Mos e lini tė vdesė Paganizmin Shqiptar.

Mos e lini tė vdesė Paganizmin Shqiptar.
Nga Ndrek Gjini*.

Paganizmi shqiptar nuk ėshtė primitivizėm e as barbarizėm siē mundohen ta etiketojnė disa. Ai ėshtė vlerė etnokulturore qė  duhet mbrojtur, konservuar e mė pas promovuar pėr turistėt e huaj dhe pėr brezat e rinj tė Shqipėrisė. Ruajtja dhe konservimi i tij ėshtė njė detyrė e ngutshme si pėr komunitetin  ashtu dhe pėr pushtetin ekzekutiv e atė legjislativ nė Shqipėri.

Pa dashur tė marr poza historiani apo etnologu, mund tė them se paganizmi ėshtė ende gjallė nė Shqipėri dhe se ai duhet ruajtur e konservuar si vlerė etnokulturore prej sė cilės mund tė kemi veē pėrfitime nė industrinė e turizmit.

Shqipėria ėshtė njė nga vendet e vetme nė Europė, nė mos i vetmi, ku pėr fat tė mirė paganizmi ende jeton. Pushtimet e gjata qė nga ato Romake e deri tek ato tė dekadave tė fundit nė Europė, si dhe zhvillimet e vrullshme tė kėtij kontinenti kanė fshirė ēdo gjurmė paganizmi nė kėtė kontinent tė vjetėr. Arsyet se pse ai ka mbijetuar nė Shqipėri janė tė shumta. Nė rrėnjėt e kėtyre arsyeve gjenden histori turpi e krenarie, histori izolimi e vetizolimi, histori betejash tė humbura e tė fituara, gjendet harresė, kameleonizėm, inate, vetmi, hatėrmbetje e plot gjėra tė kėtij lloj. Por e rėndėsishme ėshtė ajo qė paganizmi kėtu nė Shqipėri ėshtė ende gjallė, ndėrkohė qė shenjat e trajtat e tij tė fundit nė Europė kanė dhėnė shpirt para 30 apo 40 vjetėsh nė Skoci, Irlandė apo Norvegji.


          Bukė dhe kuleqė per ceremoni rituale.

Hapja e Shqipėrisė si dhe zhvillimet e vrullshme tė kėtij vendi nė kėto dy dekadat e fundit kanė bėrė qė paganizmi shqiptar tė plaket, dobėsohet e lihet nė harrese, duke e afruar atė drejt shtratit tė vdekjes. Ėshtė pėr tė ardhur keq. Por kėto janė kostot e hapjes dhe zhvillimit. Kėto janė ligje universale e pėr rrjedhojė ne nuk mund tė bėjmė pėrjashtim.

E vetmja gjė qė mund tė bėjmė ne ėshtė njė aksion i madh kombėtar pėr mbledhjen dhe konservimin e gjithė kėtyre dokeve, zakoneve, traditave, kėngėve dhe praktikave pagane tė jetesės. Dhe kjo ėshtė urgjente, pasi janė brezi i 70-80-vjeēarėve shqiptarė, janė muzeu i vetėm i gjallė i tė gjithė kėtyre gjėrave qė pėrmenda mė lart.

Vitin e kaluar, ndėrkohė qė po shkruaja disertacionin qė kishte tė bėnte me traditat zakonore tė dasmave irlandeze nė shekullin e 18-tė dhe 19-tė, m’u desh pėr disa muaj tė hulumtoja nėpėr disa arkiva e biblioteka tė Irlandės. Aty mėsova se Irlanda ka arkivin mė tė madh nė Europė tė folklorit me mjaft elemente pagane.


        Furkė Laberije             Gur varri me motivin me diellit.

Por prapė unė mendoj se arkivi ende i gjallė shqiptar i paganizmit ėshtė shumė mė i madh dhe mė i pasur se ai. Nė vitet 1937-1938 qeveria irlandeze, bazuar nė njė vendim qė mori Parlamenti i kėtij vendi, akordoi njė fond dhe ndėrmori njė aksion tė madh dyvjeēar pėr mbledhjen dhe grumbullimin e kėsaj pasurie folklorike dhe etnokulturore.


Brez i veshjes me xhubletė.

U angazhuan nė tė  gjitha shkollat fillore, tė  mesme. Ēdo nxėnėsi iu dha njė fletore  me shumė faqe dhe me kapakė tė trashė, me njė pyetėsor mjaft tė gjerė e tė detajuar pėr ēdo aspekt tė jetės, traditave, zakoneve, kėngėve, mėnyrės se si procedohej nė kultivimin, korrjen apo ruajtjen e tė korrave, zakonet e lindjes, dasmave dhe vdekjes, data, histori lokale, emra, fise, gjenealogji, pra gjithēka. Pėr dy vjet rresht tė gjithė nxėnėsit e shkollave nė Republikėn e Irlandės nėn mbikėqyrjen e mėsuesve  i plotėsuan kėta pyetėsorė, vunė nė ta dhe mjaft foto, dorėzuan dhe objekte tė vjetra, e kėshtu me radhė. Njė Komision Shtetėror bėri mė pas seleksionimin, skedimin dhe arkivimin e tyre nė njė ndėrtesė tė ndėrtuar enkas pėr kėtė qėllim. Dhe sot, pas kaq dekadave, Irlanda ia arriti edhe t’i dixhitalizojnė kėta arkiva, duke e bėrė kėtė vend ndėr mė tėrheqėset nė botė pėr turizmin me drejtim trashėgiminė kulturore.


Motiv ornamentik i veshjes me xhubletė.

Ne tani jemi vendi i vetėm nė Europė ku paganizmi ėshtė ende i gjallė. Ky ėshtė njė shans fatlum dhe duhet shfrytėzuar shpejt, pasi koha nuk pret. Pas pak vjetėsh njė pjesė e mirė e kėtij paganizmi do tė ketė vdekur. Ėshtė koha tė bėjmė atė qė irlandezėt bėnė mė 1937-1938. Dhe ta bėjmė tani. Jam i sigurt se njė investim i tillė nė mbledhjen, ruajtjen dhe konservimin e vlerave, traditave dhe praktikave pagane do t’i sjelle Shqipėrisė sė viteve 2015-2020  mė shumė turistė se sa deti apo bregdeti Adriatik dhe Jon tė marrė sė bashku.
 
*BA nė Studime tė Trashėgimisė, MA nė Letėrsi- National University of Ireland Galway.


 Nga gazeta MAPO, dt.11.04.2011