Puka ishte Atlandita e duhur!

Puka ishte Atlandita e duhur!

Puka ishte Atlandita e duhur!
Petrit Nika

Si rrallė shkrimtarė botėrorė, Migjeni ishte nė diskordancė tė papajtueshme me faktorin kohė, qoftė nė aspektin rrėfimor, qoftė nė aspektin jetėsor dhe krijues. Ai ėshtė shkrimtari qė nxiton, pėr tė mos thėnė rend, kur rrėfen ngjarjet dhe etydet analitike mbi psiko-sociumin e sjellė nė optikėn e vet krijuese. Nė njė tekst fare tė shkurtėr ky autor arrin tė tė pėrmallojė, tė tė pėrcjellė sakaq nė imazhe tė paharrueshme lirike, pastaj tė tė pėrplasė brenda pak ēastesh tė kohės numerike (jo vetėm leximore) me realitete krejt tė tjera, tė trishta, tė hidhura, tragjike, sado qė fatkeqėsisht krejtekrejt reale. 

Mjeshtėria e tij artistike zhvendoset me shpejtėsi dhe shkathtėsi tė pashoqe nga ngarkesa ylberore e epiteteve metaforike, tek paradoksi, sarkazma dhe oksimoroni. E tillė ishte dhe jeta e tij; me prarime ėndrrash rinore qė nuk iu bėnė kurrė realitet (gjė pėr tė cilėn sė fundi ishte dhe vetė i vetėdijshėm) dhe me humnera tragjike ku pėrplasej qenia e tij njerėzore duke e jetuar me “motus accelerationem” (lat. lėvizje tė pėrshpejtuar) brenda pak vitesh gjithė jetėn qė ishte i dėnuar tė mos e jetonte dot. Nė mesin e viteve ‘30 tė shekullit tė kaluar, Migjeni vjen si njė maratonomak i humbjeve tė shoqėrisė shqiptare mu pėrpara portave tė rėnda tė letėrsisė shqipe, pothuaj bash si njė vrapues unik nė artin e tij dhe nė jetė. 

Ajme, ndaj Migjenit koha kishte vendosur tė ishte tejet dorėshtrėnguar dhe ai nė kėto kushte dukej e kishte kuptuar se s’i mbetej tjetėr vetėm se ta sfidonte edhe vetė kohėn duke rendur, duke pararendur dhe duke e tejkaluar atė. Me sa duket kėtu mund tė gjendet njėra nga arsyet (ndoshta kryesorja) e ritmit tė shpejtė tė prozės sė tij, e thuktėsisė dhe narracionit relativisht tė limituar tek secila syresh. Ndonėse tė shkurtra, novelėzat dhe skicat e kėtij autori, zhvillohen nė harmoni tė plotė me logjikėn estetike si produkt elitar letrar. 

Gjatė leximit analitik, pėr njė kritik letrar ndėr tė tjera vėmendja thellohet dhe nė gjetjen e “hapėsirave boshe”, tė cilat pėr tė janė po aq tė padėshiruara, pothuaj si ato turbulencat e shkaktuara nga pakėsimi i ajrit gjatė udhėtimit me avion. Kėto “hapėsira boshe” pėr njė lexues tė thjeshtė mbase edhe mund tė mos vihen re, ose mund tė vihen re disi, por nuk mund tė pėrcaktohen. Por pėr njė kritik letrar ato s’mund tė kalojnė kurrsesi pa u vėnė re nė asnjė rast dhe gjithashtu pa u pėrcaktuar si pėrftesa fizike apo ideore nė tekst. Nga ky fenomen vuajnė shpesh edhe letėrsitė e mėdha, por sidomos vihen re si njė dobėsi karakteristike pėr autorėt e rinj qė janė ende tė pamėsuar dhe pėr mė tepėr kur gjakojnė tė pėrfshijnė me metodėn e tkurrjes ngjarje tė mėdha kohore brenda njė narracioni shumė tė limituar. 

Duke lexuar prozat e Migjenit nuk mund t’i gjesh kėto boshllėqe. Ai ėshtė kujdesur vetė pėr gjithēka. Deri nė detaje. Deri nė imtėsi. Migjeni ėshtė unik dhe i papėrsėritshėm nė gjithēka, madje deri tek shtresa tipike e formulimeve dhe e formacioneve fonetike tekstore. Vepra e tij ėshtė njė polifoni harmonike vlerash estetike. Vepra e tij nuk tė fton ta korrigjosh, pėr mė tepėr ta pėrmirėsosh. Pėrkundėr kėtyre vepra e Migjenit tė fton vetėm ta arsyetosh dhe interpretosh. Pėrveē kėtyre, prozat e Migjenit kanė aftėsinė tė veprojnė psikologjikisht mbi vetėdijen e receptuesit, duke e vėnė nė motus accelerationem dhe duke mbetur atje nė kujtesėn e tij si mbresa tė pashlyeshme pėrgjithmonė. Padyshim kjo arritje shpjegohet me formimin e tij tė shkėlyer me njohuri filologjike mbi shkencat humane, ndonėse ai, i dėnuar siē ishte nga fati i tij i pafat, nuk arriti as tė mbarojė njė universitet - ėndėrr tė cilėn e ruajti pėrgjatė gjithė viteve tė fundit sė bashku me ėndrrėn e jetės, duke u shuar e fundit bashkė me tė.

Nė pothuaj tė gjitha veprat madhore tė letėrsisė botėrore gėlon debati i pėrhershėm konceptual midis parimeve tė drejtėsisė dhe padrejtėsisė njerėzore, por tek Migjeni mund tė themi se edhe nė kėtė aspekt ai mbetet pėrsėri unikal, qoftė pėr nga mėnyra e kėndvėshtrimit, qoftė pėr nga mėnyra e konceptimit, qoftė pėr nga mėnyra e parashtrimit. Kjo veēanėsi vjen ngase para sė gjithash ēdo koncept dhe akt qė bie ndesh me konceptin apo zhvillohet nė pėrputhje me tė, ai e vendos nė shtresat specifike mentale shqiptare dhe nė hapėsirat e zymta specifike tė njė peizazhi krejtėsisht shqiptar. 

Kėshtu ai vendos pak nga pak nė galerinė e imazheve tė tij figura fėmijėsh qė vdesin larg syve tė botės qė s’pushon sė mburruri pėr arritjet e saj, figura fėmijėsh qė druhen ngase mos kėpucėt e tyre tė stėrmėdha e tė shqyera mund t’i shkaktojnė fatkeqėsi edhe mėsuesit tė tyre, oksimorone me figura prostitutash shumė mė tė ndershme se sa vizitorėt e tyre “sedėrlinj” dhe mbi tė gjitha tek tė gjithė personazhet e tij bie nė sy njė dashuri e pashuar pėr jetė, pėr njė jetė mė tė mirė e mė tė denjė tė individit dhe sociumit, pėr njė shpėtim nga kalbėsia fizike dhe mentale nė njė realitet tejet armiqėsor ndaj vetė qenies njerėzore. Duke nėnvizuar kėtė ide, e cila mund tė vėrtetohet nga ēdo qasje analitike serioze qė mund t’i bėhet prozės sė Migjenit, mund tė konstatohet se ai nuk ishte vetėm shkrimtari dhe poeti i mjerimit me njė akcent rrėfimor e ideor pesimist dhe nihilist, pėrkundėr ai me optikėn e tij ndaj realitetit mbetet tejet realist, historicist dhe logjik. 

Nė qoftė se vetė konteksti historik ofron njė konotacion tė tillė pėr receptuesit, atėherė studiuesit i mbetet tė pėrpiqet qė tė vėshtrojė mė nė thellėsi se ēfarė dėshirojnė tė shohin personazhet e Migjenit pėrtej kėtij realiteti, pėr tė pėrcaktuar dhe dėshmuar mė qartė vizionin e vetė shkrimtarit ndaj sė ardhmes dhe vetė jetės. 


Poeti Petrit Nika ne Sesionin Perkujtimor me rastin e 100 
vjetorit te MIGJENIT, Pukė, 18 prill 20011.

Libri i tij i vetėm nė prozė “Novelėzat e qytetit tė veriut”, ėshtė shkruar pjesėrisht nė vendlindjen e tij nė Shkodėr dhe pjesėrisht nė Pukė. Edhe ngjarjet, sipas kronotopeve tė narracionit, ndonėse tė pashėnjuara me emrat e tyre me tė cilėt njihen botėrisht, variojnė kryesisht nė kėto dy hapėsira kaq tė afėrta gjeografike. Ndoshta gjasat qė “qyteti i veriut”, i cili pėrmendet nė titullin e kėtij libri, janė tė jetė mė tepėr vetė vendlindja e Migjenit, Shkodra, por unė ende nuk di pse vazhdoj tė prirem nga mendimi se ai qytet nėnkuptohet tė jetė bash vetė Puka. Ndonėse Puka asokohe ende nuk ishte mirėfilli njė qytet - sidoqoftė ishte njė qendėr e vogėl nėnprefekture dhe kishte filluar tė konturonte trajtat e njė qyteti, por mė tepėr se kaq, mė nxit tė prirem drejt kėtij pėrcaktimi vetė fakti se Migjeni kėrkonte pėr tė vėnė nė pah qė nė titull prirjet e tij drejt oksimoronit, paradoksin e qytetit qė mungonte, por qė ndėrkohė kishte filluar tė konsiderohej dhe konturohej pak nga pak si i tillė.

 Tė shkruaje novela nė Shkodėr asokohe nuk pėrbėnte ndonjė ngjarje tė re pėr asnjeri. Shkodra kishte qenė prej shekujsh pararojė e dijeve humane dhe e artit nė Shqipėri dhe fatmirėsisht asokohe ende vazhdonte tė ishte e tillė. Por arti i Migjenit ishte lėndė krejt tjetėr. Specifika e tij ishte tė qenit ndryshe me gjithsej. Puka ishte Atlantida e duhur qė edhe ekzistonte edhe nuk ekzistonte. Ekzistonte pėr Migjenin qė shkoi atje dhe e pa nga afėr bashkė me pėrmasat kozmike tė dhimbjes sė saj sociale, por ende nuk ekzistonte pėr denditė e salloneve tė kamura tė qyteteve tė mėdha shqiptare ku sa vinte e bjerrej vlera humane. Puka ishte periferike ndaj vėmendjes sė tė gjithėve, edhe Migjeni vetė ishte krejt periferik. Tė dy bashkė ata ishin Atlantida e dėnuar me harresė dhe novelat e tij s’janė tjetėr veēse tufa me lulet e sė keqes qė vijnė pashmangshėm nga kjo Atlantidė. 



Gazeta Standart  21 prill 2011.