Dardha

Dardha

Dardha
(Pėrshkrim i shkurtėr gjografik dhe historik)
 
 
Dardha shtrihet nė verilindje tė Pukės, nė tė majtė tė Drinit, pėrballė Berishės sė Radogoshit e Bytyēit (Tropojė), Lugut tė Bytyēit. Nė lartėsinė e udhės automobilistike, nga Qafa e Shkambit vizitorit i shfaqet pėrpara sysh njė fushėpamje madhėshtore: Qebiku nė tė majtė tė lumit, poshtė Pjashtog (dikur njė fushė e gjerė dhe shumė pjellore tani e pėrmbytur nga Drini), - Bregu i Dardhės me Vaun; Tejdrinja duke filluar me Hasin, Bytyēin, Pla e Gash, Sernica me Krasniqe dhe mė nė thellėsi Alpet.

Dardha pasqyrohet pėr here tė pare nė dokumentet osmane, ku del nė trajtėn Darda. Mė 1529 – 1536 shėnohet me 13 zjarre (shtėpi). Me 1571 dhe 1591 shėnohet me 10 shpi. Siē shihet pėr 60 vjet nuk ka rritje, pėrkundrazi pakėsim shtėpish. Edhe pas afro nje shekull e gjysmė, mė 1671 Don Stefano Gaspari rregjistron vetėm 12 shtėpi me 130 frymė.

Nga kėto tė dhėna shihet se Dardha, si dhe fashatra tė tjera tė Pukės, kanė pėsuar dėme tė mėdha e shkatėrrime gjatė shek. XV – XVII. Nė fundshekullin e XIX katundi i Dardhės ėshtė njohur me 80 shtėpi. Nė vitet “80 tė shekullit XX Dardha arrinte nė 300 shtėpi. Dardha ka qenė e banuar qė nė lashtėsi. Edhe emri ėshtė me origjinė ilire. Prof. Eēerem Ēabej nė “Studime etimologjike nė fushėn e shqipes”, III. Tiranė, 1987, shpjegon: “dardhė, f. kėtė fjalė e lidhin qė prej Hahnit e kėtej me emrin e popullit dardan e tė vendit tė tyre Dardania … e mbarė shqipes”.



Dardha ka dy vllazni me nga tre mėhallė secila. Vllaznitė janė Kokaj e Bibaj. Nga Kokajt janė vllaznitė: Ēela (Ēelakaj), Selmani (Selman), Margjeēi (Margjeē). Nga Bibajt janė vllaznitė: Pali (Palaj), Pepa (Pepaj), Kola (Kolgjokaj). Sipas studiuesit Xhemal Meēi nė librin studimor “Kabashi” tek seria e studimeve “Puka qė nė Lashtėsi - 2”,  fq. 356-359, Tiranė 2008. Marrė nga faqja FB “Fshati Dardhe”.