Po zhduken e kafshėt dhe shpendėt e eger nga malet e Pukės.

Po zhduken e kafshėt dhe shpendėt e eger nga malet e Pukės.
Nga Kurt Farka

Nėse deri mė tani kemi menduar se janė vetėm njerėzit qė braktisin fshatrat e Pukės, atėherė kemi gabuar, pasi tash sė fundi por edhe nė vitet e mė parme shumė shtazė tė egra qė ndodheshin nė malet e Pukes e kanė braktisur vendin tonė, si pasojė e vrasjes sė tyre, qoftė me armė zjarri, kurtha tė ndryshme tė vendosura nga fshatarėt anembanė vendit qė ndodhen afėr pyjeve dhe gjuetar me leje e pa leje. Frikėsimet qė po iu bėjnė kėtyre shtazėve disa njerėz qė gjoja shkojnė pėr tė bėrė “piknik”, e qė herė-herė kėta ”qytetarė” bėhen edhe fatalė pėr kėto shtazė tė pambrojtura.

Faktet nė terren janė alarmante, pėr tė mos thėnė se kėto shtazė njė numėr i konsiderueshėm i tyre nuk e ekzistojnė fare nėpėr pyjet e Pukes.


Mellenja                  Derri i eger

Prerja e drurėve dhe shkatėrrimi nė mėnyrė tė  pamėshirshėme dhe shpeshherė edhe per mani i maleve ju ka bėrė tė pamundur kėtyre shtazėve qė si vend tė pėrhershėm tė kenė malet tona. Problem tjetėr ėshtė  djegia e maleve e cila gjatė stinės sė verės ėshtė e shprehur mė shumė, ju ka vėshtirėsuar edhe me tepėr jetesėn nė luginat e shpatet e maleve kėtyre shtazėve fatkėkeqe.

Por, kėtu nuk duhet lėnė anash pa e pėrmendur se njė numėr i konsiderueshėm i kėtyre shtazėve kanė pėsuar edhe nga minat qė demontohen nė rrethin tonė kėto vitet e fundit. Por shtrohet pyetja ēfarė po bėnė Qeveria dhe OJQ pėr zhvillimin rural dhe ndergjegjėsimin e ruajtjes sė kėsaj pasurije, po Ndermarrja Pyjore e nė veēanti Ministria e Bujqėsisė a i shkon nėpėr mend pėr tė marrė masa pėr parandalimin e kėtij fenomeni negativ?.


            Ujku                                              Ketri (kitrra).

Burime tė sigurta nga tereni, pohojnė se shtazėt dhe shpendėt e egra qė deri vonė ishin nė kėtė zonė, tashmė njė numėr i konsiderueshėm i tyre kanė shtegtuar (rrugėtuar) drejt maleve tė disa vendeve fqinj: Maqedoni, Mali i Zi, Kosovė etj.

Pėrderisa tek ne shtazėt dhe shpezėt e egra vriten dhe ndiqen, tė njėjtėn gjė nuk e bėjnė edhe kosovarė, dhe disa shtete fqinj tė cilėt nėpėrmjet shpėrndarjes sė ushqimit kanė arritur qė nė malet tyre t’i joshin kėto shtazė.

Nė kėto ēashte kritike pėr botėn e egėr shtazore e cila edhe ashtu ėshtė simbolike e pasuri tė gjithė kontribojnė nė vrasjen dhe zhdukjen e saj, dhe askush nuk mendon se ajo duhet edhe te mbrohet e te kėtė kushte pėr shumim, ndryshe nė pak vite do kemi nje tokė tė shkretė.. 

Nė ēdo vend tė Europės federatat ose shoqatat e gjahtarėve punojnė e kontribojnė qė tė ju vijnė nė ndihmė botės sė egėr shtazore , e kundėrta ndodh ne rrethet e veriut tė Shqipėrisė ku familjet kanė nga njė qifte dhe edhe nga dy. Kjo pėr tė vrarė shpend e kafshė tė egra, po pėr ruajtjen e tyre a mendon kush nė njė kohė kur dita ditės po vijnė duke u zvogėluar e disa lloje dhe drejt zhdukjes.