Mjeshtri I Restaurimit te mobiljeve te vjetra

Mjeshtri I Restaurimit te mobiljeve te vjetra

Mjeshtri I Restaurimit te mobiljeve te vjetra
Dollapė qė koha i ka dėnuar me harresė, karrige gjithfarė modeli ku ka vite qė askush nuk ulet, pasqyra sqimatare po aq sa edhe zonjat qė dikur zbukuroheshin nė to. Duket sikur jemi pėr vizitė nė njė shtėpi pėrrallash, por nė tė vėrtetė nuk ėshtė kėshtu. 

Njė burrė, hijerėndė pėr nga pamja, quhet Bajram Hyseni dhe sporti qė ushtron, siē i pėlqen ta cilėsojė punėn qė bėn, ėshtė restaurimi i mobilieve tė vjetra.
Bnajrami ka lindur ne fshatin Micoj te Pukes dhe qe i ri eshte marrė me punimin e mobuljeve tė drurit.

Kėtu, nė kėtė dhomė, Bajrami risjell nė jetė, falė punės sė tij tė palodhur, antikuarė tė harruar dhe tė pėrēunduar nga koha dhe pakujdesia e njeriut.

Kur e takuam, ai po merrej me restaurimin e njė komoje, e cila besohet t’i pėrkasė fillimit tė shekullit tė 20-tė. Shenjat e cigareve tė shuara mbi trupin e mobiljes tregojnė qartė torturat e ushtruara mbi objektin nga zotėruesit e saj nė dekada.

“Kjo ėshtė njė komo qė i pėrket fillimit tė viteve 1900. Kjo ėshtė gjetur nė Pazarin e Ri, Tiranė, dhe njė klient ma ka sjellė pėr ta restauruar. Ky ėshtė njė punim i bėrė me dorė. Perveē djegieve nuk ka dėmtime tė tjera. Do t’i bėjme njė pastrim-lustrim dhe mendoj se pėr 12 ditė do ta kthejmė nė gjendje optimale”, shprehet Bajrami. 

Ansambli imobiliar, ku koha dhe faktori shkatėrrimtar njerėzor, kanė ushtruar ndikimin e tyre negativ, ėshtė i gjerė. Kjo karrige, ku merimangat kanė ndėrtuar mbretėrinė tyre, mendohet t’i ketė pėrkitur njė familje tė kamur tė kohės.


Bajram Hyseni                                         


“Kėtu kemi njė karrige e cila mendohet tė jetė e vitit 1920. Thuhet se ėshtė model austriak. Edhe kėtu punimi ėshtė bėrė me dorė. E veēanta e kėsaj karrige ėshtė se mbėshtetėset i ka me njė lloj materiali tė veēantė”, shpjegon Bajrami. 

Objektet drusore nė kėtė dhomė janė tė shumėllojshme. Dikur, ky lloj modeli pasqyre ishte mėse i zakonshėm nė paradhoma apo nė dhomat e gjumit. 

“Kėtu pėrpara kemi njė konsul me pasqyrė. Mendohet qė duhet tė jetė e fundit tė viteve 1800. Ėshtė punuar me dru amerikan. Ka disa pjesė qė i mungojnė dhe qė do t’i zėvendėsojmė pėr ta kthyer nė gjendje tė mirė. Ajo qė ėshtė e veēantė kėtu, ėshtė xhami origjinal”, thtoė Bajrami.

Dhe nuk ka sesi tė mungojnė, nė tė gjithė kėtė mori sendesh, qė presin dorėn e restaurimit, edhe punime made in Albania. Kjo bufe, vjen nga veriu i vendit dhe ėshtė objekti mė i moēėm nė kėtė dhomė.

“Kjo ėshtė njė bufe dykatėshe. Nuk gjen mė si ky model. Ka qenė nė njė gjendje shumė tė keqe. Xhami i bufes ėshtė origjinal madje ėshtė i ngjitur me kallaj”, thotė Bajrami.

Dashuria e kėtij njeriu pėr drurin nuk do shumė pėr t’u kuptuar. Mjafton tė shkėputesh pak nga atelieja e tij dhe tė ngjitesh njė kat mė lart, nė banesėn ku ai jeton. Gjithēka kėtu ėshtė e punuar me dru dhe pjesa mė e madhe e orendive shėnojnė nė pasaportė tė paktėn 150 vite jetė

“Kėtė zanat unė e kam mėsuar nė vitin 1991, nė Greqi dhe me kalimin e kohės kam filluar ta perfeksionoj, kuptohet edhe duke e vjedhur zanatin. Ėshtė njė punė shumė e lodhshme tė merresh me restaurimin e kėtyre objekteve dhe po kėshtu edhe t’i gjesh. Mobiljet e vjetra i gjej nė pazar, ose mi sjellin tregtarė tė ndryshėm, ose edhe klientė tė cilėt janė tė interesuar pėr t’i pasur”, thekson Bajrami.




Dy dekadat e fundit tė punės sė tij, Bajrami i ka ndarė midis Shqipėrisė dhe fqinjit jugor Greqisė. Ai ka parė shumė dhe ėshtė i aftė tė bėjė njė krahasim midis kulturave imobilare tė dy vendeve.

“Nė Shqipėri, kultura pėr mobiljet e vjetra ėshtė pak mė e ulėt. Kjo ka tė bėjė me dashurinė qė ne kemi pėr antikuarėt. Kjo vjen edhe prej faktit qė nuk kemi prodhuar mobilje tė tilla dhe nuk ua njohim vlerėn. Janė pak ata qė njerėz qė kanė kujdes”, thekson Bajrami. 


Marre nga “topchanell”, 14.06,2010