Faraoni i Fermės sė Frutilulturės - REXHEP UKA.

Faraoni i Fermės sė Frutilulturės - REXHEP UKA.
Nga Prof.Dr. Ago Nezha

FĖMIJĖRI E QĖNDISUR ME PUNĖ

Fėmijėria, agimi i jetės, ēel ndryshe pėr ēdo fėmijė, nė kopshtin e jetės. Stacioni i parė i jetės, fėmijėria, ka njė diell tė padukshėm brenda vetes. Pelerina e jetės i mbėshtjell fėmijėt, sipas kushteve familjare, mjedisore e shoqėrore. Rexhep Uka, familja e tij ardhur nga Puka e vendosur nė Kamėz, nė periferi tė Tiranės, ja ka lehtėsuar pak fėmijėrinė. Nė rast se nė Pukė, kur lindte fėmija mamia ishte natyra, nė Kamėz kishte konvencione tė tjera social-kulturore. Por mjedisi nga vinin i kishte bėrė mė tė fortė, rezistentė e pa pretendime luksi pėr jetėn. Fėmijėrinė e tij, Rexhepi e ka pėrjetuar nė njė mjedis familjar me prejardhje patriarkale, ku gjyshi ishte i pari i shtėpisė. Pėr fatin e tij tė mirė, siē e evokon ai nė kujtimet e tij nostalgjike, gjyshi ishte njė burrė i menēur dhe arkitekt i fjalės popullore dhe i punėve tė bujqėsisė. Rexhepi, duke qenė fėmija i parė i familjes, kishte privilegjin qė tė ishte mė i pėrkėdheluri dhe nėn kujdestarinė dhe pushtetin jo vetėm tė prindėrve, por edhe tė gjyshit. Lodrat e fėmijėrisė atėherė ishin tradicionale dhe familjare, sipas kushteve tė jetesės. 

Ai sjell nė kujtesė njė detaj nga marrėdhėniet me gjyshin, qė i derdhte kutinė e duhanit disa herė nė ditė dhe gjyshi jo vetėm qė nuk mėrzitej, por argėtohej me veprimet e tija ēamarroke. Njė sekret, qė ja kishte zbuluar Rexhepi me kuriozitetin e fėmijės, ishte se gjyshi mbante njė qese me duhan qė e vendoste nė zgavrėn e klavikulės, pėr ta mbajtur tė butė. Kjo mė jep humor kur e kujtoj dhe mė bėn tė qesh edhe sot qė kanė kaluar mbi 50 vjet. Loja me kutinė e duhanit, prej bronzi, ka qenė shkaku qė i ka krijuar ndjesi pėr vesin e duhanit, tregon Rexhepi. 

 Edukatėn dhe mėsimet e para fėmija i merr nė mjedisin familjar, qė janė  fermenti qė merr njeriu pėr formimin e karakterit dhe personalitetit tė tij, qė e shoqėron nė rrugėn e tij tė gjatė, tėrė jetėn. Brezi i tė parėve, qė ishin tė vuajtur dhe me njė eksperiencė tė ngarkuar mbi supe, me ngjarje tė vėshtira e shpesh herė tė dhimbshme, ishin tė fortė, burrėror, tė paepur para tė papriturave tė jetės, krenarė dhe zotė tė vetes dhe familjes sė tyre. 



Formimin e cilėsive morale, Rexhepi, kryesisht ja dedikon gjyshit, pėrkujdesjes dhe kėshillave tė tij tė vyera. Ai e kėshillonte: “tė bėhesh zot i vetes, burrėror, jo qaraman e zvarritės,  mos u mbaj pėr shkume dhe gjithmonė duhet tė jesh dikushi”. Kėto kėshilla i ka mbajtur si medaljon dhe duke kujtuar gjyshin, sheh nė personin e tij, si nė pasqyrė, ngjashmėrinė me tė. Kjo ngjashmėri ja rrit  krenarinė personale. Gjyshi dhe prindėrit i mėsuan dashurinė pėr ēdo lloj pune. Ai prind qė nuk e mėson fėmijėn tė bėjė gjėra tė dobishme, ushqen dhe rrit njė fėmijė hajdut dhe problematik. Babai i Rexhepit ishte duarartė. Mbillte, kultivonte, shartonte pemė tė ndryshme, si njė specialist i mirė. Nė familjen e Rexhepit nuk kishte pjesėtar tė saj qė tė mos zotėronte njė mjeshtėri, tė punuar nė formė artizanale, prej druri ose prej hekuri. Prej natyre fėmija ėshtė imitues. Kėto veprime tė babait tė vet, Rexhepi i pėrvetėsonte e i pėrdorte duke u argėtuar sikur tė ishin lodra fėmijėsh. Duke qėndruar pranė babait, ai u  apasionua pas pemėtarisė. 

Megjithėse ėndrrat fėmijėrore kishin diversitet tė ndryshėm, prioriteti ishte pėr aviator, thotė ai, mbasi doja tė imitoja aviatorin Niko Hoxha, qė e fuste avionin nėn urė, e tjetėr, pėr sportist, filatelist etj. Ato mbetėn vetėm ėndrra, se rrjedha e jetės, si pėr kėdo, tė ēon nė destinacione tė panjohura e tė padėshiruara. Por ai qė ka formim pėr punėn, karakter tė fortė, ambicie pėr tė ecur pėrpara, gjen shtigje pėr tė kapėrcyer mbi dhuntitė e mbi interesat e tij tė ēastit. Duke qenė fėmijė kureshtar, i etur pėr tė mėsuar, ambicioz pėr t’ua kaluar shokėve nė tėrė veprimet e tij, ai formoi njė karakter dhe bindje se ēdo sukses arrihet me punė. Me tipin e tij tė qetė, tė ekuilibruar, i respektueshėm, qė vlerėson mendimin e shokėve, por gjithmonė duke e kaluar nė shoshėn e tij, ku me intuitė di tė ndaj mirė grurin nga egjra. Kėto cilėsi kanė bėrė qė tė gjitha shtigjet e jetės t’i kapėrcejė si fitimtar. Ai s’ka qenė as i pėrkėdhelur, e as i pėrulur, por njė fėmijė i sjellshėm e dinjitoz. Shokėt e tij tė shkollės dhe tė jetės tregojnė se sinqeriteti e ka shoqėruar jo vetėm nė punė dhe nė jetė, por edhe nė shkollė, nė lojėrat sportive fėmijėrore dhe adoleshente. Padrejtėsia ishte armiku mė i madh i tij, qė e revoltonte e acaronte pa masė, e bėnte tė papėrmbajtshėm. Ka qenė nxėnės qė dallohej nė sjellje e  nė mėsime. Njė aventurė ka tė regjistruar gjatė  periudhės sė shkollės 8-vjeēare nė Laknas. 

Me njė grup shokėsh qė kishin mėsuar not gjatė verės, nė periudhėn e dimrit futen nė lumė pėr tė provuar se nuk e kishin harruar notin. Aty i gjen mėsuesi i fizkulturės, ju merr rrobat, i demaskojnė para shkollės dhe ju thyejnė edhe notėn nė sjellje. Ky episod, i pasjellshėm pėr atė kohė, sot tingėllon paksa qesharak. Por njeriu ėshtė produkt i moralit shoqėror tė njė kohe tė caktuar nė raport me individin. Ēapkėnllėqet janė bashkudhėtare tė pashmangshme tė moshės  sė fėmijėrisė dhe adoleshencės, por jo tipare tė sendėrtueshme te njeriu.

NJĖ FERMĖ “INTELIGJENTE“

Dashuria e Rexhepit pėr bujqėsinė, e veēanėrisht pėr frutikulturėn, ėshtė njė dhuratė e trashėguar nga familja. Njė shtysė tjetėr, siē pohon ai, ka qenė prania e njė agronomi tė talentuar, Adem Beli, qė kishte kryer studimet nė Francė dhe me personalitetin e tij intelektual qėndronte si mit nė imazhin e profesor Ukės. Kėto dy simbole kanė bėrė qė nė koshiencėn e tij, bujqėsia t’i rrėnjosė thellė nė ndėrgjegje, dashurinė pėr kėtė sektor tė vėshtirė qė nuk e deziluzionuan as ciklonet e privacionet e sistemit kooperativist, e as stuhitė e politikės demokratike. Agronomia pėr Rexhepin ėshtė adhurim deri nė amshim. Kur flet me tė pėr bujqėsinė, ai e tregon me pasion si poezinė. Bujqėsia ėshtė poezia e jetės sė tij, dashuria e patjetėrsueshme. Shqipėria ėshtė sot nė kolaps ekonomik, se ka braktisur bujqėsinė, fermat dhe rinia ka emigruar rrugėve tė Europės. Nė filozofinė e Rexhepit ka zėnė vend doktrina agrare e Xhefersonit, e cila ka tre parime bazė: bujqėsia ėshtė baza e punėsimit; jeta rurale ėshtė moralisht superiore ndaj asaj urbane dhe sė treti; njė komb me fermerė tė vegjėl tė pavarur, ėshtė baza e vėrtetė e njė shoqėrie demokratike. Kėtė kuintesencė pėr bujqėsinė ai e ka busull qė udhėheq tėrė veprimtarinė  e tij intelektuale, ekonomike e familjare. Ai e dashuron punėn nė bujqėsi, jo thjesht si njė mjet jetese personale, por si mjet zhvillimi pėr ta ndryshuar e ēuar pėrpara shoqėrinė. Rexhepi s’e ka frikė lodhjen, mundimin, djersitjen. 

Jeton me divizėn e Volterit, qė thotė se: “ Jeta ėshtė e shkurtėr, nuk ja vlen barra qiranė ta kalojmė duke u zvarritur nėn kėmbėt e horrave tė pėrēmueshėm”. Jeta ėshtė dorėlėshuar pėr ata qė punojnė e sakrifikojnė pa reshtur, pa rėnė nė vetėkėnaqėsi e ngopėsi. Ky ėshtė lajtmotivi qė e udhėheq Rexhepin. Besimi tek vetvetja ka bėrė qė t’u dalė mbanė punėve, edhe kur kanė qenė tė vėshtira. Kur je i ri, thotė ai, pėrballon ēdo situatė se kujdesesh tė jetosh mirė duke punuar, ndėrsa kur plakesh, kujdesesh tė vdesėsh mirė duke menduar. Fatin e rrotullon njeriu me dorėn e vet. Njė njeri duhet lavdėruar kur ai ka bėrė njė shėrbim tė vyer pėr shoqėrinė pėr aq sa ka jetuar. E Rexhepi e meriton njė lavdėrim pėr atė fermė model qė ka krijuar. Ėshtė njė intelektual qė s’e shpėrdoron kohėn pa efektivitet. Si rrallėkush, frekuenton ēdo ditė auditorin me studentėt dhe fermėn, pa nėnvleftėsuar e dhėnė pėrparėsi asnjėrės, por duke vendosur njė ekuilibėr ekuivalent midis tyre. Sa mė shpesh qė shkon nė vendlindje, aq mė shumė i rritet adrenalina dhe dėshira pėr tė bėrė veprimtari  tė dobishme. 

Ka investuar me intensitet tė lartė 32 vjet tė jetės sė tij, nė studime, nė punė e aplikime pėr bujqėsinė. Kėtė eksperiencė qė qėndron mbi shpinėn e tri dekadave, e ka pasuruar nė vazhdimėsi me studime brenda e jashtė vendit, duke fituar edhe grada e tituj tė merituar nė fushėn e “ Mbrojtjes sė Bimėve“.  Ka marrė  gradėn PhD nė fushėn e Entomologjisė nė Universitetin Bujqėsor tė Athinės, si dhe titullin Prof. Assoc. nė fushėn e Entomologjisė bujqėsore. Nė vazhdimėsi ka ndjekur kurse kualifikimi, simpoziume e studime jashtė shtetit, si nė Holandė, Izrael, Itali, ShBA e vende tė tjera. Ky proces ka bėrė qė tė fitojė dije tė thella nė fushėn e Entomologjisė bujqėsore si dhe njė eksperiencė tė pasur, qė ėshtė njė pasuri intelektuale. Ky akumulim ėshtė derdhur nė hartimin e disa teksteve, praktikumeve e atlaseve  mėsimore, si dhe nė shumė botime e publikime nė buletine e revista shkencore, udhėheqje, reēenca e oponenca pėr mastera e grada shkencore. 

Me cilėsitė e tij shkencore, ėshtė sot anėtar i disa shoqatave, si Entomologėve nė Greqi, nė bordet e nxitjes sė Kėrkimit Shkencor, tė Perimikulturės, tė Politikave tė Kėrkimit Kombėtar Shkencor nė Shqipėri etj. Kjo pėrfshirje nė disa institucione lidhet me faktin se ai zotėron shumė mirė gjuhėt frėngjisht dhe greqisht dhe pjesėrisht pėr nevoja profesionale, italishten, anglishten dhe rusishten. Kėtė kapital dijesh ai e ka investuar kryesisht si pedagog e pėrgjegjės i Departamentit tė Mbrojtjes sė Bimėve nė Universitetin Bujqėsor tė Tiranės dhe pjesėrisht nė fermėn e tij ”BIO”, qė ėshtė njė privilegj ta njohėsh. Njė fermė “inteligjente”qė ngrihet nė njė qytezė tė gjelbėruar nė periferi tė Tiranės , nė Laknas. Ferma ngjan me njė trup madhėshtor rrethuar me njė kurorė tė gjelbėr, qė vesh tėrė gjymtyrėt e saj, nga koka te kėmbėt.

 Njė kabinet natyror ku mėsojnė studentėt e Universitetit Bujqėsor. Mozaik pemėsh, tė rreshtuara si ushtarė nė radhė, qė i pėrgjigjen apelit me emrat e tyre tradicionalė, si mollė, dardhė, pjeshkė, qershi, kumbulla, rrush, agrume, ullinj, e plot tė tjera. Njė koleksion pemėsh dhe njė laborator nė fushė, ku mėson tėrė sėmundjet dhe insektet qė kanosin jetėn dhe prodhimtarinė e pemėve. Baza e lumturisė njerėzore ėshtė puna. Rexhepi e ka vrarė gjumin, ka prishur rehatinė e vet, se ka njė shpirt tė shėndetshėm. Pėrpjekja pėr tė bėrė diēka tė mirė pėr shoqėrinė ėshtė ushqimi i tij shpirtėror e fisnik, qė e shtyu nė vitet e demokracisė tė krijoj njė fermė didaktike “BIO“. 



Ishte periudha e ndryshimeve tė sistemit, qė cunami i shkatėrrimeve, sipas teorisė “O”,  pėrfshiu edhe fermat e Institucionet kėrkimore shkencore tė bujqėsisė. Nė kėtė klimė tė trazuar, Rexhepi ngriti kėtė “kėshtjellė“ natyrale pėr t’i ardhur nė ndihmė pėrgatitjes sė specialistėve tė ardhshėm tė bujqėsisė. Ai nuk u nis nga motiv fitimi si njė fermė kapitaliste, por pėr tė bėrė njė model didaktik. Prodhimi i madh i rrushit, nė sipėrfaqen e fermės prej 2 ha, e detyroi tė pėrdorė teknologji bashkėkohore, pėr tė prodhuar verė elite, qė ėshtė e preferuar pėr amatorė verėrash. Shqipėria ėshtė vend i privilegjuar pėr prodhimin e rrushit dhe verėrave.  Ne s’kemi traditė nė prodhimin e verėrave, por tradita nuk lind vetvetiu, ajo krijohet me punė e pasion. Ferma e tij ėshtė bėrė sot jo vetėm njė qendėr didaktike pėr studentėt, por edhe njė vend pelegrinazhi pėr vizitorė tė huaj nga e gjithė bota, qė janė kureshtarė tė njihen me kėtė mjedis tė gjelbėruar e tė populluar me shumėllojshmėri frutash bio, qė i shijojnė direk nga pema. Ky ėshtė njė shembull qė duhet tė shėrbejė pėr gjithė ata specialistė qė kanė braktisur tokėn, pronėn, fermėn e tyre, e punojnė si bujkrobėr nė dyert e pronarėve, te fqinjėt tanė. Investimi i kryer nė fermėn “UKA“ ėshtė njė investim krejtėsisht familjar, si nga ana monetare dhe ajo njerėzore, pa kontribut nga shteti. Ai ka angazhuar gjithė familjen me punė nė fermė. Tre djemtė i ka orientuar nė specialitete qė lidhen me prodhimtarinė e fermės. Njėri ėshtė arkitekt, tjetri specializohet pėr turizėm nė Holandė, ndėrsa i vogli bėn masterin nė Udine tė Italisė pėr venologji. Ndėrsa gruaja e tij, Luljeta Xhahysa, qė e “fitoi“ kur ishte agronom nė Burrel,  ėshtė ekonomiste industrie, qė di t’i bėjė mirė bilancet dhe llogaritė. Njėkohėsisht, ėshtė bashkėshorte e nėnė e kujdesshme, qė i ka qėndruar pranė jo vetėm nė situata tė bukura, por edhe tė vėshtira tė jetės. Fėmijėt dhe gruaja janė dy shtylla tė papėrkulshme, ku qėndron suksesi i burrit. Kėto dy simbole dhe karakteri “kapriēoz” i Rexhepit  e kanė bėrė qė nuk di tė lypė, tė pėrulet, tė shkelė mbi dinjitetin e tij pėr asnjė arsye njerėzore, edhe kur ėshtė nė nevojė.

POLIGONI I POLITIKĖS

Rexhepi i ka ngjitur shkallėt e karrierės duke bėrė spirale, por nė karakter ka qėndruar stoik, nuk ėshtė lėkundur, as nga cunamet e politikės shqiptare, e as nga baticat e zbaticat qė kanė ndodhur nė Partinė Demokratike. I vendosur nė barrikadėn e demokracisė, ai ka ditur tė luftojė me kundėrshtarin politik, por edhe me “grerėzat ” brenda kosheres sė PD-sė. Qėndrimi qė ka mbajtur, sipas zhvillimeve tė fenomeneve nė demokraci, ka qenė konstant, i drejtė, parimor dhe i palėkundur nė bindjet e veta. Denoncimi i disa problemeve antidemokratike ėshtė shprehje e karakterit tė tij, por njėherazi dhe tė formimit dhe vizionit politik. Si intelektual vizionar, e sheh demokracinė si njė vlerė pėr tė gjithė dhe jo tė parcelizuar sipas pronėsisė sė partisė nė pushtet. Ai ka alergji ndaj tendencave dhe prirjeve  tė partive drejt militantizmit, klientelizmit, krahinarizmit dhe nepotizmit, qė janė bėrė tiparet e fizionomisė reale tė PD-sė. Zhveshja e dikastereve, institucioneve deri te instancat mė tė ulėta tė administratės, si roje e pastruese me bindje tė majta, ka qenė njė veprim ekstremist qė nuk pajtohet me formimin, bindjen, konceptin dhe kulturėn demokratike tė Rexhep Ukės.

 Ai ėshtė kundėr kopshteve personale tė partisė, qė cenojnė themelet e demokracisė. Nė njė intervistė nė shtyp, ai pohon se: “Nuk di nėse mund tė luftohet komunizmi dhe tė ndėrtohet demokracia me metoda komuniste“. Ėshtė shprehur fuqishėm kundėr politizimit tė stafit tė nėpunėsve nė emėr tė biografisė, duke formėsuar njė parti-shtet. Ka qenė dhe mbetet armik i preferencave pėr tė paaftėt qė depėrtojnė nė administratė, nėpėrmjet servilizmit dhe metodave imorale tė klaneve tė pushtetit. Politika nė Shqipėri ėshtė bėrė mjet pasurimi, pėrfitimi, pėrvetėsimi, qartazi biznesi mė fitimprurės, qė pėr Rexhep Ukėn ėshtė jashtė mentalitetit dhe  normave tė tij morale dhe intelektuale. 

Ai pohon se, “u pėrfshiva nė politikė si dhe shumė tė tjerė pėr tė kontribuar nė profesionin tim tė bujqėsisė, ku dhe kishte studiuar e kualifikuar brenda dhe jashtė shtetit. Ishte ky njė investim kapital, njė eksperiencė e fituar nė prodhim, nė studim dhe nė mėsimdhėnie nė Universitetin Bujqėsor, qė e ndiente obligim t’ia kthente shoqėrisė nėn demokraci me kėtė “monedhė“. Pluralizmi nė Shqipėri bėri qė tė lindė Partia Demokratike, ėndėrr e gjithė shqiptarėve qė jetuan nėn trysni pėr 50 vjet nga regjimi monist. Nė kėto 20 vjet demokraci, ėndrra e shqiptarėve ėshtė venitur e fashitur nga politika e mbrapshtė e liderėve dhe tėrė aktorėve tė skenės politike shqiptare. Nė fillimet e demokracisė, nė Partinė Demokratike vėrshuan shumė intelektualė tė zėshėm qė meditonin pėr liri e demokraci liberale. Por shumė shpejt u zhgėnjyen e deziluzionuan nga diktatura demokratike e drejtimi autokratik i liderit. Janė tė shumtė emrat potencialė, qė nė rrugėn 20-vjeēare kanė dalė nga rreshti i “gjeneralėve“  tė ushtrisė demokratike e sot janė harruar. 

Kėto kapacitete intelektuale do t’i bėnin nder ēdo partie, pa folur mė pėr Partinė Demokratike qė ka shterpėsi intelektuale, qė i kompenson me militant tė flaktė, papagaj tė politikės sė liderit. Partia Demokratike ėshtė njė pasuri kombėtare e pazėvendėsueshme, qė ēdo virus qė futet nė trupin e saj shkatėrron themelet e demokracisė dhe i sjell dėm e fatkeqėsi shoqėrisė. Rexhep Uka, krizėn qė pėrjeton vendi e quan pėrgjegjėsi tė intelektualėve, qė me qėndrimin e tyre tė heshtur apo oportunist kanė lejuar e lejojnė qė tė lulėzojė njė klasė politike, diabolike. Ai, partinė si institucion, nuk e ka parė pėr pėrfitime vetjake, por pėr tė realizuar idealet dhe misionin e tij intelektual, pėr tė siguruar sa mė shumė liri fjale, mendimi e veprimi. Ky vizion ka bėrė qė nė tė gjitha momentet dhe evenimentet kritike qė ka kaluar familja e tij politike, Rexhepi ka qenė vetvetja, si nė qėndrimin ndaj Kushtetutės, firmave piramidale, ashtu edhe fushatave zgjedhore etj.

 Rexhep Ukėn do ta quaja njė “hileqar“, qė nė qenien e tij fsheh kulturėn e pademonstruar, qė duhet tė dish t’ia vjelėsh me metoda klandestine. Veēori e tij, krahasuar me disa politikanė tė shtirur, ėshtė se nė tėrė karrierėn qė ka pasur nuk i ka ndėrruar miqtė dhe shokėt pėr hir tė konjukturave tė karrigeve. Diviza e tij shoqėrore ėshtė: ēfarė jam sot, ēfarė do jem nesėr dhe sė fundi, si do e mbyll jetėn pėr tė qenė ai qė jam.


Nga Gazeta Shqip. dt.20.06.2011.