POETI QĖ BANON NĖ GJUHĖ

POETI QĖ BANON NĖ GJUHĖ
Shėnime pėr librin “Shenjt nuk bėhem”,tė poetit Prend Ukaj

Nga Qazim Shehu

Poet i indit tė trollit ku ka lindur, Prend Ukaj nuk e braktis kurrė atė, ashtu siē ndodh me shumė poetė, tė cilėt , pėr hir tė globalizmit dhe tė referencave tė kuptueshme, rreken tė dalin nga vetja, pėr tė kapur konturet e njė ekstravagance qė gjasme i  identifikon ata si modernė. Me kėtė poet, ndodh ajo qė ka ndodhur me pak poetė tė vėrtetė: ata e kanė ditur, ose kuptuar intuitivisht , se sharmi i njė poeti tė vėrtetė ėshtė vetvetja, etnopsikologjia e popullit qė i pėrket, pėrkatėsisht krahinės, fisit, historisė, natyrės, kohės.I lindur dhe duke kaluar njė pjesė tė mirė tė jetės sė vet nė Pukė, nė kėtė trevė tė malėsisė sonė, aty ku fėshfėrijnė pyjet e shumtė dhe derdhen ujėvarat ,  i mėkuar me legjenda dhe fjalėn karakteristike qė lind nga fantazia gjuhėsore e emėrtimit tė veēantė, poeti do ta nisė rrugėn e krijimtarisė qė herėt, por pa u ngutur, ca nga rrethanat e botimit, ca ,se poetėt e mirė shkruajnė pa u ngutur, gjithnjė nė kėrkim tė formave dhe mjeteve shprehėse tė cilat  duhet tė mos pėrsėrisin njėra tjetrėn dhe tė mbeten gjithnjė tė freskėta e adekuate.

Ukaj ashtu si Martin Camaj, babazoti i poezisė shqipe, ėshtė njė poet i Veriut, jo thjeshtė si anė gjeografike, por mė tepėr si identifikim, si ngjyrė dhe fjalė, si hulumtim i thesarit gjuhėsor, si pėrdorim poetik i dialektetit.Ai i shpluhuros shumė fjalė tė harruar, natyrshėm i lėviz dhe i inkorporon nė lėvrimet energjike tė vargut tė vet poetik, dhe kėtė nuk e bėn pėr t`u dalluar, po mė sė shumti se ashtu e ndjen.Kjo e bėn atė njė poet origjinal, po njėherit edhe sjell njė pasurim tė poezisė sė shkruar nė gegnisht.Gegnishtja si dialekt dallohet pėr shkurtėsinė e trajtave tė fjalėve, pėr tingėllimin e zanoreve nė efekte kombinuese, veēimin apostrofik,leksikun e pasur . 

Poeti Martin Camaj, nė poezinė e tij ėshtė modeli mė i pėrkryer , duke i dhėnė verbit tė vet finesėn dhe veēanėsinė e tė folmit gegė.Natyrisht , ēdo pėrcaktim nė kufijtė e njė recensioni ia vlen tė diskutohet duke dhėnė difinicione tė ndryshme, por njė gjė pėrcaktohet me siguri: vetėdija krijuese e ēdo poeti nuk ėshtė diēka qė mėsohet, po ajo lind dhe forcohet pa e hequr kurrė mendjen nga ajo.Nė kėtė kuptim poeti mbetet gjithnjė i bindur se tematika dhe motivet e trollit , vendlindjes, njeriut qė jeton nė tė dhe atij qė ka ikur prej saj,mbeten gjkithnjė promotori i inspirimeve tė veta.Nėse gjuha ėshtė shtėpia e poetit, ka poetė qė s`mbeten gjithnjė banorė tė kėsaj shtėpie, e braktisin atė pa dashur ose nga pamundėsia pėr t`u pėrshtatur me tė, sepse kjo banesė ėshtė delikate, e pėrkorė,dhe herė pas here kėrkon t`ia hapėsh dritaret pėr ta ajrosur me ajrin kristalin tė bjeshkėve.Poeti i realizon mirė kėto detyrime, pėrkundrejt tensionimit tė vazhdueshėm, pėr tė jetuar me poezinė , kėrtė e provon fakti se ai shkruan vazhdimisht poezi, nuk e ka tradhtuar atė pėr t`u hedhur nė prozė, apo sa andej kėndej.Nė kėtė pikėpamje poezia mbetet dashuria e tij e vetme, duke treguar qėndresė dhe aftėsia pėr t`u joshur vazhdimisht prej parfumit tė saj.”Kur lujta me lahutė, / gishtin ma kafshoi gjarpri,i shullanit ish/ a i trollit/s`e kuptova kurrė./.




Nė kėto vargje nė mėnyrė sifinjikative poeti jep pėrzierjen e qenies sė tij , gjithė atė vlim tė njė pas njėshėm qė vjen nga kėnga dhe halli, nga arti dhe brenga,nga jeta qė ėshtė nxjerrė prej gurit dhe arės sė paktė, nga ai kombinim i ujit diellit dhe pyllit, i cili gjithnjė ka sjellė njė pėrzierje transcedentale, diēka tė mbartur dhe tė vėnė nė shtresat e imagjinatės e tė konkretėsisė.Poeti e vertikalizon ndjenjėn dhe mendimin,ai ėshtė i kohės sė sotme ,po lahuta nė poezinė e tij metaforizohet si thirrnje pėr ti shpėtuar kurtheve tė harresės.” Njė rrashtė e gjetur,/ma terron sytė e ėndrrės,/”,thotė diku poeti dhe vetėtimthi vijnė para nesh luftėrat, pėrpjekjet e vazhdueshme tė njeriut shqiptar pėr tė ruajtur kombėsinė, ekzistencėn , virtutin dhe besėn.Si e tillė, poezia e Prend Ukės nuk tregon, po ajo thotė, nuk thotė po ajo shpreh, duke e ruajtur strukturėn  nė mėnyrė tė kujdesshme nėpėrmjet shtresave kuptimore tė cilat pėrvijohen e kanė tė drejtė tė ēkyēen pėrmes konteksteve tė caktuara, pėr atė qė njeh etnopsikologjinė dhe vitalitetin malėsor.

Loja e hijeve me pak diell ėshtė njė motiv qė bredh e ndalet nė mėnyrė transcedaentale nė poezinė e Ukajt, ashtu siē vjen si vibrim i njė ndijimi tė ėmbėl prej fėmijėrisė, po t ė ndėrmendemi para njė vendlindje me pyje , ujėra dhe mistikėn e zakonshme tė jetės.Hija nuk vjen vetėm si dekoracion gjeografik, po edhe si mbrapshti e fatit qė vendoset nga jeta e vėshtirė, ajo vjen si njė ėndėrr e keqe qė poeti kėrkon ta tjetėrsojė, ose ta bėjė mė tė butė. Sepse:”Jeta ime, / e papėrligjur,/ cung i nyjave,/qė kurrėsesi,/ nuk di tė digjet”/. Ukaj nuk e sheh hijen si njė britmė e tė keqes, po mė tepėr si njė pjesė e qenies, si nevojė pėr thyerje dhe konfigurim, si shpalosje e kolorit tė jetės.Mėkati i bukur dhe pendimi  shtrihen njėkohėsisht nė poezinė e kėtij autori si dy tendosje ideoemocionale prej tė cilave pėrftohen vargje tingėlluese dhe tė mirėfillta.

”Verren mėkatet, nė qafėn time pėrherė, /tė rrjepur si lėkurė gjarpri./ ”Nėse dashuria ėshtė mėkat, mėkatit nuk i bie qė tė jetė veēse dashuri, nė kėtė ndėrthurje ekzistenciale poeti ia del tė pėrftojė njė lojė vargjesh qė marrin trajtėn e maksimave, tė thėnieve tė menēura, sepse dashuria pos tė tjerave e menēuron njeriun duke i sjellė njė pėrvojė prej sė cilės ai nuk do tė shmanget. ”Paskam qenė unė dashnor i marrė ,/ pse ty tė desha,/ n`harbim, dihatje e flirtuar, pėrpos mbeta./”Ndjenja e dashurisė nuk ėshtė konkrete , po ajo ka njė trajtė filozofike, kėrkon tė lidhet me mosrealizimet e qenies ashtu siē edhe vjen si jehonė nga vitet e largėta , si kujtesė dhe dhimbje, si dėshirė pėr tė mos humbur kurrė e pėr tė qenė sipas dėshirave tė poetit ashtu siē e do ai. Nė kėtė rrjedhė poeti Ukaj sjell njė vetėdijė tė vetėn dashurore, duke iu larguar skemave tė afėrta apo tė largėta nė kėngėzimin e dashurisė.

Dashuria e tij sikur ndodhet tek logu i zanave e kėrkon tė bekohet nga ato, po meqė zanat janė idhnake kėtė s`e bėjnė kurrė dhe dashuria ndjen pengun e humbjes, ēfarė me kėtė sillet edhe rrethi i saj enigmatik e fluroreshent. Nė poezinė e Ukajt kėmisha e gjarprit  ngrohet nga hukama e jetės, ashtu si hukama e jetės frymon pėrmes mbėrdhirjes sė kohės. ”Nė prekje, nė bula tė gishtave, mė gjallon klithja, tėhollet thellė, ndėr zgafellat e gurit”. Ėshtė veēori e poezisė sė tij qė peizazhin nuk e ndėrton nė trajtė pėrshkuese, po risjell e mėvetėson, ashtu siē edhe bashkon elementė tė natyrės, tė cilat tentojnė drejt ngjizjeve tė ideve dhe tė ngjyrės tek ky poet. lementi deskriptiv nuk do kishte asgjė tė keqe po autori ka zgjedhur pikėrisht kėtė teknikė qė e bėn atė mė sintetik e tė veēanė nė shpalimin e ndjenjave dhe mendimeve pėr tė cilat vjen nė ndihmė peizazhi tipik verior, qė afron mundėsi pėr bulėza poetike. 

guri, suka, lugu, pylli, Drini, mali, vatra, shkėmbi, livadhi, kulla, moti i vranėt, shiu, pėrbėjnė disa elementė tė materies poetike, prej tė cilave ngjizet tharmi nė dukje epik i Prend Ukajt, por qė nė vetvete pėrmban njė ndjesi tė hollė e tė dukshme.Sepse dashuria kthehet nė motiv referencial filozofik, ajo u gjegjet pasioneve tė forta, po edhe pasioneve qė nuk kėrkojnė tė shuhen, nė jehonėn e trajtės sė mallit tė dhimbjes, nė atė alter ego qė vibron nė vite pėrmes nevojės pėr identifikim qė ka ēdo poet.Nėse drita do kthehej si egocentrizėm pėr t`u shpėtuar hijeve, hijet do ishin tė lumtura sepse do ta shpėrbėnin dritėn, e kjo gjė s`mund tė ndodhė sepse pėrthyerja e jetės u jep vlerė tė dyjave, njė vlerė tė njėmendtė,tė gjithkohshme.

Si ēdo libėr, pasi e lexon , ndalesh pak e mendon se nė cilat kontura tė ideve e vendos poeti qenien e tij, dhe cili ėshtrati i ndjesive qė ai afron pėr t`u ēlodhur paksa.Cila ėshtė koha e poetit dhe a pėrputhet ajo me kohėn vertikale tonėn?Nėse realizohet ky mision librave tė tillė ke dėshirė t`u rikthehesh pėr tė parė e verifikuar mendimet e tua.Libri i Prend Ukajt e plotėson kėtė tentativė tė poezisė sė mirė, sepses ė pari ky poet ėshtė vetvetja dhe lėndėn e vet ia ka huazuar vetėm vendlindjes, natyrisht pa ndenjur i kufizuar vetėm tek ajo.Ujku i malit dhe ulėrima e trishtė e hapėrsirės qė sjellin vetminė dhe kohėn nė vetėdijen e shpalosjes 



sė saj , duke ia parė inversin jo si pėrzėnie as si nostalgji,po si nevojė verifikuese dhe energjikėe, ,vazhdimisht duket sikur duan tė dalin prej poezisė sė Prend Ukajt , nė mėnyrė qė tė shihen mirė e pastaj tė rikthehen po aty. Zgjedhja e temave ekzistenciale, vendosja e njė uni t ė dytė e tė tretė si nevojė pėr bashkėbisedim ,hetohet lehtė nė poezi, po kėshtu e dashura dhe ajo tjetra i afrohet kėtij koncepti dhe shkrihet me unin e poetit, si t ė thuash bie dakord me tė.”Nesėr do tė plakemi, e dashur,/ kalorėsin e thantė,/do ta lodrojė kali,/ nė logun tonė pa lule,/ pa asnjė fije bari/.” Poeti shkruan poezi tė shkurtra, tė ngjeshura me mendim, pa fabul, as konkretėsi tė hapur,ndjenja sa bėhet horizontale, aq edhe vertikalizohet misterit tė thellėsive tė saj. Suksesin mė tė madh e ka tek veēanėsia dhe gjuha e cila ėshtė e pastėr dhe ruan format e trajtat kumbuese tė gegėrishtes. Ēdo poet, sido qė tė shkruajė, mbėshtetet nė gjuhė,po ka poetė qė gjuhės i kushtojnė rėndėsi, jo se ata kėtė e kanė manierė, po mė tepėr se gjuha pėr ta artikulohet natyrshėm pėrmes njė kodi tė fshehtė tė shpirtit. 

Prend Ukaj ėshtė njė poet i vetvetishėm i rritur nė truallin e begatė tė njė poezie dhe folku tė pasur, tė njė natyre qė jashtė ēdo mitizimi ndjell pėr legjenda dhe ushqen histori, njė histori qė lidhet me trollin , qėndresėn e paepur nė konservimin e thesareve gjuhėsore, tė traditave dhe dokeve, brenda njė ekzotike tė pranueshme. Ai ėshtė nė vazhdėn e poetėve tė Kosovės, si Rrahman Dedaj, Din Mehmeti, Azem Shkreli, tė cilėt e ushqyen ashtin e fjalės me lėndėn e truallit shqiptar, larg ēdo patetike dhe deklamacioni bėrtitės duke sjell lakonizėm e shprehėsi moderne nė vargje. Po kėshtu, kjo poezi duhet kuptuar drejt, si njė poezi e rrafsheve tė gjėra tė shprehjes duke mbartur filozofinė kombėtare dhe tė jetės, si njė poezi qė qėndron denjėsisht nė arealin europian.
Marre nga gazeta “Nacional” dt. 27 shkurt 2011.