Masar Bushati, kujtim pėr mėsuesin e madh nė 100-vjetor

Masar Bushati, kujtim pėr mėsuesin e madh nė 100-vjetor
Nga RIZA TAFILAKU

“… Unė jam shumė mirėnjohės pėr strehėn vllaznore qė mė jepni nė shtėpitė tuaja, pėr bujarinė dhe ēiltėrsinė tuaj, shprehej ish- mėsuesi i Pukės, Masar Bushati. Puka mė burrėroi, mė bėri mėsues tė vėrtetė dhe mė dha jetė.Masar Bushati njihet si njė personalitet i shquar i arsimit dhe shkollės shqipe, duke qenė qė nė fillimet e para tė jetės sė tij anėtar i grupit tė mėsuesve, sė bashku me Migjenin, Skėnder Luarasin, Mėsuesin e Popullit Salo Halilin, Tefik Gjylin, Gani Dizdarin, Hami Gogajn, Ahmet ēakun, Malo Becin, etj., ku krijuan dhe organin e tyre “Bota e Re”, ku u zgjodh dhe sekretar.

Masar Bushati njihet pėr veprimtarinė e tij si njė veprimtar i shquar dhe mjaft aktiv nė grupin e mėsuesve, qė synuan gjatė gjithė jetės sė tyre ruajtjen e karakterit kombėtar tė shkollės shqipe. Nė fillimet e punės sė tij, nė vitet ’30, pas pėrfundimit tė shkollės normale, erdhi mėsues nė Pukė, por pas njė periudhe jo tė gjatė do tė vazhdonte punėn dhe nė rrethin e Zadrimės e Shkodrės, duke hapur mjaft shkolla dhe duke punuar plot pasion pėr konsolidimin e arsimit.




Tė shkruash pėr kontributin e mėsues Masarit ėshtė vėrtet kėnaqėsi, por nuk ėshtė edhe e thjeshtė, pasi bėhet fjalė pėr njėrin nga ai brez mėsuesish, qė punuan plot pėrkushtim dhe qytetari, nė njė periudhė mjaft tė vėshtirė.

Hapja e shkollės sė parė shqipe nė rrethin e Pukės, nė vitin 1903 nė fshatin Iballė, me mėsues Kol Zezaj ishte dhe lajmėtarja e pionierja e parė e shumė shkollave tė tjera, ku deri nė vitet ’20 nė Nėnprefekturėn e Pukės gjendeshin vetėm pesė shkolla fillore me 150 nxėnės.

Pothuajse tė gjithė mėsuesit qė shėrbenin kėto vite nė zonėn e Pukės, mes tė cilėve dhe Masar Bushati, vinin nga Prefektura e Shkodrės. ėshtė e vėshtirė t’i pėrmendėsh sot tė gjithė ata qė kanė punuar gjatė kėtyre viteve, por janė dhjetėra dhe qindra tė tillė, ku dua tė theksoj se ishin bijė dhe bija tė familjeve mė tė vjetra dhe mė tė nderuara tė Shkodrės, duke punuar nė gjithė fshatrat e Pukės. Duke qenė i ndėrgjegjshėm se shumė prej tyre dhe mund t’i harroj, do tė pėrmendja emra tė tillė si ēangea, ēurcija, Dibra, Boriēi, Gogaj, Bushati, Uruēi, Gjylbegu, Gjyrezi, Hoti, ēefa, Ulqini, Daragjati, e shumė tė tjerė, por sido qoftė, njė gjė ėshtė e qartė dhe e pa diskutueshme, qė dhe sot tė gjithė ne pukjanėt u jemi shumė mirėnjohės.

Pukjanėt, duke qenė njė popull punėtor, guximtar, kėmbėngulės, nuk dėshironin nė asnjė kohė qė tė mbeteshin prapa tė tjerėve, prandaj dhe hapjen e shkollave dhe arsimimin e njerėzve e shihnin, si njė nevojė jetėsore dhe domosdoshmėri tė jetės. Dhe vetė dokumentet flasin pėr kėtė. Mjaft tė pėrmendim qendrat urbane tė Pukės, Sardės apo Dalmacias, tė cilat dėshmojnė kėtė fakt. Relatori Fran Bardhi nė shek. XVI dhe XVII tregon se populli i Pukės kishte njė dėshirė tė madhe pėr arsimin.

Domeniko Passi, njė misionar italian qė erdhi nė Pukė, nė vitet 1888-1906, nė mes tė tjerave tregon interesimin e madh qė kishin pukjanėt pėr dije. 

Njė ndihmesė nė kėtė drejtim ka dhėnė pa dyshim mėsuesi Masar Bushati, i cili nė vitin 1945 do tė kthehej pėrsėri tė punonte nė Pukė, ku dha njė kontribut me vlerė nė hapjen e mjaft shkollave (apo rihapjen e tyre si nė fshatrat Bugjon, Bicaj, Micoj, Aprrip, Fierzė, Truen. Etj.) dhe po nė kėtė kohė do tė shohim se nė rrethin e Pukės funksiononin 16 shkolla me 823 nxėnės, ku mėsuesit si Ton Shoshi, Muhamet Uruēi, Masar Bushati, Malo Beci, Idriz ēanga po ndihmonin konkretisht nė arsimimin e pukjanėve, por nė veēanti dora e mėsuesit Masar Bushati, nė cilėsinė e inspektorit tė Arsimit, tė ardhur nga Prefektura e Shkodrės, do tė shėnonte dhe hapjen e shkollave tė reja nė Bicaj, Rrape, Aprrip, Ars, Fierzė, Bugjon, ku lokalet e shkollave u bėnė shtėpitė e malėsorėve, duke tėrhequr mjaft fėmijė dhe kėmbėngulur me njė vullnet e pasion tė madh, pėr tė zvogėluar numrin e analfabetėve nė moshė tė re, nė kėto zona tė largėta.

Ndonėse bėhen plot 100 vjet qė nga lindja e mėsuesit Masar Bushati, nė Pukė ai kujtohet si njė djalė, qė nė moshė rinore, nė ēdo fjalė tė tij qė fliste, shprehte forcė dhe entuziazėm, ishte optimist pėr jetėn. Nė fytyrėn e tij dalloje qartė buzėqeshjen, shpresėn e jetės, kurse nė sytė e tij, dritė qė donte nė ēdo ēast ta reflektonte dhe te nxėnėsit, malėsorėt, e kolegėt e tij.



Ai shėrbeu nė rrethin e Pukės nė njė periudhė, ku uria kishte pllakosur shumė malėsorė tė kėtyre zonave, ku bashkėmoshatari i tij, poeti i madh, Migjeni do t’i pasqyronte nė ato vite, nė skicat “Zeneli”, “Luli i Vocėrr”, “Idhuj pa krena”, “Novela tė qytetit tė Veriut”, etj. Ai ishte jo vetėm njė mėsues qė luftonte pėr arsimimin e pukjanėve, por i copėtohej zemra, kur i shihte malėsorėt tė rreckosur, me fytyra tė zbehta e me sy tė futur thellė e tė mavijosur nga uria. Kėto dėshmojnė tė vėrtetėn e tragjedisė njerėzore, ku Masari pėrpiqej tė bėnte diēka pėr t’ju lehtėsuar sadopak vuajtjen, duke u dhėnė aq sa mundej e duke i pėrkėdhelur e folur plot ngrohtėsi me malėsorėt.

Kurdoherė veten e kam ndjerė krenar qė edhe unė, sot si mėsues tė kem shėmbėlltyrė tė timen mėsues Masarin me shokėt e tij dhe sot them: Faleminderit mėsues Masari! Tanimė, Masar Bushati, me shumė mėsues tė tjerė, tė ardhur nga Prefektura e Shkodrės kanė hyrė thellė, jo vetėm nė qenien time, por nė mjedise tė ndryshme intelektuale dhe shtati i arsimit nė Pukė, qė sot ecėn nė rrjedhėn e demokracisė, ka si refren njė pjesė tė madhe dhe kontributin e tij, e tė mėsuesve Malo Beci, Idriz ēanga, Muhamet Uruēi, e dhjetėra e qindra tė tjerėve.

Pėr vendlindjen time, nė ato vite tė zhytur thellė nė varfėri e padije, ishte e jashtėzakonshme tė kishte nė gjirin e vet mėsues me talente tė rralla si Migjeni, Masar Bushati, Idriz ēanga, etj. Ata vinin nga njė qytet i madh si Shkodra, qė dallohej nga njė kulturė e lashtė nė Ballkan e mė gjerė, por nė Pukė do tė gjenin njė realitet tjetėr tė jetės, njė frymėzim tė pėrmasave gjeniale, do tė njiheshin me heronjtė konkretė tė poezisė dhe prozės shqiptare, por ata me penėn dhe daltėn e tyre, do tė gdhendnin pėrmendoren gjigande tė mjerimit, qė kishte pushtuar ēdo kasolle tė Pukės. Masar Bushati punoi nė detyra dhe funksione tė ndryshme nė arsimin shqiptar nė rrethin e Pukės, Zadrimės dhe tė Shkodrės, ku bashkėkohės tė tij e nxėnės tė tij si Tinka Kurti, Fadil Kraja, Ibrahim Tukiēi, Osman Kraja e dhjetėra e dhjetėra tė tjerė, tregojnė mirėnjohje tė madhe pėr tė.

Po shkėpus katėr vargje nga Gazeta “Mėsuesi” e datės 5 Mars 1965, ku dramaturgu i madh shqiptar Fadil Kraja, nė poezinė “Mirėnjohje” kushtuar mėsuesit tė tij shkruan: “Sa herė tė takoj e m’ė buzėqesh,/ Mė zgjon shikimi yt mall e gėzim/ Kujtimet e fėminisė ēohen peshė,/ E largėta kohė kur mė jepje mėsim”. 

Kjo tregon, krahas mallit tė madh qė autori ndjen pėr mėsuesin e tij, Masar Bushatin, edhe personalitetin, karakterin qė kishte ai nė punėn e tij me nxėnėsit, bashkėmoshatarėt e kolegėt.

Duke u njohur me jetėn e Masar Bushatit, tė kėtij personaliteti dhe simbolit tė njė mėsuesi tė thjeshtė dhe tė madh njėkohėsisht, jo vetėm ne pukjanėt, por tė gjithė shqiptarėt, institucionet dhe organizmat duhet ta vlerėsojnė, tė shprehin mirėnjohje dhe respekt dhe tė gjithė duhet t’i themi: faleminderit pėr kontributin, mundin dhe djersėn qė dhatė pėr arsimin shqiptar.