Pukė, drejt shkatėrrimit kullat shekullore

Pukė, drejt shkatėrrimit kullat shekullore
Nga: Armir Mehaj  

PUKĖ- Ndėrtesat e fortifikuara, apo tė njohura ndryshe si kulla po shkojnė drejt shkatėrrimit, e bashkė me to edhe njė pjesė e trashėgimisė sė kombit. Kullat kryesisht gjenden nė veri tė Shqipėrisė. Njė pjesė e kėtyre ndėrtesave, qė pėr studiuesit pėrbėjnė interes tė veēantė tė arkitekturės tradicionale shqiptare, po shkojnė drejt shkatėrrimit.




Edhe pse nė Pukė ka kulla tė shpallura si monument kulture, ato nuk gėzojnė asnjė pėrkujdesje, madje duket se edhe vetė shteti nuk di pėr ekzistencėn e tyre. P.sh Kulla e Stak Binakut dhe mulliri pranė kesaj banese tė fortifikuar nė Race, Berishė janė tė shpallura “Monument Kulture” para viteve ’90 dhe asnjė evidencė dhe e dhenė nuk dihet pėr gjendjen e tyre. Pėr studiuesin Jaho Brahaj ruajtja e kėtyre ndėrtesave  tipike nė gjithė rrethin tonė mbetet njė domosdoshmėri, pasi ndėrtimet e tipit tė vecantė jo vetėm qė ndikojnė nė tėrheqjen e turistėve, por shpalosin njė pjesė tė trashėgimisė kulturore tė kombit. Kėtu ėshtė fjala pėr kulla tipike bashkė mė aksesorėt (ambjentet ndihmėse) me vlera tė 


                    Kulla me Karakoll nė Kokdodė

veēanta dhe tė papėrsėritshme qė tė ruhen e mirmbahen. Pėr kėtė duhet njė punė studimore e gjurmuese paraprake nga pushteti local dhe studiuesit vendas, qė ti propozohen pushtetit qendror dhe institucioneve tė specializuara pėr ti ruajtur dhe mirmbajtur. Kjo ėshtė njė punė dhe detyrė  immediate, sepse mė vonė ne vetėm do rrimė e te themi: “Na ishte dikur…”, ashtu si themi pėr shumė vlera etnokulturore tė rrethit tonė, vetėm sa me u gjend nė muhabet, pa dhėnė asnjė mendim pėr ato vlera qė po humbin dhe shkatėrrohen para syve tonė.

“Ka kulla tipike me shumė vlera, tė cilat edhe banorėt janė tė interesuar qė t’i ruajnė por bėhet njė punė shumė e vogėl, nga pushteti lokal qė t’i vejė nė mbrojtje, si njė pasuri i papėrsėritshme, qė nuk rindėrtohen mė. Me shpenzime minimale ato mund tė ruhen si vlera tė trashėgimisė kulturore. Pėr zonėn e Pukės duhet vecuar kulla e Kokdodės, ėshtė njė kullė 2 shekullore, me arkitekturė tė vecantė, e vetmja nė Shqiperi Kullė me Karakoll qė ruhet”, tha studiuesi. Pėr kėtė kullė tipike me vlera tė veēanta nė rrafsh kombėtar Pushteti lokal duhet tė ngrejė zėrin praėnė institucioneve tė specializuara duke kerkuar dhe ndihmėn e intelektualėvė pukianė pėr tu vėnė nė mbrojtje te Shtetit Shqiptar.


                                  Kompleks Kullash nė fshatin Kryezi

Kullat janė ndėrtesa dy apo mė shumė katėshe, tė cilat mė parė pėrdoreshin si banesa tė sigurta, nga tė cilat mund tė zhvilloheshin edhe shkėmbime zjarri, me qėllim mbrojtjen nėpėrmjet elementeve tė tyre tė sigurisė, tė pėrshtatura sipas kohės sė nderimit, tė ruajtura edhe sot. Stili arkitekturor i kėtyre ndėrtimeve por edhe ngjarjet qė rrjedhin prej tyre janė njė tjetėr element pėr joshjen e turistėve dhe pėr zhvillimin e turizmit kulturor elitar.

Kemi shumė vlera etnokulturore qė nuk i vlerėsojmė, dhe nuk mendojmė aspak pėr trashėgiminė qė duhet tė ju lėmė brezave qė vinė.




Marrė nga: /NEWS24/ (BalkanWeb)