Arti mitik i Lahutės sė Kreshnikėve

Arti mitik i Lahutės sė Kreshnikėve
Nga JAHO BRAHAJ

Pėrgatitja e dosjes pėr tu shpallur pasuri botėrore “Epika e Kreshnikėve” pėrfshin edhe traditėn dhe ruajtjen e mjeshtėrisė sė punimit tė instrumentit tė lahutės, instrument muzikor shoqėrues i kėngėve tė krashnikėve por sepse janė vepra arti tė mirėfillta. Nga studiuesit nuk ka patur vemndjen e duhur ornamentika dhe gdhendjet e artit arkaik popullor tė figurave mitike nė kėtė instrument tė lashtė shoqėruesi i vetėm muzikor i Epikės sė Kreshnikėve. Faktor qė na janė ruajtur instrumente muzikore te lahutės me moshė njė apo edhe dy shekullore (ndoshta edhe mė shumė) janė edhe kulti qė kishte ky instrument tek popullsia bartėse e traditės sė Ciklit tė Kreshnikėve.  Sė pari; edhe kur instrumenti muzikor behej i pa pėrdorshėm nga dėmtimet e vjetersisė, ai nuk thyhej, nuk digjej, nuk tretej (flakej), por ruhej me respekt nė ndonjė qoshe tė shtėpisė, kryesisht nė tavanet e banesės fshatare. 

Per mbajtjen e lahutės kishte rregulla; Ajo varej lart ne nje kunjė, nuk lejohej “ti lėshohej gja pėr ftyrė”, pra nuk lejohej qė nė atė kunjė tė vareshin objekte ose veshje tė tjera pėrveē saj. Kjo tregon se, sipas mentalitetit-zakon tradicional asaj i ruhej edhe pamja e saj, qė nė ēdo rast tė shfaqėj nė mjedisin e banimit si ogur i mirė e mbrojtėse nga e keqja, sipas konceptit pagan nga kohėt e mugėta tė besimeve kultike e miteve. Pra ajo ishte si njėlloj ikone brenda ambjentit tė banimit tė familjes fshatare shqiptare, ishte njė shėmbėlltyrė reale materiale e qenieve mitike mbrojtėse tė etnisė tonė.

Duke i vlerėsuar kėto tabu, qė lidheshin me kėtė instrument me vlera arti, duhet tė kuptojmė edhe mė shumė rendėsinė qė ka gjurmimi dhe vlerėsimi i tematikės dhe figurave qė janė gdhendur nė kokat e kėtij instrumenti tė lashtė, si pjesė e artit tė lashtė kultik tė paraardhėsve tonė. Nga gjurmimi i kryer dhe fotografimi i shumė prej kėtyre instrumentave tė vjetėr, qė ruhen kryesisht ne dorėn e rapsodėve dhe tė koleksionistėve, pamja ėshtė me shumė interes dhe befasuese.


 
                           Fig 1+2, koka lahute me figurėn e dhisė sė shenjėt.

Gdhendja me e zakonshme qė kanė lahutat, ėshtė koka e dhisė. Ėshtė pranuar nga studiuesi, qė kjo vjen nga shenjėterimi i dhive tė egra briarta, qė mbajnė e ruajnė fuqinė e Zanave tė mitologjisė iliro-shqiptare, ndoshta pasuese tė dhisė Amalte, qė ushqente perenditė. Duhet tė veme nė dukje se kryet (koka) e dhisė ėshtė e pranishme nė lahutat edhe tė popujve tė Malit tė Zi, Bosnjes dhe Kroacisė, kurse figurat e tjera qė po paraqesim kėtu, nuk i gjejmė nė kėtė instrument tek popujt e tjerė tė siperpermendur, prandaj kanė vlerė si tipologji tė ardhura dhe ruajtura nga trashėgimia shqiptare kėtu nė krijime tė artit tė kulturės materiale, ashti si dhe nė vargjet e Ciklit Shqiptar tė Kreshnikėvė tė ruajtura nė mentalitetin dhe besimin e qenieve mitike e kultike nė mijravjeēarė nga etnija shqiptare. Nė gdhendjet me artin arkaik tė lahutave kemi dhe figura tė sfondit mitik me rol aktiv tė zanave dhe orėve tė cilat i ndihmojnė, i ruajnė prej rreziqesh, i kėshillojnė dhe i mbrojnė heronjėt iliro-shqiptar tė Ciklit tė Kreshnikėve.


                          Ora               “Lahutari”, veper e Gac Zojsit.

Rasti mė interesantė ėshtė gdhendja e qenies mitike shqiptare: Ora. Orėn e shohim tė gdhendur nė njė lahutė tė shek. XIX, sipas pėrshkrimit qė ka nė tekstin gojor tė trashėguar brez pas brezi nga rapsodėt. Ora pėr malėsorin e veriut tė tokave shqiptare luan njė rol tė rėndėsishėm. Orė kanė fiset, vllazėritė dhe trimat e shquar. Deri nė mesin e shek XX malėsorėt ne mėngjez sapo zgjohen thoshin lutjen: Ndihmo Ora e Fisit.
Kur kreshniku Mujo ėshtė i plagosur nė luftė tė pėrgjakshme me sllavėt , nė shtratin e lėngimit e ruajnė Ora, gjarpėri dhe bisha. Kėnga orėn e pėrshkruan: 

Te kryet trimit ora po  rrinė,
Gja e vogėl Ora qė po ishte
Si dy rrfe n’ball dy sy m’i kishte
Dy herė rresht s’mund ta kqyrje.

Kėtė figurė mitologjike e hasim tė gdhendur nė lahutė nė skulpturė rrumbullaket me dy sy mbrenda dy unazave, bebja e syrit ėshtė nė formė maje shigjete, veshė tė theksuar, por tė dallueshėm si jo njerzor, me njė qendrim gati pėr veprim. Me sa jemi nė dijeni ora nė kėtė lahutė qė po paraqesim edhe nė foto, ka qenė e shpeshtė nė lahutat e bregut tė djathtė tė Drinit.  Nė kėtė instrument me traditė tė lashtė kemi tė gdhendur edhe vetė rapsodin si bartės i kėtyre mijėra vargjeve tė kėtij cikli. Nė foton qė po paraqesim me kėtė subjekt nga njė lahute nga malėsia e Pukės, vėmė re qė tėk figura e rapsodit, sytė e tij janė tė padritė, tė patheksuar si organ i fėtyrės, por jo me gropėzim, pra pa theks qė mungojnė. Kjo ėshtė e lidhur me vetė ceremoninė e tė kenduarit, ku rapsodi pėrqėndrohet nė botėn mitike dhe mistike tė kėngės me zėrin e tij dhe tingullin muzikor tė instrumentit. Aty dėgjohet, nuk shikohet. Vlen tė pėrmendet, se ėshtė konturuar qartė qeleshja tipike e malėsorėve edhe kjo e trashėguar si elementė i veshjes etnike shqiptare nga lashtėsia. 


    Gdhendje nė Lahutė - Rapsodi.                     Lahutari, veper e Ferdinant Yzeiri.  


                      
                                          Gjarpėri-orė (foto 1+2).

Gjarpėri qė e hasim rėndom ne reliev dhe skulpturė nė artin ilir e deri nė ditėt tona, tek lahuta e kemi tė nderlidhur me konturet e trupit gjarpėr me kokėn antropomorfe (njerzore). Fotoja kėtu paraqet nje koke lahute te gdhendur. Nė vėshtrimin volumor vėmė re nje mjeshtėri gdhendje qė ka njė koncept dhe nivel tė lartė artistike, megjithse ka dalė nga dora e njė amatori. Kjo figurė pasqyron gjarpėrin shėrues qė i mjekon plagėt Gjergj Elez Alise dhe Kryekreshnikut Mujo, sipas vetė rapsodive qė ruan ku cikėl.



Sipas Profesor Zymer Nezirit, kėngėt e Epikės Legjendare janė monumenti mė i madh i poezisė gojore shqiptare dhe ky epos ende bėn jetė tė gjallė, kryesisht nė viset malore nė Shqipėri, nė Kosovė e nė Mal tė Zi, ndėrkaq pėr nga forma dhe origjinaliteti ai ėshtė njė nga eposet e fundit tė gjalla nė Evropėn Juglindore. Lahuta si pjesė e pandarė e ketij eposi ėshtė njė instrument muzikor i domosdoshėm pėr gjallesėn e ketij Cikli, por ėshtė edhe vepėr arti arkaik tradicional popullor qė mbart subjekte mitike tė panteonit tė lashtė iliro-shqiptar.



Kjo pasuri artistike skulpturore me tematike mitike e trashėguar nga shekuj e mijėravjeēar, qė na ka ardhur me kėto objekte muzikore dhe artistike me vjetersi nga periudha e fundshekullit XIX e me parė, besoj se do vlerėsohet dhe studiohet pėr tė zėnė vendin e sajė nė trashėgiminė kulturore tė popullit tonė. 

Eshte njė teme tjetėr ndryshimi i tematikės dhe figurave tė gdhendura nė shumė nga lahutat e popujve tė Ballkanit qė nga fillimi i shekullit XX, ndėr to edhe nga punuesit shqiptar tė lahutave nga mesi i kėtij shekulli e nė vazhdim.

Fotot: J. Brahaj. 
Gazeta Shqiptare, Tiranė 22 maji, 2011.