Flamuri i Kombit Shqiptar

Flamuri i Kombit Shqiptar

Flamuri i Kombit Shqiptar

"Flamuri i Kombit Shqiptar", nga Jaho Brahaj -- nga Prof. Muzafer Xhaxhiu dhe Prof.Dr. Bardhosh Gaçe 


Në librin "Flamuri i Kombit Shqiptar", është e para here, që në studimet për etnokulturën tone, shpjegohet me hulumtime të suksesëshme, të bazuar në materiale konkrete arkeologjike e etnologjike, se cila është zanafilla e shqiponjës dykrenare. Motiv që kombi ynë, qysh prej pesë shekujsh e ka edhe simbol të flamurit. Nga studiuesi Jaho Brahaj, është shpjeguar enigma e zanafilës, së shqiponjën dykrenare, e cila si shpaloset nga faqet e librit në fjalë, tek populli jonë shqiponja, është e trashëguar nga kohë të hershme me besimet e kultin për këtë shpend. Shqiponja dykrenare shpjegohet, që e kishin paraardhësit tone, qysh në kohën e bronzit, dhe që shfaqet në kulturën materiale arkeologjike në periudhën e hekurit (mijëvjeçari i parë p. e.re.). 

Studimi monografik, "Flamuri i Kombit Shqiptar, është bazuar kryesishtë në strukturat shpirtërore e materiale të krijuara ndër mijëravjeçarë, nga populli ynë dhe janë ruajtur dhe trashëguar po nga kultura materiale, në hajmali, ornamente, në qëndisma, tekstile popullore e gdhendje në dru e në gur. 

Hulumtimi i autorit për këtë monografi, përfshin gjithë trashëgimin e objekteve arkeologjike të ruajtura në truallin Ballkani me këtë tematikë të botuara nga studiuesit tonë dhe të huaj. Në mënyrë shterruese mundet të themi, është gjurmuar gjithë trashëgimija shpirtërore e ruajtur nga popullsija e jonë, në të gjitha trevat ku banojnë shqiptarët. 

Libri "Flamuri i Kombit Shqiptar" paraqitet para lexuesit me dy pjesë. Pjesa e parë shpalos një hulumtim e kultit të shqiponjës, tek parailirët (pellazgët) dhe tek ilirët. Kjo është parë me anë të shumë disiplinave shkencore, si arkeologjia, etnologjia, mitologjia shqiptare, thënie të shkrimtarëve të vjetër të Greqisë së lashtë e të Romës dhe është gjurmuar në studimet e më parshme. Mënyra e shpalosjes së mendimeve e të konkluzioneve, është berë me një gjuhë të qartë dhe megjithse është një studim i mirfilltë shkencor e me shumë vlera për trashëgiminë tonë komëtare, ajo i paraqitet edhe lexuesit të gjërë, me gjuhë të kuptueshme. Paraqitja për lexuesin e gjërë, nuk e ka ulur nivelin shkencor, por e ka detyruar autorin të kërkojë forma të qarta dhe të kuptueshme për hartimin e librit, dhe kësaj ja ka arritur, që ky të quhet një libër, që do ketë një lexues masiv. 
Pjesa e dytë e librit i kushtohet vazhdimësisë së praktikimit të flamurit kombëtar shqiptar, që nga 2 marsi i vitit 1444 e deri në ditët tona në vazhdimësi. 

Nga studimet dhe botimet e deri sotme për vazhdimsinë e njohjes dhe praktikimit të vazhdueshëm të flamurit, mbizotëronte mendimi, që ai ishte harruar në shekujt e gjatë të pushtimit osman. Me një hulumtim të dokumenteve, botimeve të huaja e shqiptare dhe me dëshmi materiale të ruajtura në arkivat e huaja, ose nga trualli ynë, rezulton në këtë liber, që flamuri ynë kombëtar, pati një vazhdueshmëri në zemrën e shpirtin e popullit liridashës shqiptar, por dhe dokumentohet, që ai është perdorur në shumë veprime luftarake e ngjarje të tjera, si kuvende popullore, botime, dekoracione arkitektonike popullore e ornamentale. 

Si rezultat i gjurmimit në pasurinë tradicionale dhe të, të dokumenteve të shkruara për popullin tonë dhe për të tjerët është bërë e mundur veçimi dhe pasqyrimi, se çfarë mori nga kultura e jonë Perandoria Bizantine për kultin e shqiponjës dhe hulumtime për simbolin e shqiponjës tek popujt e tjerë. Shqiponjën dykrenare e mori Bizanti nga kultura e kulti ilir i shqiponjës dhe shumë popuj pastaj e morën, po nga ky simbol, që megjithse ishte i ilirëve, më vonë u bë i disa princave, shteteve e perandorive. Kjo në një kapitull të shkurtë është paraqitur duke ju referuar një literature të gjërë. 
Pa filluar të shpalosim subjektin e tematikës së librit, mundet të permendim vetëm disa pika themelore që janë fryt i kësaj pune studimore me kritere shkencore të këtij libri; Për herë të parë tregohet zanafilla e traditës mijëravjeçare të shqiponjës dykrenare tek ilirët e në vazhdimësi deri në ditët tona.

Hidhet dritë mbi atë, që i dha Perandorisë Bizantine populli i jonë dhe vertetohet, se është populli ynë, që e trashëgoi shqiponjën dykrenare tek bizantinët, dhe jo sikur është thënë deri sot, se ne Shqiptarët e morëm nga bizantinët.
Ndriçohet vazhdimësia e praktikimit të flamurit kombëtar shqiptar në vazhdimsi në pushtimin e gjatë osman dhe jo si është thënë deri më sot, se ai ishte harruar.

Në periudhën, që nga 28 nëntori 1912, deri më sot bëhet një kronollogji e luftës dhe perpjekjeve të panderprera për ruajtjen dhe shpalosjen e simbolit të shtrejtë kombëtar nga gjithë popullsija shqiptare autoktone në Ballkan. 
Botimi i monografisë "Flamuri i Kombit Shqiptar" në kudrin e 95-vjetorit të shpalljes së Pavarsisë Kombëtare besojmë dhe jemi të bindur, se do eshte një ngjarje me vlerë në fushën e botimeve shkencore shqiptare. 
Foto: Flamuri kombëtar (marrë në Austri nga P. Traboini) i ngritun ne Deçiq me 6 prill 1911, gjatë kryengritjes së Malcisë së Madhe të udhëhequn prej Dedë Gjo Lulit.