekte tipike specifike dhe t’u japim vlerė nėpėrmjet pėrpunimit tė tyre, tė cilat janė mjalti, mjalti i gėshtenjės, kėrpudhat e thata, perimet e thata, fruta tė thata tė llojeve tė ndryshme, pėrzierje tė ēajrave dhe frutave tė pyllit dhe lloje tė tė gjitha reēelrave me fruta pylli dhe tė zakonshme, prevede tė ndryshme”, - thotė pėrfaqėsuesi i AGROPUKA. Kanė afro 10 vite qė punojnė dhe tani kanė gjetur treg tė pėrhershėm nė Tiranė e pikėrisht nė supermarketin “Marketor”, qė janė nė Durrės, Shkodėr dhe tregun e Pukės.

 Por nė pjesėmarrjen qė kanė bėrė nė disa panaire kombėtare, ėshtė vėnė re se po rritet kėrkesa pėr eksporte kryesisht pėr kėrpudhėn e thatė, perimet e thata, bimėt aromatike, ēajra etj. Por ende janė larg tregut tė huaj. Djaloshi thotė se problemi kryesor mbetet kapacitet e kufizuara pėr pėrpunim. “Deri mė tash produktet e tregtuara janė brenda standardeve tė shtetit shqiptar, pėr tė kaluar nė eksport duhet tė plotėsohen standardet ISO 1900. Por pėr tė synuar tregun e huaj, duhet tė kesh sasinė sė pari, qė ende nuk ėshtė arritur nga ne”, - thotė ai. Siē tregojnė fermerėt, teknologjia pėr pėrpunimin e perimeve apo frutave tė thata ėshtė e kushtueshme, ndaj edhe ata kėrkojnė donacione apo zgjimin e interesit tė investitorėve tė fuqishėm pėr tė zhvilluar mė tej aktivitetin e tyre. 




Nga shteti vijnė premtime se do t’i mbėshtetin mė tej. Zėvendėsministrja e Punės, Filloreta Kodra, ishte e pranishme nė kėtė panair. “Ky aktivitet pėrfaqėson punėn 1-vjeēare tė Pukės, sepse atje ku ka punė, ka edhe zhvillim. Ndaj, Ministria e Punės e falėnderon shoqatėn AGROPUKA pėr zhvillimin e kėtij aktiviteti, qė synon nxitjen e vetėpunėsimit dhe sidomos punėsimin e grave qė ėshtė prioritet i ministrisė sonė”, - vlerėsoi Kodra. Ndėrsa vetė gratė pukjane kanė zgjeruar rrethin e femrave tė pėrfshira nė kėtė aktivitet, duke trajnuar njėra-tjetrėn e mė pas janė vetėpunėsuar. 



“Pėrfshirja jonė nė kėtė grup ka ndihmuar sadopak nė zbutjen e varfėrisė sė familjeve pukjane. Pėrfshirja e grave ka ardhur gjithnjė e nė rritje nė pėrpunimin e frutave dhe perimeve tė thata, duke shtuar grupin tonė dhe mundėsinė e mė shumė grave pėr t’u punėsuar”, - thotė njėra nga gratė pjesėmarrėse nė panair. Madje, gratė pukjane kanė pėrcjellė pėrvojėn e tyre edhe tek gratė e qyteteve tė tjera, duke shtuar mundėsitė e vetėpunėsimit. Kėshtu, nga gratė e fermerėve tė Pukės janė trajnuar pėr tė pėrpunuar frutat e perimet edhe gratė nga Kosova, Lushnja etj.