Vepra arti te piktorit Nexhmedin Zajmi me tematike nga krahina Pukė

Vepra arti te piktorit Nexhmedin Zajmi me tematike nga krahina Pukė
Pėrgatiti: Kurt Fartka

Nexhmedin Zajmi lindi nė Trebisht tė Gollobordės nė Peshkopi mė 1916 dhe vdiq nė Tiranė mė 19 maj 1991. Ai e kaloi fėmijėrinė nėn kujdesin e gjyshes dhe vėllezėrve mė tė rritur, tė cilėt e fusin nė shkollėn fillore tė fshatit tė lindjes. Studimet i vazhdoi nė shkollėn e fshatit Omezhė dhe mė 1931 hyn nė shkollėn teknike tė Tiranės, nė degėn bujqėsore. Nė fund tė vitit tė tretė tė shkollės, Zajmi realizon njė portret nė skulpturė tė njė shoku. Ky punim u bė shkak qė Nexhmedini tė hyjė nė degėn e dekoracionit tė kėsaj shkolle, ku studionin piktorėt Andrea Mano, Ibrahim Kodra, Gaqo Kollumbi, Qamil Grezda, Kel Kodheli, Sabri Tuēi. Mė pas regjistrohet nė shkollėn e vizatimit nė Tiranė, mė 1938.



Nexhmedin Zajmi

Zajmi kreu studimet e larta nė Akademinė e Arteve nė Romė (Itali). Pas kthimit nė atdhe mė 1944 emėrohet pedagog nė Gjimnazin e Shtetit nė Tiranė (1945) dhe njė vit mė pas nė Liceun Artistik "Jordan Misja".

Nė vitin 1955, ai punon si Drejtor i Galerisė Kombėtare tė Arteve nė Tiranė dhe mė pas rikthehet nė Liceun Artistik si pedagog, ku jep mėsim deri nė vitin 1963. Po nė kėtė vit emėrohet pedagog nė atelienė e pikturės nė Akademinė e Arteve tė Bukura nė Tiranė (ish-I.L.A), ku punoi deri nė vitin 1969.

Veprimtaria artistike e piktorit Nexhmedin Zajmi ėshtė e gjerė dhe e larmishme. Ai nga viti 1945 ka marrė pjesė nė tė gjitha ekspozitat kombėtare tė hapura nė Tiranė. Gjithashtu ka qenė pjesėmarrės edhe nė ekspozita e konkurime ndėrkombėtare ku pėrfaqėsohej Shqipėria si Bienalet e Aleksandrisė, tė Bukureshtit, nė Sofje, nė Vjenė, Petėrburg, Kroaci, etj.

Nexhmedin Zajmi ėshtė nderuar me disa ēmime nė konkurset e ndryshme Kombėtare tė organizuara nga Ministria e Kulturės dhe ėshtė laureant i disa ēmimeve tė Republikės. Nė vitin 1961 i jepet titulli "Piktor i Popullit". Nė aktivitetin artistik rreth 40 -vjeēar, piktori Nexhmedin Zajmi ėshtė pjesėmarrės nė 27 ekspozita kombėtare. Nė Galerinė Kombėtare tė Arteve nė Tiranė ndodhen 72 vepra tė piktorit Zajmi, ndėr tė cilat edhe 2 tablotė e realizuara gjatė viteve '40 nė Itali. 

Ketu po paraqesim tre nga veprat e tij ku pasqyron jeten dhe traditen e pukjaneve.