A ka shqiptar rreth meje

A ka shqiptar rreth meje

A ka shqiptar rreth meje
Po shkepusim pak rradhė nga ditari i Qemal Draēinit tė vitit 1939. Ne keto ditė Qemali ishte student nė Gjimnazin “Skanderbeg” tė Shkodrės, mė vonė, nė vitin 1946 u burgos dhe u turturua nė birucat e ish-sigurimit deri sa dha frymėn e fundit mė 10 tetor 1947. Kėto rrjeshta i publikojmė kėtu per tė sjellur frymėn e kohės rreth origjinės etnike tė Migjenit, sipas kujtimeve tė poetit bashkėkohės Zef Pali. Materiali u shkėput nga shkrimi i gjatė kushtuar ditareve tė Qemal Draēinit, botuar ne Suplimentin “Milosao” te gazetės Shqiptare, tė datės 3 korrik 20011. Red


Fleta e ditarit: E shtunde, 20 maji 1939.

"Mbaroi dhe ky vit  shkolluer ... por per mue kjo dite s' shenon gezim; perkundrazi, njė trishtim i papercaktuern me ka  kaperthyem me rrjetat e mjegullta te padepertueshmenis qė mbulon  t'ardhmen. Trembem! Asht e para  here qe po drue vertetas per ardhmenin. Parandij .. parandij se dishka e zeze do te vije me na gjetė, me  me gjetė: ndonje mjerim,  ndoshta! ... Kushedi.  



               Qemal Draēini                                                Migjeni

... Njė gja e vogel, dy fjalė, bane  qė tė gjithėve sa ishim aty, te na  perqethesh
 shtati, dy fjalė qė, nė  ēastet e agonisė sė mbrame, nė  grahmat e fundit, me sa 
rektonte, i  kish shqiptue goj'e poetit tė  mjerimit, dy fjale tė thanuna sė  metrės, 
qė statue e ngrime i qendronte prane shtratit, dy fjale, -nje monument i vertetė 
ku spikatė shpirti i tij i kthjelltet:: -'Ollga… Ollga ... a ka shqiptar rreth meje?... 
S'dij, s'mundem, s'kam fjale me e paraqte nj'ate shka me zgjuen nė shpirt ato 
dy fjale: nje bote ndjenjash se coptueme. 

E, ne fund, oratori shtoi:  - Veē kepucet e grisuna tė njė studenti tė mernedheut 
n'ate dhe tė huaj e zemrat e robnueme te mbare  tė njė kombi e-.percuellne nė  vorr ... 
U mbyll vorri i Milloshit atje, por mbet ēilė vorri qė gerrnoi nė  zemrat tona humbja 
e Migjenit...  

Me kaq fundoi. Qe njė konfernencė me tė vertetė e dejė pėr “poetin  e mjerimit."
 
20 Maj 1939, e Shtunde.


                                                   Faqe nga ditari i Qemal Draēinit.


Sot…ne sallen e ngushte te shkolles "Skanderbeg" pati vend njė konferencė  letrare per perkujtimin  e vdekjes se "poetit te mjerimit".  Konferenca u mbajt prej  njej  shoku te poetit, drejtorit te shkolles, z. Zef Pali ... Oratori dijti me i  paraqitė  shume bukur e ne nje menyre spikatese artin e Migjenit,  zotesinė poetike, si dhe  personen  vete .