100 vjetori I Pavarsisė Kombėtare

100 vjetori I Pavarsisė Kombėtare
Kryeministri premton organizimin e njė feste tė veēantė pėr evenimentin e vitit 2012

Qeveria nisi zyrtarisht pėrgatitjet e saj pėr kremtimin pas dy viteve tė 100-vjetorit tė shpalljes sė pavarėsisė sė vendit. Kryeministri Sali Berisha nė hapje tė mbledhjes sė djeshme tė qeverisė theksoi se Shqipėria po shkon drejt kėtij 100-vjetori me realizimin e tė gjithė projektimeve qė 98 vjet mė parė i bėnė pėr tė ardhmen e saj, ata qė shpallėn pavarėsinė. “Vendi po shkon nė kėtė 100-vjetor, siē e parashikuan dhe e projektuan ata qė 98 vjet mė parė e shpallėn shtet tė pavarur, anėtare e NATO-s, kandidate e Bashkimit Europian, shqiptarėt tė lirė pa viza, por edhe njė vend me progres tė madh nė dy infrastrukturat, tokėsore dhe atė dixhitale”, deklaroi kreu i qeverisė. 


                        Shqiponja e Flamurit Kombetar te 28 nėntorit 1912..

Kremtimi i kėsaj feste ėshtė kryengjarja e Shqipėrisė dhe shqiptarėve pas liberalizimit tė vizave. Nė kėtė kuadėr, Kryeministri Berisha theksoi se sė shpejti do tė ngrihet njė komision pėr tė kryer edhe pėrgatitjet me kėtė rast. Ky komision duhet tė jetė shumėpėrfshirės, me faktorėt mė tė rėndėsishėm tė kombit, nė Shqipėri dhe jashtė saj, tė qeverisė qendrore dhe asaj vendore, tė botės akademike dhe shoqėrisė civile.


100 vjetori I Pavarsisė Kombėtare, pllakat nga piktorja Juliette Elezi, 2011.

Sipas Berishės, grupi i punės pėr nderimin e kėtij komisioni do tė drejtohet nga zėvendėskryeministri Genc Pollo. Si njė ndėr detyrat e kėtij grupi, kreu i qeverisė caktoi edhe hartimin e njė buxheti pėr tė gjitha aktivitetet qė do tė zhvillohen. “Duhet tė bėjmė njė pėrpjekje tė gjithanshme, tė gjitha objektivat duhet tė pėrfshihen nė buxhetet e viteve qė vijnė dhe buxheti ekzistues, nė funksion tė takimit tė Shqipėrisė me 100-vjetorin e saj, mund tė pėsojė modifikimet e nevojshme”, vuri nė dukje Kryeministri Berisha. 

Sipas kreut tė qeverisė, 100-vjetori i pavarėsisė sė Shqipėrisė duhet tė jetė mė i bukuri, mė festivi, mė dinjitozi qė vendi ka njohur ndonjėherė. 
Nė fjalimet e tij, kreu i qeverisė “Berisha” e ka cilėsuar shpalljen e pavarėsisė sė Shqipėrisė si ngjarjen mė tė madhe historike tė kombit tonė. 
Po kėshtu, si njė ngjarje tė madhe dhe tė dytė pėr nga rėndėsia deri tani, kreu i qeverisė ka pėrcaktuar futjen e Shqipėrisė me tė drejta tė plota nė Aleancėn e Atlantikut tė Veriut. Sipas Berishės, kjo ngjarje ka njė vlerė tepėr tė madhe historike, sepse u jep shqiptarėve sigurinė e munguar pėr shumė shekuj dhe e bėn Shqipėrinė pjesė tė vendeve me tė fuqishme botėrore, si nė sferėn e sigurisė dhe atė politike.