MIGJENI, MĖ KONCEPTUALI I LETRAVE SHQIPE

MIGJENI, MĖ KONCEPTUALI I LETRAVE SHQIPE
Nga MOIKOM ZEQO

Me 18 prill 2011 nė qytetin e Pukės u zhvillua njė aktivitet perkujtimor nė kuadrin e 100 vjetorit tė Migjenit dhe me rastin e 75 vjetorit tė ardhjes sė Migjenit si mėsues nė Pukė. Po botojmė fjalėn e Dr. Moikom Zeqos, sipas variantit tė botuar nė gazetėn” Shqip”.

Migjeni ėshtė njė nga shkrimtarėt mė tė ribotuar nė Shqipėri, i pėrkthyer nė shumė gjuhė tė botės. Botimet e Migjenit bazohen tė gjitha te botimi kryesor i bėrė nga Skėnder Luarasi. Botimi mė i fundit ėshtė bėrė nga vajza e Skėnder Luarasit, Angjelina Ceka. Ky botim i ri ka fakte tė reja tė ikonografisė dhe jetės sė Migjenit (fotografi tė rralla dhe tė ēmuara, tė dhėna familjare tė hollėsishme dhe tė sakta), si dhe pėrfshirjen e dy letrave tė famshme tė Bojkės.

Disa shėnime pėrcjellėse tė kėtij libri hedhin poshtė mitin se gjoja familja e Migjenit ka pasur origjinė serbe, si dhe bėjnė sqarimin e marrėdhėnieve tė pastra e tė pashembullta tė dashurisė sė Migjenit pėr Bojkėn dhe ndėrsjellas. Zonja Angjelina Ceka ka bėrė njė punė tė lavdėruar dhe shumė tė dobishme.

Unė, qė jam marrė njė jetė tė tėrė me Migjenin, madje kam pėrgatitur dhe botimin e plotė pėr Migjenin mė 1989-n, sė bashku me zonjėn Rozeta Uēi, mund tė them me plot gojėn se mungon ende dhe sot njė botim akademik shkencor tekstologjik i Migjenit, ku tė pėrfshihet nė mėnyrė akribike tėrė paraqitja e poezisė dhe e prozės, sė bashku me rreshtat e shuar, ose tė shtuar pėr vetė autorin. Nė kėtė botim duhet tė pėrfshihen dhe shkrimet e Migjenit nė gjuhė tė huaj, krahas pėrkthimit nė shqip. Unė nuk e kuptoj pėrse Akademia e Shkencave deri mė sot nuk e ka bėrė njė gjė tė tillė? Kur vallė do tė bėhet njė botim i tillė mė nė fund?

Nė botimin akademik tė veprės sė Migjenit ėshtė e domosdoshme tė fshihen edhe nėnvizimet e tij nėpėr libra, shėnimet, vizatimet e tij, si dhe tė gjitha letrat qė i janė dėrguar atij nga tė tjerėt.

Lexuesi shqiptar mund tė mėsojė kėshtu se nė botimet e reja do tė kemi patjetėr njė plotėsim tė opusit migjenian.


Pukė 18 prill 2011.

Njė dokument qė ruhet nė fondin “Migjeni” tė Muzeut Popullor tė Shkodrės, flet pėr veprimtarinė atdhetare tė babait tė Migjenit, Gjergj Nikolla (1875-21 mars 1924), i mbiquajtur Shkodrani. Foqion Postoli i dėrgon Gjergjit mė 1 janar 1924 njė dėftesė - dekoratė qė nga Korēa pėr nderim tė meritave atdhetare si pėrfaqėsues i Shkodrės nė Kongresin Kishtar tė Beratit, qė krijoi Kishėn Autoqefale Kombėtare tė Shqipėrisė mė 12 shtator 1922.

Ky fakt ka rėndėsi pėr tė kuptuar ndjenjat e thella tė shqiptarisė tė familjes sė Migjenit, ndjenja qė lanė gjurmė tė pashlyeshme atdhedashurie tek ai, krenarie tė vėrtetė pėr qenien shqiptar. Migjeni flet qartė nė njė shkrim tė tij pėr etnogjenezėn iliro-shqiptare, fakt ky me rėndėsi pėr shqiptarėsinė e formimit kulturor–shkencor tė tij.

Nga motra e Migjenit, Ollga, ruhet njė "Autobiografi" e shkruar nė Tiranė mė 10 nėntor 1959.

Nė tė thuhet: “Tri muaj para se tė mbaroja gjimnazin (nė Sarajevė 1933) ma prenė bursėn, pėr shkak se im vėlla Millosh Nikolla – Migjeni, kishte pranuar vendin e mėsuesit tė gjuhės shqipe nė fshatin Vrrakė tė Shkodrės, ku ishte shtetėzuar shkolla fillore dhe nė vend tė gjuhės serbe ishte vėnė gjuha shqipe". Nga dokumentet shkollore e kujtimet e atyre qė e kanė njohur nė Manastir gjatė viteve 1928-1933, mėsojmė pėr gjendjen jo tė mirė shėndetėsore tė Migjenit, i cili "ēdo javė shkonte pėr mjekim", ku ruhen shėnime pėr shtrimin herė pas here tė tij nė spital. Nga 257 ditė mungesa tė bėra gjatė viteve tė studimit, vetėm nė vitin e fundit Migjeni ka bėrė 166. Nė ditarin e shkollės ėshtė edhe ky shėnim i kujdestarit pėr Migjenin: "Nxėnėsi s'ka fare nota nė tremujorin e dytė nė pjesėn mė tė madhe tė lėndėve, si dhe nė sjellje pėr shkak tė sėmundjes".

Nga viti 1928, deri mė 1938, viti final i jetės dhe njėkohėsisht i vdekjes, Migjeni ka vuajtur, ka njė histori tė sėmundjes, e cila ka ndikuar nė jetėn e poetit.

Deri mė sot nuk ėshtė gjetur njė biografi e Migjenit dėrguar Ministrisė sė Arsimit mė 1933-n siē dėshmon Skėnder Luarasi - fakt ky me interes tė posaēėm.

Nė fondin Migjeni nė Shkodėr janė tė shkruara nga Migjeni njė gjenealogji e familjes, njė pėrkthim nė shqip i diplomės sė marrė nė Manastir (njė kopje e po kėsaj diplome ėshtė pėrkthyer nė italisht - po me dorėn e Migjenit), ku ka dalė gjyshi dhe gjyshja e shkrimtarit nga ana e nėnės, nė anėn e prapme Migjeni ka shėnuar edhe emrat e 11 personave tė familjes.

Njė fotografi e njė turisti austriak qė ka kaluar nė vitin 1936 nė Pukė, e ka hyrė nė klasėn qė mėsonte Migjeni, e ka fiksuar njė pamje tė nxėnėsve tė ulur nė banka, njė kalendar i bėrė nga dora e Migjenit pėr nevojat e shkollės (ruhet nė Muzeun e Pukės), njė dokument ku flitet pėr njė mbledhje tė nėnprefekturės sė Pukės, ku ka marrė pjesė edhe Migjeni, ku ėshtė marrė edhe njė vendim kundėr disa zakoneve prapanike, njė stilolaps i shkrimtarit i dhuruar dėshmorit tė ardhshėm tė luftės Bahri Shaqirit, i cili shkruante dhe vetė poezi (ruhej nė Muzeun e Shijakut), njė numėr fotografish tė publikuara deri mė sot, qė kanė fiksuar momente tė ndryshme tė jetės sė Migjenit qė nga fėmijėria deri nė ditėt e fundit (disa nga fotografitė kanė tė shėnuara nga pas dhe datėn e vendin), janė me interes pėr kronologjinė e veprimtarinė e jetės sė shkrimtarit.
Diēka prekėse ėshtė dokumentacioni mjekėsor i sanatoriumit nė Tore Peliēe, njė radiografi e mushkėrive tė Migjenit, pasaporta e tij qė pėrdori pėr herė tė fundit, (krahas tri pasaportave tė tjera qė ruheshin dikur nė shtėpinė muze tė tij). Ėshtė grumbulluar njė material i gjerė i kujtimeve mbi Migjenin.

Po a ka dėshmi tė tjera, tė reja, pėr krijimtarinė e Migjenit?

Janė botuar disa fragmente, shėnime tė tij, letra, dokumente etj.

Dhimitėr Shuteriqi nė artikullin e tij "Arti i Migjenit" botuar mė 1938-n, bėn fjalė pėr njė ose dy poezi tė Migjenit - mė tė hershmet e tij, botuar nė shtypin shqiptar tė Rumanisė (nė "Shqipėria e re" e "Kuvendi kombėtar"). Zbulimi e gjetja e tyre do tė ishte ngjarje letrare.
Megjithatė dėshmohen shkrime tė tjera tė panjohura tė Migjenit. Kėtu ėshtė rasti tė themi se ndonjė shkrim qė i ėshtė atribuuar atij, si p.sh. njė roman me titull "Jeta pa fat" shkruar gjoja gjatė viteve tė studimeve nė Manastir, njė fragment i tė cilit dhe ėshtė botuar, ėshtė nė fakt njė mistifikim, njė gjė jo e vėrtetė, e padokumentuar.
Njė letėr e vajzės qė ka dashur Migjeni dėrguar Ollgės me datėn 04.09.1938 paraqet njė interes tė veēantė jo vetėm pėr jetėn intime tė tij, por edhe pėr njoftimin e tij qė jep pėr disa letra tė cituara nė fakt nė vetė kėtė letėr. Ja ē'shkruhet nė tė: "Kalonim kohėn me biseda dhe kėngė. Kur pėr herė tė parė mė shfaqi dashurinė me letėr unė i jam pėrgjigjur se edhe tek unė ka lindur njė ndjenjė e tillė... Ja disa nga fjalitė e tij nga letrat e para qė janė gdhendur nė kujtesėn time: "Ti je pėr mua kaq e ėmbėl, mė e ėmbėl se engjėjt qė nuk ekzistojnė"... Kam dashuruar dhe ēdashuruar (kėtu nė kuptimin e njė dashurie tė braktisur -shėnimi im M.Z.), por vetėm te ti kam gjetur qenien e vėrtetė sociale". Dhe nė fund e mbyllte kėshtu:

"Nė fund tė fundit tė mbetet miqėsia apo jo B.? Unė jam mėsuar me dėshtime, bankrote, qė jeta m'i paraqet sapo bėj njė hap tė tillė o dhimbja ime... Nė rastin mė tė parė e kam pyetur tė mė sqarojė pėrse mė ka quajtur Dhimbje. Mė tha se unė do tė isha Dhimbje pėr tė sikur tė mos e doja. Unė i thashė se nuk mund tė jem e tillė (Dhimbje), kurrsesi se doja tė mos shqetėsohet fare - dhe me tė vėrtetė e kam dashuruar”. 
Nė kėtė letėr ka edhe dėshmi pėr njė poezi tė re tė Migjenit. Po citojmė fjalė pėr fjalė kėtė pjesė tė letrės: "Ishte ulur nė tryezė dhe po shkruante. Kur mė pa, fytyra iu ndriēua nga njė buzėqeshje. Unė i pėrkėdhela flokėt dhe e pyeta se ē'po shkruante. Ai m'u pėrgjigj: "Pėr ty e dashur, lexoje!


Pamje e sallės nė Pallatin e Kulturės “Eqrem Ēabej”, Pukė 18 prill 2011.



Tė faleminderit o shi qė u bėre shkak tė mbetem nė shtėpi tė rri pranė sė dashurės sime (dhe nė fund e mbyllte me vargun): ‘Jam i lumtur, i stėrlumtur’".

Kjo poezi, pėrveē vargjeve tė mėsipėrme, nuk ruhet. Ajo ka rėndėsi pėr tė treguar njė moment tė jetės intime tė poetit tonė, tė dashurisė sė tij tė vėrtetė, jashtėzakonisht tė pastėr, njerėzore.

Nė njė letėr tė datės 30.09.1938 qė kjo vajzė kurajoze, me botė tė madhe shpirtėrore, i dėrgon po Ollgės, lexojmė:
"Rri ashtu vetėm nė dhomė, nxjerr tė gjitha sendet qė tė mė kujtojnė ty dhe Mirkon (Migjenin): letra, shkrime, fotografi, i lexoj me mall dhe me dhimbje nė shpirt".

Kohėt e fundit kemi gjetur njė variant tė poezisė "Malli rinuer". Duke parė e konsultuar dorėshkrimet origjinale me dorėn e poetit tė librit "Vargjet e lira", kemi vėnė re qė disa gjėra qė nė botime tė mėparshme janė dhėnė si lapsuse.

Nė dorėshkrimin e poezisė "Trajtat e mbinjeriut", vargu i katėrt i strofės sė nėntė ėshtė: “qarkullojnė rreth rruzullit dhe nėpėr sferė tė hapshe” qė nė tė tėra botimet ėshtė: “qarkullojnė rreth rruzullit tue synue vragshėm”.

Vargu i parė i strofės sė fundit i poezisė "Njė natė pa gjumė" nė origjinal ėshtė:

"Hiqmuni qafet mendime cauchemars!"


Shkolla Muze “Migjeni” Pukė.



Fjala frenge cauchemars (ėndrra tė tmerrshme), nė botimin e vitit 1954 ekziston, nė botimet e mėparshme ėshtė hequr. Kjo fjalė karakteristike (un mot picard) - njė fjalė pikarike pėrmendet te Colette (Je tombais de reve en cauchemar, de cauchemar en convulisions nerveuses).
Pse e vuri Migjeni kėtė fjalė nė vargun qė pėrmendėm? Pėr tė bėrė mė tė fuqishėm mendimin. Migjeni edhe nė shkrimet e tjera ka fjalė nga frėngjishtja (si p.sh. “un roseau”, folja "Compremetter").

Vėmė nė dukje se "Un roseau" ėshtė pjesė e frazės sė njohur tė Blez Paskalit "L'homme est un roseau pensant". Migjeni ka bėrė nėnvizime te libri "Les penses" tė xhensenistit e mendimtarit tė madh Blez Paskalit.

Nga letėrkėmbimi i njerėzve tė familjes sė Migjenit janė disa letra, kartolina qė i dėrgohen atij, letra qė i dėrgohen kryesisht Ollgės, Skėnder Luarasit, qė dėshmojnė pėr momente tė tjera tė ndryshme tė jetės sė Migjenit tė madh. Njė kushėri i afėrt i Migjenit i shkruan Ollgės nga Gjakova mė datė 07.09.1938:

"U binda se jam njeri pa fat (fatkeq) dhe fakti ėshtė se mbeta pa vėllanė tim tek i cili kam pasur besim se do tė bėhej njeri i madh"

Njė kushėri tjetėr i dėrgon Ollgės dhe Cvetkės (letra s'ka datė, po duhet tė jetė e vitit 1938, mbas vdekjes sė Migjenit) edhe kėto rreshta: "E dashur Ollga, kam dashur tė tė lutem tė m'i dėrgosh tregimet e Mirkos (Migjenit) si i ke nė dorėshkrim, ose po pate fragmente, ashtu siē i ka publikuar ai. Poezitė e tij i kam. Tregimet do tė doja t'i pėrktheja. Mund tė dėrgosh ē'tė kesh. Materialet do t'i kthej pėrsėri. Unė punoj dhe pėr pėrkthime letrare. Punoj... me njė profesor Universiteti - filologun albanolog, dr. Parioin.”

Tė mbetet nė mendje fjalia se "poezitė e tij i kam".

Cilat poezi?

Ato qė njihen nga trashėgimi i Migjenit, apo edhe ndonjė tė panjohur?

Mė 1961 njė studiues shqiptar, Krist Maloki, nė njė letėr i shkruan Skėnder Luarasit nga Austria: "Para njė viti kam qenė n'Ulqin apostafat pėr tė mbledhė material historik e letrar rreth Migjenit. Atje u njohta me zonjėn Leposavė, me tė bijėn e kunatės s'ate e me njė shok tė vjetėr tė Migjenit..." Ndėr "Kangė tė rinisė" vende-vende shpėrthejnė tonalitetet si ato tė Bethovenit nė ("Dashuri e pavdekshme"). Nė librat e lexuara nga Migjeni (ruhen nė shtėpinė muze) ka nėnvizime tė shkrimtarit.

Nė librin "Kriza e kulturės bashkėkohore" e N. Verbajevit nė faqen 27 Migjeni nėnvizon me laps "Shkolla e Bolonjės njeh Mikelanxhelon dhe Rafaelin", mė poshtė: "Morali i Niēes nuk njeh vlerėn e personalitetit tė njeriut".

Nė faqen 38 Migjeni nėnvizon: "Marksi shpirtėrisht ka dalė nga religjioni humanist i Fojerbahut... Marksi pėrfundimisht u "nda" nga "Renesanca si nga njė botė ‘borgjeze’ dhe aspiroi pėr njė shoqėri tė re".

Nė librin "Letra nga India", Migjeni ka nėnvizuar gjithashtu nė faqen 11:

"India, vend i religjionit, vend i misticizmit, vend i mistereve".

Nė faqen 15: Njė adhurues anglez i Tagorės thotė: "Ėshtė njė poet jo thjesht se ėshtė atdhetar, por se i njeh thellė bashkatdhetarėt e vet... tė gjithė studentėt e adhurojnė Tagorėn. Unė kam ardhur nga larg. Kam ardhur tė studioj nė Santinikalen, pėr shkak se kėtu ėshtė tempulli reformues i Tagorės, sepse nė kėtė shkollė jepte mėsim Tagora, e se kjo bibliotekė ėshtė vepėr e Tagorės, sepse nė kėtė shtėpi ka jetuar, e menduar, e punuar, Tagora".

Kėto nėnvizime e tė tjera qė nuk po i japim kėtu, flasin pėr kulturėn e gjerė tė shkrimtarit tonė (ka ardhur koha e njė botimi tė plotė tė shėnimeve tė Migjenit nėpėr libra - kėnd mė vete qė e pasuron krijimtarinė e tij).

Me vlerė pėr veprėn migjeniane janė kundėrvėniet dhe polemikat e shkrimtarit me shkrime tė ndryshme tė botuara nė shtypin e kohės.
Nė "Illyria", mė 13 maj 1934, botohet shkrimi "Letėr nga fshati", ku thuhet: "I dashur shok... kam zili pėr jetėn e qetė tė fshatit, - kaloj ditė tė lumtura nė paqe e nė qetėsi. Tė ka ndodhur ndonjėherė tė flesh nė pyll? Eja tė rrosh kėtė jetė tė ėndrrave". Ky shkrim romantizues, me idilikė neveritėse, ėshtė bėrė shkak qė Migjeni tė botojė mė 1 korrik 1934 skicėn - pėrgjigje ironike tė "pamėshirshme" “Tė fala nga fshati", ku me realizėm tė pashembullt thuhet gjendja e vėrtetė e jetės dhe e sendeve.

Tek "Illyria", 28 nėntor 1935, ėshtė botuar shkrimi panegjirik ndaj mbretit Zog me titull "...Dhe drita u ba!", ku thuhet: "mė 21 tetuer (data e urdhrit pėr reformat e Zogut, shėnimi im M.Z.) u hap porta e Madhe e Kombit tonė pėr me lanė me hy nė marshim luftarak djemtė e rinj e tė mprehur pėr ēdo guxim tė mirė... ndigjojmė marshimin fatidik tė kalorėsve tė rinj kah fate tė sigurt si agimin e kaltėr tė kėsaj stine krenare". Shkrimi mbaron me fjalėt "Vade retro Satana! Rroftė mbreti!"

Migjeni i kundėrvihet kėtij shkrimi me ironinė e tij tė fuqishme, sfiduese, asgjėsuese, nė prozėn "Vetėvrasja e trumcakut" "...njė fjalė goje, si p.sh.:"...

“Tė bėhet dritė! Dhe dritė u ba! A shifni? Njė fjalė magjike! Hokus – Pokus! Sa bukur!”

Shėnojmė se tema e prozės sė Migjenit "Sokrat i vuajtur apo derr i kėnaqur?" lidhet me njė citim nga filozofi anglez Xhon Stjuart Mill (1806 -1876), partizan i liberalizmit politik, kritikues i moralit tė bigėzuar, tė kohės sė tij, pėrfaqėsues i teorisė empirike.
Citati i Millit botuar disa herė nė shtypin e viteve '30, ėshtė: "Mė pėlqen tė jem mė tepėr njė Sokrat i pakėnaqur sesa njė derr i kėnaqur".
Kurse vargu "Qeshni paljaēo, ndėrsa zemra tė pėlcet" qė pėrdoret si refren te proza e Migjenit "Tragjedi apo komedi?" ėshtė pėrdorur edhe nė njė skicė tė Platonicusit, - Veli Stafės. Ėshtė fjala pėr njė varg tė famshėm nga aria e operės "Pagliacco" (1892) tė kompozitorit italian Rugero Leonkavalo (1858-1919).

Nė poezinė "Kėngė Skandaloze" Migjeni thotė pėr shprehjen e Niēes nė librin "Kėshtu foli Zaratustra": "njeriu ėshtė njė litar i ngrehur midis shtazės dhe mbinjeriut - njė litar mbi humnerat" dhe ironizon me vargjet e njohura: "Unė dhe ti murgeshė, dy skaje tė njė litari - tė cilin dy taborė ia ngrehin njėri-tjetrit" duke vėnė nė reliev njė mendim tė ri luftarak, emancipues.

Sė fundi tė japim njė interpretim tė ri tė poezisė "Kėngė mė vete". Kjo poezi tepėr e rėndėsishme ėshtė nė fakt e vetmja e ciklit homonim (ciklet e tjera janė prej disa poezish). Kjo poezi - cikėl, flet pėr fqinjėt, komshinjtė, pėr tė cilėt Migjeni shėnon nė varg: "komshinjtė e mi qė i kam farefis", pra, janė shqiptarė e jo tė ndonjė kombėsie tjetėr.

Ai krijon antitezėn sfiduese e tė pamėshirshme pėr ata qė u bėnė "orakuj" e pararojė e fashizmit, rrezikun apokaliptik Migjeni e shpall edhe nė skicat “Tė korrat" apo te "Kusarėt nė Adriatik".

Migjeni denoncon, sarkazmatizon pikėrisht kėta emisarė tė Shkodrės qė janė parathėnie e fashizmit nė Shqipėri - pra poezia pėr tė cilėn flasim ėshtė e para poezi antifashiste shqiptare nė vitet '30, pra nga mė kryesoret e "Vargjeve tė lira".

Migjeni ėshtė njė shkrimtar i madh konceptual, tek ai ndihet si tek askush ndėrrimi i epokave, paraprijėsi mė i shquar pėr letrat e artin tonė.
Nė njė libėr nė frėngjisht i quajtur “Shovinizmi linguistik”, Migjeni ka bėrė nėnvizime tė rėndėsishme.

Familja e Jakov Milaj nė Fier ruan kujtimet e shkruara me dorė tė Jakov Milaj pėr Migjenin. Jakov Milaj ka qenė njė intelektual i shquar i viteve ‘30 dhe autor i librit tė famshėm “Raca shqiptare”. Ai ėshtė i pari qė paraqet teorinė shumė tė rėndėsishme gjenetike me tri ligje themelore tė Mendelit, qė ėshtė mbiquajtur si Ajnshtajni i gjenetikės. Jakov Milaj ėshtė kėshtu njė nga dėshmitarėt mė tė vėrtetė dhe seriozė qė e ka njohur drejtpėrdrejt Migjenin. Kujtimet e tij plotėsojnė shumė gjėra qė kanė mbetur nė boshllėk.


Bisedė studiuesish pas vizitėn nė Shkollėn Muze “Migjeni”, Pukė 18 prill 2011.


Pėrtej hulumtimit si punė e mirėfilltė shkencore mbetet shumė pėr tė bėrė pėr kualifikimin e rolit tė Migjenit nė letėrsinė shqipe, duke hedhur tutje si mbivlerėsimin e llojit barok, ashtu dhe nėnvlerėsimin e llojit inkuizicionist. Ai kėrkon njė lexim tė ri, ndryshe nga leximi i dogmatizuar i shtetit totalitar, ndryshe nga leximi i sforcuar sociologjik, duke u mbėshtetur nė rrafshin e epėrm estetik dhe krahasimtar.

Nė 100-vjetorin e lindjes sė Migjenit, ne mundohemi t’i shmangemi sa mė shumė fjalės “Vdekje”. E bėjmė kėtė seriozisht, sepse askush, asnjėri prej nesh nuk beson nė vdekjen e Migjenit nė tė gjitha pikėpamjet. E njė lloj alibie e vdekjes ėshtė pėrdhunimi i varrit tė tij (para disa vitesh) nga forcat e errėta, duke i thyer kapakun e varrit dhe mbishkrimet. Ėshtė diēka groteske dhe nė thelb pa asnjė kuptim.

Unė do tė doja tė pėrfytyroj se si mund tė shkruhej njė editorial pėr 200-vjetorin e lindjes sė Migjenit, nisur vetėm nga kronologjia. Jam i bindur se edhe nė 300-vjetorin e largėt tė gjithė do t’i shmangeshin fjalės “vdekje”. 


     Pershėndet Prof.Dr. Bahri Brisku.     Dramaturgu Fadil Kraja dhe pukiani Arian Ndoi.

Migjeni ėshtė njė shkrimtar i jashtėzakonshėm, i cili e ndau letėrsinė shqipe nė dy pjesė. Mund tė thuhet qė letėrsia shqipe ka historinė para Migjenit dhe tashmė historinė pas Migjenit.

Shkrimtarėt para Migjenit krijuan njė traditė tė fuqishme, tė pėlleshme, tepėr interesante edhe nė rrafshin ballkanik. Atdhetarizmi nė njė sens kulturologjik ėshtė substanca artistike e kėsaj letėrsie. Emrat e Buzukut, Budit, Bogdanit, Bardhit nė njė farė mėnyre pėrfaqėsojnė ata paraprijės qė mund tė imagjinohen si roli i Eskilit, Euripidit dhe Sofokliut nė letėrsinė greke dhe europiane. Kjo krahasueshmėri natyrisht ėshtė konvencionale dhe duhet marrė e mirėqenė vetėm nė kuptimin kombėtar shqiptar.

Tradita para Migjenit ėshtė shumė e rėndėsishme. Dhe ja lindi nė kėtė botė Migjeni si pėr tė treguar se gjithēka qė u shkrua para tij nė letrat shqipe ishte vėrtet njė gjė serioze, madje madhėshtore. Por kėtej e tutje Migjeni do tė ndryshonte nė mėnyrė konceptuale si askush rrjedhėn e letėrsisė shqipe. Ai ėshtė i pari qė kuptoi se jo vetėm shoqėria, por edhe letėrsia domosdoshmėrish nuk mund tė bėnte dot mė pa njė emancipim tėrėsor dhe tė fuqishėm tė kombit dhe tė krijimtarisė sė fjalės. Ai kuptoi se duheshin rrėzuar totemet dhe idhujt patriarkalė, ballkanikė, konservativė tė Shqipėrisė. Ai e kuptoi se letėrsia shqipe nuk do tė kishte mė kuptim, nė qoftė se nuk do tė krijonte njė modernitet cilėsisht mė tė lartė dhe konkret nė rrafshin europian dhe botėror.

Shkrimtarėt pėrpara Migjenit lidhen me Rilindjen Europiane dhe Humanizmin (si Gjon Buzuku), apo me artin e madh barok evropian (Bogdani, Budi etj.). Kjo letėrsi shkėlqeu me emrat e papėrsėritshėm tė romantizmit shqiptar dhe europian si Naim Frashėri, De Rada, Serembe. Por tradita kriticiste e letėrsisė europiane e shekullit 19 pėrfaqėsuar nga Balzaku, Dostojevski ende nuk pati fuqi ndikuese e vepruese siē duhet nė letrat shqipe. Kemi njė prapambetje bashkėkohėsie nė kėtė hulli. Ky kriticizėm i pashembullt nė letrat europiane nuk mund tė krijonte boshllėk tė pėrjetshėm nė letrat shqipe. Fillon kėshtu letėrsia e shekullit XX nė Shqipėri, ku shkėlqejnė emrat e Konicės, Poradecit, Fan Nolit. Letėrsia e viteve ‘30 nė shekullin XX ishte 


                                                            Pukė 18 prill 2011.

gjithashtu e jashtėzakonshme nė Europė. Emrat e Franc Kafkės, Georg Traklit, Miroslav Kėrlezhės, Kazanzaqit janė emra emblematikė. Rryma e ekspresionizmit shkėlqeu nė mėnyrė inkandeshente nė kontinentin tonė. Pikėrisht nė kėtė bashkėkohėsi dritėson si askush Migjeni, biri i ekspresionizmit europian dhe mė i fuqishmi dhe mė i madhi i ekspresionizmit shqiptar. Migjeni u bė maratonomak i emancipimit shoqėror e artistik pėr tė gjithė ne edhe nė ditėt e sotme.

Por unė mendoj se Migjeni ėshtė shkrimtari mė konceptual nė letrat shqipe. Karakteri i rolit ekskluziv tė Migjenit kėshtu nuk mund tė pėrsėdytet. Danillo Kish ka thėnė se letėrsia botėrore ndahet nga emri i Jorge Luis Borgesit nė letėrsi para Borgesit dhe nė letėrsi pas Borgesit. Ka njė semantikė tė ngjashme me emrin e Migjenit, siē e thashė mė lart topologjikisht pėr letėrsinė shqipe. Migjeni ėshtė njė shkrimtar kulmor i letrave shqipe, i denjė pėr panteonin e letrave europiane nė vitet ‘30 tė shekullit XX.

Migjeni vetėm ringjallet, sepse problemet ekzistenciale tė shoqėrisė shqiptare janė ende shumė tė mprehta. Migjeni ėshtė artisti i njė katarsi tėrėsor pėr shoqėrinė shqiptare, njė letėr lakmuesi i pamohueshėm. Shikoni mediat shqiptare dhe kriticizmin e publicistikės sot! Pika mė e madhe referuese e tyre ēuditėrisht ėshtė dhe mbetet Migjeni. Mund tė them me bindje se Migjeni ėshtė mė i gjallė se sa ne tė gjallėt e rastėsishėm dhe vdekatarėt e zakonshėm. Nė kėtė kuptim ai ka njė dimension trascedental dhe i pėrket sė ardhmes mė shumė se tė tjerėt. 

Fotografitė: Jaho Brahaj.
Botuar nė: Gazeta SHQIP, 24 maj 2011.