Pal Nikoll Marku - NJĖ HISTORI E PABESUESHME ME “LAHUTĖN E MALĖSISĖ”

Pal Nikoll Marku - NJĖ HISTORI E PABESUESHME ME “LAHUTĖN E MALĖSISĖ”
Nga: Ndue Dedaj

(Si i “gėlltiti” 16 mijė vargjet e Fishtės njeriu qė ndiqej nga Sigurimi i Shtetit)

Prolog

Kohė mė parė, nė Patos, nė njė drekė miqsh, dy zotėrinj tė nderuar, profesori i letėrsisė i gjimnazit tė qytetit, Toli Shabani, dhe fotografi i njohur vendės, Kozma Ēuko, nisėn tė na rrėfenin me shumė emocion histori nga jeta e njė njeriu tė pazakontė erudit, me emrin jo fort tė dėgjuar, Pal Nikoll Marku. Dhe ne veēuam njėrėn prej sosh, qė lidhet me kryeveprėn fishtiane, “Lahutėn e Malėsisė”, duke i konsideruar dhe dy miqtė patosas si bashkautorė tė kėtij shkrimi; bashkė me studiuesin mirditor Mark Mesuli, autorin e monografisė kushtuar kėtij zotėrie elitar, ku jemi mbėshtetur pėr tė dhėnat biografike tė protagonistit tė pabujė tė kėsaj historie, ndarė nga jeta para dy vjetėsh. Sikur “Baca Pal” tė rronte, kėtė fundprill me siguri qė do tė vente sėrish nė vendlindje, Mirditė, pėr tė kumtuar nė 100-vjetorin e “Qeverisė sė Kimzės”, nėn malin e Munellės, si njė “skifter” i tij, siē e kishte pas pagėzuar veten qysh herėt.

Por le tė vijmė te historia e tij tepėr e veēantė me “Lahutėn” e Fishtės.

Histori me disidencė e Kapitenit tė Aviacionit Shqiptar

...Nėse ai njeri, atė ēast, do ta kishte pasur tė mundur, do tė kishte bėrė zakonin e murgjve tė vjetėr, tė kopjonte me dorė librin qė nuk do ta kishte mė. Librin legjendė qė nuk mund tė fshihej mė gjatė prej tij. Veprėn qė e kishte tė ndaluar ta mbante, jo vetėm nė bibliotekė, por as fshehur nė hatullat dhe “trarėt” e shtėpisė. Llogariti kohėn dhe ajo ishte krejtėsisht e pamjaftueshme, qė ai tė ulej nė tavolinė dhe tė kopjonte me dorė “Lahutėn” nga vargu i parė tek i fundit!... Nuk ishte e mundur. Po si do tė bėhej atėherė? Ta fotokopjonte? Kjo ishte edhe mė e pamundur. Kishte njė fotokopjues vetėm nė Komitetin e Partisė sė rrethit dhe vetėm pėr materialet “top sekret” qė dilnin me firmėn e sekretarit tė parė, pėr tė parin e vendit, nė Komitetin Qendror. Por kjo ishte si tė veje vetė te porta e burgut. Tė shkoje nė selinė e Partisė dhe tė thoshe: “Ju lutem, ma fotokopjoni pak kėtė libėr tė nėmur, ‘Lahutėn e Malėsisė’ tė Gjergj Fishtės, se mė duhet ta zhduk nga faqja e dheut, domethėnė ta asgjėsoj, pasi gojė mė gojė mė ka ardhur fjala se, mė sot, mė nesėr, do tė mė arrestojnė pėr agjitacion dhe propagandė!...
E kjo nuk ėshtė aspak njė stisje historie me disidencė, qė nė kohėn tonė qarkullojnė pa ndonjė vrarje ndėrgjegjeje nga shumėkush, por njė ngjarje reale, qė i pėrket vitit 1975, njėrit prej kulmorėve tė luftės sė klasave.

Kur “Lahuta” ishte armike e Partisė

Ishte pra mesi i viteve ‘70, nė qytetin e naftėtarėve nė Patos. Pal Nikoll Marku, mė nė fund ishte... fonditor nė uzinėn mekanike. Nė tė vėrtetė nuk kishte qenė ky zanati i tij, por ashtu i kishin ardhur punėt, poshtė e mė poshtė. Pikėrisht kėtu zė fill dhe ajo ndodhia e tij me LAHUTĖN, njė histori mė vete. Njė roman si “Shakaja” e Milan Kunderės. Njė sagė shqiptare nėn diktaturė... Si duket, nė uzinė kishin nisur tė qarkullonin fjalė pėr arrestimin e tij tė mundshėm, ndaj njė ditė Palin e tėrheq mėnjanė njė punėtor i ri i shkritores, i cili gjithė merak i thotė: “Bacė, ruaju!... Ti mė ke thėnė se ke Lahutėn?”. Baca e kishte dėgjuar tė riun inteligjent, qė dėshironte tė bėhej aktor, por qė kishte kleēkė nė biografi e nuk i dilte e drejta e studimit. E quanin Kiēo Londo... (Vite mė pas ai do tė bėhej regjisor i njohur i Teatrit Kombėtar dhe drejtor i tij). Pra, punėt ishin keq.



Pali akuzohej se kur kishte qenė drejtor i Bibliotekės Tekniko-Shkencore tė Naftės (e vetmja e atij lloji nė Shqipėri) kishte mbajtur libra tė ndaluar, tė verdhė, tė hequr nga qarkullimi. Libra me damkė. Libra revizionistė! Ai kishte qenė themelues i asaj biblioteke, qė kishte pėr qėllim tė ushqente me literaturė profesionale specialistėt e shumtė nė tė gjithė rajonin naftėmbajtės tė vendit. Nė kohėn kur kishte qenė drejtor i saj vinin vazhdimisht shkresa pėr tė hequr nga qarkullimi librat e autorėve qė goditeshin ideologjikisht e politikisht, por pa thėnė se ē’duhej tė bėnin me to punonjėsit e bibliotekės... Dhe Baca kishte pėrpiluar njė letėr, qė ia kishte nisur Komitetit tė Partisė, duke i kėrkuar organit epror partiak se si duhej vepruar konkretisht, pasi ato libra ishin nė inventar, por nuk kishte marrė pėrgjigje... Por pas goditjes sė grupit “sabotator” nė Naftė, drejtorit tė pėrgjithshėm Lipe Nashi e tė tjerė, ishte kėrkuar njė akuzė dhe pėr Palin dhe ishte gjetur preteksti pikėrisht tek ato librat e ndaluar.
Dihej se hetuesit, pas arrestimit tė tij, do tė venin nė shtėpi e tė kontrollonin, do t’i gjenin “Lahutėn e Malėsisė” dhe nuk kishte nevojė pėr tjetėr akuzė. E ku kishte asokohe libra mė tė “pėrbindshėm” se veprat e Fishtės, tė cilit i kishin tretur dhe varrin? Sa veta ishin dėnuar pikėrisht pėr kėtė libėr tė mallkuar. Tė mbaje nė shtėpi fshehur “Lahutėn” ishte si tė mbaje njė bandė me diversantė qysh nga vitet ‘50. Por kjo sikur nuk po e trembte “kandidatin” pėr agjitacion e propagandė. Kur ai kandidati pėr aktor i tha se mund ta arrestonin, prandaj ta fshihte a digjte sa mė parė “Lahutėn”, ky me njė qetėsi olimpike ia kthen:

“Po, miku im fisnik, por mė duhen tre muaj pėr ta zhdukur!”.

“Si, tre muaj, Bacė? Ēfarė po thua? As tre minuta!... E si u dashka kohė pėr tė djegur njė libėr?”.

“Po, mor, po... mirė e ke ti dhe tė falėnderoj me gjithė zemėr qė po kujdesesh kaq shumė... por ashtu asht puna!”

Kiēo Londo nuk po e kuptonte Palin, edhe pse ia njihnin aq mirė gjuhėn e fshehtė njėri-tjetrit. “Pėrse i duheshin tre muaj, kur ai mund ta digjte aty pėr aty?”. Pėr herė tė parė miku i tij diturak po i dukej disi misterioz. Sidoqoftė ishte i bindur se ai do ta gjente njė zgjidhje, pėr tė mos iu gjetur “Lahuta” si provė. Dhe pėr fat, pasi ishin bėrė gati prangat, kopja e asaj letrės sė tij, qė do tė bėhej dhe shpėtimi, ishte gjetur poshtė xhamit tė tavolinės sė drejtorit tė ri tė bibliotekės...

Mė vonė, nė njė intervistė, Londo do tė shprehej se njohja me Palin kishte qenė vendimtare nė formimin e gjithanshėm tė tij dhe se ai e konsideronte Bacėn si njė njeri shumė tė ditur, tė zotin, human, i goditur nga sistemi komunist, po qė diti tė mbijetojė dhe t’ia dalė mbanė.
Regjisori kujtonte se ishte trajtuar nga ai njėsoj si dy djemtė e tij, Gjergji e Sokoli, ndoshta dhe mė i pėrkėdhelur se ata...
Njeriu qė ra bashkė me kampin socialist.

Njė vit nė pritje tė pėrgjigjes sė letrės drejtuar Enver Hoxhės.

‘75-a nuk ishte rėnia e parė e tij... Ajo kishte ndodhur 15 vjet mė parė, nė gjashtėdhjetėn. Kishte qenė njė ushtarak karriere i njė specialiteti tė veēantė, njė njeri i qiellit mė shumė se i tokės, pasi fluturimet e avionėve luftarakė nuk mund tė bėheshin pa lejen e tij. Ai do tė thoshte nėse ishte ose jo moti i mirė pėr tė fluturuar avionėt, ndaj e shohim tė shėrbejė si oficer nė aeroporte e aerodrome... Por mė rėnien e kampit socialit bien njė nga njė dhe ish-studentėt e shkolluar nė ish-republikat e kampit socialist. Kėshtu, mė 1961, papritur, Pali pėrjashtohet nga Partia dhe lirohet nga ushtria, duke u akuzuar pėr bashkėpunim me armiqtė e popullit?! Porse pa thėnė kurrė se me cilėt. Debati nė regjimentin e tij ajror kishte nisur lidhur pėr mbledhjen e famshme tė 81 partive komuniste nė Moskė.

E shohim, pas kėsaj, duke ngarė pendėn e qeve e lėruar tokėn nė vendlindjen e tij, Kalivare. Fshati i tij i lindjes kishte qenė jo pak i dėgjuar nė histori dhe ai ndihej mirė nga kjo, por s’e kishte menduar se do tė vinte puna qė ai tė “ngujohej” aty si njė bir plangprishės i revolucionit. Pas pėrjashtimit nga Partia, ai ndihej keq, i shkruan njė letėr tė gjatė Enver Hoxhės, me njė gjuhė idealiste prej shqiptari tė kulluar qė e do vendin e vet dhe nė pritje tė pėrgjigjes sė asaj letre, qėndron i “arratisur” plot njė vit nėn hijen e Munellės. Shpresonte se retė mbi kokėn e tij do tė davariteshin e ai nuk do tė shkonte me “njollė” pranė familjes, bashkėshortes Violeta, nėnė Prenės, qė ai e trajtonte me njė pėrkujdesje hyjnore, por pėrgjigjja nuk i erdhi kurrė nga i madhi i vendit. Pali aty ishte si nė pritje tė Godosė sė Beketit, por dihet qė Godo nuk vjen dhe njeriu erudit, zotėrues i disa gjuhėve tė huaja, po e provonte nė kurrizin e tij absurdin komunist, duke i mbetur thjesht tė shtynte parmendėn. Ishte njė zhgėnjim i pashoq. Si ishte e mundur qė atė, njė nga misionarėt e kohės sė re, e kishin flakur ashtu, nga ushtria, partia, sinoptika... Tjetėr ishin parullat e Partisė pėr “demokracinė popullore” dhe tjetėr realiteti i vrazhdėt politik shqiptar, i mbarsur me aq shumė luftė klasash.
Pėr gjatė gjithė jetės sė tij e kishin bashkėshoqėruar shumė visare autentike tė dheut tė vet tė lindjes, trevave veriore, ndėr to “Lahuta...” e Fishtės, qė ai e trashėgonte nga i ati, ndaj asesi s’e kishte tė mundur tė ndahej prej saj.

Pali, tre muaj duke e mėsuar pėrmendėsh “Lahutėn e Malcģs...”

Ai, ato tre muaj, qė i kishte “kėrkuar” Kiēo Londos, kishte mėsuar “Lahutėn e Malcģs” pėrmendėsh. Nė ēastin qė kishte dėgjuar kumtin se libri i famshėm duhej zhdukur, kishte llogaritur me mend se sa kohė i duhej pėr ta mėsuar pėrmendėsh. Nė kokėn e tij do tė rraseshin 16.000 vargje! Ky ishte njė rekord. Mbase dhe vetė Fishta nuk e kishte ditur tė gjithin pėrmendėsh, eposin e tij “homerik”. Ani se tė mėsuarit e “Lahutės” pėrmendėsh ishte njė si modė e njerėzve tė kohės, jo vetėm atyre veriorė. Dihet qė “Lahutėn” e dinin pėrmendėsh dhe mjaft jugorė, si folkloristi i njohur Fatos Mero Rrapaj e tė tjerė.

Pas tre muajsh, pasi e kishte fshehur nė kokė, mė nė fund i zoti i vihet ta djegė “Lahutėn”. E kishte futur nė stufė dhe i kishte vėnė flakėn, por libri jo vetėm qė po digjej ngadalė, por po ēlironte dhe njė aromė mbytėse, qė gati sa nuk po i zinte frymėn. Shpejt era dhe tymi dolėn nga dhoma e vogėl e apartamentit, nė korridorin e pallatit dhe nė derėn e tij u dhanė komshinjtė. Po iu zihej fryma dhe atyre, ē’po ndodhte ashtu? Ēfarė po digjte Pali?... Nuk ishte ndonjė magji natyrisht (edhe pse magjia do tė kishte hije nė njė rast tė tillė), por libri ishte i vjetėr dhe era e rėndė qė ēlirohej, vinte nga pėrmbajtja kimike e lėndės me tė cilėn ishte bėrė botimi.
...
(Kishte dhe jo pak tė tjerė qė e dinin pėrmendėsh shumė kėngė tė “Lahutės”. Por nuk bėnin zė. Rrallė qėllonte qė “dekonspiroheshin”... Ishte viti 1984 kur ne, disa mėsues tė gjuhės dhe letėrsisė, ishim ngarkuar tė mblidhnim fjalė tė rralla nė kohėn e pushimeve tė verės, pėr llogari tė Institutit tė Gjuhėsisė dhe Letėrsisė. Kur po flisnim pėr “sendet” e vjetra nė Kalor (Ungrej), nė lėndinėn para dyqanit tė fshatit, njė burrė hokatar mė zė basi nga katundi B., rreth 50 vjeē, nisi tė thoshte pėrmendėsh kėngėn e “Oso Kukės”... I thashė si nėn zė se kishte lexuar “Lahutėn” e Gjergj Fishtės, por nė ēast Marku, (kėshtu quhej) u step, sa nga unė, sa nga shitėsi qė ishte komunist, sa nga dy-tre persona tė tjerė qė ishin mbledhur aty rastėsisht pėr tė mė “furnizuar” mua me fjalė tė rralla.

“Jo, m’u kthye ai, unė thashė kėngėn e Oso Kukės, qė e kam lexuar nė tekstin e Folklorit tė klasės sė 11-tė!”...

“Po kėnga aty ka vetėm 15 vargje, kurse ti na the nja trefishin?” - nuk u dorėzova unė, gjithnjė nė mirėbesim tė shitėsit kashnjetas, me tesėr Partie nė xhep, i cili pėrpos se dashamir i tim eti, ishte njeri fisnik. Pėr tė mos e zgjatur, iu afrova Markut tek veshi dhe i thashė, se nuk e “korisja” shkollėn e lartė qė kisha kryer pėr Letėrsi...

Kur ai mė kthehet pėrsėri: “Po ti atje ke mėsuar vetėm tre rreshta, qė Fishta ėshtė reaksionar?”.

“Po, i thashė, por ka shkollė e mbi shkollė”, pa u shtyrė mė tej t’i thosha, se prej dy vjetėsh kisha nėpėr duar “Lahutėn e Malėsisė” dhe “Anzat e parnasit”, dhėnė nga im ungj (asokohe funksionar i prokurorisė sė shtetit), veēse “Lahuta” ishte e mbėshtjellė me kapakun e njė romani rus, me titullin “Buka e bardhė”...).

Njė monografi pėr njė personazh unik.

Studiuesi i pėrkushtuar Mark Mesuli, diplomuar pėr gjuhė dhe letėrsi, gjeti njė titull simbolik pėr monografinė e tij interesante, “Skifteri i Munellės”, njė libėr qė i bėn nder ēdo biblioteke, pėr atė ēka sjell nga memoria e pashkruar e gjysmėshekullit tė kaluar, pėrfshi dhe njė tog fotografish tė zgjedhura. Mė parė ai kishte kryer detyrėn e kryetarit tė Komunės sė Gjegjanit, dhe kur kishte rėnė nė “gjurmė” tė Palit, kishte marrė udhėn e largėt pėr ta takuar nė Patos e pėr t’ia “rikthyer” vendlindjes, pėrmes ftesės qė Baca Pal tė ndihmonte pėr tė bėrė emblemėn e komunės, ndonjė kumtesė etj. Kur i shkrepi qė tė shkruante dhe njė libėr pėr tė, ai bėri shumė pėr t’ia ē’kyēur gojėn Palit, i cili nga asgjė tjetėr nuk pengohej tė fliste, pėrpos se nga modestia e tij brilante. Gjithsesi me mundim po shkruhej njė monografi pėr njė njeri, me plot gojėn disident, tjetėr se ai nuk e mbante veten pėr tė tillė e nuk e dėshironte veten tė afishuar, ndėrkohė qė po lulėzonin dhjetėra librushka biografike pėr turlilloj nėpunėsish mediokėr, qė nuk kishin ndonjė gjė pėr tė thėnė me jetėn e tyre.

Pali kishte lindur mė 28 prill 1926 nė Kalivare. Pas mėsimeve tė para nė konviktin “Mirdita” tė Oroshit, kryen Normalen e Elbasanit nė vitet 1938-1944. Pėrfshihet nė forumet e rinisė Antifashiste Nacionalēlirimtare. Nga Ndrecė Ndue Gjoka, shefi i arsimit i Nėnprefekturės sė Mirditės, emėrohet mėsues mė 13 dhjetor 1944 bashkė me shumė tė tjerė, por nuk fillon punė pasi dėrgohet pėr studime tė larta.

Nė vitet 1945–‘48 kryen Akademinė e Aviacionit Ushtarak nė Beograd. Njė vit mė vonė ai ėshtė i pari shef i Stacionit Qendror tė Sinoptikės nė Tiranė, pranė Aeroportit tė Rinasit. Bashkė mė studiuesin bullgar, Isidorov, nė vitin ‘56, Pali kryen studimin pėr klimėn e Shqipėrisė, qė vlerėsohet nga Akademia e Shkencave e Bullgarisė. Shkon nė Bullgari pėr shkėmbim pėrvoje, por ai nuk dinte vetėm artin ushtarak tė aviacionit dhe fluturimeve, po dhe tė recitonte poezitė e Hristo Botevit. Nė vitet ‘56-‘61 punon oficer dhe shef i stacionit meteorologjik nė regjimentin e forcave ajrore nė Kuēovė.
Mė 1961 pėrjashtohet nga Partia dhe lirohet nga ushtria, por nuk dorėzohet para sfidave tė jetės. Mė 1963 krijon Bibliotekėn e Naftės nė Kuēovė, qė mė 1970-n transferohet nė Patos, nė kohėn kur pėr atje shpėrngulet Instituti i Naftės e Gazit. Ajo bibliotekė ishte mė tė vėrtetė pėrrallore, me disa “kate” libra, 12 mijė tituj, pėrveē revistave qė vinin nga disa vende tė Lindjes. Nuk mbetej prapa as biblioteka e tij vetjake, e cila kishte mbi 5 mijė tituj, nė shqip e gjuhė tė huaj.

(Shih: Mark Mesuli, “Skifteri i Munellės - Pal Nikollė Marku”, Enti Botues “Gjergj Fishta”, 1999.)

Shqiptari erudit qė u ndalua tė ecte.

Qysh herėt, pasioni i tij kishte qenė libri, leximi, dituria. Punonte me zell shkencėtari, duke qenė i mirėpritur nė Bibliotekėn Kombėtare dhe rrethet shkencore e kulturore tė Tiranės sė viteve ‘50. Dukej qartė se ai ishte nisur pėr larg, nė maja... Po cili kishte qenė nė tė vėrtetė faji i kėtij njeriu idealist, qė iu ndėrpre udha e nisur? Vetėm se ishte njeri i elitės, i pėrulur pafundėsisht ndaj dijes dhe urtisė, po kurrė ndaj diktaturės. Ai kishte kryer studimet jashtė vendit, nė Beograd, pastaj ishte specializuar po jashtė, nė Bullgari dhe kjo ishte e mjaftueshme pėr tė qenė pėrherė i dyshuar i regjimit. Pritej vetėm rasti dhe ai erdhi.

Jashtė i kishte kryer studimet e larta dhe i vėllai, Deda, dhjetė vjet mė i ri, pėr inxhinier gjeolog, nė Bashkimin Sovjetik, ku si student kishte eksploruar Polin e Veriut, duke qenė i pari shqiptar qė shkelte atje. As Deda nuk do tė bėnte ndonjė karrierė shtetėrore, do tė mbetej gjithsesi nė zanatin e tij, gjeolog nė Pukė, pastaj nė Tiranė nė institut, por duke u marrė dhe ai me punė kėrkimore-shkencore, ku pati fituar gradėn e doktorit tė shkencave. Dy vėllezėrit mirditas kishin ndjekur udhėn e shkollimit, falė tė atit qė kishte pas shėrbyer nė xhandarmėrinė e Zogut nė Shkodėr dhe kishte kuptuar se e ardhmja e breznive tė reja ishte shkollimi, ndaj njė ditė e kishte marrė Palin pėr dore dhe e kishte ēuar nė Konviktin e Oroshit...

Baca Pal, siē quhej me nderim nga bashkėqytetarėt e tij jugorė, ishte njeridashės i madh, qė rrezatonte fisnikėri nė ēdo fjalė e nė ēdo gjest. Pas ‘90-s ai rikthehet tek ajo elita e vjetėr e viteve ‘50, si dhe bėn miq tė rinj nė radhėt e elitės bashkėkohore. Janė tė shumta vlerėsimet pėr tė, nga njerėz tė shquar tė vendit, e ku nuk pati shkuar Pali tek ata pėr t’u bėrė i (ri)njohur pėrmes tyre, por kishin shkuar ata tek ai, pasi kishin “zbuluar” njė nga ata njerėz qė zor tė besoje se mund ta takoje ndonjėherė nė njė vend jo pak tė shprishur nga virtyti. Mjafton tė sjellim njė pasazh tė spikatur nga njė artikull i Mustafa Nanos, mė 2002 nė “Shekulli”: “Mu aty (nė Galerinė e Artit nė Fier), rasti e deshi qė tė piqesha me njė mirditor tė ‘myzeqarizuar’, jeta e tė cilit ishte njė roman i bukur tronditės. Emri i tij ishte Pal Nikolla. I mbajtur, i gjallė, i kėnduar e mendjehapur, tė ngjante me njė monument shėtitės. Ishte njė copė Mirditė qė gjendej shumė mirė nė fushėtirat e Myzeqesė, nė tė cilat kishte harxhuar tridhjetė vite tė jetės. Pamja e jeta e tij shkonte mirė nė atė bar-odė shqiptare...”

Pali, si njė cicėron i Myzeqesė, ishte kthyer nė njė pritės dhe pėrcjellės i tė rinjve nga Mirdita, Puka etj. Gjashtė muaj para se tė ndahej nga jeta, nė pranverėn e vitit 2009, Pali shoqėron nėpėr Apolloni disa klasė gjimnazistėsh tė Rrėshenit, tė cilėt ndalojnė dhe para shtėpisė (muze) ku Jakov Xoxa shkruante romanet e tij. Njė vit mė pas, mėsuesja e gjimnazit tė Patosit, Mbaresa Nikolla, nusja e shtėpisė sė Bacės, kur ai nuk do tė ishte mė, do t’iu printe nxėnėsve tė saj pėr njė vizitė nėpėr Mirditėn e paharruar tė vjehrrit tė saj.
Bredhi e Munellės, nė Kuēovė si kujtim.

Sot e kėsaj dite nė Kuēovė ėshtė njė bredh, qė Pal Nikollė Marku e pati marrė dikur nga bjeshkėt e Munellės dhe e pati mbjellė aty. Nė njė nga ceremonitė kushtuar atij, pas vdekjes, njė grup kuēovasish sollėn njė fotografi tė atij druri tė blertė dhe kujtimet pėr Palin qė kishte pas qenė fort i nderuar nė qytetin e tyre... Historia e marrjes sė filizave tė pemėve diku dhe mbjellja e tyre diku tjetėr ėshtė aq e lashtė, qysh nga Pisha e Shėn Franēeskut... Njerėzit nga dashuria gjithnjė kanė mbjellė pemė, drurė, nė rritjen e tė cilave shihnin nė njėfarė mėnyre rrathėt e jetės sė vet. Dhe Baca ynė kishte marrė njė bredh nga Munella, “Olimpi” i tij krenar dhe e kishte mbjellė rrėzė Tomorit... Nuk ka mbase ritual mė tė bukur e domethėnės se pemė-mbjellja. Ata njerėz tė ish-qytetit naftėtar e duan fort atė pishė “malėsore”, kujdesen pėr tė, si pėr njė monument tė gjallė. Ata thuajse kanė krijuar njė poemė tė tyren pa vargje, plot mirėsi, pėr njė njeri qė e deshėn shumė.



Baca nga Veriu, “Qytetar Nderi” nė Patos.
Bashkėqytetarėt e tij tė Patosit, me kryebashkiakun Bardhi Meli nė krye, u mblodhėn njė ditė dhjetori (2009), mbi treqind vetė, dhe e shpallėn Bacėn Pal “Qytetar Nderi”. Ishte njė nga ato rastet e rralla kur njė titull nderi pėrputhej plotėsisht me atė “titullin” jo zyrtar qė atij i kishte dhėnė mė parė qyteti i tij. Kishte nė atė ceremoni shumė naftėtarė, fonditorė, pilotė, meteorologė, shkrimtarė, artistė, gazetarė etj. Nga Fieri dhe nga Tirana. Nga Mirdita dhe nga Berati. Se Baca Pal ishte i gjithė Shqipėrisė. Njė dokumentar, njė fotoekspozitė, njė botim, disa ligjėrata kushtuar atij... Gjithēka nė vendin e vet. Ishte bėrė lidhja me kohėn e kaluar kur nė gazetėn “Luftėtari” mė 1959 shkruhej pėr “Meteorologun” nga Vasil Gjylameti, “punėn e tij tė kualifikuar e shkencore” nė parashikimin e motit. Buletini i tij meteorologjik ishte gjithnjė i pagabueshėm. “Qė nė tė parė Pal Marku duket se ėshtė nga malėsitė tona, i gjatė dhe trupdrejtė, pak i hequr nė fytyrėn qė ia hijeshojnė mustaqet e vogla, i shkathtė, i shpejtė dhe energjik”, do tė portretizohej ai nga publicisti ushtarak.

Por tashmė a nuk duhet menduar dhe pėr ndonjė titull mė tė lartė? Ai ėshtė krijuesi i Shėrbimit Sinoptik Shqiptar (nė fillim nė varėsi tė ushtrisė), si dhe themelues i njėrės prej bibliotekave unikale tė vendit. Ai ishte mishėrim i qendrestarit dhe sfidantit politik tė njė regjimi antihuman, ndaj njė akt ndaj tij do tė ishte mė shumė se vlerėsimi pėr njė figurė tė radhės... Padyshim qė kėsaj nisme do t’i bashkoheshin plot intelektualė qė herėt a vonė kishin shkelur nė “tempullin” e tij nė Patos, e qė natyrshėm janė pėrfshirė dhe nė albumin e tij fotografik, si: Dritėro Agolli, Nasho Jorgaqi, Xhevahir Spahiu, Moikom Zeqo, Ismet Elezi, Alfred Serreqi, Luftar Pajo, Hajrie Rondo, Pirro Naēe, Fiqiri Sejdiaj, Baftjar Zeqo, Nuri Plaku, apo (nga mungesa) zėra si ai i aviatorit tė famshėm Niko Hoxha, apo Zenel Islamit, Ndrekė Lucės etj. Njė titull nderi pėr njė tė Urtė si Pal Nikollė Marku (Prendi) ėshtė njė vlerėsim pėr njė shtresim intelektual tė llojit tė tij... qė mbase mė sė miri do t’iu shkonte pėrcaktimi: Kalorės tė urdhrit tė dijes.

Epilog

Ishte viti 1999 dhe Pal Nikoll Marku po udhėtonte me traget nga Durrėsi pėr nė Bari, pėr tek i biri, Sokoli. Nė traget ishte dhe njė emigrant, qė lexonte njė libėr tė ri. Baca Pal nuk mund tė rrinte pa e shfletuar dhe i kėrkon atij bashkudhėtari, qė ta mbante ai ato dy-tre orė qė iu kishin mbetur... Libri titullohej “Toka e katedraleve” dhe nė kapakun e tij Pali shkruan njė shėnim tė veēantė pėr veprėn dhe autorin, qė pėr rastėsi ėshtė ky i kėtij shkrimi.

Ngado qė vente, ai bėnte kėso gjestesh prej fisniku, qė askund nuk arkivoheshin. Pėrkthyes i sa e sa soneteve, nė atė udhėtim, ai kishte shkuar dhe te varri i Dante Aligerit nė Ravenna dhe nė njė shirit tė gjatė letre, me atė kaligrafinė e tij tė pėrsosur, kishte shkruar vargun kozmik: “L’amor che muove il sol’e le altre stelle” (Dashuria lėviz diellin dhe yjet e tjerė), me tė cilin poeti i madh fiorentin pėrmbyll kryeveprėn e tij dhe e kishte lėnė aty si njė mbishkrim tė rrallė simbolik, shkruar prej dorės sė njė shqiptari “dantesk”, qė ashtu si “Lahutėn”, kishte ditur pėrmendėsh dhe “Ferrin”...

S’kishte si tė mos na kujtohej ky detaj atė mesditė nė Patos, kur me Markun, Kozmain dhe Tolin, te varri i Bacės, vumė njė tufė me lule, mbi gurin e sjellė nga Munella, siē ai e kishte pas lėnė amanet nė ditėt e fundit tė tij.


Marrė nga: Gazeta Shqip, 2011-05-03.