Kryeziu nė traditat Etnokulturore

Kryeziu nė traditat Etnokulturore
Nga Bilbil Dervishi 

Kryeziun si e njohim nė dritėn e historisė, nė periudhėn e Mesjetės pėrfshihej nė formacionin politik-administrativ tė Principatės sė Dukagjinėve dhe qeverisej sipas njė kanuni tė trashėguar nga lashtėsia, qė nė Mesjetė duke u pershtatur sipas kushteve ekonomiko-shoqėrore nė bazė tė kuvendeve tradicionale u bė legjislacioni popullor mė i pėrsosur, i njohur dhe vlerėsuar nga shkenca europiane e botėrore dhe ishte faktor kryesor pėr qendresėn dhe mos asimilimin nė periudha e pushtimesh dhe tė tallazeve tė historisė. 

Nė mesjetė dhe mė vonė formacioni politiko-shoqėror i Principatės sė Dukagjinėve ishte pikė referimi pėr popullsinė e kėsaj zone pėr ruajtjen e dokeve, zakoneve dhe unitetit shpirtėror kombėtar. 

Pėr trevėn e Pukės, ku shtrihet dhe Kryeziu e rėndėsishme ėshtė ekzistenca e rrugės qė lidhte fushat bregdetare me rrafshnalten e Kosoves. Kjo rrugė e cila ka ekzistuar qė nė mijravjeēarėt para erės sė Krishtit dhe nė vazhdim deri nė ditėt tona, ka qenė faktor e kontakteve etnokulturore nderkrahinore tė popullsisė iliro-arbėrore, por ka qenė dhe burim reprezaljesh e shkatėrrimesh, sa herė qė tokat tona amtare janė sulmuar dhe pushtuar gjatė periudhave historike tė lashtėsisė dhe tė kohėve moderne. Ruga ka qenė, pra burim zhvillimi kulturor dhe ekonomik, por dhe i njė ekonomie nen goditjet e pareshtura, kur nėper te kalonin ushtri tė luftėrave pushtuese e edhe ndėrkrahinore. 

Pozita gjeografike me pyje e me burime ujėrash ėshte favorshme pėr zhvillimin bujqėsoro-blegtoral, kėtė e dėshmojnė qė nga lashtėsia toponimet e shumta si troje, stane. Pasuria me pyje pishe ėshtė shfrytėzuar edhe pėr prodhimin e pezhves, qė dėshmohet dhe me toponimet Gropa e Pezhves nė shumė vende dhe me mbeturina tė kėsaj mjeshtėrie, qė hasen dendur. Mbeturinat e gurėve tė farkės dėshmojnė ashtu si pohojnė kronistėt dhe autorėt e vjetėr pėr traditėn e shkrirjes sė metalit nga pirustėt. 

Tė dhėnat e hershme pėr vendbanimin e lashtė tė Kryeziut janė tė kufizuara pėr arsye, se nuk janė bėrė vėzhgimė arkeologjike dhe ashtu si dhe pėr historinė e shumė zonave malore shqiptar, dokumentat e shkruara mungojnė deri nė Mesjetė. 

Njė faktor i rėndėsishem pėr ndriēimin e lashtėsisė sė banorve iliro-arbėror nė vazhdimėsi na japin dėshmitė etno-kulturore; mitologjike, religjioze, toponimet e rrenojat e objekteve kishtare. 

Nga kėto, shkurtimisht po permendim, qė nė Kryezi ruhet rrenoja e Kishės sė Shna Prendes, e cila nė analizėn e legjendave e veēori ve qė ka tregon, se ėshtė njė faltore e ngritur mbi vazhdimėsinė e tempullit tė njė njė hyjnije tė panteon it tė lashtė Ilir. Kisha nė fjalė nuk pranon varreza, duke ruajtur traditėn e moēme, qė kishin stergjyshėrit tanė, qė nė tempuj, bėhej flijime dhe lutje, e faltoret ishin pa varreza. Gjurmė tė vazhdimsisė sė ruajtjes sė traditės pėr pasurinė shpirtėrore tė trashėguar pagane tė parakristianizmit kemi edhe tek objekte e vende tė tjera nė territorin e kėtij fshati. P. sh. nė rrugėn qė lidh Kryeziun me Fletin ėshtė "Guri i Ndrikullės" qė dėshmon pėr njohjen e shenjtėrimit tė kumbarisė si diēka e pa prekshme, qė vazhdon tė ruhet, si zakon qė nga lashtėsia edhe sot, si besim e rit qė kryhet, e qė thirret "Kumbaria nė Shėn Gjonin". Besimi se nė Pusat e Kėqijė jeton Kėshetėza, a nuk tregon se ende jetojnė tė trashėguara nė mijėravjeēarė besime tė panteonit e mitologjisė ilire.

 Qė ka qenė e banuar kjo zonė qysh nė kohėt e lashta na ndihmojnė edhe legjendat. Nė disa vende si p. sh. Thana e Iivadhit me tė njėjtin emėr dhe Gėshtenja e Mrijajve, besohet sipas legjendės se aty ruhen thesare tė popullsisė para kristiane, qė populli e quan kaurri. Kjo pasohet edhe me Krepat e Xhudhive etj. Kėto janė dėshmi, qė na kanė lėnė brezat pėr tė na treguar, se jetesa kėtu ka filluar shumė heret. 

Dėshmi arkeologjike kemi tė pakta si p.sh, njė. fragment muri tė shekujve II - IV nė Koder tė Madhe, trojet e njė fortese nė Qaf-Mali, gjetja e njė monedhe romake nė Kryezi, fragmente balte tė antikitetit nė Rrahin e Elezit dhe nė Kolicė. Duhet kerkuar se edhe toponimi "Forcoj" ruan diku nė kėtė rrethinė gjurmet e njė fortifikimi tė vjetėr e shoqėruar dhe me kishėn-kapelė tė moēme tė Shėnkollit.

 

Monumentet arkeologjike tė njohura tė komunave fqinje janė dėshmi e banimit nė vazhdimsi tė trevės ku shtrihej dhe territori i Kryeziut. Manastiri dhe Abacia e Shėn Palit nė Kabash ėshtė me njė fillim tė dokumentuar nė shekullin e II-IV, dhe ka gjurmė e tė dhėna dokumentare, qė ky institucion fetar ka shuguruar dhe priftėrijė nė shekujt X -XII, po kėshtu kėshtjella nė Pukė, po e shekujve tė II-IV. Nė Iballe kemi njė kėshtjellė tė periudhės romake, kurse nga ana tjetėr nė kufirin me Qaf Malin, nė Flet kemi njė fortesė tė shekujve XII-XIV, tė permendur nga Gjin Muzaka, si kala dhe fshat pronė tė Dukagjinėve. 

Nė fillimin e periudhės sė pushtimit turk, pėr ruajtjen e rrugės sė domosdosshme e tė rėndėsishme Shkoder Prizren, nė Micoj u ndertua Kalaja e Dukagjinit e quajtur "Gjytetja e re n'Dukagjin", qė u prish e shkatėrrua nga luftėtarėt kryengritės tė kėtyre fshatrave. 
Kryeziu na del nė dokumente vetėm pas rėnies sė atdheut tonė nėn pushtimin Otoman 

Si fillim ai dokumentohet me emrin Bardhet (Berdeti), kėshtu quhe Kryeziu deri nė fundin e shekullit XVII. Nė dokumente katastrale turke, si e thamė na rezulton me emrin Bardhet nė vitin 1529 kishte 25 shtėpi, mė 1571 ka po 25 shtėpi dhe nė vitin 1591 ka 28 shtėpi. 

Ky numėr kaq i vogėl i shtėpive dhe banorėve ka ardhur si rezultat i shtypjes gjakatatare tė kryengritjeve tė malėsorėve tė kėtij fshati, tė inkuadruar nė kryengritjet e njohura nė dokumentacionin e kohės pėr mbarė krahinėn. 

Si fshat kryengritės, qė solli dhe pasoja nė shkatėrrimin e tij, na e pasqyron njė dokument tė arkivave tė Perandorisė Otomane. Nė dokumentin e dt. 26 shkurt 1565, lexojmė: "Banorėt e fshatrave; Bardhet, Rap, Ribė, Arst, tė Sanxhakut tė Dukagjinit janė hedhur nė kryengrilje. Nė qoftė se nuk do tė jetė e mundur qė kryengritėsit e lartpėrmendur tė vijnė nė udhė me tė mirė dhe do tė jetė e nevojshme qė ata tė zhduken, tė mos lesh asnjė rast qė ata tė tė shpėtojnė nga dora… Ata mė tė pagdhendurit e fshatrave, qė nuk do tė binden t'i shkoni nė shpatė, fėmijėt e gratė e tyre t'i bėni robėr, kurse pasurinė e plaēkat t’ua grabitni e t'ua prishni krejt". 

Frang Bardhi nėvitin1637,nė Berdhet numėron 19 shtėpi me 146 frymė. Nė vlersimin e qėndresės dhe kryengritjeve tė vazhdueshme, Berdheti veēon e dallon nga banorėt e fshatrave tė tjerė "Berdhetasit - thotė Imzot Bardhi- pėr armė janė ma tė zotėt ė gjithė Pukės …" 

Duke gjykuar nga.kėto tė dhėna rezulton, se fshati e zona pothuajse numėri i popullsisė ėshtė pėrgjysmuar. Tradita ruan kujtimin qė Berdheti (Kryeziu) mbeti vetėm me njė familje. Por tė gjitha tė dhėnat konkludojnė, se ai u popullua nga banorė tė fshatrave pėrrreth, ose me banorė vendas, qė u rjkthyen prapė nė vendbanimin e mėparshern. 

Nė qoftėse, Frang Bardhi e vazhdimishtė tradita popullore banorėt e Kryeziut i dallonte pėr trimėri nė luftė me pushtuesit, kjo, trimėria ka qenė e harmonizuar me intelegjencėn dhe menēurinė, ku ka spikatur nė tė gjitha kohėrat urtėsia e harmonia. 

Nė kohėt e shkuara nuk ishte mundėsia pėr shkollimin e bijve tė kasaj zone, por kur ju dha mundėsia, bijtė e kėtyre malėsorve u dalluan dhe arriten rezultate nė drejtim tė dijenive e profesioneve. Pėr intelegjincėn e trashėguar tė zgjuarsisė sė malėsorve kryezias, mundet tė permendim, se nga ky fshat e kanė origjinėn figura tė shquara kombėtare me njė kontribut edhe nė shkencat albanologjike nė rrafsh europian, si Shljefėn Gjeēov-Kryeziu, Ndre Mjeda e Lazer Mjeda, qė dihet saktėsisht qė paraardhėsit e tyre ishin nga kėtu. Studiuesit janė tė mendimit, qė edhe Marin Barleti e ka origjinėn nga Bardheti. I permendėm kėto fakte, pėr tė theksuar, se kur kishin mundėsinė e shkollimit bijt e fshatit tonė u dalluan si personalitete me za nė fushen e dijenisė dhe tė kontributit pėr atdheun. 

Kryeziu ishte aktiv dhe pjesmarrės nė lėvizjen shqiptare pėr liri nė vitet e stuhishme tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Nė disa beteja pėr mbrojtjen e tokave Shqiptare Hotit, Grudės, Plavės dhe Gucisė kryeziasit tė bashkuar nė unitet me 7 bajrakėt e Pukės, bėnė disa udhtime luftrake dhe shumė prej tyre edhe ranė nė fushėn e luftės. Vetem nė njė betejė pėr mbrojtjen e Tuzit dokumentet na pohojnė se moren pjesė 400 luftėtarė pukjanė. 

Njė nga aktivistėt e kėsaj levizje nė lufte pėr ēeshtjen kombėtare ishte dhe Mehmet Brahimi, qė i lidhur me degėn e Lidhjes sė Shkodrės luftoi deri sa vdiē po nė Shkoder. Kurse Zmajl (Ismail) Kryeziu ishte nxitės dhe pėrkrahės i kryengritjes dhe pjestar pėr Pukėn i Qeverisė sė Perkohshme tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Por kėtu do vemė nė pah njė fakt, se dokumentet permendin vetėm Ismail Kryeziun, por ky tė gjitha veprimet nė tė mirė tė ēeshtjes sė atdheut i organizonte nė bshkpunim me banorėt e me mbėshtetjen e tyre dhe tė mbarė krahinės sė Pukės.  Dokumentet arkivore na e shpalosin qaret kėtė: 

Dokumenti i datės 19 gusht 1881, pėr kėtė patriot dhe udhėheqės na saktėson: 

"Pikėrisht nė kėtė kohė Ismail Kryeziu, nėn pretekstin e rindėrtimit tė Urės sė Vezirit, dhe gjoja pėr tė lehtėsuar kalimin e nėpunėsve tė shtetit, pa pasur ndonjė urdhėr tė posaēėm dhe pa ndonjė autorizim, u nis nga qendra e kazasė (Pukė) dhe shkoi tek ura e lartpėrmendur qė ndodhet nė njė largėsi prej 18 orėsh. Nėn maskėn e kryerjes sė detyrės dhe tė shėrbimit tė vet ai organizoi njė veprim antishtetėror, lehtėsoi arratisjen (e Ymer Prizren dit), me ndėrmjetėsinė e djalit tė hoxhės sė Pukės, Ethemit, ai guxoi tė kalojė fshehurazi Haxhi Omer Efendiun ... Pas kėsaj ai e kaloi atė nė Ulqin. ... Ismail Kryeziu ka guxuar tė nxisė veprimet kryengritėse dhe antishtetėrore tė cilat, mos e dhėntė zoti, qė veēanėrisht nė njė situatė tė tillė, tė bėheshin shkak qė tė shtoheshin edhe mė tepėr telashet e Perandorisė Osmane. " 

Mbarė karahinės i dha nder pjesmarrja massive e kryezezve nė betejėn kundra ushtrisė turke nė vitin 1911, tė zhvilluar tek Ura e Berdhetit, ku pėr disa muaj rrjesht u bllokua rruga ushtarake e tregėtare Shkoder-prizren qė paralizoi veprimet ushtarake nė zonėn e Shqiperisė sė Veriut. 
Nė luftimet kryengritse tė verės sė vitit 1912 kryeziasit tė bashkuar me gjithė banorėt e krahinės tė pukės ishin nė sulmet qė u zhvulluan pėr disa muaj rrjesht kėtė viti, deri sa u larguan ushtritė turke nga Puka nė verė tė vitit 1912. Njė kronikė pėr kėto beteja e botuar mė 1937 me rastin e 35 vjetorit tė Pavarsisė nder kryeziasit veēon dhe permend Dod Marka Ndojn e Mejdanit me shokė. 

Nder per ne pasardhėsit e brezave kryzias ėshtė nder dhe krenari pjesmarrja e tyre nė fund tė vitit 1912 dhe fillimin e vitit 1913 nė mbrojtjen e qytetit tė Shkodres nga sulmi he rrethimi malazias. Dokumentet permendin e saktėsijnė se nga krahina e jonė ishin 400 pukjanė nėn udhėheqjen e Mustafa Kryeziut nė mbrojtje tė flamurit dhe tė territoreve tė Shqipėrisė qė u shpallė e Pavarur. 



Kėtu paraqitem njė vėshtrim tė shkurtė tė disa pikave etno-historike tė Kryeziut
deri nė vitet e Shpalljes sė Pavarsisė sė htetit Shqiptar.

*** 

Para sa ta mbyllim mendoj tė vėmė nė pah edhe dy ēeshtje. Nė fshatin tonė ruhen rrėnojat e dy kullave fortifikuese: themelet e "Kullės sė Myftarif' dhe kulla qė njihet me emrin "Kulla e Ahmatif'. Nga shikimi i parė dhe dokumentacioni i kullės sė Ahmatit, e cila ėshtė ndertuar nė mesin e shekullit XIX, rezulton se ajo ka qenė ndertuar vetėm me funksion mbrojtės dhe kryesisht qė mikut qė strehohej nė tė tė ishte i sigurtė. Njė dukument i vitit 1881 na saktėson se nė kėtė kullė ėshtė strehuar Kryetari i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit: 

"... kur qe vendosur qė tė kapej i arratisuri nga Prizreni, Haxhi Omer efendiu, Ismail Kryeziu dhe Musa Hoxha e strehuan kėtė dhe e ndihmuan tė arratiset. Kjo do tė thotė se ata guxuan tė bėhen nxitės tė veprimeve kryengritėse dhe antishtetėrore tė cilat do t'i jepnin shkas shtimit tė vėshtirėsive pėr Perandorinė Osmane". 



I thamė kėto se kėto kulla-fortifikata me veēori nė tipologjinė e njohur tė Shqiperisė sė Veriut nuk ėshtė e studiuar dhe pėr fat tė keq nuk kanė tatus mbrojtje. Njė ēeshije tjetėr mė rėndėsi qė duhet ti kushtojmė vėmėndje ėshė edhe veshja e grave tė Kabashit pėr tė cilėn nė tubime e botime shkencore ėshtė hedhur mendimi se ajo fillesėn e tipologjisė e ka nė fshatin tonė Kryezi.  Kėto dhe tradita etno-historike besoj se do jenė nė planin e punės sė studiuesve dhe tė vėtė nė banorve tė fshatit tė lashtė e me tradita: 


Kryeziut. 
Tetor 2009