Libri Ri: Fokus / Vdekja e Natės, nga Ndrek Gjinit

Libri Ri: Fokus / Vdekja e Natės, nga Ndrek Gjinit

Nga Lorenc Mulaj (Irlandė)

Libri i funditme poezi i Ndrek Gjinit, ‘The Deathof Night’ (Vdekja e Nates) i botuar ne anglisht ka rezultuar i suksesshėm. Ky sukses u testua jo vetėm nga shitjet dhe vlerėsimet qe bene per kete  liber koleget dhe disa kritike te njohur te letersise gjate promovimit qe iu be ketij libri nga Drejtoria e Kultures se Bashkise se qytetit Galway Irelande (qytet ku autori jeton prej disa vitesh), por dhe nga shkrimet e botuara ne disa gazeta prestigjioze te Irlandes. Poeti dhe kritiku i njohur anglez, Kevin Higgins, te cilin shqiptaret e njohin si autorin e parathėnies se librit te Visar Zhitit, qe u botua para disa kohesh ne Amerike, e ka cilesuar librin me poezi te Ndrek Gjini si nje prurje mjaft interesante dhe me mjaft vlere ne poezine bashkekohore irlandeze. Ndėrsa Profesor Doktor Adrian Frazier, Drejtor i Programit Master ne Letersi prane Univeristetit Kombetar te Irelandes ne Galway, thote se poezite e Ndrek Gjinit jane poezi te nje poeti te vertete.

Ai e krahason poetin Gjini me William Blake, duke u shprehur se Gjini perms poezive te tij arrin te shohe gjithesine edhe nė njė grimcė rėre. Profesor Frazier, i cili ka shkruar edhe parathenien e ketij libri, thote se poezia e Gjinit te emocionon dhe te ve ne mendime njekohesisht.


Stili original dhe mjeshtria e persosur e te shprehurit ne poezite e ketij libri, thote Profesor Frazier, percjellin tek lexuesi emocion dhe mendim filozofik. Michael Mullen, novelist irlandez, me mbi 30 libra te botuar nė Irlande, Amerike dhe Europe, ne shkrimin e tij rreth librit me poezi te Ndrek Gjinit, nėnvizon se poezite e Gjinit jane te shkruara me nje mjeshtėri te larte. Mullen thote se ne keto poezi ka trishtim dhe dhembje njerėzore, ka maturi dhe mendim te thelle; te gjitha kėto, te para ne nje kendveshtrim origjinal.


Permes poezive te Ndrek Gjinit lexuesi e sheh boten ne nje mėnyre krejt origjinale e befasuese, Duke lexuar kete liber, thote Mullen, te duket sikur bota ėshtė krijuar tani nė ēast, enkas per ty.


Ndrek Gjini eshte ftuar te lexoje ne disa qytete te Irlandes si dhe ne ‘Strokestown International Poetry Festival 2011’, ku u bė edhe promovimi I Edicionit te 71-te te revistes me prestigjioze letrare te Irlandes, ‘Cyphers’, ku Gjini kishte botuar tre poezi. Edhe gazeta e Universitetit Kombėtar te Irlandes ne Galawy, Universitet ne te cilin Ndrek Gjini sapo perfundoi studimet MA ne Letersi ka botuar disa artikuj studimore dhekrijime te kėtij autori shqiptar, i cili ėshtė i pari student nga Shqipėria qe kryen studimet BA dhe MA ne Trashėgimi Kulturore dhe MA ne Letersi ne kete qytet irlandez.

 “Vdekja e Natės” urojme t’i sjellė Ndrek Gjinit njė mėngjes te kthjellet e


driteplotė; drite e cila shpresojme te sjelle mė shume ngrohtėsi, jo vetem per Irlanden (ishullin e shiut, siē e quanin romakėt), por edhe pėr vendlindjen e tij, Shqipėrinė