BOTE E ASHPER

BOTE E ASHPER

BOTE E ASHPER
Tereza Paluca  ka lindur nė Pukė mė 15 prill tė viti 1989. 
Familja e saj u shpėrngul nė kohėn e demokracisė nė Tiranė.
Atje Tereza mbaroi shkollėn e mesme dhe pret tė shkojė nė shkollė tė lartė.
Pena e saj bie nė sy pėr talentin dhe ndjenjėn e hollė tė shprehur nė to.
 Materiali qė lexoni ėshtė shkėputur nga libri qė ajo pėrgatitet pėr botim. Lexim tė mbarė!


Nё mbremjen e shkuar,kish luftuar mes urisё dhe gjumit,mes asaj qё nuk kish dhe asaj qё nuk vinte.Ishte shtrirё I leckosur mbi shtrat,por stomaku ia tazonte qetёsinё e botёs sё tij tё mjerё.Lutej nёn ze dhe…shtrёngonte barkun me tё dyja Duarte tij tё vockla.



Gjumi e zuri vonё,ashtu,i ushqyer me lotёt e tij.Nё mesnatёmstomaku filloi sёrisht te shkelmonte,thua Brenda tij ndodheshin miljona, ushtarё tё pёrgatitur pёr luftё,qё shponin me shigjetat e tyrё armikun,stomakun e vogёlushit.Gjumi u vra nga ato mija shigjeta dhe ai u gjend pёrsёri  vetem,I uritur.Vetem mjerimi ish ushqimi I tij I pёrhershёm.

Dyluftim!Stomaku hakёrrehej:”Nuk do ta shohёsh dritёn sot”.Kjo e trazoi zemren dhe ajo tha:”Fli!Neser do ndrij dielli edhe pёr ty”.Realiteti e vriste por shpresa ironike,e ringjallte sёrisht.

Dremiti pak mes dhimbjeve tё forta,derisa drita puthi plot mёshirё dhe faj fytyrёn e tij tё butё.U ngrit,u vesh(nё fakt u zhvesh,pasi rrobat tё hodhi mbi shtatin e tij vocёrrak ishin mё pak se lecka)dhe dori,nxitmthi nё rrugё!Bine shi!Trupi I tij dridhej por kjo I dukej mrekulli,pёrderisa nata nuk e kishte tretur nё skёterrёn e saj me dorёn e saj tё pabesё.

U ul nё udhёkryq dhe shtriu dorёn qё dikush ti falte dicka,sado pak,pak kёrkonte ai,vetem njё grimcё bukё!Para tij kaluan shumё tё rinj qё qeshnin,zotёrinj me kollare,punёtorё tё rёndomtё e qё I falnin vetem njё buzёqeshje mёshire.A jetohet me njё buzёqeshje?Filozofёt do pёrgjigjёshin:”Po”,por,pasi ta kishin mbushur barkun plot!Por jo,jo,nuk mundet!

Pa shumё makina luksoze,qё gjarpёronin nёpёr rrugё,shtёpi shumёkatёshe…Kur pa dorёn e shtrirё,bosh,e mbodhi,e bёri grusht,sikur kёrkonte pastaj botёn me gjithё forcёn e pakёt tё tij.

Ishte dita e parё kur mallkoi nёnёn e tij,pёr faktin qё e kishte sjellё nё jetё dhe pastaj..e kish braktisur si njё qen tё ngodhur nё njё kosh mbeturinash.Nuk kёrkonte shumё,vetem njё kafshatё! Atё ditё mendonte se do tё qe mё bukur tё mos ishte njeri,por sёnd,makinё,shtёpi apo…
C’imagjinatё!Oh Zot!Pasi u ushqye vetem me ilizione tё rreme,shpresa tё kota,u drejtua sic do ditё drejt kazanёve tё plehrave,duke lutur Zotin se mos ndonjё pasanik ishte kujtuar se pёrtej hundёs sё tij prej pinoku,ekzistonte edhe njё botё tjetёr,njё botё mё shumё se e ashpёr!


PA  TITULL

Heshtje! Ai, nuk pranonte te ulte krye dhe rrinte ulur diku mes saj dhe detit. Flakёt e zjarrit krijonin mbi fytyrёn e saj hije tё ndyshme, por..pa e cenuar bukurinё e saj. Nё fakt, nxehtёsia e tij nuk arrinte ti thante dot lotёt qё puthnin butё faqet e saj, teksa vdisnin mbi rёrё, pёr tu bashkuar pastaj me detin.Teksa priste dorёn e tij mbi flokёt, era vallёzonte pa ritem mё to.Yjet shihnin tё trishtuar, teksa pёrshpёrisnin nёn zё duke hamendёsuar, se  cfarё do tё ketё ndodhur me ta.Dhe atёherё, ashtu vjedhurazi i afroheshin njёri-tjetrit, putheshin me afsh, dhe zinin pastaj vёnd nxitimthi, si pёr ti shpёtuar vёshtrimit qortues tё hёnёs.Deti qё tundej i pёrgjumur nё djepin e tij, hapi pakёz sytё dhe…u trishtua. Ngriti pastaj valёt  dhe i udhёroi tё puthnin kёmbёt e saj, sikur ajo tё ishte mbretёreshё. Gjёmoi i pёrgjumur, dhe ktheu krah pastaj duke psherёirё: ”Eh dashuria”! E dinte edhe deti ligjin e tё dashuruarve, lotin e fshin vetem ai qё e shkakton, plagёn e mbyll vetem ai qё e hap, zemra rizgjohet vetem pёr gjysmёn e saj. Ai heshte, dhe kjo heshtje gёrryente, gėrryente  nё shpirt si deti shkёmbinjt qё vareshin rrёzё tij.Tё ngrihej…? Pёrsёri stepej. E kish lёnduar, por egoja po ja zinte sytё, si perdja e errёt e natёs, si perdja e botёs. E theu krenarinё pa mёshirё dhe shkoi pranё saj…u ul nё gjunjё dhe e pёrqafoi. Dёnesa ngriti krye si tё kish prekur njё gjarpёr, dhe krahёrori i saj po cmёndej nga rrahjet e shpeshta.Teksa ai po shkruante emrin e saj mbi rёrё, ajo u ngrit dhe e la pas…Kёmbёt dridheshin, dukej sikur…sikur do e tradhёtonin, dhe ajo pastaj do gjendej shtrirё mbi rёrё. Eh, ta mendosh sa forcё e marrё duhet pёr ti kthyёr krahёt, pёr tё lёnё pas horizontin e dashirisё, pamjen e vёrtetё te jetёs.
Ai rrinte nё kёmbё, teksa duart i mbante shtrёnguar nё gjoks, sikur kёrkonte tё thoshte:”Mos,mos ik”. Nuk kishte forcё pёr tё folur, i dukej sikur bota po zhdukej, po largohej, po tretej…Vёshtronte gjurmёt e lёna pas, i puthte me sytё e pёrlotur, teksa i kёrkonte ato gjurmё nёpёr shpirt, si pёr t’mos i lёnё tё derdhin gjak. Por…hёna qeshi, deti psherёtiu, zjarri sikur mori frymё lirisht. Yjet morёn njё valle, teksa panё qё vajza ktheu kokёn, pastaj trupin dhe vrapoi pas tij, si pas sё vetmes fije jete.Puthja rrёshqiti butё mbi trupat e tyre, teksa krahёt shtrengoheshin me forcёn e detit. Deti psherёtiu:”Eh,dashuria..” dhe nuk fjeti, por me keqardhje mendoi: ”Tё isha edhe unё njeri…”Hёna i luajti me xhelozi syrin detit, sepse ajo gjithcka lexon, dhe deti buzёqeshi si i zёnё faj.Heshtje! Fjalet do ishin teper.


ATY KU  FLĖ  DASHURIA

- Shttt..shttt!Hesht pak!Hesht se po ve dashurinё nё gjumё! - Dashurine?! - pyete ti tek shqyeje sytё prej habisё!- Po,po dashurinё! Pse habitesh? Edhe dashuria fle,edhe ajo lodhet! Ti buzёqeshe si pa tё keq teksa me pandehje tё cmёndur! Atёherё unё tё vёshtova qortueshёm dhe nisa tё flas me zell: - Po,po,dashurinё kam ndёr duar! Erdh’e m’u ul si njё flutur e lodhur teksa kishte shёtitur luleve tё pafundme nёpёr botё. 

Ti,vёshtove duart e tua,teksa me shihje, thua po sheh djallin.-Hej,mos jё cmendur?Dashuria nё duart e tua?Hahaha!-Pse qesh?-pyeta unё!Pa mё thuaj cfarё ёshtё dashuria,apo ato flluskat nё stomak sic thonё? 

-Epo…- 

-Jo!Dashuria ёshtё gjithcka ne duam! I ke parasysh perlat? Shumё krijohen nё pёrgjsimin e tyre,ndricojnё mё shumё, kushtojnё pak, por nuk vlejnё aspak! Ashtu ёshtё edhe dashuria! Shumё pёrpiqen ta imitojnё, por cdokush qё nuk ndjek rrugёn e duhur,mbetet nё zhgёnjim. 

-Po cil…- 

-Prit!Cila ёshtё rruga e duhur? Vёndosi duart nё krahёror dhe degjo…rrahjet e saj janё udha e vetme e pagabueshme, e vetmja e vёrtetё. Ajo nuk gёnjen kurrё! C’rёndёsi ka kur dikush nuk na do?! Dashuria dashuron pёr vete dhe jo pёr tё tjerё! 

Ajo lind ashtu e pafajshme nё njё qenje te botё, por jo nё cdo qёnje, asesi!Dashuria kёrkon hapёsireё dhe ajo vjen tek ti vetem kur ti heq dorё nga vetja! 

-Po tё dёgjonin te tjerёt do tё… 

-Hesht! E di! Por tё tjerёt janё tё cekёt, jetojnё dhe ushqehen me nje copez buke tё pёrlyer me nder! Unё jo! Shikoi duart e mia!Nё to kam tuntur edhe urrejtjen,edhe ligёsinё. Mё erdhen nё kёrkim tё mёshirёs, sic shtriga e Borёbardhёs,dhe unё, i stuka ndёr duar,teksa i ngrohja me frymen e krahёrorit tim! 

Mirёpo, ato sapo moren veten, mi kafshuan gishtёrinjt e mi dhe u turrёn mё vrap nё kёrkim tё nje prehe tjetёr! Nuk i ndoqa sepse nuk kisha fuqi! Mё kishin kafshuar shpirtin sepse besimi i thyёr,mosmirnjohja,hipokrizia,vijnё vetem tё maskuara, dhe si c’do gjё, natyrshёm nё ikje lёnё njё boshllёk. 

Tani edhe pse nuk di ti dalloj, sepse nё tё vёrtetё nuk mё ka interesuar kurrё ti mbaj mёnd, jam munduar ti harroj sa mё shpejt,vetem e vetem t’mos mё lёndojnё mё,tani I ndjej tё largёta!I kam ushqyer, por me dashuri, ndaj dhe me kanё kafshuar! Po c’rёndёsi ka! 
Unё nё mёnyrёn time dua gjithcka tё keqe,ndaj dhe e keqja egёrsohet! Djalli tё josh, kёrkon tё tё bind,e po rezistove pa u thyer, tё hakёrrehet dyfish! Me doemos, ndihet i fyer! Por, grimceza tё vogla mirёsie mё kanё pёrqafuar shpesh! Pa to nuk do mund t’i kisha kuruar plagёt e duarve, pasqyruar nё shpirt! 

E mira eshte pak dhe kushton shumё! Kjo ёshtё sfida e jetёs! E keqja shitet lire! Tani vёshtoje pak hёnёn…Kush e prek dot? Askush dhepse shumё e ёndёrrojnё! Ja, pikёrisht kёshtu! Ideali ёshtё si hёna, pasqyrohet lart e mё lart, dhe lumturinё ё shpёrndan nё copёza yjesh qё fikёn! Pasqyrohet shpesh pellgjeve te ujit, por edhe aty e shohin me mospёrfillje, ndaj ajo nuk zbret kurrё.Lumturia nuk n aka inat, por e di qё po tё na jepej shpengueshem, do e shkelnim me kёmbё! 

Ndaj i dashur, kёrkoje mirёsinё nё gjithcka tё vogёl, ajo fshihet cepeve, sepse rrezikon tё dhunohet nga njerёz tё padenjё! Ruaji duart e tua, nё mos tundsh dashurinё, tё paktёn urrejten mos e tund!