Shaban Abaz Brahaj – Njė episod pėr 7 gushtin 1949

Shaban Abaz Brahaj – Njė episod pėr 7 gushtin 1949
Shaban Abaz Brahaj u nda nga jeta me 9 prill 2011 e u varros nė vendlindje, Kryezi, kur i kishte kaluar tė 92 vjetėt. Ky episod qė po e publikojmė kėtu ėshtė si njė homazh pėr kėtė burr tė nderuar, por edhe pėr tė tjerėt paraardhės tonė, qė jetuan me ndershmėri.

Isha ushtar ne Sauk (Tiranė), atė mengjez tė gjithė ushtarėt na kishin ēue nė aksion nė ndihmė pėr me mbledh grunė nė njė fshat. Ka ra burija e alarmit. Me tė shpejtė kemi shkue nė repart, morėm tė gjitha paimet dhe armatimin, u fol se ka plasė lufta me grekun.


             Lagjia Brahaj, Kryezi, ku lindi e u rritė Shaban Brahaj.

Kėshtu e fillonte tregimin pėr kėtė ngjarje Shaban Abaz Brahaj. Tė gjithė u bamė gadi por edhe shumė tė shqetėsua, kjo sdomend, do shkonim nė luftė. Makinat e repartit qė gjithmonė mėzi ndizeshin, atė ditė pėr fat tė mirė u ndezen e ishin gati. U nisėm, ishte paradite. Kaluam Krraben, e kur hymė nėpėr Elbasan, populli i kti qyteti kishte dalė nė dy anėt e rrugės me na percjell, shumica e sideomos tė moshuarit ishin duke qa me lot pėr faqe prej merzisė e dhimtės pėr ne djemt e rijė. Aty edhe ne jemi forcu, por e kuptuam taman se lufta kishte fullue e ne ishim ato qė do pėrballeshim me e mbrojtė atdheun. Nė front kemi mbėrri nė mbramje, ishim si tė mpimė. Na janė caktu pozicionet, e mbaj men se na porositen disa herė qė tė ruanim municionin. Shumica prej nesh nuk mendonim se po vritemi, por si me ja ba, se halli ma i madh ishte mos me ra gjallė nė dorė tė grekut.

 Kam taku nji ushtar tė vjetėr prej Puke qė ishte nė repartet e kufinit, I kam qa hallin se kena pak fishekė, e po kam frigė se na zanė tė gjallė. Mka marrė me vete e mka kallzue se nja 30 metra largė ishte nji grumbull me fishekė mitralozi e pushkėsh qė ne kishim nė pėrdorim, ishin kanė tė mblueme me degė dellije. Kam hedh kapelen nė njanin sy, e u trimnova edhe ma shumė, shkova e u tregova edhe shokėve pėr kėtė sekret e pshtim prej frigės qi kishim, mos me ra gjallė nė dorė tė kujt. Ato ditė nė pozicionet tona nuk ramė nė pėrpjekje, por nė njė luginė shumė pėrpara nė krahun e djthtė tė pozicioneve tona kishte luftė, kircitėte mitralozi e bumet pa ja da. Kur asht qetėsuar pak lufta e nuk pat mė tė shtime me arme, me vesh tė mij kam ndie qi nji ushtar shante komandantin e shokėt e tij. 

Ishte Mark Ndue Lleshi kryezias, qi  njofshim. Ai kur kishte msy greku nė pozicionet qė mbronte skuadra e tij nė atė luginė, komandanti kish dhanė urdhem me u terhėkė. Marku, jo vetėm se nuk u terhoq, por i ishte ngjitė mitralozit e kish fillu me qėllu e tuj bertitė e piskat, herė shajė grekėt e herė shaj komandantat e shokė qė e lanė vetėm e mbajti frontin i vetėm pėr 8 sahat, dhe e detyroi togėn sulmuese tė grekut me u terheqė. Nga era e barutit, kushedi sa qindra fishekė kishte shprazė ishte randue kah kryet e veթ vazhdonte me sha tu britė e piskat. Donin me i qu ujė e ushqim, po i zuni frika. Kto piskama e tė bertituna pasi kish maru lufta i kam ndigju edhe unė mė shokė. Gjithmonė permendete edhe emrin e vetė, tu u mbiqujt Mark Mirdita. 

Mark Mirdita thoshte, se ato vjetė kur jemi mobilizu ushtarė na shkojshim me Mirditė, e vareshim nė Shpal. Se Marku ashtė me origjine prej pertedrinit, por i lindun e i rritun me gjysh e babagjysh nė Kryezi. Nė front mbaj mend se kanė ardhė shumė gjenarala e oficera, por mbaj mend se vetė Mehmet Shehu e ka lavdru deri sa ska ma Mark Ndue Lleshin, e me ketė rast u dallonim edhe ne kryeziasit e tjerė para mijra ushtarve qė u bashkuan nė kėtė front ato ditė. Ne me thanė tė drejten u krenuam, se na e zbardhi faqen.


Shtėpia ku lndi e jetoj Sh. Abaz Brahaj

Shaban Abaz Brahaj tregonte se nė qitje si shejtar ishte i dalluem e nė ēdo rast dilte i pari. Kėtė ma kanė pėrmendur edhe shumė tė moshuar nga Kryeziu, e me pa kenė do vite ma vonė edhe dukush me u interesu per te, ku kishte qenė shpall kampion i  vendit. por mentaliteti i malsorit ka qenė, se ēdo dhunti i duhet per faqen e bardhė tė vetėn e tė katundit e mos me e zgjat ma larg.


Pėrgatiti Kurt Farka