Prendush Gega, Rapsod i mbiquajtur poet i Kabashit

Prendush Gega, Rapsod i mbiquajtur poet i Kabashit

Prendush Gega, Rapsod i mbiquajtur poet i Kabashit
Nga Zef Koliqi

Lindi nė lagjen Buhot tė Kabashit tė Pukės nė vitin 1843 dhe vdiq nė Kabash nė 1938. Rrjedh nga njė familje e varfėr fshatare, me ndjenja partiotike e atdhetare. Ishte gjithnjė kundėr sundimit Osman. Poeti pėrveē luftės kundėr pushtetit Turk, thurte edhe kėngė kundėr tij. Kur populli i Iballės nė vitin 1903 ndėrtoi shkollėn e re, kundėr vullnetit turk, Prendushi thuri kėtė kėngė:
“Na bajmė shkollėn e bajmė saraje

Sa per Turkun s’kemi gajle!”

Ndėrtimin e shkollės tė Iballės e ndihmoi populli i zonės dhe me tekste shkollore ndihmoi poeti atdhetar Ndre Mjeda, dhe mėsuesi i parė i kėsaj shkolle Kolė Zezaj. Pėr poetin e Kabashit kanė shkrue shumė personalitete tė kohės. Nė vitin 1923 dom Lazer Shantoja shkroi njė artikullnė revistėn Kalendari Pyjor, ku pėrshkruan firugėn e Prendush Gegės, si njė poet popullor me pėrmasa tė mėdha, jo vetėm pėr Pukėn, por edhe trevat pėrreth. Dom Lazer Shantoja shkruan: Burrat e Kabashit janė burrat tė naltė, tė urtė, tė pashėm dhe tė ndershėm, tė fortė e tė besės! Kur shkova nė Pukė kisha vendosė me u takue me poetin e Kabashit! Kishem ndie se kangėt ma tė bukura vijnė prej Puket. Nė Pukė u takova me atė qė me njė dhunti natyrore tė bindėshme amshon virtytet e burave tonė.

Prendush Gega thuri kangė pėr rrethimin e Shkodrės nga ushtritė serbo - malazeze nė 1913.po shėnojmė njė fragment nga kjo kangė:

Esat Pasha u mustak i zi
Po ban fjalė me Mal tė Zi
Hiq ket punė s’ta za trimni
Po m’rrethove me Serbi
Hiq pa gjak s’ke mujt me hi
m’merr me t’keq e m’merr me zi
Kullot robin si baktin
Si baktin qi kullot barin
Hej medet si i bahet hallit
Se na u sos mishi i kalit
Njiqind grosh s’i gjindet oka
Krajl Nikolla krye lopa
Nuk po din ēa ban europa
Veē po ndez Shkodrėn me topa
Po e ndez e te e ka shkri
Nga nji gjyle e hodh per shpi
Ka vra gra e ka vra fmi
Ka qart kish e ka qart xhami.

Prendush Gega nuk e ndal kėngėn edhe pėr zaptues tė tjerė tė Shqipėrisė dhe rrethit tė Pukės. Kur nė 1916 - 17 qė erdhėn Austrohungarezėt nė Pukė shfaqi urrejtjen pėr kėta zaptues dhe tha:

“Nuk duem tė huj as nemseli
Me na ardhė ma nė Shqypni
Boll jem lodh me turqeli”

Prendush Gega ka pėrdorur bukur edhe satirėn e humorin. Me njė rast tė veēantė p.sh. Nji fshatar i qujtun Frrok Shyti mori nji zog micet te Prendush Gega, mas nji farė kohet shkoi Prendushi te Frroku sa hin mrend e shef micen tė lidhun pėr laku, Prendushi i tha: Pse ke hi nė gjunah dhe aty pėr aty ja ngriti kangėn satirike si ma poshtė:

Prendush Gega budalla
S’ban sevap po ban gjynah
Macen Shytit pse ja dha
Mace e shkreta lidhė te stena
Fort po ngreh me shkue te Lena
Mace shkreta nji fjal foli
Ndore tande Prendush Coli.



Bejtat e Prendushit tė qituna nė kambė e nė dorė pa humbė kohė tuj mendu, me fjalė tė fortė e shprehje tė gjalla. Tė gjitha kangėt Prendushi i mbante pėr mendėsh mbasi nuk dinte shkrim e kėndim. Kangėt e tij nuk ishin tė mbledhuna nė libėr por ruheshin nė gojėn e popullit.
Nė 1925 Italia dhe Anglija dhanė disa ndihma pėr Shqipninė edhe pėr rrethin e Pukės. Nė shpėrndarjen e kėtyre ndihmave ishte i pranishėm edhe poeti Prendush Gega dhe si gjithmonė nė ksi rastesh ai thuri kėtė kangė:
Nė mes tė jerash tha:

Rrnoft Itali e Kryqi i Kuq
Qi na knaqi tė kshtenė e turq
Rrnoft Italia me Hingliz
No qit shum no  mos ja nis hiq.

Prendushi don me ju thanė se tė gjithė kemi nevojė pėr ndihma se tė gjithė jemi fukara.

Qeveria e Zogut vendosi taksa tė randa, si kudo edhe nė Pukė, Prendush Gega nė kėtė ngjarje ka shkrue kangėn:

Kajmekami i Pukės thėrret nė zyrė kryeplakun e Qelzės Pal Marashin dhe i jep ultimatum pėr tė pague tė dhjetat, dhe i kėrcėnohet me burgim, Pali nė kėto momente i bjen grusht kajmekamit, Palin e arrestojnė, por komandanti i xhandamaris Elez Hoti e liron Palin nga burgu pėr kėtė trimni tė Palit, Prendushi i thur kėtė kangė:

Ky Pal Marashi, zana e malit
Grusht na i ra kajmekamit
Nė dor i ra kapidanit
Kapidanit Elez Hotit
Pal t’ndimoft dora e Zotit
Tė ndimoftė dora taman
Qi na e rrahe ket kajmekam
Te e mrapa nuk nguc kend.

Pra siē del nga kangėt e poetit, kangėt e tij janė me prirje atdhetare e patriotike pėr tė luftue me ēdo mėnyrė pėr lirimin e popullit nga taksat e randa dhe vuejtjet nė skame tė madhe.

Prendush Gega ka qenė edhe plak fisi, bashkė me krenė tė tjerė tė fisit Kabashit. Ndėr kėta pėrmendet Zymer Lluka, Kol Mema, Murrec Misini, Koliq Koca e tė tjerė. Besėlidhja e Pukės pėr ēlirimin e vendit u mblodh nė livadhet e Qelzės  mė 1912 nėn kryesinė e Zenel Agės, merrnin pjesė edhe Halil Musa, Hasan Neziri, Mark Qerimi, Prendush Gega, Koliq Koca, Marash Marku e tė tjerė.
Nė mbyllje tė kėtij shkrimi pėr poetin e Kabashit Prendush Gega, po shėnoj kangėn e tij tė fundit nė moshėn 90 vjeēare:
Nė mes tjerash vazhdon:

“Prendush Gega flet nji fjalė
Nanddhjet vjeē e ma kam dalė
I pa ēikė e i pa djalė
I pa kalem e i pa shkollė
Vet I tham vet i maj mende.
Mė ka ba hejdi mreti
Por jam plak mė ka lan kyveti,
Ky ishte edhe mbeti poeti i vjetėr Prendush Gega pa laps e letėr.



Marrė nga Revista “Shqipnia Etnike”, nr 17, Shkoder.