100 vjetori i ngritjes sė Flamurit Kombėtar Shqiptar nė Kimez Pukė 27 prill 1911 - 2011

100 vjetori i ngritjes sė Flamurit Kombėtar Shqiptar nė Kimez Pukė 27 prill 1911 - 2011
Huazuar nga Libri: “Flamuri i Kombit Shqipėtar” tė autorit Jaho Brahaj.

Njė ngjarje qė u pasqyrua gjėrėsisht nė shtypin e Europės, ishte Mbledhja e Kimzės, Pukė, e organizuar nga arbėreshi Torenc Toēi mė 27 prill 1911. Torenc Toēi i lindur nga njė familje fisnike tė arbėreshėve tė Italisė1, sipas kėshillimeve me djalin e gjeneral Garibaldit, Riēoti Garibaldi, nė fillim tė vitit 1911 erdhi nė Shqipėri. Qėllimi i tij ishte tė organizonte njė kuvend pėr shpalljen e pavarėsisė sė Shqipėrisė. Nė kėtė mėnyrė mendonte, se edhe qeveritė e shteteve pėrėndimore, do kujdeseshin dhe ndihmonin shqiptarėt, pėr krijimin e shtetit tė tyre tė pavarur.

 Ai arriti qė tė bashkojė pėrfaqėsues tė qytetit tė Shkodrės, tė Malėsisė sė Madhe, tė Dukagjinit, Pukės dhe Mirditės, Fandit e Kthellės.Torenc Toēi kėtė mbledhje, me kėta pėrfaqėsues e organizoj me mendimin: "Nuk mjafton tė ngrihesh e tė luftosh pushtuesit. Ėshtė e domosdoshme, qė kryengritja tė ketė njė shpirt tė vetėm; flamurin kombėtar, provė kjo e njė programi fisnik, njė qėllim veprimi, rregulla e disiplinė tė tillė, qė autorizojnė botėn civile tė nderhyjnė nė favorin tonė."2 Mbledhja proklamoj dhe deklaratėn, sipas sė cilės formohej njė qeveri shqiptare me kryetar T. Toēin.3 

Kulla e Zef Ndojit nė Kimėz ku u ngrit Flamuri Kombėtar Shqipėtar dhe u organizua Kuvendi. 
Foto 2. oxhaku i odes sė burrave tė kėsaj kulle, ruhet ende. 
Foto Kurt Farka

Shtypi shqiptar i kushtoi rėndėsi kėsaj ngjarje duke e pėrhapur kėtė lajm. Gazeta “Liri e Shqipėrisė” njoftonte: “Mirditorėt u mblodhėm dhe u betuan e deklaruan Veturdhnimin e Shqipėrisė. U zgjodh njė Qeveri e pėrkohshme nėn kryesinė e gjeneralit Torenc Toēi dhe u shpėrnda njė qarkore nėpėr konsullata kudo nga Qeveria e Pėrkohshme. ...Trumpeta po na thėrret, flamuri i veturdhnimit tė Shqipnisė u ngrit e po valon nė ato male tė Gegėrisė si nė kohė tė Skenderbeut.4

Njė misionar amerikan, qė nė kėtė pėriudhė ishte nė Shqipėri na njofton edhe pėr rėndėsinė e kėsaj ngjarje dhe vėmendjen qė i kushtoi politika e pushtuesit Otoman. Me rastin e vizitės qė Sulltani bėri nė vilajetet shqiptare nė verėn e vitit 1911, ēarls Telford Erikson na njofton: “Nė shenjė fisnikėrie, u dhanė ca premtime tė vagėlluara (nga Sulltani) pėr autonomi shqiptare, madje dhe pėr njė qeveri tė pėrkohshme me Torenc Toēin si kryeministėr, Kryezotin e malėsorėve...”.5

Mbledhja e Kimzės, Pukė dhe vendimi i sajė u botua nė shtypin e vendeve perindimore, ajo pati njė jehonė dhe propogandim tė luftės sė kryengritėsve shqiptar. 

Mbledhja ngriti flamurin kombėtar dhe miratoi vulėn e Qeverisė sė Pertashme. Megjithse shpalli njė Qeveri tė Pėrkohshme, kjo mbledhje nė tė vertetė ishte njė Beslidhje pėr tė vazhduar kryengritjen, dhe u bė bėrthamė e drejtimit tė luftės pėr liri. 

Rėndėsia e sajė do mbetėt nė histori, se aty nė njė kuvend tė disa krahinave me miratim dhe entuasiazėm popullor u ngrit Flamuri Kombėtar. 

Faksimile e Dokumenti origjinal qė Ruhet nė Arkivin Qėndror tė Shtetit 
Tiranė (fleta 1 + fleta 2).

Foto 1 Vula e Dokumentit, Foto 2 kopertina e Monografisė
Flamuri i Kombit Shqipėtar. Tė studiuesit Jaho Brahaj

1). Torenc Toēi lindi nė San Cosmo Albanese, mė 9 mars 1880. 

2). R. Toēi. Babai im, Torenc Toēi. Toena, 1996, f. 22. Nga biseda me disa shkodranė, nė janar 1911. 

3). "Kimėz 27. 4.1911. Tė nėnshkruemit tuj mendu, qi gjith kombi shqiptar si t'kėshten dhe muhamedan…… Qeveria e Perteshme ka me u mundue pėr luftė e pėr liri t'plot e pėr form t'qeverisė t'pėrgjithshme… (renditet lista me emrat pjesmarrės. J.B.)

 Dod Frroku, bajraktar i Kuzhnenit. Prenk Tuc Doda, prej parijet t'Fanit. Dr. Torenc Toē,. Ndue Per Deda, prej Gojanit. Dod Bardhoku, bajraktari i Khtellės. Kol Marka Kola, prej Kapidanash. Preng Mark Prenga, bajraktar i Oroshit. Ndue Frrok Deda. Marash Nika, bajraktar i Shalės. Gjelosh Kola, bajraktar i Shoshit. Pren Uka, bajraktar i Berishės (Pukė). Frrok Kola, bajraktar i Thaēit (Pukė). Sadri Luka, krye nė Theth. 

Gjin Difi, krye nė Mertur Guri (Pukė), (pėrfaqsues i bajraktarit). Mark Sokoli, pėr bajraktarin e Nikajve. Ēerim Ndou, pėr bajraktarin e Toplanės. Prel Tuli, i Merturit. Ndue Mark Llesh Kola, prej Xhuxhet tė bajrakut tė Fandit, Kol Marka Kola (?) Zef Ndoj, prej Kimzės. Ndue Ndrec Lazri, i Korthpulės. Ndue Gjin Noci, prej Kuzhneni. Geg Filip Ēuni, pėr Shkoder. Preng Marka Gjeta, pėr bajraktarin e Kthellės.) Ndrec Gega, i bajrakut Kthellės.