Festivali mbarėkombėtar – tingujt e zemrės.

Festivali mbarėkombėtar – tingujt e zemrės.
Festivali mbarėkombėtar – tingujt e zemrės. 

Nga Hasan Hasanramaj. 

Festivali mbarėkombėtar i instrumentalisteve tė vegjėl popullor “ Tingujt e Zemrės”, u mbajt kėto ditė nė Fushė-Arrėz, para njė numri rekord tė dashamireve, ku u shfaqėn performanca dhe aktiviteteve tė shumta kulturore.

Grupe tė instrumentalistėve tė vegjėl nga Pėrmeti, Lushnja, Mirėdita, Hasi,Tropoja, Burreli, Mati, Puka, Drenasi, Lypjani, Ohri e Struga, nga Prizreni,Vau i Dejės, Gjilani, Gramshi, Fushė Arrėsi etj., defiluan gjatė tri ditėve kėtij festivali. Pėr organizimin e tij merita mė e madhe i takoi drejtorit tė Qendrės Kulturore tė fėmijėve z. Mirash Mardodaj me stafin e tij, tė cilėt kėtė festival e kishin organizuar nė bashkėpunim me Zyrėn Arsimore tė Rrethit. Si pas rregullores sė festivalit ēdo grup pjesėmarrės nė pėrbėrjen e vetė kishte dymbėdhjetė fėmijė prej moshės gjashtė deri nė pesėmbėdhjetė vjeēare. Programi i njė grupi pėrbėhej prej njė melodie orkestrale me instrumente tė trevės, qė pėrfaqėsonte, dy numra solo instrumental dhe dy numra pėrshėndetės jashtė konkurrence me kėngė e valle popullore. Festivalin e shpalli tė hapur, drejtori i Zyrės Arsimore tė Pukė z. Vlladimir Kola , kryetari i Bashkisė sė Fushė Arrės z. Alfred Qafa dhe zv. prefekti i Pukės z. Beqir Arifaj. Nė mesin e tyre me kėngė popullore para tė pranishmėve me njė pėrshėndetje u paraqit edhe Franqesk Radi, Fatmire Breqani dhe Kozma Dushi, ndėrsa artisti i merituar Frrok Haxhia, tė pranishmit i pėrshėndeti me disa vargje nga krijimtaria e tij. Nė kėtė manifestim ishte edhe juria pėr vlerėsimin e mė tė mirėve nė pėrbėrje tė Sabri Nushit, muzikolog, Frrok Haxhia, rapsod, Ismet Krasniqi, aktor dhe veprimtar i kulturės, Kozma Dushi e tė tjerė.




Nė fund pas defilimit tė grupeve nga tetėmbėdhjetė qytete dhe fshatra tė Shqipėrisė, Kosovės, Maqedonisė dhe vendeve tjera tė trojeve shqiptare, ēmimi i madh iu nda grupit tė instrumentalistėve tė vegjėl tė SHKA “Shota Galica” nga Drenasi, kurse ēmimin e parė e fituan instrumentalistėt e vegjėl nga Mirdita, tė dytin grupi nga Mati dhe ēmimi i tretė i takoi grupit nga Lipjani dhe Hasi. Ēmimin e parė nė eurofon e fitoi grupi nga Pėrmeti, kurse ēmimi i publikut ju nda grupit nga Gramshi dhe Lushnja. Flamuri i Festivalit iu nda grupit instrumentalit tė nikoqirit nga Fusha e Arrėsi.




Marrė nga: www.zeriyt.com