Interviste me studiuesin Jaho Brahaj: 'Lahuta e Xhubleta nė UNESCO me Kreshnikėt'

Interviste me studiuesin Jaho Brahaj:  'Lahuta e Xhubleta nė UNESCO me Kreshnikėt'
Nga Fatmira Nikolli

Shqipėria ka nisur punėn pėr tė plotėsuar dosjen mbi Eposin e Kreshnikėve, pėr t'ia ēuar UNESCO-s. Pas plotėsimit tė saj, UNESCO-s do t'i propozohet ta marrė atė nė mbrojtje si njė kryevepėr nė rrezik. Pėr ta realizuar mė sė miri, Ministria e Kulturės ka ngritur njė grup pune qė pėrgjatė njė viti do tė merret me dosjen. Studiuesi Jaho Brahaj ka disa propozime sa i takon dosjes. Pėrveē eposit, sipas tij, nė tė duhet tė pėrshihen edhe lahuta, kullat ku kėndohej eposi, veshjet tradicionale tė zonave ku eposi mori jetė, xhubleta, si njė ndėr veshjet mė tė veēanta shqiptare, lahuta si shoqėruese e kėngėve tė kreshnikėve. Brahaj i ka dedikuar njė kohė tė gjatė studimit tė kulturės popullore, veshjeve tradicionale, kėngės etj. Si njohės i fushės, argumentet pėr propozimet e tij janė tė shumta.



Si e shihni pėrgatitjen e dosjes pėr Eposin e Kreshnikėve nė UNESCO? 

Nė kuadėr tė plotėsimit tė dosjes pėr pėrfshirjen e Eposit tė Kreshnikėve nė pasurinė botėrore nga UNESCO dalin detyra shumėplanėshe sepse edhe vetė eposi, ėshtė njė monument kulture me vlera tė shumanshme. Nga ana tjetėr, kjo ndėrmarrje shton detyrėn pėr mė tepėr analiza dhe njė studim tė vlerave qė pėrshihen nė bashkėjetesėn e eposit. Cikli i Kreshnikėve nuk kuptohet pa instrumentin e lahutės qė e shoqėron eposin, pa tipologjinė e banesės, por nga ana tjetėr eposi ka pranė rapsodin, gruan dhe familjen, ashtu si ėshtė e lidhur me kodin moral, juridik, botėkuptimin. Ajo lidhet me veēori dhe elementė tė lashtė qė kanė baza mitologjike e pagane si metamorfozat, hyjni e gjysmėhyjni, orėt, zanat. Njė moment tjetėr i rėndėsishėm ėshtė veshja e rapsodit dhe e gruas qė banon nė qerthullin ku u trashėgua dhe jetoi eposi deri nė kohėt tona. 





Nė kėto pasqyrohen simbole dhe ornamente kozmogonike, simbolike tė lidhura me kalendarin e motmotit, me pjellorinė. Mendoj se nuk duhet lėnė jashtė vėmendjes, as xhulbeta, njė veshje me origjinė 4000- vjeēare, e cila vazhdon tė gjallojė vetėm tek shqiptarėt nė Ballkan, vetėm nė zonat e krahinat ku ka pasur dhe ka jetė tė eposi i kreshnikėve. 



Pra ju sugjeroni qė Eposi tė "mos shkojė vetėm" nė UNESCO?
 
Kjo ndėrmarrje duhet tė pėrmbledhė studimin e instrumentit tė lahutės dhe studimin e mjeshtėrisė sė prodhimit tė saj. Kjo sepse lahuta ėshtė e veēantė nė timbrikė dhe nė tė dhėnat muzikore, nė krahasim me vendet e popujt e tjerė ku ekziston lahuta. Duhet tė jetė edhe njė aksion pėr tė sistemuar pranė muzeve atė pasuri qė ka tė bėjė me eposin e Kreshnikėve. Me kėtė epos kanė tė bėjnė edhe elementė tė tjerė arkaikė qė janė trashėguar nga populli ynė. Kėto janė tek ornamentet e xhubletės, ku na pasqyrohen qė nga kuēedrat, dragojt, kulti i diellit, kulti i pjellorisė, kulti i gjarprit e tė tjera, qė janė tė dokumentuara se i pėrkasin fondit tradicional pagan tė popullit tonė. Kėto janė tė pasqyruara edhe nė tekstet e ciklit tė kreshnikėve. 

Njė tjetėr moment qė duhet t'i bashkėngjitet dosjes sė eposit janė edhe format artistike motiveve te gdhendjeve tė gurėve tė varrit, tė gdhendjes sė arkave tė nuseve, dhe gdhendje tė tjera tė orendive shtėpiake e mė gjėrė, qė pasqyrojnė botėkuptimin dhe besimin e lashtė tė paraardhėsve tanė. Kėto duhen ti bashkangjiten dosjes sė ciklit tė kreshnikėve. Cikli i Kreshnikėve oral (teksti) shoqėrohet me muzikė-lahutė, por qė nė asnjė mėnyrė nuk mund tė jetojė pa qenė i bashkangjitur me kėto elementė tė tjerė tė kulturės.
 
Pėrse mendoni se duhet tė jenė pjesė e dosjes edhe veshjet e krahinės ku Eposi kėndohej? 

Nėse ne flasim pėr eposin nuk mund ta mendojmė tė tjetėrsuar, pa pasur edhe "zonėn" ku u trashėgua. Nuk mund ta kishte jetėn e tij dhe trashėgiminė nė njė ambient fushor, apo urban. Tė gjitha elementėt qė kanė tė bėjnė me kullėn, me mentalitetin e kohės, me ligjet dhe kultin e tė parėve, duhet t'i bashkėngjiten kėsaj pasurie. 




A kemi tė ruajtura lahuta tė vjetra? 

Shumica e lahutave tė ruajtura ne muze, janė instrumente tė prodhuara pas viteve 1950, njė fond tė pasur ka Instituti i antropologjisė. Cili ėshtė problemi? Problemi nuk ėshtė se s'ka lahuta qė qarkullojnė nė tregun e lirė, ose qė nuk ekzistojnė nė banesat e malėsorėve qė e kanė trashėguar kėtė cikėl, por nuk ka nisma pėr t'i mbledhur ato. Nga ana tjetėr nuk vlerėsohen tė vjetrat, ato qė janė mė tė hershme. Nė Pazarin e Krujės, vetėm nė tre muajt e fundit tė vitit 2010 janė shitur 21 lahuta. 

Kush i ka blerė ato? 

Ėshtė njė rast domethėnės dhe interesant. Ato i ka blerė njė rus. Ky ėshtė fenomen i "ēuditshėm", por aspak i tillė pėr ata qė i vlerėsojnė kėto instrumentė muzikor tė lashte. Kėto kanė qenė lahuta tė vjetra e tradicionale, ndoshta shekullore, e ndoshta me mė shumė se sa njė shekull jetė. Tregtarėt e Krujės kanė ende sot njė kartėvizitė tė zotėrisė rus, e nė rast se iu bie nė dorė ndonjė lahutė, ata e lajmėrojnė dhe ai dergon njė njeri t’i blejė. Pra do tė blejė tė tjera. Nga ana tjetėr ėshtė njė qytetare ruse, qė blen ēdo lloj pikture qė ka si temė eposin e kreshnikėve nga krijuesit shqiptar. Kjo na bėn ne tė mendojmė, se ēfarė po bėjmė ne pėr ta mbrojtur trashėgiminė kulturore kombėtare.




Gazeta shqiptare dt, 29 mars 2011.