“Ndoshta u dukej se po kalonin mbi urė tė Siratit, ura e fundit qė lidh botėn e gjallė me ate tė pertejme.”

“Ndoshta u dukej se po kalonin mbi urė tė Siratit, ura e fundit qė lidh botėn e gjallė me ate tė pertejme.”
At Zef Pllumi, njė ndėr penat mė tė shquara shqiptare tė kėtij shekulli, nė veprėn e tij "Rrno Vetėm pėr me tregue", na jep njė tablo tė asaj qė ai ka pėrjetuar pėrgjatė viteve tė persekutimit komunist.  Jep dhe njė dėshmi pėr marshimin e shqiptarėve tė Kosovės drejt Tivarit, tė cilėn po e publikojmė- Per te mos e harruar. 


“… Nuk e mbaj mend mire muejin, nese ishte mars a ndonji ma vane; par sigurisht ne nji kohe mes dimnit dhe pranveres, kur na, nji numer studentash klerike, shkuem ne Shejtnoren e Zojes se Kshillit te Mire ne periferi te qytetit, nen kala, per me iu lute qe tna shpetonte prej ktyne rrebesheve. Mbas lutjeve ne Shejtnore, per me kthye ne qytet vazhduem rrugen mbas kalaje, kah kodrat e Tepes e Ajazma. Nate kthese 

At Zef Pellumi
 

rruge pame qe po vinte nji varg i gjate i pafund ushtarakesh. Rruga gjarpenonte brijave tatyne kodrave: te gjitha dredhat e leget e saj ishin plot me ate uniforme te urrejtun. Na hini frige e madhe dhe u shmangem mbi rruge e u ulem si per pushim, tue mendue se ēe zeze e madhe po i kercnohej Shkodres nga nji tjeter vale brigadash partizane. Kur u aviten, pothuej si nė parakalim para nesh: Shka me pa! Vetem Komandanti qė printe i ndjekun nga katershja e parė ishin te armatosun: tė gjithe tjeret, djelm tė gjatė e tė thatė, pa bark, si te remtė e me zigoma te theksueme mbi faqe, te lodhun, te raskapitun, me uniformat zhele te shkopsituna, pa arme, qe mezi i levizshin kambet prej lodhjes, kalojshin tė rreshtuem kater e kater para nesh. Mbetem shtang: ē’ishte kjo ushtri!... Keta mezi mbaheshin ne kambe! Largas, anash rreshtit, kishin roje tė armatosuna qė bertitshin me kercnim: "Leviz, luaj kembet!". 

Nderkaq njani prej tyne pat guxim para vdekjes dhe na foli: "Per iza te Zotit a keni nji cope buke!". A ken i nji cope buke?!.. O sa tmerr! As na nuk kishim nji cope buke: racioni per secilin ishte 300 gram. Edhe na ishim te unshem. Gjithe popullsia ishte unshem. Shka te bajshim tashti? "Per iza te Zotit ma jepni nji cope buke! Per iza te Zotit na jepni nji cope buke!"... 

Prej te gjithve filloi te ndigjohej vetem kjo fjale qe kalonte, kalonte... Kalonte ne humnere... Ato ushtojshin nder veshe tone njisoj si ato krismat e nji ēekani qe rreh gozhdat e arkivolit ne bregun e vorrit. 

-Prej kah vini ju? -Prej Kosove. 

-Tash nji jave ditė qė ecim pa pushue, pa bukė!... Kemi kalue gjithe ato male... male. 

-A ishi te Xhaferr Deves? -i pvetem. -Jo,jo. Na jena e zeza e vedit. 

Un kam pa ushtrine e thyeme te Jugosllavise se Kralit tue hi nė Shkoder ne prill te 1941, e lodhun, e untė, e raskapitun, e shkopsitun. Nuk ka pamje ma te keqe se ate te nji ushtrise se thyeme. Por jo! Tash nuk mund bahej kurrfare krahasimi me parakalimin e nji ushtrie te tille: Ketu ishte vetem nji vargan i gjate, i gjate pa mbarim i atyne skeletesh te djelmoēave te rij kosovare qe te rrethuem nga dhuna, ecshin drejt kujt? 

Mbasi kaluen ata, na zbritem perseri ne rruge. Por tue kene se parakalimi i te mjeruemve na kishte marre shume kohe, atehere u kthyem. Hypem te Ura e Qafes dhe neper rrugen ma te shkurte menduem me shkue ne Kuvend. Zbritem poshte Pazarit te vjeter e duelem ne rrugen ne breg te liqenit. Prej aty na u ēfaq gjithnji ai vargan i gjate i te mjeruemve qe po kalonte mbi Uren e Buenes. Gjermanet ures i kishin hjeke nji pjese, pa i prishe ndonji kambe. Partizanet e kishin meremetue perkohsisht me disa trene e drrasa ku mund kalojshin krahas deri ne tre-kater kambesore. Nuk mund u kthyem ne qytet pa sjelle kryet e me kundrue edhe nji here at kob te zi. Ne horizont te perendimit qielli ishte i pergjakun: gjithshka shifej kjarte. Vargani mbi lire ecte i mendueshem dhe rryetas. Ndoshta u dukej se po kalonin mbi ure te Siratit, ura e fundit qe lidh boten e gjalle me ate te pertejme. 

Ishim nė mitologji apo nė realitet? ... 




Mbas disa ditesh nė Shkoder u hap fjala vesh ne vesh se dikund afėr Ulqinit partizanet kishin vra te gjithė rinine kosovare. O Zot po t’lutem me trego: ēfarė mekati ka ba ky populI qė meritoi nji denim kaq te randė? ... “