LAJME NGA DIOQEZA E SAPĖS BEKIMI I KOMPANJELIT - BREG-PUKĖ

LAJME NGA DIOQEZA E SAPĖS BEKIMI I KOMPANJELIT - BREG-PUKĖ
Nga: Ilir_Gjokaj

Tė dielėn e IV tė Pashkėve, mė 15 maj 2011, e cila pėrkoi me ditėn e Bariut tė Mirė dhe ditėn e 48 botėrore tė Lutjes pėr Thirrjet, bashkėsia katolike e famullisė sė Shėn Eufemisė nė Breg tė rrethit Pukė gėzoi nė ceremoninė e bekimit tė kompanjelit dhe kambanave, tė cilat janė tė lidhura me jetėn e popullit tė Zotit, sepse zėri i tyre tregon kohėn e lutjes, bashkon popullin pėr liturgji dhe e lajmėron atė pėr ngjarje tė rėndėsishme, qofshin ato raste gėzimi apo pikėllimi tė kėsaj bashkėsie. Ndaj nė kėtė ceremoni ku ishte i pranishėm Ipeshkvi i vendit Imzot Lucjan Avgustini, i cili udhėhoqi Meshėn e Shenjtė nė bashkėkremtim me famullitarin Atė Andreas Waltermann, e gjithė kjo bashkėsi u bashkua me pėrshpirtėri pėr tė marrė pjesė nė kremtimin e shenjtė si njė familje e bashkuar me Jezu Krishtin Zot. 

Gjatė homelisė sė rastit, Imzot Avgustini ftoi besimtarėt qė tė gėzojnė nė Krishtin e gjallė, bariun tonė qė na ofron fjalėn e vet pėr ta na sjellė nė kullota tė amshuara. Ai u ndal edhe nė rėndėsinė e ditės sė Bariut tė Mirė dhe ditės ndėrkombėtare tė lutjes pėr thirrjet meshtarake. “Ēdo i krishterė, tha ai, ėshtė i thirrur ta dėshmojė e ta kumtojė Ungjillin nė njė botė ku njė shumicė e madhe njerėzish nuk kanė pasur mundėsinė tė takohen me Jezusin. Jezusi ėshtė bariu ynė. Ai na udhėheq nė kullota tė amshuara, qė do tė thotė tek vlerat e vėrteta. 




Nuk ka figurė mė tė ėmbėl dhe mė tė dashur se sa figura e Krishtit, i cili mban nė krah qengjin. Dhe nėpėrmjet kėsaj figure Kisha sheh shprehjen e dashurisė universale tė Krishtit pėr mbarė njerėzimin. Bota ka shumė nevojė pėr meshtarė, pėr rregulltarė, pėr njerėz qė vihen tėrėsisht nė shėrbim tė Zotit dhe nė shėrbim tė vėllezėrve e motrave. Prandaj kėtė nevojė t'ia paraqesim Zotit, qė forca e ringjalljes sė tij, tė zgjojė shumė thirrje tė reja qė ta ndjekin rrugėn e shenjtėrisė dhe tė predikimit tė lajmit tė gėzueshėm”. 

Pas predikimit Imzot Lucjani bėri bekimin e kambanave qė u vendosėn nė Kompanjelin e ri. Kambanat e Kishės sė Shėn Eufemisė janė dy: njėra i pėrket vitit 1835, peshon 18.5 kg dhe mban figurat e Marisė me Jezusin fėmijė, Jezusin nė kryq dhe Shėn Pjetrin e Shėn Palin; ndėrsa kambana tjetėr i pėrket vitit 1930 me mbishkrimin “Dhunti e qeverisė italiane Kishės sė fisit kreshnik tė Qafės Malit”, pėrmban tre figura: Shėn Eufemia, Shėn Sebastiani dhe Shėn Gjon Pagėzuesi. 



Gjithashtu ka dhe ornamente tė tjera dhe peshon 170 kg. Kambanat kanė arritur tė ruhen nga banori i kėsaj zone z. Gjergj Thekna, dhe janė rikonstruktuar falė kujdesit tė Famullitarit Atė Andreas Waltermann dhe etėrve Kapuēinė nė Gjermani.