POEZI NGA PREND UKAJ

POEZI NGA PREND UKAJ

POEZI NGA PREND UKAJ

 
NUK DI QYSH, PĖR BESĖ 

Nuk di qysh, pėr besė,
Tė dashkam kaq fort
E kaq i trulluar, pėrēka
Jam sot?!
 
Ndejtur kam kalistrok
Sipri njė reje,
Me shkrepėtima verbuese
Rrufeje…
 
Nga vorbulla drithmash dhe ethesh,
Qė shtatin me tehe ma therin,
T’dal s’mundkam e s’mundkam dot…
 
Tė tė dua, dhe po t’mė tradhėtosh?!
 
 
KUR DON ME MĖ IKĖ TI 

Shkimbet drita nbė hapėsi. 
Unė katrrithem e katrrithem
Nė njė shteg t’ngujuar mali
 
Me ankthin e mosmbėrritjes
Kurrėnjėherė nė krye…
 
Gėzhatshėm n’mua e len fėrkemin
Me njė ndjenjė t’pallur malli,
Qė rrėganet e ndėrkryer…
 
 
FTESĖ NĖ MESNATĖ

Mė ftove nė mesnatė, e dėshiruar,
Nė krevatin tėnd tė epshit.
Tė nesėrmen, mė pėrcolle, e zhgėnjyer.
 
E humba emrin, dinjitetin,
Pėr njė orgazėm, mė tepėr…
 
xxx

Brirėt mė kruhen
Tė hahem me ty,
T’zėnė gjak, m’kruhen.
 
 
MĖ DOLE NĖ PRITĖ
 
Mė dole n’pritė,
Tė vras, a tė lė?…
 
Shtatė herė e vura syrin
Nė shėnjestėr,
Shtatė herė.
 
Dhe u zbytha,
Mė dhimbėshe.
 
Ti hidheshe, gjarpėnushė,
Pėrdridhėshe.
 
Kafka ime n’ēengel furė,
E pėrbiron diellin…
 
 
NĖ DERĖ MĖ DEL
 
N’derė m’del me kėmishė t’hollė.
Ma prapon, dashtas, hėnėn,
Mė len pa sy e pa gojė…
  
Frymėn ta ndjej n’mishashtin tim
N’labirinte pejzash intime,
Tė sapo zbuluara…
 
Si na lindi nėna, lakuriq,
Rromitemi n’shtrate t’shpėrvjela, t’pashtruara,
N’ekstazėn tonė tė pėrplasjes
Djersitemi, djersitemi.
 
Vetet na lagen…
 
x xx
 
Prej vajit, prite Zot,
Me tė gjetė gjā,
Gur e dru i shti nė gjynah.
 
Buzė Drinit
Ma koti gjumi ēobaneshėn,
N’ Zall, te bushat,
Te Livadhi i Bregut.
 
Me puthjen time t’ etur
Nė buzėn e rreshkur,
Ma koti gjumi,
Ma koti ēobaneshėn…
 
xxx
 
Engjėlli yt kurrė
Nuk e deshti ėngjėllin tim.
 
E shau, e pėrbuzi, e shpėrfilli.
 
Mbėshtjellė tinėz
Nėn lėkurė
S’e pranoj asnjė gabim.
 
Ani, prapė se prapė, atij fyelli
I bie se i bie,
Hallakatshėm n’i birė…
 
Ti habiēėm,
Nė mėnyrėn tėnde,
N’dy gjunjėt e ule
Dhe dreqin me brirė.
 
xxx

Vetėdigjemi nė ėndrrėn e zvjerdhur,
N’hirin e shkrumbit tė epshėm,
Pėrzhitur shpėrpushemi…
 
Pluhurin e helmėt,
Hapėrdarė n’ajėr,
Tģdashurisė sonė tė marrė,
E hurbim mėnishėm.
 
Dhe flijohemi unėshėm…
  
JAM LUNDĖR E THYER

Jam lundėr e thyer,
Bash n’ mes,
Tė njė lumė,
 
Qė bart moti,
Lisa tė shkulur
Dhe gurė…
 
IMAZH KOHOR
 
Bėrtitje
Shtazore,
Epshim.
 
Zhig
Bėrlloku,
I ndyrė.
 
Kurvėri,
Shpabesi,
Mjerim…
 
xxx
Jetoj nė njė botė, pa ty,
Kujtimin ndjellės,
Shtjellat ma pėrpijnė…

 xxx 

Mė vret
Fshama jote,
Trishtuese ndėr mote.
 
KUR E SHOH ATĖ FOTOGRAFI…

Pėr Besėn, nė Greqi
 Pamja rrėqethse
M’i lėbyr sytė,
Kah e kėqyrė.
 
Fotografin kopil
Do ta varė
N’ atė shtyllė,
 
Ku vajza ime,
Kėmbėsh e duarsh,
Rrin lidhė…
 
xxx
 
Mashkulli vuan,
Femra e pėrqesh.
 
Merimanga e thur
Fillin e rrjetės,
 
Pėr qefin e vet…
 
xxx
 
Prej mallkimit,
Si gjarpėri nėn gur,
E fsheha lėkurėn…
 
Prej tėrbimit,
N’rrugė, pėr askund,
Luajta aktin e fundit…
 
 
Me mollėn e Adamit
Nė njėrėn dorė,
Mė zuri nata…
 
Eva, kopshtesh matanė,
Pėr mua diē shestonte:
 
Tė mbetėm pagoje,
Ndėr kėto karpa…
 
 
RREKEM…
 
Rrekem
Rrėmoresh,
 
Rrethakue
Rrihnash.
 
Rrapshtajash
Rrence,
 
Rrėgjavem
Rranimesh…
 
xxx
 
Ag e terr,
N’goca prushi,
Pėrfulitem e pėrfulitem,
Si n’ hell…
 
Mishin tim tė pėrzhitur,
S’e han as djalli,
Pos e pėrtyp, e nxjerr…