Taksisti

Taksisti

Taksisti
Tregim nga Ndrek Gjini
 
Aleks Temali ėshtė taksist. Ai prej disa muajsh jeton i vetėm. Divorci nga gruaja qe njė fatkeqėsi pėr tė. Ai jetoi pėr gati pesembėdhjetė vjet si njė bashkeshort i devotshem dhe baba i lumtur i tre femijeve. Tė gjithė e njihnin si njė njeri punėtor qė perpiqej qė ēdo gjė tė shkonte mirė dhe qetė nė familjen e tij, e qė asaj tė mos i mungonte asgjė. Vitin e kaluar mė 27 shtator, rreth orės 02:30 pas mesnate, Aleksi po kalonte me taksine e tij nga rruga ‘Bardhyl’, nderkohė qė njė grua rreth tė tridhjetave i ngriti doren duke i kėrkuar atij qė ta dergonte nė maternitet. “Sa mė shpejt qė te mundesh tė lutem, te lutem”, i tha zonja me njė zė elokuent sapo hyri nė taksi. Me pas ajo i shpjegoi atij se deshironte te shkonte tek materniteti i madh qe ėshtė afėr stacionit te trenit. Aleksi qendronte i heshtur. “Njė fėmijė i bukur po vjen ne jete”, mendoi ai me vete dhe e shtoi shpejtėsinė makines duke marre kthesen drejt maternitet.

Kur arritėn tek dera kryesore e maternitetit, zonja e pyeti nėse ai mund t’i jepte asaj numrin e telefonit dhe adresėn. “Veē ta kem”, shtoi ajo me zėrin e saj tė butė. “Ndoshta do tė kem nevojė pėr ndihmėn tuaj pėrsėri kur te dal nga spitali... qe te me dergosh ne shtepi ....me fėmijėn tim ...”, tha ajo duke mbyllur derėn taksise, pasi kishte paguar parate.

‘Ok’ u pėrgjigj Aleksi dhe i dha njė kartė tė vogėl qe kishte nė tė emrin, adresen, numrin e telefonit celular dhe ate te shtepise se tij.

Dy ditė mė vonė, dikush e mori ne telefon ne telefonin e tij tė shtėpise. “Alo, familja Aleks Temali”, tha zėri nga ana tjetėr e telefonit dhe pa pritur ndonjė pėrgjigje, ky zė vazhdoi duke shpjeguar, se ai duhej tė shkonte nė maternitet pėr tė marrė gruan e tij dhe vajzen e tyre bukuroshe te sapo lindur. Aleksi ishte nė gjumė. Ishte gruaja e tij ajo qė kishte kapur telefonin dhe po dėgjonte ato cfare zeri nga ana tjeter e telefonit po thoshte. Ajo la telefonin dhe nxitoi nė dhomėn e gjumit si e tėrbuar. “Ēohu bastard, kurvar i ndyrė!”, thirri ajo tek veshi i tij. Ashtu i lodhur e i pėrgjumur Alksi hapi syte i trishtuar.

-“Ē’ka ndodhur”, tha ai krejt i hutuar, ndėrsa debatet e zenkat me tė shoqen s’do kishin tė sosur gjithė atė natė. Pėr javė tė tėra kjo skenė pėrseritej. Gruaja e tij veē beritiste dhe ulėriste papushim, duke e fajėsuar atė per tradhėti bashkeshortore. Sipas asaj Aleksi e kishte tradhėtuar dhe se ajo bebe qė kishte lindur ishte e tija. Jeta e Aleksit u bė njė tmerr i vertete. Ai me qindra here pyeste veten se ēfarė duhej tė bėnte pėr tė zgjidhur kėtė keqkutim tė tmerrshem qe kishte ndodhur nė jetėn e tij. Ai u ndodh nė njė dilemė tė madhe pėr njė kohė tė gjatė. Nuk dinte se nga t’ia fillonte. Mė nė fund njė miku i tij mjek e kėshilloi qė ta zgjidhte kėtė punė duke bėrė testin e ADN-sė, sė vajzės sė vogėl. Pas shumė dilemash, Aleksi shiti tokėn qė kishte nė fshat, bashkė me shtepinė e prindėrve tė tij tė vdekur disa vite mė parė.

Tashmė kishte siguruar paratė e nevojshme pėr tė bėrė testin e ADN-sė pėr veten e tij, pėr vajzėn e vogėl qė kishte lindur atė natė, nėna e tė cilės pretendonte se ishte ai babai i saj, si dhe pėr tre djemtė dhe gruan tij. Dhe testi i ADN-sė provoi njė gjė tė ēuditshme. Ajo vajza e vogėl e lindur nė maternitetin e vjetėr afėr stacionit tė trenit, siē edhe e dinte, nuk ishte e tija, por asnjėri nga tre djemtė e tij, nuk ishin tė tijėt...

Aleks Temali ndieu njė tronditje tė madhe, tė pashpjegueshme. Duke shternguar koken fort me dy duart qe i dridheshin dhe me syte e perlotur, ai kishte mbetur i vetėm nė oborr tė laboratorit tė madh...


Botuar ne gazetėn NACIONAL, Tiranė, mė 6 shkurt 2011.