Mesazhe gjithėkohore nga libri i Fishtės “Estetikė dhe kritikė”

Mesazhe gjithėkohore nga libri i Fishtės “Estetikė dhe kritikė”
hNga Ton Zmali 

Rreth njė shekull mė parė nė botėn e letrave shqipe midis yjeve tė rilindjes e pavarėsisė u shfaq njė diell gjigand i kulturės shqiptare. Dimensionet epokale tė veprės sė tij e kanė kurorėzuar atė qysh pėr sė gjalli si Homerin e dytė tė ballkanit. Nė studimin e parė pėr Fishtėn si estet ashtu siē, thotė vetė autori, pėrcollėm te lexuesi botkuptimin elitar origjinal mbi pikpamjet e tij estetike tė pasqyrueme imtėsisht nė teorinė e dy rruzullimeve. Nė pėrpjekje pėr t’i lidh hallkat e keputuna tė kulturės shqiptare tė cilat u pėrballėn mjerisht me robėrimin pesqindvjeēar tė pushtimit otoman dhe me pesėdhjetė vjet dhunė e ēensurė tė pushtimit komunist. Pa u ndalur tėrėrsisht nė vitet 20-30 nė kėtė studim ne do tė dalim nga rrethanat tragjike qė i sollėn kulturės sonė kėto dy katastrofa e do tė udhėtojmė nėpėr gjadetė e vlerave universale krijuese tė “pėrbindėshit tė dijeve pėr kohėn e vet”, siē e quan me tė drejtė Plasari nė parathėnien e tij, Fishta MEDITANS.Nė shtigjet e ngushta tė hullive tė letėrsisė dhe artit kishte shumė tradita qė pėrpara errėsirės sė stėrgjatun tė robėrisė kur gjurmėt e Buzukut, Bogdanit, Budit, Matrengės, Bardhit, Barletit, Varibobit, De Radės, Darės, etj., pėrbėnin shtratin e bukurive prej nga mund tė fillonte me ngallitė arti e letėrsia. 

Pėrhapja kudo e zhvillimit dhe zgjerimit tė kulturės europiane ringjallit tė mbiellat, rriti e vaditi vetėdijen e re pėr misionin e artit, letėrsisė, estetikės dhe kritikės nė qytetėrimet e jetės, emancipimin, iluminitetin e civilizimin shoqnor sidomos nė Europė. Duke gėrmue nė pjesėn KRITIKE  tė librit, Fishta - Estetikė e Kritikė, ajo qė tė bie nė sy qė nė kontaktet e para janė mesazhet gjithėkohore me frymė aktuale saqė me tė drejtė lexuesi i rastėsishėm kujton se Gjeniu “pavarr” asht diku midis nesh sėbashku me “Gomerėt e Babatasit” sot mė aktual se kurrė nė botėn shqiptare. Mesazhet e vlerave aktualizojnė ecjet tona nė stilin gaforre. Le tė  ulemi nė mesazhet e pavdekshme tė mendimeve tė kėtij kritiku tė cilat mendoj se duhet tė jenė parimet themel tė shkollave tona tė estetikės e kritikės, me bazė De Radėn, Konicen e Fishtėn, si krijues qė janė marrė drejtpėrdrejt me lidhjet filozofi, estetikė e kritikė nė botėn e letėrsisė  e artit. Mesazhet qė aktualizojnė botėn e letrave nga libri “Estetikė e Kritikė” janė aq shumė sa qė ashtė e trembshme tė besosh se ke tė dhėna prej zotit me mund  me transmetue ato drita, ato rreze, ato shkėlqime tė pafundme qė lypin si paraprakisht “cilėsinė e veēantė pėr tė kenė artist nderi duhet qi tė ketė le artist”. (Fq. 42)

Tė lindurit artist Fishta e vendos si njė nga parakushtet mė tė domosdoshme pa, pa atė cilėsi as qė mund tė mendohet tė besohet e tė diskutohet pėr vepra tė cilėsive tė mirėfillta artistike. Nga dogma e deri te arti i vėrtetė asht nji rrugė e gjatė.  Fishta, autori i 13000 e disa qindra vjershat e tij tė Lahutės sė  Malcis, vepra si  Mrizi i Zanave, Anzat e Parnasit, Gomari i Babatasit, Makaronadha, Nikalaida, Gjok Tarēuku ase mjek perdhuni, Hija e Skėnderbegut, Kryepremja e Shėn Gjonit, Shen Franēesku i Asizit, Shqyptari i gjytetnuem, Sh’Luigji Gonzaga, me afėr 1600 vjersha-Dramė, Jerina ase Mbretėnesha e Lulevet, Juda Makabė etj. Gjeniu i letrave shqipe thotė se njė ditė rrinte tuj shikue prej dritsorje se si Marka Pula njė adolishent voērrak u dėshpėronte fort pėrse nuk kishte ma tepėr pe pėr me u lėshue edhe ma nelt balonėn e vet. Ato ēaste, thotė Fishta ynė, unė po lexojsha artikullin tėnd pėr mue pėr me mė ngrehė nelt nė sfera tė epra tė landės letrare dhe hjekshe, hjekshe me mė ngrit nalt e ma nalt, i shkruan ai, At Pal Dodajt mikut tė tij tė madh e tė vėrtetė. E lexon me andje e mė pėlqen fort kjoftė pėr gjuhėn e stilin, kjoftė pėr vlersimin e shfaqun prej zotnisė s’ate kundrejt meje.
 

E lexonte Fishta shkrimin lavdrues tė mikut tė tij Pal Dodaj teksa Marka Pules i kishte mbarue peni e po mėrzitej se nuk kishte pe tjetėr me  neltsue e me ngjit lart e mė lartė balonėn e vet tullumbace. Ai po vėrtitej i shqetėsuem pėr njė rrotull peni pėr me ngjit balonėn e vet ku ta shohin sa mė shumė sy e ta blejnė sa mė shumė balonistė e tollumbacdashės. Nuk janė tė pakėt dje dhe sot Markapulat qė ulurinė tue thanė:” Shikoni o qorra sa nelt i ngremė ne balonat tona. Balonat tona sundojnė qiellin?!...



I dashtun kjeēė tue kqyrė Marka Pulen tonė tė vogėl se si u arktote tue lshue pėr ajr balonėn e tij mue me  bahej se kjeēe e se ti  kje Marka Pula em qė me penin e fjalės tande tė ambėl e tė  harmonishme ... mė ngrejshe nalt, a thua se kishe dashtė me fitue ndaj  bast. Nelt  e manelt ...

- Kuku pėr mue ... sa nelt ...
- Kuku pėr mue ...  aq nelt ...
- Kuku pėr mue ... po t’u kputete aj pe !?!? ... Kishim me ra picingul! ... Picingul!? Tue thye qafėn nė humnera ...
 
- Pingul maje heshtave, gjambave a ferrave ku ta shtynte balonėn tabake mė tė lehtė e paadresė, flet me nėntekstin mėsimdhėnės tė gjithkohshėm poeti.
Letėrsia jonė nė tėrėsi si dhe marka Pulat e Realizmit Socialist nė veēanti duke mbijetue nė shpirtdhanie i kanė mbush rrotat me spango e pėrpiqen t’palodhur tue ngjit nelt e ma nelt balonat e tyne. Aty-kėtu ata i kanė lidh balonat me lloj-lloj fijesh, telash e kanė veē e veē me mbajt nė ajr lart ... lart balonat e fjalėve tė tyre.

- Mjer ata ... Peni po hollohet.
- Mjer ata ... mjer ata ... ku do bien?!...

- Humnerat ēdo ditė thellohen ma shumė. Telat pėrdridhen e kavot janė ndryshk... Mjer ata, kur tė bien picingul! Nuk kam me i pritė posht as Marka Pulat me  borizanat as shpresshkėmit e tyre. Poshtė balonat e tyre kan me u pėrplas honetė e pafundme nė haresat e anonimit tė tyne.
Letėrsia e  balonave dhe  kritika baltore vazhdojnė edhe sot e kėsaj dite kur me aq forcė pėrēmonte dėnueshėm poeti ynė kombėtar. Kujtojmė kritikėn e egėr Nazif Mamaqit, polemika me Mehdi Frashėrin pėr LAHUTĖN. Shekull pas tij  nuk ka arritė me u orientue as me asimilue mesazhet madhore tė  korifejve tė vet. Nė prirjet lindore dhe aziatike literatura jonė kombėtare dhe disa njerėz sado qė tė  mėrzitshmėm e fort tė rrezikshėm pėr kah dhelpnia, dredhia e intriga byzantino-balkano-aziatike, sidomos kundra parimeve tė kulturės “oksidentale” “modern” e “liberale” mundet edhe me u plakė nder akademija e universitete e me gjithė kėto mos me u kuptue kurrgjasend nė dije nė kulturė e pėrparim tė popujve tė qytetėruem,- thotė Fishta.

Prandaj produkti i mendjes s’tyne del gjithmonė i shėmtuem, garrvaxh e raketik; sado qė kėto produkte munden me kenė ēmue e botue me pare tė shtetit, thekson ai. Ai gjithnjė ka qėnė i deklaruar kundėr kėtyre produkteve. Vlerat e vėrteta tė letėrsisė Fishta nė kritikat, vlerėsimet e opinionet e veta ishte objektiv e i paparagjykime. Kėshtu ashtė ai nė gjykimin e veprave “Endrra e lotė” Asdrenit. Juvenilja e Ndre Mjedės, Visari Kombėtar i At Vinēenc Prenushit, Bleta shqiptare e Thimi Mitkos etj, etj.
Polemikat e tij tė viteve 1920-1940 me revistat Besa, Lekaj me Zalvin etj, janė modele madhore tė papėrsėritshme nė kulėturėn tonė. Ai debaton me Mehdi Frashėrin, analizon Faustin e Getes, vlerėson pėrkthimet dhe ēmon artin e pėrkthimit tė  Koliqit duke e radhitur krye intelektualėve artist. Kritikat e tij kanė nė ēdo rrethanė njė botė tė gjėrė tė frymės shpirtėrore qė mbjell, mihė e ushqen literaturat klasike. Poeti i madh thotė se krijuesi a interpretuesi para se  me dhanė tė rejat e shpirtit tė vet duhet me u pėrpjekė me  u ba i  dijshėm. Por halli ashtė se  nuk del kush i dijshėm po nuk u mundue me  xanė; po si thonė Anzat e Parnasit:
“S’a’ ba i dishėm kush pa hiri

Ndejė pėshtetė e tuj njefė miza”.

Kritiku i balonistave duket sikur jeton nė vitin 2005-2006 nė Atdhe e nė mėrgim kudo shkruhet e vlerėsohet litratura, arti e letėrsia jonė. Tė bėn pėrshtypje si pėrsėriten gjėrat e si Markapulat e letėrsisė e tė kritikės me lamshat e penjeve, tojave, litarėve e mjete tė tjera moderne tė fjalės sė bashkėkohėsisė pėrpiqen tė ngrenė balona tė vjetra, tė riparuara e tė konstruktuara e tė pėrngjashme me gomerėt e Babatasit tė cilėt mbeten prototipat e  gjitha kohėrave.

Fishta nė gjitha kritikat dhe opinionet e tij qė nga debati me ish-kryeministrin serb (V. Gjeorgjeviē) pėr librin e tij tė  paskrupullt antishqiptar e deri te  mbrojtja e argumentuar e vlerave tė kulturės sonė tradicionale, parathėnien e Kanunit tė Lekė Dukagjinit tė mbledhun nga Gjeēovi, e deri te vlerėsimi objektiv i letėrsisė e kulturės botnore. Kudo ai asht njė estet e kritik i pėrmasave tė mėdha njė hulumtues, gjurmues e studiues i pashembullt qė nga  Iliada e Odisea e Homerit, Platoni, Shekspiri, Getja, Petrarka, Haines, Lepopardi etj, etj.

Nė studimin parathėnės tė veprės “Fishta Estetikė e Kritikė”, dr. Aurel Plasari na thotė se “mendimi estetik si dhe ai kritik i Fishtės paraqitet si njė nga dėshmitė magjepsėse tė atij mendimtari tė madh shqiptar qė kultura jonė ndonjėherė ka patur”.

Kėshtu kryegjeniu i letrave shqipe, At’Gjergj Fishta kurr nuk i deshti as nuk i preferoi balonistat e mėdhenj por goditi pa mėshirė dhe egėrsisht mohuesit e mėdhenj siē asht fjala pėr z. Mehdi Frashėri kur i thotė se “Lahuta e Malcis” nuk bahet paēaver vetėm me nji tė zgėrdhime e me nji tė sterpikun pendė. (Hijeve tė Parnasit. HD.1932.12)

Po kėshtu  pėr poezitė e N.O.Mamaqit Valėt e Vjosės. Pra nė tė gjitha kohėrat letėrsia, artet dhe kritikat e tyre janė rrezikue e vazhdojnė tė vuajnė nga  sėmundjet dhe  ethet e  mohuesve tė mėdhenj ashtu si dhe nga  penjėt e gjatė tė balonistėve, tė Markapulave dhe Krygjelapulave tė tyre. Letėrsia dhe Artet janė shpirt, zemėr frymė pavdeksie, vise tė arta tė blerimeve njerėzore, kritikėt si kirurg tė tyne duhet me i pa  e me i ba mirė skopitė, grafitė, biopsitė, skandrat e dukshme e tė padukėshme tė shpritrave krijues, protestues, akuzues e rebelues e pas konsultare e bindjeve shėruese me fillue kirurgjinė e dhimbshme tė vlerave. Nė tė kundėrt siē thotė Fishta duke tallur kasaphanėt e kritikės, kur thotė “Edhe kasapi mban thikėn nė dorė e pret mish, nja pėr nja si kirurgu...



- Por “hanė” kasap, “hanė” kirurg... Mjerisht bashkėkohėsia dėshmon se ēdo ditė po zvoglohet numėri i kirurgėve tė shpirtit e po shtohen kasapėt e kasaphanėt e tyne tė pashpirt e pazemėr. Letėrsia dhe artet fillojnė e udhtojnė me triumfet qiellore  frymė- shpirt- zemėr. Mesa kuptohet nė paragrafin e fundit qė mbyll kapitullin e KRITIKĖS Fishta ka shprehur nji vlerėsim tė tij qė kundėrshton ashpėr At Justin Rrota, shprehimisht ai dėshmon: “Fort keq mė vjen qė Justini ia ka lejue vedit me mė nėpėrkėmbė pėr terthuer n’at mėnyrė nė Literaturėn shqipe tė t’ijėn...nuk mund tė lejoj qi pikėrisht bashkėvllazėnt e mi t’i trajtojnė me tė pėrbuzėn veprat e mija letrare. Ato janė aq sa janė, as ēmimet e At Justinit a t’kujtdo tjetėr, nuk  munden me i shtue a hieqė njė miligram t’vetėm vlerės a s’tyre reale e t’rėndėsishme”. Kurse duke analizue tetrrokėshin (1934 dorėshkrim), te vjersha heroike shqyptare (HD1935.4) ai thotė se Calderoni njani nder dramaturgėt mė tė mėdhenjtė e botės me origjinė spanjolle nė dramėn e tij Dashni mbas deket, -Valori (harap) tue falė me Mendozėn, i thotė:
- Tė parėt e tij, si dhe tė mijt, kjenė tė gjithė Mbreten.

Mendoza i pėrgjigjet:

- Por tė parėt e mi, pa kenė Mbreten vlejshin fort ma shumė se Mbretnit harapė, pse ishin malsorė. Mesa kuptohet e nėnkuptohet nga dialogu Mretėrit harapė tė letėrisė vinė qė nga thellsitė e shekujve, mesazhe nga Calderoni e Fishta por qė sot falė maskave e makiazheve kan ngjyros e zbardh ftyrat. Pėrballė gjithė Mbretėrve harapė tė letėrsisė sonė Fishta qiellėzoi vlerat e vendit nga erdhi i patretshėm e i pavdekshėm si vetė vendi i njėsuem nė emrin e tij, nė pėrjetėsinė e shpiriti tė tij artist. As balonistėt as mohuesit harapė nuk e errsuan dot ndriēimin e veprave tė tij. Nė tempullin e shenjtė tė kulturės sonė ku kan bashkėjetue e mbijetojnė gjithė “urithė dhe perėnditė”, mi tė shpallur perėndi e perėnditė tė akuzuara si minjtė, pushteti i fjalės mbetet njė qerre qė ven nė lėvizje mbretnitė e padukshme tė mendimeve tė ideve, tė shpirtarave. Pėr vlerėn por edhe pėrgjegjėsinė e fjalės Fishta konkludon nė kapitullin “Mbi zeje tė fjalės” te paragrafi i titulluar “vlera e fjalės” kur parashtron verdiktin e tij:

- “Fjala ka njė fuqi nė vetvete, sa mos me ndalė as gjatsia e kohės, as gjanisja e hapsinės, mundet me pėrmbledh tė gjithė kohėn nė njė ēast e hapėsinėn nė njė pikė, kshtu ajo deperton qiellin i vjen rreth e rrotull rruzullimit dhe na prashtron bukuri e madhni tė teja, rison e then kryeneqėt e rrashtave ma tė fortė tė njerzvet”. Fishta na mėson me veprat e tij se kukullat apo thengjitė e hiri i zjarrit tė letėrisiė e artit do tė maten me mosqėnien si flaka e tymit qė shuhet shpejt. Fishta na jep pėrtej kohrave mesazhin e pėrjetėsisė sė krijuesit tė shpirtit tė lirė kur thotė: njeriu kalbet bėhet hi e pluhen, fjala e tij e vlefshme asht mė e gjatė se a, se varri i tij, se gjithēka i pėrket. Kėtė pėrjetėsi nuk mund tia siellin kurr krijuesit, balonistat, markapulat as gjelapulat por as kasapėt e pashpirt as mohuesit harapė tė kumteve qiellore qė i afron botės njėrzore shpirti e psika hyjnore e krijuesit, artisit e shkrimtarit tė vėrtetė. Respektimi i fjalės thotė Fishta asht virtyt ndėr popuj tė gjytetnuem ku njerėzve tė njėmand tė letrave u ngrifen permendore tė madhnueshme e i lexojnė e i nderojnė si tė ishin do hyjni...

 Prej kėtu del konkluzioni i kundėrt largpamės i vėrtetė se popujt e prapambetur e tė pa zhvilluem tė pakulturuem lindin nė mjerimin e mizerien e vet hyjnitė e rreme, bolonistat e ajrit dhe kasaphanet e mohuesave harapė si kudo nė jetė edhe nė kulturė e art e letėrsi. Fenomeni i majave heroike dhe i ngjitjeve nė parajsat hyjnore e qiellore te Fishta sheshtohet njerėzisht e natyralisht duke dėshmue se hiperbolika ka qėllime tė lartėsimeve shpirtrore tė vetmisė por ēuditėrisht brenda hapsirave tė krijimtarisė sė tij heroizmi i Lahutės sė malėsisė zbret nė deheroizmin fatal, ironik, saterik e sakazmik siē ashtė vepra Gomari i Babatasit. Ky nelsim shpirtėor, pėrballė uljeve nė ferr asht dėshmi e thyerjeve tė mėdha qė mund t’i pėrjetojnė vetėm talentė gjenialė tė fjalės sė lirė. Vepra shumė dimensonale e Fishtės edhe atje ku duket se qielli takon me tokėn, atje fillon njė qiell e njė tokė tjetėr e kėshtu me radhė, frymėzon lexuesin, lundron nė universe tė reja me mesazhe gjithėkohore e gjithė njerėzore. Ky fenomen shfaqet te Fishta e folklori, te Fishta e gjuha, te Fishta e estetika, te Fishta e kritika, te Fishta e muzika, te Fishta e poezia, arkitektura, teatri, politika tė trajtrua prej tij. Fishta asht njė univers brenda tė cilit zgjohen universe tė bashkėkohsirave tė reja. Pėrball kėtij fenomeni tė ringjalljeve kristiane ndodhet sot universi polidimensinal e veprės sė kohėrave tė letrave shqipe poetit tonė kombėtar At Gjergj Fishtės nė nderimin te tė cilit tentova kėtė studim ese gėrmuese me pėrpjekje pėr tė nderue me mesazhet e tij gjithėkohore nė letėrsi, estetikė e kritikė por edhe nė zgjimin e orientimit e shpirtit tė vetėqėnies. Lum ata qė mundohen me u ngjitė nė malet mė tė larta tė artit Fishtian. Por siē thotė vetė Fishta nė veprat e veta «Shėnime Estetike»:

- Mbi natyrė tė artit e shija estetike, dy rruzullimet, artisiti i vėrtetė duhet me i ngjit malet mbi krye, e me u petzue nėn peshat e tyne, o me dėshmue se geni madhnues i tij i ban ato pjesė tė rruzullimit shpirtnor.

Botuar ne Gazeten DIELLI, Gusht 2011.